
Po të mos ishte ndërtuar autostrada Thumanë- Kashar, nuk do të kishim si të kuptonim sa i bukur është vendi edhe në atë hapësirë. Gjëja që më rri në mendje është fjalia e stërholluar se ‘U bë edhe vendi ynë…, u bëmë edhe ne’. Kjo ka lidhje me entuziazmin e njeriut për atdheun e vet, por edhe me një frazë të kundërt që fluturon ekraneve apo foltores së Parlamentit se ‘ky vend nuk bëhet’. Madje kanë lindur edhe dy parti të reja që kanë pikërisht këtë ngarkesë, ngarkesën se ‘jemi asgjë, por ‘mund t’u bëj unë kryetari i Partisë Iks’. Njëra më duket se është partia ‘Mundemi’ dhe tjetra ‘Shqipëria bëhet!’ (I bie që tani është e pabërë)
Politika ia ka vënë emrin vendit tonë ‘I pamunduri’, por edhe kur u bën ‘nder’ militantëve të vet, i mban larg, u thotë ‘o shqiptarë’, dhe ua përplas në fytyrë se ‘jetoni në një vend ende të pa bërë’. Lë pastaj partia me emrin ‘Mundemi’ që ka konotacione të shumta e kontroverse derisa vjen të kuptimi që kanë dashur të thonë. Për gjuhën shqipe emri i kësaj partie merr trajtat: ‘mujshim, kishim mujtë, kena pas mujtë, muj me e ba, s’po mujshe, a mundesh, a mujte?, edhe po munde…’. Më e afërta nga trajtat është pamja që të krijohet në një tapet mundjeje, siç kemi pasur një president të dështuar në tapete mundjeje e peshëngritjeje.
Autostrada e re Thumanë- Kashar u ndërtua thuajse pa e marrë vesh politikanët, ashtu si një Rozafë pa tradhti natën në vëllazëri. Punuan vetëm qeveria dhe investitori. Kishte edhe një arsye pse politikanëve të llojit të ‘a mundemi?’, autostrada u erdhi si surprizë.
Rruga kalon thuajse e tëra, 21 kilometra, në mos nën hije pemësh, të paktën pemët e harlisura i vijnë në anë të rrugës si kurorë dhe e mbajnë në diskrecion. E para herë në jetën e Shqipërisë që mund të marrësh frymë i lirë në rrugë; i mbushur me atdheun tënd të bukur; i panjohur me gjithçka që e ke njohur dhe e ke prekur, por s’e ke shijuar si një mrekulli. Rruga është e para e këtij niveli, Kategoria A, për herë të parë në vendin tonë hapet shpejtësia për të udhëtuar me 130 km në orë. Rruga është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian, ose ‘Blu’ Mesdhetar, që do të ketë një gjatësi totale prej 1,550 km. 20 për qind e gjatësisë së Korridorit kalon në territorin shqiptar.
Historia e parë, me David Binder të Nju Jork Times.
Gazetari u gjend këtu, në Tiranë, në kohën kur nisën proceset e ndarjes nga diktatura komuniste në vitet ’90. Binder ishte caktuar nga redaksia që të mbulonte gadishullin e Ballkanit; në Tiranën e izoluar vinte për herë të parë. Për gazetën e madhe amerikane, kjo tokë e kombeve që grinden mes veti, shihej si një ‘begati malli letrar e gazetaresk’, me tregime, konflikte, varfëri, trimëri, aventura, çudira. Këtë nënkuptonte fakti që redaksia solli pikërisht David Binder, vetë ky një pasuri e Nju Jork Times. Me gazetarin amerikan ndodhi e njëjta gjë, në invers, si me politikanët tanë që kur zbuluan rrugën e re, ishte shumë vonë.
Binder do të fluturonte nga Tirana për në Vjenë e Beograd.., dhe po kërkonte linjë.
-As nesër nuk ka?
-As nesër.
-Mirë, për pasnesër atëherë.
-Nuk ka as pasnesër, as tjetrin…, tha përgjigja.- Vetëm të premten ka avion për në Budapest.
E papritur… David Binder shkroi një reportazh të paharrueshëm, ku tha se ‘Shqipëria është vendi ku ulet vetëm një avion në javë.
Ka ndodhur pikërisht këtu, thuajse në mes të rrugës Thumanë- Kashar. Ngjarja më erdhi në mendje sapo para meje u shfaq tabela “Aeroporti Rinas”, dhe exit djathtas.
Ngjarja e kobshme me ‘Zezën’.
Zeza, tani që u bë rruga, është kthyer në një ‘kashtë kumtri’ në Tokë; e rrethuar nga pemë të shëndetshme na ndjek anës së autostradës për disa kilometra. Zeza është emri i lumit që vjen nga fushat e shkon drejt Ishmit. Edhe ura diku në hyrje të Fushë Krujës quhej ‘Ura e Zezës’. E tëra të krijonte imazhin e një pisllëku dhe të një mugëtire; ashtu siç edhe ishte në fakt. Ndoshta për këtë arsye edhe e lanë të mbulohej nga pemët.
Dikush nga zona aty rrotull, i sapo dalë nga burgu, më vjen në redaksinë e gazetës ‘Rilindja Demokratike’, 1991. I kishin thënë se erdhi dita kur mund ta publikonte historinë e tij. Por po hezitonte, megjithatë. I hollë, i dobët, sa një dorë me eshtra.
-Pse të burgosen?- e pyes
-Ta them?… Kam dashur të vras Enver Hoxhën…
-Enverin të vrisje?… Ti? Po si?
Më në fund dëshmoi më shumë për Zezën se për vete.
-Me sëpatë… U futa poshtë urës së Zezës…
-Po pastaj, si?
-Enveri do të kalonte mbi urë, ma kishin thënë… Unë do ta qëlloja me sëpatë…
Njeriu i shkretë rronte me fantazma aty poshtë urës; ndoshta bisedonte me shtrigat ose me kafka të gjallësh më parë…. Askush nuk e di çfarë kishte nën atë urë të pa zbuluar.
Pa Rrugën e Thumanës kam frikë se do të kishim mbetur në katakombet poshtë Urës së Zezës.
exelent. Bravo Frrok, i.papare. Por nuk mund te rrinte Ennnnnnnno Bozzzzzzzzzzdo pa hedhur helmin e radhes hunderri si per kete kryeveper infrastrukture ashtu dhe per kryevepren tjeter Tunelin e Llogarase. se foltorja e imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute di vetem te nxije cdo veper, vetem helm, llum e mut nga goja e Ennnnnnnos se plasi i gjori te behet perseri zv. mimister dhe te shese lic. e heceve me nje vije uji , por ajo kohe ka perenduar per Ennnnnnnon, 2025 eshte triumfi i gjigandit Edi Rama per here te 4t si kryeminister.
Po legen do vdesi ky delenxhiu dhe sherbetori i shume padroneve Frrok. U ndertua pa u marr vesh nga politikanet thote mashtruesi, po nga kush politikane Rama ka dhene lejen dhe sebashku me Berishen jane ortak me Ulajn. Perse nuk kakarisi foltorja thote Cupka por lideri i foltores eshte ORTAK biznesi me Ulajn dhe Frroku nuk e dinka kete fakt, cudi e madhe me kete vemje.qe don te shkruaj per lepirje kocke edhe per gjera qe nuk jane kompetece e inxhinjer Frrokut.
"Ja do te behet shqiperia, ja do behemi shkrumb e hi"_ Mundet keshtu te jete betuar Amerika, se per ne, 50 me 50 jemi. Ta djegim, ta vjedhim, ta perdorim, ta ngordhim, ta shpopullojme, e pas kesaj ndonje investim "bujo", qe i duhet te majtes apo te djathtes per dekorate. Gezohem per cdo perparim por, na u shpif, sepse pas cdo inagurimi fshihet ajo "fantazma qe dikur rrinte nen ure, Tash na eshte bere " MADAM", firmos e vulos per fatin tone. Korrupsion, mafja, therrasim te pakten tri here ne dite, kaq shpesh del verdalle "fanatazma" dikur e poshte urave.
Duhet te kete dalje per ne fushe kruje,kamez nuk mund te jete me detyrim e percaktim me pagese.
O Frrok Llulla, po ke dhjete vjete tu ja marr ngoje Rames e hala se ke gzu mor Frrok?!
O Frrok Llulla, po ke dhjete vjete tu ja marr ngoje Rames e hala se ke gzu mor Frrok?!
O Frrok politikanet e saliut nuk folene per kete rruge sepse investitori eshte njeriu i tyre, nje nga financuaesit kryesore te Berishes. Dhe kete ti e di mire, por qe nuk e shtjellove. Kaq!
Shqiperia ka nevoje per shume Froker qe te behet e bukur e ballkanit
Le ti gjejme ne listat e sigurimit Frrokerot qe "ta bejme lule " Shqiperine.
Akoma leh ky qeni I sigurimit.
MENDJE E NDRITUR KATOLIKE........