Nderi i humbur i Adriatik Lapajt

26 Gusht 2025, 09:57Blog TEMA
Nderi i humbur i Adriatik Lapajt

Nga Simon Hadaj

Politika shqiptare është e mbushur me vese dhe marrëzi, ndaj nuk kishte nevojë t’i shtohej edhe Adriatik Lapaj. Ai e nisi si frymë e re dhe e mbylli si pamundësi për të qenë ndryshe dhe i paaftë për të dalë nga rrethi vicioz i egos së vet.

Humbja e tij nuk lidhet vetëm me rezultatin e Kolegjit Zgjedhor, ku një ditë më parë u rrëzua përfundimisht pretendimi për mandatin e deputetit. Ajo ka nisur më herët, gjatë gjithë fushatës, ku Lapaj dha shenjat e para të arrogancës, prepotencës dhe delirantit, duke e ngatërruar besimin në vetvete me përçmimin e të tjerëve. Pas zgjedhjeve, kjo sjellje u thellua edhe më tej, në një betejë të shëmtuar për mandatin e deputetit, e cila u shndërrua në një teatër me akuza, shpifje dhe viktimizim.

Por kulmi erdhi me deklaratën e tij të fundit, ku Lapaj pohoi se i ishte ofruar të bëhej pjesë e pushtetit, se disa përfaqësues të qeverisë i kishin trokitur në derë për të krijuar një tablo “demokratike”, ku pushteti bashkëpunon edhe me forcat e reja opozitare dhe se ai, sipas tij, e kishte refuzuar.

Nëse kjo është e vërtetë, na bën të mendojmë se e gjithë kjo betejë për mandatin e tij nuk ishte për të vërtetën dhe të drejtën, por një mundësi për të bërë pazare me pushtetin. Ndërsa, nga ana tjetër, pyetja reduktohet edhe në një pragmatizëm më të rëndomtë: pse pushtetit do t’i duhej një mandat më shumë kur tashmë i ka me tepri? Çfarë vlere kishte Lapaj, përveçse si një figurë e shitur si “e reja” e politikës që nxiton menjëherë për t’u futur në krahët e pushtetit?

Në këtë pikë, sjellja e Lapajt është shembulli më i keq i asaj çfarë pritej nga një figurë e re politike, mirëpo me të gjitha këto ai tregoi se e ashtuquajtura “e re” mund të jetë më e vjetër se e vjetra.

Adriatik Lapaj nuk humbi vetëm shansin që iu dha, por edhe nderin politik dhe moral, sepse e gjithë sjellja e tij para, gjatë dhe pas kësaj fushate tregoi se ai nuk e menaxhon dot as egon as veten, duke e bërë thjesht atë një ndër të shumtët, pa asnjë ndryshim.

3 Komente

  1. P
    Partia politike familjare në shqipëri

    Jo ai deputet, por kushurira tijë, jo kushurira por tezja tijë.E kanë bërë politikën si Erdogan i Turqis.Familjarët e tyre punë zyrash, ndërsa qytetarët në emigracion.Presim Italian po u hap vënd pune, ndërsa për punë krahu në 2025 Jan punsuar 21 000 emigrant me ngjyrë.Një emigranti shqiptar i duhet 500 vjet të qendroj në një shtet të huaj, që të ketë të drejta të barabarta me krerët e politikës në vëndin ku jeton dhe punon.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dik

      Lapaj nuk ka patur ndonjëherë NDER, prandaj nuk ka humbur gjë. Lapaj dhe familia e tijë, nuk e njohin fjalën NDER.

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cute Babulja

      Adriatik Lapaj eshte perfaqesuesi me ordiner dhe me mitoman i gjenerates se vete, prandaj dhe ishte keqkuptimi me i madh qe dikush apo ndonje medium e shpallte si shprese per ndryshim! Politika eshte talent, dije, kulture, moral, etike! Pa dushim, qe ne realitet eshte e veshtire qe dikush t’i misheroj te gjitha; por kur nuk ke asnjeren je Lapaj!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje