Kjo nuk është gazetari! Terroristët me Maska të Medias

25 Gusht 2025, 11:51Blog TEMA
Kjo nuk është gazetari! Terroristët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani

Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”.

Të veshur me këtë emër zulmëmadh mbi shpinë dhe të armatosur me “Interesin Publik” në brez, shumica e tyre janë veç Banditë me Maskë që terrorizojnë njerëz. Kushti i parë për tu pranuar në “Bandën me Maska”, është mungesa totale e skrupulozitetit profesional. Profesionalizmi dhe e vërteta, braktisen të parat, njësoj siç braktis kujtimet e fëmijërisë dhe dlirësinë një prostitutë te dera e hyrjes së një shtëpie publike.

Në jetën e re të banditëve mediatikë nuk ka vend për sentimentalizma si “e vërteta” apo gjepura si “skrupuj moralë”.

Këto janë broçkulla të botës së viktimave të tyre.

Banditët e Mediave urrejnë librat. Maksimumi lexojnë ndonjë roman policesk që u ndez fantazinë apo ritregojnë bëmat e mafiozëve shqiptarë të kohëve të fundit. Legjendat e tyre, ekspertiza e tyre e vyer na artin e shtrëngimit ndaj biznesit, është mjaft frymëzuese për ta. Idhujt e tyre janë Vis Martinaj, Shullazi, Dajti, Sueli etj.

Montanelin e dinë artist filmash ose, me pak fjalë, “një të botës së atyre”…

Banditët e Medias kanë manualin e tyre të pafytyrësisë. Njëri prej tyre, një injorant i shkallës së parë, aftësia e të cilit për të ndërtuar fjali me më shumë se pesë fjalë, pa gabime ortografike, është krejt e dyshimtë, u kap dy vite më parë, me figurë dhe zë, duke shpjeguar manualin e tij të gjobëvënies.

Banditi ishte joshur nga një vajzë e re dhe kishte rënë pre si dhelpra në çark. Ai i shpjegonte “aspirantes” për gjobëvënëse, sesi duhet të veprojë për të kapur prenë e saj.

Predatori u bë qepaze! Kështu kujtuan pretë e tij.

Por, siç ju thashë më lart, banditi mediatikë dhe skrupujt moralë apo profesionalë janë dy botë paralele. Ai sot është edhe më i uritur, edhe më gjakpirës, edhe më injorant seç ishte. Ai punon ditën në një media të njohur dhe natën armatoset dhe del poshtë urës me portalin e tij “Banditi me Maskë”.

Mendimet e tij erëmuti shiten në tregun e mediave si të ishin analiza të mirfillta investigative.

Një tjetër bandit doli në përgjimet e mfiozëve më të rrezikshëm të Shqipërisë me referencën “Ky për lekë q… nënën e vet”. Por me siguri ishte një teprim :). Tani ai është sërish i pranishëm me mendimet e tij të vyera për sportin, politikën, teatrin dhe gjeopolitikën.

Si thotë ajo kënga e Kryeministrit: “Gjithçka mund të ndodhi/ Jetojmë në Tiranë”

Ky është fundi i medias. Nëse një media cilësore i pranon në radhët e veta element të tillë, i promovon, i ushqen, i lavdëron po bën në fakt dëmin më të madh ndaj vetvetes. Askush nuk ka aq zell në ditët e sotme të ndajë grurin nga kashta.

E gjithë media bëhet kashtë.

Në kërkim të klikimeve, titujve bombastikë, thashethemeve dhe pafytyrësisë, gazetarët e emisioneve televizive të pafundme, i bëjnë pjesë të tyre këta banditë. Ata bëhen në këtë moment bashkëfajtorë.
Sapo mbaron emisioni i darkës, banditi del poshtë Urës së Mifolit a Kthesës së Shkopetit.

Ka me vete dy armë:
1)urrejtja popullore ndaj biznesit dhe politikës dhe

2) Një e vërtetë a thashethemnajë e nxjerrë nga konteksti.

Këto i përzien me një erëmim thashethemesh, ku të shpikura e ku ekzistuese dhe ja u bë kokteji i molotovit. Ndizet fitili me çakmakun e “cënimit të interesit publik” dhe në mëngjes ndodh shpërthimi.

Por, kujdes, lihet diçka pa thënë. Është paralajmërim. Në nëntekst diku lexohet se ekzistojnë fakte të reja që do dalin në ditët e ardhshme…

Del viktima në punë pas një gjumi të sikletshëm. Njeri namuzmadh e sedërli, që punon nga mëngjesi deri në darkë dhe mezi e zë gjumi nga hallet e biznesit. Fjala vjen është sipërmarrës bujqësor a blegtoral. Që ka 30 vjet punë në rritjen e biznesit të tij dhe ka krijuar një emër. Pasojat e asaj pune, kohë pa kohë, i kanë lënë shenjë në shëndet, zemra i është dobësuar, tensioni rritur. Do vetëm të shijojë ato vite që i kanë mbetur në paqe. Emri i tij është i shenjtë, e ka ngritur me mund e me djersë.

Kur zgjohet në një mëngjes lexon se Banditi me Maskë i ka vënë gjobën:

“Lufra dhe Erzeni kanë shitur qumësht kancerogjen”.

Kur e lexon këtë titull ti mendon se menjëherë Prokuroria do të arrestojë drejtuesit e Kompanive ose artikullshkruesin për titullin terrorist. Por asgjë nuk ndodh.

Kërkon për proces verbalin e AKU-së por nuk është. Është njëfarë thashethemi diku, që qumështi i Lufra-s ka përmbajtje të lartë të aflatoksinës!

Siç e thamë më lart, e vërteta puro është një tekë e ekzagjeruar nga lexuesit. Plus ajo nuk është asnjëherë në favor të gjobvënësve ndaj erëmohet me thashetheme.

Ja një shembull tjetër:

Portali “Banditi me maskë” e çon një thashethem te një faqe Facebooku anonime por popullore si Lol ita. U thotë atyre publikojeni ju dhe e marrr unë nga ju lajmin: Ja ça thotë lajmi:

Mashtrimi: “Lufra reklamon lopën por nuk ka stallë lopësh”!

Çfarë gallate! Të citosh një thashethem Facebooku për të bërë një lajm! Futu brenda lajmit asgjë! Një bosh i madh!

Por pronari i Lufras, sigurisht nuk e përjeton kaq qetësisht sa ne, lexuesit që nuk i besojmë. Ai sheh që lajmi ka marrë mijëra like dhe qindra share dhe terrorizohet. Tensioni i shkon në maksimum dhe kushedi si e ka hëngër karremin e terroristit mediatik…

Shko te sallamet. EHW, Hako apo ça të duash. Tituj bombastikë, terrorizues:

“Një punëtor dëshmon se në përmbajtje të sallamit ka kocka dhe lëkurë”.

E njëjta dorë terrorizuese, i njëjti stil. Përzierje thashethemesh me fantazi për të prodhuar terror. Dhe viktima që terrorizohen.

Kjo nuk është gazetari. Këta nuk janë gazetarë, janë terrorista mediatikë. Sa më shpejt të demaskohen, sa më shpejt gazetaria të ndahet nga Banditi me maskë, aq më shpejt do të shpëtojë nderi i tyre.

13 Komente

  1. X
    Xha Braho

    Fole per banditet me maske te medias, por nuk na permende as edhe nje emer. Pra, edhe ti, nen shembullin e tyre po i kercenon per tju zhvatur ndonje kacidhe; perndryshe do ju publikosh emrat. A te kuptova sakte o Ermal Mulosmani?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      @xha Braho, dmth "urtësia": Emrat, nëse jeton në Shqipëri, gjej ti nga përditshmëria këtu. Ermali ka shkruar për fenomenin. Ekziston ai?! Përgjigjia për pyetjen tënde të fundit drejtuar Mulosnanit është: "Je fare, po fare i pasaktë!, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër....fyese.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Keta gazekaret jane si "gazetaret" e Hamasit, qe thone gjithmone te verteten.

        Përgjigjjuni
      2. m
        mali

        Shkrim sa i sakte aq edhe shqetesues.E vertete qe keta terrorista mediatike sot i gjen ne çdo dritare te kazanit mediatik.Asnje perçape nga ata qe e kontrollojne kete pusht-et ,por sejcili ngre zerin kur i cenohet stalla e tij,fjala eshte per deri tek piramida e larte shteterore. Kazani ne fjale sot ka ozurpuar çdo dritare te saj ,fshatare qe deri dje milnin lopet me qumeshtin e tyre sot kan hedhur nga nje kollare ne qafe dhe s'lene dritare kazani pa lajme idiote . E ne fund te fundit jetojme nen mbreterite e Trapisteve e per rrjedhoje shoqeria Shqipetare nuk ka nevoje per akademike,shkencetar,mjeksi te shquar,arsim por vetem per gomere e gomarica qe te zaptojne dritaret e kazanit me lajme dhe analiza boshe pa nivel per edukim shoqerie. Fatkeqesi kombetare.

        Përgjigjjuni
        1. K
          KROI MBRETIT

          Te lumte dora qe e ke shkruar dhe mendja qeka prodhuar kete qe ke shkruar.Gzetaret gjobvenes eshrteb pak ti etikoetosh si bandite me maska.Jane qen bir qenesh qe po marim meqaf te pafajshem dhe shkaterrojne biznese.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rorirota

            Shumë e drejtë, analizë perfekte që nxjerr në pah fytyrën e vërtetë të medias që merr përsipër të informojë publikun, por në fakt e terrorrizon nga mëngjesi deri në darkë, kafenetë me TV, vetëm në Shqipëri ndodh kjo, që nuk shohin sport por propogandën terroriste të medias terroriste. Të vjen të ulërish kur vrasje, aksidente jepen me detaje në çdo orë të ditës, nuk kërkohet burimi i lajmit nëse është i vërtetë, o burra shpërndaje…KRIM, po ky është krim.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doda

              Shume e vertete kjo qe shkruan

              Përgjigjjuni
              1. B
                Blersi

                Për çfarë medja flisni se kam nja pesë vjet pa TV.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli

                  Vetem KAZAN MEDIATIK,apo GAZETARUCE eshte MEDIA tek ne duke filluar nga FEVZIU i famshem e deri SHKULLAKU,qe jetojne si ZOTERINJ,me prona e katandira….une nuk di se kush i beson maskarenjve te shtypit tone…nje shtyp i PISTE,qe nuk ka mendjen tek shqetesimi i publikut,por kush PAGON PARARANE…..shikoni kush e drejton median sot(kush jane pronaret)….qe nga Klani e deri tek Fania,qe nga SYRI e MAPO,ata qe duhet te ishin ne hetuesi dhe ne prokurori sot(per te mos thene ne SKAP,se SKAPIN e ka kapur Berisha me njerezit e tij)…..bejne qejf e nuk duan te dine per SHTET….

                  Përgjigjjuni
                  1. q
                    qazim

                    Fiks,shkrim realist dhe qe ve gisht ne nje plage tjeter te madhe qe i behet dite mbas dite njerezve te ketije vendi.Pseudogazetare mizerabel pa dinjitet qe paguhen per te sajuar lajme qe godasin dhe nxijne jete njerezish. E pastaj e dine qe do ti dale ne mbrojtje ndonje pseudo organizate gazetaresh,ne emer te lirise se shprehjes.

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      gazetari

                      Mali nga Tropoja ia fut kot. Nëse nuk ka investigim nuk ka gazetari por qeneri si pun e këtij Lokut. Investigimi i shoqëruar me dokumente fatura, analiza specialistësh nuk ka asgjë të ngjashme me këtë hartimin e Malit. Lufra nese prodhon podukte të skaduara apo EHW sallam me mish elefanti që e shet për mish viçi, apo nëse biznesmeni X e ka kthyer biznesin në një bordello dhe ben orgji me dashnoret sipas MULOSMANIT JO Q¨E DUHET DISKRETITUAR POR SHKERDHYER NENA Nese flitet për gjobë te prekurit duhet të bëjnë kallzime jo të paguajnë gjobën pra çoç eshte e vërtetë o Mulosman lëpirsi që nuk jep asnjë argument por gjen ca sekuenca lajm që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën pra lajmi në tërsi

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlonjat

                        O xha bravo apo xhamuti...do emra, I dime te gjithe; fillo me K. Lala, A. Hoxha, Anila Hoxha, O. Stafa, S. Koka, eshte nje I shemtuar qe s'me kujtohet emri, e gjeta S.Bregu, F. Mejdini, ka dale kohet e fundit nje e re E.Konomi e te tjere emra....Bravo autori, ke prekur nje shqetesim mbarepublik. Nderkohe eshte nje zonje, dikur zedhenese e E.Rames, qe mbulon Autoritetin e Medias qe shquhet vetem per tualetin e renduar, por nuk shqetesohet per kete situate...

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mirvjeni

                          Shkrim më të sakt dhe të mençur, që ngre probleme nuk kam lexuar. Po ju sjell një shëmbull tjetër ja ku keni pamflti or Prapaskena, janë njësoj. Gazetarët tanë, sigurisht ata pseudogazetar janë gjobë vënës të mirëfilltë. U pasurua Shkullaku po pse zotëri se mos vetëm Shkullaku. Ai është rritur të paktën në Tiranë dhe kishte një shtëpi kur filloj gazetarinl po këtu u pasuruan ata që erdhën dje në Tiranë si Hoxha, Lala, veshllapushi që thoni ju se nuk më kujtohet emri. Po pse Bushati nuk u pasurua, Fevziu… Frangaj e ku di unë .. Pra kazani, të pa skrupujt gjobëvënësit, thashethemexhinjt të tipit Nesti Angoni këtu i gjen kudo. Po nuk filluan ti denoncojnë ata të cilëve ju vënë gjoba me artikujt të mbushur me gënjeshtra, dhevtë mos ju japin para nën dorë për tju mbyllur gojën çdo të bëjmë ne populli, shumë shumë nuk do të blejmë një ditë kosin e Lufrës po ditën tjetër do ta blejmë. U harrova atë pseudo shoqatën e gazetarëve që fillin bërtet vetëm kur preken gazetarët që mbrojnë familjen Berisha. Prandaj ai Kodi i ri Penal duhet ti ketë të shkruara e bardha mbi të zezë të gjigha rastet.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje