Teodor Keko, zëri që mbetet i gjallë në kujtesën e artit

22 Gusht 2025, 15:32Blog TEMA
Teodor Keko, zëri që mbetet i gjallë në kujtesën e

Nga Ilir Demalia

Më 22 gusht 2002, u nda nga jeta Teodor Keko, një nga zërat më të veçantë të letërsisë dhe publicistikës shqiptare.

I larguar herët, vetëm 44 vjeç, ai la pas një trashëgimi të dendur në poezi, prozë dhe gazetari, ku ndjeshmëria, ironia dhe guximi qytetar u bënë shenja dalluese të tij.

Keko ishte poet, shkrimtar, publicist dhe deputet. Në letërsi, ai mbeti poeti i metaforës së pazakontë, ku humori i hidhur shpesh përzihej me mallin dhe rebelimin e brendshëm.

Pak muaj para ndarjes nga jeta, pas një operacioni në Selanik, ai shkroi poezinë e tij të fundit, “Kur e di se do të vdesësh”. Një tekst që sot lexohet si një testament shpirtëror, ku vdekja nuk shihet si frikë, por si një zbulesë që e bën jetën më të qartë.

Më të mirë dhe më të çuditshëm janë njerëzit,

që nuk e kuptojnë se hija e trupit të tyre

dhe qielli ta shuan përjetësisht etjen me shirat e tij

dhe avionët nuk fluturojnë për t’u rrëzuar

dhe njerëzit nuk lindin për t’u bërë nesër të liq.

 Më mirë ta dish se do të vdesësh!

Lulet lule do të jenë dhe nuk do të kundërmojnë më trishtim

dhe njerëzit do kthehen më shpesh te distributori i harruar

të furnizohen falas me besim…

Edhe pse u shua fizikisht, Keko nuk u largua nga kujtesa e lexuesve. Vargjet e tij vijojnë të qarkullojnë, po aq sa editorialet dhe tregimet e tij, të cilat ende flasin me aktualitet. Sot, 23 vite pas ndarjes së tij, ai mbetet një figurë që nuk matet me kohën, por me thellësinë e fjalës dhe guximin e qëndrimit.

Teodor Keko ishte dhe mbetet një zë që nuk u këput, por që vijon të këndojë në kujtesën e kulturës shqiptare.

5 Komente

  1. K
    Këtë poezi e ka qarë T.Keko

    TEODOR KEKO ...Po tani nga do ja mbajmë? Nuk po dim se nga fryn era. Hëngrëm mut deshëm liri. E të tjera e të tjera.... Kemi dhe nji parlament. Me njëqind e ca halera. Kokë bosh e tope tredhur. E të tjera e të tjera....

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Mirë e kishte Teodori, por Rama piktori nuk do më poezi tallje me politikanët. Këtë poezi më lart ku parlamentarët etiketohen si kokëposhtë e tope tredhur e kap neni i kodit të ri penal. Për kaq gjë bën burg. E të mendosh që Babloku thotë se në 2027 do futemi në BE! Kjo është tamam tallje dhe fyerje për inteligjencën e popullit, se në fakt kodi I ri penal (që sigurisht s'ka për tu miratuar kurrë), është kthim mbrapa në diktaturë. A dini gjë sa % (gazetarëve) e sidomos e artistëve kanë reaguar për këtë kod të ri penal, këtë gomarllëk dhe maskarallëk (dhe provokim publik kundrejt lirisë së shprehjes) të Edi Ramës dhe Ulsi Manjës?

      Përgjigjjuni
      1. s
        se mu kujtua

        A ishte ky Dor Keko qe organizoi ate MASHTRIMIN e madh per "vjedhjen e arit me aeroplane nga shteti komunist"!? Ca ordineri...

        Përgjigjjuni
      2. E
        Edhe kjo poezi shumë e bukur

        Teodor Keko-Dashuri e përjetshme. Nga dashuria që kam për ty, Mund të të shquaj edhe në mjegull. Nga dashuria u ktheva sy, I urtë, xhind, bohem, i rregullt. Nga dashuria ditët e gjata, Në bukë i ktheva, kokrra tespije. Me to të gjallë ndjenjën e mbajta, Me to sfidova ankthin në pritje. Nga dashuria në qiell i shtriva, Me kokë në diell fjeta gjatë. Dhe s'u pendova që të desha, Ndërmend kam të të dua prapë.

        Përgjigjjuni
        1. J
          JD

          Kete e kish per gruan e tij

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje