Nga Ylli Manjani
Keqardhje që Kosova po zhvleftëson institucionin më të rëndësishëm të demokracisë, ZGJEDHJET.
Zgjedhjet që i kanë bërë dhe menaxhuar shumë më mirë sesa ne, nuk mund të zhvleftësohen dreqi e mori!
Ç'do me thënë kjo që politika nuk pranon verdiktin popullor dhe duke mos ndërtuar institucione përfaqësuese i thuhet popullit që "s'e ke nda mirë kët punë"!!!
Absurde!
Kosova ka vendosur qartësisht për një qeverisje koalicioni, përtej preferencës së dukshme politike për Albin Kurtin. Albini ishte i preferuari i popullit të Kosovës, por jo për të qeverisur vetëm. Pra ka marrë mbështetje, por me detyrim për kontroll.
Albini, në këto kushte, ka barrën të gjejë rrugën politike për të zbatuar verdiktin e zgjedhjeve.
E përsëris: në një realitet demokratik janë votuesit ato që vendosin kushte për politikanët dhe jo këta të fundit për votuesit.
Tani, pengimi i konstituimit të Parlamentit për të provokuar zgjedhje të reja, ende pa zbatuar vullnetin e atyre që u mbyllën, nuk është normale. Është të tallesh me votuesit. Është pakënaqësi me verdiktin e tyre. Është praktikisht ti vësh kusht votuesve dhe jo të pranosh kushtet që ato të kanë vënë.
Me pak fjalë ky është shkatërrim i institucionit të zgjedhjeve demokratike.
Politikani që s'njeh rezultatin e zgjedhjeve të ndershme, herën tjetër do fillojë ti vjedhë.... E kemi parë këtë film në Shqipëri që në 1996-ën.
Nuk deshëm e as duam ta shohim të njëjtin film në Kosovë.
Pa dyshim që barra i mbetet Albin Kurtit, për të cilin kam patur gjithnjë respekt. Por kjo që po ndodh në Kosovë tejkalon çdo ndjesi personale.
Nuk mendoj se injorimi i vullnetit të zgjedhësve është ajo që meriton Kosova.
Në Kosovë janë kosovarët që vendosin për zgjedhjet në Shqipëri janë farsë...Hajde mere vesh...
Bini eshte I shkolles se Saliut qe di vetem te prishe e jo te ndreq. Ndoshta per kete arsye me pelqeka kembengulja e opozites, per t'ja thyer hundet kesaj qelbesire.
Sakte!
Nuk ka opozit ne Kosove por bajraktare qe duan pushtet pa patur vota.Nese nuk zgjidhet problemi do te shkohet ne zgjedhje dhe atehere do te humbasin me thelle do denohen nga votuesit
Ja dhe gjithollogu Manjan. Ne vije me Edin. Po sdo o Manjan te beje koalicion. Shkon ne zgjedhje. Kjo ndodhi dhe ne Austri dhe Hillande. Shiko gjirizin ku eshte Shqiperia se Kosova eshre vite para per demokraci e zgjedhje.Nuk vidhen zgjedhjet ne Kosove o Manjan....
Manjani e di që opozita ka refuzuar të bëjë koalicion me LVV. Megjithatë përgjegjësia kryesore është tek Z. Kurti! Nuk mund të luhet ashtu me shtetin! Më mirë të shkonin në zgjedhje të reja përderisa as pozita dhe as opozita s'janë në gjëndje të qeverrisin.
Zoti Manjani i sakte. Le te lexojne, kuptojne dhe marrin pergjegjesite te papergjegjshmit per popullin e Kosoves qe e ka bere zgjedhjen e vet me voten e vet.
Cdo gje qe shkruan ka kuptim pervec respektit qe ke pasur per Kurtin. E kaluara e Kurtit eshte e erret dhe nuk eshte mire te respektosh erresiren. Kurti u fut ne burgun serb dhe aty u be spiun i serbit. Ti ke respekt se ka qene ne burg, por eshte gabim qe respekton pasojen. Vazhdoi luften me Evropen dhe Ameriken kunder "shkembimit te territoreve", sepse nuk eshte per pavaresine e Kosoves. Ke respekt se Kurti nuk shkemben asnje pellemb toke, por e jep tere Kosoven Vuciqit. Kur Greneli e rrezoi nga pushteti ti kishje repekt per Kurtin por haron se Greneli ishte Amerika vet qe di me mire. E keshtu me rradhe ke gabuar ne te shkuaren dhe gabon edhe sot te na thuash se spiuni eshte bere patriot.
"...kemi parë këtë film në Shqipëri që në 1996-ën!. Kjo është dëshira s VV dhe UDB - BIA e Serbisë ta shkatërrojnë demokracinë dhe shtetin e ri të Kosovës. Nuk i mjaftojë prishja ekstreme me shtetin amë Shqipërinë dhe SHBA e BE dhe përçarja brenda kombëtare dhe i bënë lidhjet me kundërshtaret e vendeve demokratike. Kosova po fundosët - ka stagnuar në këto 5 vite dhe ka lulëzuar në korrupsioni, nepotizëm, janë rrit çmimet për artikujt domosdoshëm jetësor deri në tri herë, pa rritje pagash, e pensione, asnjë projekt strategjik për Kosovën. Por, ka mafi energjetike, të infrastrukturës, shëndetësisë e gjithfarë – ka izolim, shtangim në politikën ndërkombëtare dhe të zhvillimit me pasoja çdo ditë e më të rënda etj.. Me sa duke ka një program të Berishoviqit - antidemokratik për zhbërjen e shtetit të Kosove. Mo zot e vazhdon rrugën qorre për Kosovën si atë të viteve 1996 97 si në Shqipëri.