Ilir Demalia për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Të mori 'Zonja e Zezë', o mik i mirë…

24 Gusht 2025, 18:04Blog TEMA
Ilir Demalia për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Të mori

Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave – si një kod që vetëm ne e kishim.

Shkove papritur, me një heshtje që briti më fort se çdo britmë.

U tregove “i pabesë” siç vetëm ti mund të ishe – me elegancë, pa dramë, pa paralajmërim.

As Klodin nuk e përshëndete. As Patrikun – që pikërisht atë ditë kishte ditëlindjen.

As Besën e as Gerin, që ti i kishe mbledhur – pa e ditur ne, ndoshta as ti vetë – për drekën e fundit.

O tragjik i lindur, që Homerin e kishe gjak, Danten e lexoje si lutje, Shekspirin e recitoje si frymëmarrje…
Pse zgjodhe të ikje pikërisht atë ditë?

Ç’ishte kjo lojë mes jetës dhe vdekjes që zgjodhe ta luaje në heshtje?

Patriku më tha sot me një zë që s’e kisha dëgjuar kurrë më parë:

“Kur të vijë sërish dita ime, çfarë të festoj? Ditëlindjen… apo humbjen e atit tim që e doja si shikimin tim?”

Ti, mjeshtër i fjalës së pastër, që e trajtoje shqipen si një vepër arti…

Ti, biri i Petro Zhejit dhe Besës Imami – dy yje të pashuar të mendimit dhe elegancës…

Ti, që nuk lije fjali pa shkëlqim, që e vrisje banalitetin me një batutë të zgjuar, që e ndërtoje mendimin si një arkitekturë të shenjtë…

Pse nuk na the asgjë në fund?

Një fjalë të vetme me zërin tënd që tingëllonte si muzikë deti…

Një përshëndetje… një gjest të heshtur…

Apo ishe shumë në nxitim, më shumë se ç’mund të përballonim ne që mbetëm pas?

Ti që i dhe zë Kosovës, që e deshe si Besa, që bëre zërin tënd një flamur për të drejtën dhe të vërtetën në mikrofonin e Radios Radikale në Romë.

Ti, që i mësove rinisë se si tingëllon një fjali kur është e ndërtuar me shpirt.

Ti, që ishe i pakompromis me gjuhën, me mendimin, me estetikën e fjalës.

Javën e fundit folëm gjatë. Lamë që do takoheshim në shtator, pas pushimeve.

Për projektet. Për intervistën në “N’xhiro në Syçin”.

Premtove. Dhe e di që nuk premtoje kot.

Por s’mund të kishe ditur që ky ishte takimi i fundit.

Apo ishte koha që të thërriste dhe ti s’mund ta shtyje më?

Me kë do këshillohem tani për një ide që s’më lë të fle?

Kush do të më kundërshtojë me pasion e pastaj do të qeshim për orë të tëra, derisa të na gjejë mëngjesi me gotën e fundit të verës dhe fernetin në fund?

Shko, se ndoshta vetëm atje lart mund të jesh aq i lirë sa të mendosh pa kufi.

Por dije se gjithçka që le pas, gjithçka që ndërtove me fjalë, mendim, pasion e dashuri, do të jetojë më gjatë se kjo jetë e shkurtër.

Ti ishe një nacionalist liberal.

Një mendje e mprehtë, një shpirt rebel.

Një dashnor i thellë i gjuhës, i kombit, i drejtësisë, i jetës me kuptim.

Ti u nise në nxitim… dhe ne mbetëm me duart zbrazët dhe sytë plot lot.

Përqafoji të gjithë atje lart edhe për ne.
Thuaju që i kujtojmë.

E ti… do jesh përgjithmonë me ne – në çdo fjali që do guxojmë të shkruajmë me pasionin që na mësove ti.

11 Komente

  1. A
    Accidentally_genius

    Me te ngushellu me shkrim ne gazete dhe demalija si me te qi breshka..kur dhe demalija do te marre vemendje.. vari karin eshte bere gjithcka ne kete vend hale...shkruan ky injorant a thua flinte dhe zgjohej me te madhin zheji... zheji si hidhte as qurret ketij.. Lavdi pidhit, rrofte oral seksi

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhë Pështan Tribune

      Heu bre Syç bre biri i s'omës, ..me këto ngushëllime të përdelluara po bën përpjekje për të kolonizuar Marsin me lazanja të ngrira dhe arrogancë. Zheji ishte Marsian mor leshtor funksional, ti ishe dhe mbetesh spiun dhe ...kushuriri I Linditës.

      Përgjigjjuni
      1. @
        @@@@

        Na i rufsh b"let ti

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zana

        E paske qare Ilir. Me bukur nuk behet Nje shkrim i ndjere per Artur Zhejin. Qofte i parajses!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrok Noci

          T'a mar vesh i Madhi Zheji dhe i VOGLI ZHEJI....që e zë me gojën dhe shpirtin e qelbur ,ramiZsalisti, dem-haleja, ngrihen të dy nga varri dhe marrin arratinë .... Kaq..

          Përgjigjjuni
        2. A
          A good man

          Shkruar bukur,Syc ……per nje njeri te mire dhe te zote.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Davidi

            And Llab?

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              Syçi, ishte Turi që filloi të nxirte ne emisionin e tij te Ora TV, prandaj beji gojore, dhe mos na flit per projektet e tua, Pall Hajdari. Turi tallej me ty ditë e nate, por ti je shpellar dhe nuk e kuptoje ironine e Tür Zhejit. Tur, pse ike kështu? Pse nuk the një fjalë, or burr i dheut? Pse ky nxitim, o Tur? Shikoji edhe ata që të perflisnin nga pas tani po bëjnë sikur... me sikur o Tur, kur filluan të mos të pranonin më në emisione e tyre, madje Fantomasi filloi edhe të permendtte gjera të tjera. O Tur, me heshtjen tende ti flisje më shumë se këta llapaqenet që tani perpiqen të hiqen sikur ishin miqte e tu më të mirë. O Tur, do te na marrë malli shumë o Mik i mire!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tropojan qe thote jam tirons

                Ku te dh.... ty intelektualet? E pame ne interviste me Moza Ahmetin si te doli ne pah injoranca! Mbete si ata nxenesit brryla qe kur sjegonte mesuesja tundnin koken kot e thonin po se nuk kuptonn per cfare flitej! Ti vazhdo lepi .... se ate e ben mire dhe merr vemendjen e budallenjve si puna jote!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erid Preka

                  Patriot,qe shfaqi luften ne Kosove pozitivisht ne syte e televizioneve te huaja . Patriot,kunder pseudovorioepiristeve. Xhentelmen ne tavoline dhe rruge. Njohes i madh i dijes.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AGOLLI . I AGOLLËVE(PRA DEVOLLIU)

                    Ngushëllime familjes.Ju lutemi se me gjith këto lëvdata mendoj se është HIPOKRIZI,ai nuk ishte dhe i pasur,që familja e të ndierit tua hedhi për ....Ju lutem ai ishte një njeri që ju dha mundësia më shumë në atë kohë për të zgjedhur e shkolluar.Ai nuk ishte me YLLË NË BALLËpor një si të tjerët.Në lëmin e gazetaris si gazetar,siopinionist,e drejtues si dhe ju i shërbeu lekut, dhe provoj dhe në politik por në kohën ,mënyrën dhe forcën e gabuar pklitike.Emisioni 360 gradë ishte një (inskenim)i një skeme dialogu me persona jo profesionist e të duhurit që në të shumtën e rasteve(sidomos me marinar e kaptera teknik të avjacionit fliste për strategji të mëdha ushtarake)bënte politikën e mbrojties.Në 360 e 60 gradë nuk e pamë të fliste për dramaturgjin,kulturën etj.Ishte i përpunuar por jo erudit si thonë servilët e kulturës,artit,letërsis,politikës.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje