Të dalësh në protestë për hallexhiun majë ballkonit

10 Korrik 2024, 09:21Blog TEMA
Të dalësh në protestë për hallexhiun majë

Nga Namir Lapardhaja

Çdo protestë qytetare dhe e thirrur nga grupe të caktuara interesi, është e mirëpritur dhe duhet mbështetur pa më të voglin hezitim.

Një shoqëri që proteston ndaj keqqeverisjes tregon se ajo nuk e ka humbur nervin qytetar.

Të protestosh ndaj korrupsionit të Edi Ramës është detyrë qytetare, por modeli që i serviret përballë nuk mund të jetë riciklimi i një klase politike që e ka shpërdoruar besimin e shqiptarëve, duke qenë po aq e korruptuar sa pushteti i sotëm.

Nuk mund të thirren njerëzit të protestojnë kundër qeverisë, ndërkohë që e gjithë retorika është kundër SPAK dhe drejtësisë.

Njerëzit e kanë të qartë se ata që liriuan të korruptuarit bashkë me Ramën, ata që penguan reformën zgjedhore bashkë me Ramën, ata që po shantazhojnë SPAK bashkë me Ramën, bëjnë lojëra luftash për t’u hedhur hi syve të njerëzve, që të mos shohin rrugën pa krye ku i ka futur halli personal i një njeriu të vetëm.

Opozita e ka provuar shpeshherë rrugën e protestave dhe të bojkotit dhe dihet se ku ka dalë e ku ka arritur.

Qëllimi i një opozite është krijimi i një modeli dhe alternative morale si shpresë për njerëzit dhe pasqyrë të keqqeverisjes.

Nëse nuk arrihet kjo, atëherë nuk është protestë për njerëzit, por për hallexhiun majë ballkonit dhe eunukët që presin t'i mbarojë koha biologjike për t'i zënë karrigen politike.

Fushën politike po e spastron SPAK, shqiptarëve u mungon alternativa politike.

Këta që janë në pushtet janë thellësisht të korruptuar, ata që kanë thirrur protestën duan të përdorin njerëzit si mburojë ndaj drejtësisë që i heton për korrupsion.

3 Komente

  1. k
    k

    Te shkosh pas non gratēs, duhet te kesh me te meta mendore. Po ti kontrolloni ata poshte ballkonit, do vērtetoni absolutisht.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      E kuptoj pozzicionin anti Rame, por jo deri ketu sa te lesh te kuptohet se edhe protesten e 11 korrikut e ka thirrur Rama, per qellimet e tij. Ne esence ju beni te njejten gje si vampiri Sali i cili mbledh njerez per te rrezuar Ramen e therret: poshte Spaku. Poshte Amerika

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Namir mirë e ke, por gabon kur heq paralele midis Sa-lehut dhe Ramës. Pavarësisht se ti me "opozitë" kupton Bashën, nuk do të thotë sesi opozitar (këtë nuk e dyshoj) je koherent. Sot vërtet nuk e zure atë në gojë, por mendjen tek ai e ke. Vërtet ç'po bën ai, ku ndodhet apo është duke pritur përgjigjen e rekursit në Gjykatën e Lartë, për "vulën", që sa e kishte bëri bamin. me të?!?! Zotëri, mos e harro atë shprehjen vajtuese të populkit: "O Balo të hëngërt tënja e paske të keqen brenda!". Pa zgjidhur të keqen tuaj, Rama do fitojë mandatin e 4-të, sepse siç shkrova në fillim, nuk shkon paralelja midis tij dhe dy BB-ve. Nuk shkon se bie dakord me ty që korrupsioni i bashkon, por jo krimet dhe këto nuk harrohen lehtë nga Sovrani. Si mo mund të harrohen kaq kollaj Gërdeci dhe 21 Janari? Mora si shembull vetëm këto të dyja si më të rëndat, por sa shumë të tjera ka dhe që njerëzit i dinë dhe i mbajnë mend shumë mirë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje