
Nga Ardit Rada
Fundi i gushtit pritet të sjellë edhe emrat e ministrave të rinj të mazhorancës socialiste, një ngjarje kjo jo pa interes kur në Shqipëri çdo afrim apo largim në qeveri pasohet me komente të gjata nga kafenetë tek panelet telvizive. Por me fitoren e mandatit të katërt, Edi Ramës duket se i ka lindur ‘detyra’ që qeverisjen e ardhshme të mos e ndertojë më mbi themelet e nostalgjisë partiake me “të fortët” e bazës. Shqipëria është në prag të një kapitulli historik: udhëtimit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Kjo sfidë, më e madhe se çdo tjetër në tri dekadat e fundit, kërkon një kabinet ndryshe nga ç’jemi mësuar – një qeveri teknokrate. Kjo edhe për faktin se anëtarësimi në BE është kryefjala e këtij mandati të Ramës dhe PS-së.
Arsyeja kryesore e nevojës së një qeverie të tillë është vetë natyra e procesit të integrimit. Negociatat me BE-në nuk janë betejë politike, por ushtrim i thellë teknik. Çdo kapitull kërkon ekspertizë: nga standardet mjedisore, tek konkurrenca e tregut, nga sundimi i ligjit, tek bujqësia dhe siguria ushqimore. Për të përballuar këtë sfidë nuk mjafton retorika politike apo loja e pushtetit; nevojiten njerëz që e njohin dosjen, që kanë punuar me Brukselin dhe që kanë aftësinë t’i përkthejnë direktivat europiane në politika kombëtare konkrete.
Një qeveri e mbushur me teknokratë – pra me profesionistë që kanë kontribuar ndër vite në procesin e negociatave, që kanë qenë pjesë e skuadrave të punës pranë Komisionit Europian, apo që kanë ekspertizë akademike dhe praktike në fushat ku Shqipëria duhet të përafrohet me standardet europiane. Kjo do të ishte garancia se mandati i katërt nuk do të mbetet peng i ciklit të brendshëm politik.
Nga ana tjetër, emërimi i “socialistëve të vjetër” në kabinet, qoftë edhe për të shpërblyer besnikëri apo për të ruajtur ekuilibra partiakë, do ta kthente qeverinë në një administratë rutinë. Kjo do të ishte fatale në një periudhë ku çdo vit është vendimtar për kapitujt e negociatave pasi integrimi nuk njeh tolerancë për vonesa apo dështime teknike. Çdo hap i gabuar përkthehet në vite të humbura dhe këtë na e kanë mësuar qeverisjes e tri dekadave të fundit.
Po ashtu, sfida e integrimit mund të diktojë krijimin e ministrive të reja apo riformulimin e atyre ekzistuese. Shqipëria mund të ketë nevojë për një Ministri të Integrimit Europian me fuqi të plota koordinuese, një Ministri për Klimën dhe Energjisë sipas modelit të vendeve të BE-së, apo një strukturë të veçantë për Dixhitalizimin dhe Inovacionin, që lidhen drejtpërdrejt me kapituj të negociatave. Vetëm një qeveri teknokrate do ta kishte fleksibilitetin dhe vizionin për të rindërtuar “arkitekturën” e shtetit, pa u kufizuar nga interesat elektorale.
Në këtë kuptim, mandati i katërt i Edi Ramës nuk është një mandat për pushtet, por një mandat për histori. Ai duhet të zgjedhë mes dy rrugëve: ose të mbajë të njëjtën skemë partiake, duke e kthyer integrimin në një premtim të pafund, ose të ndërtojë një kabinet të ri, të çliruar nga lidhjet e vjetra, të drejtuar nga teknokratë që do ta çojnë vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Në fund të fundit pyetja është e thjeshtë: A duam një qeveri që ruan pushtetin e brendshëm të Partisë Socialiste, apo një qeveri që siguron të ardhmen europiane të vendit? Nëse përgjigjja është e dyta, atëherë mandati i katërt duhet të jetë mandati i teknokratëve.
Je gazetar ne kuptimin e plote te fjales . Ke deshire te lexoshe .
Dy here e lexova shkrimin e zotit Rada e nuk kuptova ku donte te dilte. Qeveri teknokratesh??? Kete kerkon edhe Saliu, por ai dihet perse e do. Jemi vend I vogel e teknokratet e nivelit bashkohor, nuk I kemi te shumte. Mire do ishte qe te perfshiheshin edhe teknokrate te djathte, por kjo eshte provuar me 2017 e perfundoj ne katastrofe, sepse teknokrat na dolen opozitar te betuar te Saliut i cili po ti duhet prape, ben teknikrat edhe Mulin, edhe Vokshin, edhe lukunia e plehrave qe mbajne peng opoziten. Nejse idea jane...
Mire qe kuptonke Salikun zotrote. Po pse na duhet ne nuk e kupton fare? Qe nuk iket ne BE me pleqte e PS por me te rinj qe dine te pakten nje gjuhe te huaj?
Me ngrenc mune, ti qenefi poliglot!
Po administratës çfarë do ti bëjë, ose më mirë si do ta zhbëjë?!!
Shkrim dhe ide shume e mire qe shuan edhe luften dhe hatermbetjet brenda PS. Nga ana tjeter nuk mund te ikim ne BE me Ulsi Manjen pershembull akoma minister.
Eshte farsa e radhes e hipokritit qe drejton sektin e ripjelljes.
Mandati 4 eshte: Per vjedhjen e asaj cka mbetur!????
Atë ka bërë përherë Rama qeveri teknike .Kujtoni dy të rinj kosovarë që i mori nga emigracioni dhe i bëri ministra. Një të jashtëm dhe një të arsimit. Edhe sot pothuajse të gjithë ministrat kanë qenë të panjohur si politikanë të terrenit. Pra nuk është çudi që ky katërvjeçar të sjellë një qeveri në vazhdim e gjitha me teknicienë. Por ama këta nuk kanë ndjeshmërinë e votuesve, ndjeshmëri të programit të partisë socialiste ,sepse nuk kanë ardhur prej saj. Kjo të shpie në një antikapat të madh qeverisës. Dobëson partinë .