Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë. Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Sot problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen
Nga Veton Surroi
1.
Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një lëvizje më e gjerë popullore). Dalja e tij qe shenjë se edhe pushteti di të protestojë në rrugë, për më tepër se këtë mund ta bëjë edhe për shkak se gëzon përkrahje të gjerë të qytetarëve, përkrahje kjo që verifikohet ritualisht në zgjedhje që nga viti 2012, të cilat i fiton vëllai i tij në krye të një lëvizje politike populliste.
Duke iu afruar pikave ku ishin protestuesit kundër pushtetit kamerat shënuan klithjen e grupit të Andrej Vuçiqit drejtuar kundërshtarëve: “Ustashë, ustashë…!”
Gjatë po së njëjtës natë protestuesit kundër pushtetit formuluan klithjet e tyre drejtuar presidentit serb të cilin përkrahësit e tij e quajnë “Aco Srbine” si vulosje popullore e kredencialeve të tij kombëtare a nacionaliste. Klithja kundër Vuçiqit ishte “Aco Šiptare!”
Protestuesit pastaj e bënë të qartë se çka mendonin për përkatësinë etnike të pushtetit duke sfiduar në formë të njësitet e policisë speciale me pyetjen e klithjen “pse nuk shkoni në Kosovë?”; po të shkonin në Kosovë, njësitet speciale të policisë së Serbisë do të duhej sipas traditës të rrihnin e vrisnin shqiptarë, një lloj roli i nënkuptueshëm që dallon prej këtij që po zbatonin e që po bëhej, rrahja e rëndomtë e serbëve.
2.
Serbia ka hyrë në një tendosje të paprecedentë mes dy palëve të konfrontuara, një tendosje që nuk besoj të ketë ekzistuar as gjatë rënies së Millosheviqit më 5 tetor të vitit 2000. Një çerek shekulli pas rënies së Millosheviqit, kjo tendosje nuk është mes “partizanëve” e “çetnikëve”, mes “komunistëve” e “demokratëve” apo “pro-evropianëve” dhe “pro-rusëve”, por ka arritur të jetë diçka që thjeshtësohet në ofendimin e huliganëve të futbollit dhe kështu lufta mes adhuruesve të pushtetit të Vuçiqit dhe kundërshtarëve të tij është luftë mes “šiptari” dhe “ustashëve”.
Natyrisht, jo të gjithë protestuesit pro e kundër pushtetit quajnë njëri-tjetrin “šiptar” apo “ustash”, por më duket se ky manifestim ligjërues i një nate mund të jetë indikativ për një prerje fenomeni shoqëror të Serbisë. Në të shihet ringjallja e termit “šiptari” si një ofendim. Në Jugosllavinë socialiste e duke respektuar formën e drejtë gjuhësore, qytetarët serbë kishin të drejtë të zgjidhnin termin “Albanci” për bashkëqytetarët e tyre por disa prej tyre zgjidhnin “šiptari” jo vetëm për të bërë dallimin mes shqiptarëve të Shqipërisë e atyre të ish-Jugosllavisë, por edhe për të përshkruar me të statusin më të ulët shoqëror të të emërtuarit. “Šiptar” nuk ishte aq përcaktim etnik sa përcaktim i rangut shoqëror, të profesioneve të punës fizike. “Šiptar” ishte në Beograd emri tjetër për hamallin që duhej të bartte qymyrin për djegie apo sharrëxhiun që duhej të priste e paloste drutë për djegie në dimër.
Dhe kështu, kur protestuesit e quajnë presidentin Vuçiq “šiptar” e bëjnë këtë me dy synime. Një, që të tregojnë se ai nuk është “Aca Srbin” e duke qenë “šiptar” është e kundërta e mbrojtësit të interesave kombëtare serbe. Dhe dy, me këtë term ai është edhe për një shkallë më ulët shoqërore e civilizuese sesa çdo qytetar serb.
Një qëllim të ngjashëm ka edhe përdorimi i termit “ustash”. Termi, i cili është emri i formacioneve kuislinge kroate gjatë Luftës së Dytë Botërore, filloi të përdorej në Serbi gjatë zhbërjes së ish-Jugosllavisë në një përpjekje për të treguar se lufta e serbëve të armatosur (“të popullit të paarmatosur”) për okupimin dhe ndarjen e Kroacisë ishte luftë e “antifashistëve” kundër “ustashëve”. Që nga ajo kohë çdokush që kundërshton politikën nacionaliste serbe në Kroaci është “ustash”, e kjo përjashton pakkënd në atë vend. Dhe, si një zgjatim ligjërues, tash është “ustashe” lëvizja studentore e drejtuar kundër presidentit Vuçiq.
3.
Që të dyja emërtimet janë pjesë e një modeli të vjetër e të njohur dehumanizimi. Nëse Vuçiqi është “šiptar”, atëherë ai është jo vetëm mish i huaj në Serbi, por edhe i përket një rangu shoqëror që e bën një ditë të arsyetuar edhe dhunën kundër tij. Dhuna e serbit kundër serbit (e vëllait kundër vëllait) nuk është e pranueshme, por ta përdorësh kundër “šiptarit” nuk është jo vetëm e tolerueshme, por është tradicionalisht e krejtësisht legjitime. Aq më tepër është legjitime, në këtë interpretim, sot kur ajo shtresë e ulët që dikur quheshin “šiptari“ krijuan prej Kosovës shtet të pavarur e të njohur prej një pjese të madhe të civilizimit, madje atij më të ngritur.
Kështu bëhet krejtësisht e historikisht e arsyeshme dhuna që do zbatuar ndaj “ustashëve”, emërtimit që lidhet me përndjekjen sistematike të serbëve në Luftën e Dytë Botërore dhe që u jepet pastaj të gjithë kroatëve që krijuar shtetin e tyre të pavarur dhe e bënë anëtar të NATO-s e BE-së.
Në një formë të çuditshme Serbia po përgatitet për një luftë të re. Përgjatë viteve nëntëdhjetë dehumanizimi i kundërshtarëve në viset e tjera të Jugosllavisë ishte paralajmërim për një fushatë dhune kundër tyre. Sllovenët ishin “stallëxhi të Vjenës”, kroatët “ustashë”, boshnjakët “turq” e shqiptarët thjesht “šiptari” – që të gjithë pjesë e një konspiracioni të madh antiserb Vatikan-CIA-Iran. Duke qenë stallexhi, ustash, turq a šiptari bëhej më e lehtë lufta kundër tyre.
Tash, pas të gjitha luftërave kundër popujve të tjerë, Serbia po hyn në një ligjërim që duhet ta arsyetojë dhunën ndaj kundërshtarëve politikë brenda vendit. Lufta “shqiptaro-kroate” kështu po shndërrohet në luftën e fundit të Serbisë.
4.
Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë. Një pjesë e intelektualëve kritikë në Serbi tërhiqnin vërejtjen se Serbia, si edhe e tërë hapësira e ish-Jugosllavisë duhet të ballafaqohet me të kaluarën, si një lloj bazamenti i nevojshëm për demokraci, si diçka që me shembullin e vet e bëri Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore.
Në rezolutat e ndryshme të Parlamentit Evropian e në programet e Procesit të Berlinit është theksuar herë pas here se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën. Ajo jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por e ka rishkruar të kaluarën në mënyrë që çdo krim ndaj popujve të tjerë, përfshirë edhe gjenocidin, të ketë arsyetim e arsyeshmëri brenda sistemit të vlerave të shtetit bashkëkohor serb.
Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Tash problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen.
Nuk e di te kete ne Serbi ne historine e saj perplasje te armatosura midis tyre!! Si i thone asaj fjales: " egziston gjithmone nje here e pare".
Gjatë L2B ka pasë luftë të armatosur mes çetnikëve serbë dhe partizanëve serbë. Serbët më shumë kanë luftu kundër njëri-tjetrit se kundër gjermanëve.
Rruga e Serbise per ne Europe kalon permes “siptareve” ne Kosove dhe Shqiperi. Shqiperia do hyj perpara Serbise ne BE, por dhe nese hyn Serbia perpara, e ka kusht njohjen e Kosoves. Keshtu qe le te hane mut se peshtymen e tyre do ta lepijne
Ne fakt ne Shqiperine e jugut por dhe te mesme i thonin geget (kuksianeve,pukianeve dhe dibraneve etj) dmth gjysherit e ketyre “londinezeve” sotem .Ata vinin per druvare neper lagje e qyteteve degjohej “dru me pre” ose per qylyke punim tokash e pune te renda bujqesie para 1945.Punonin shume dhe e mbanin frymen me buke e shelqer,por ishin shume punetore,ishin te vlefshem dhe ne pergjithsesi ishin delì,
Analize e sakte dhe e duhur, e te kaluares dhe e tashme, per te kuptuar boten e vogel por te rrezikshme serbe, per te kuptuar akoma dhe nje here se sa i gjalle dhe aktiv (do te thoja dhe sa jashte bote) eshte nacionalizmi serb.Aty,do te thoja njesoj si ne Greqi, femijve ju tregohet nje histori dhe raport me gjitonet, ndryshe nga e verteta,. Ne kete menyre, automatikisht duke mos kerkuar nje konfront me gjitonin per ato qe kane ndodhur, nuk kerkon te kesh paqe dhe bashkjetese, por konflikt te vazhdueshem.. Komplimenti autorit
Sakte, por ka nje problem kur Vetoni thote: "... Serbia, ... duhet të ballafaqohet me të kaluarën, si një lloj bazamenti i nevojshëm për demokraci, si diçka që me shembullin e vet e bëri Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore." Te kerkosh qe serbet te kerkojne falje per krimet qe kane bere kunder popujve te tjere eshte utopi, pasi kjo kerkese behet mbi bazen e edukates qe kane ata si popuj. Gjermante jane gjermane, me nje nivel te mahnitshem te pergjegjesise morale si komb, nderkohe qe serbet jane akoma ne nivelin e epokes se gurit. Me kete nuk dua aspak te them se nuk ka serbe te kulturuar dhe qe e kuptojne pergjegjesine e kombit te tyre per genocided qe kane shkaktuar tek te tjeret, por keto jane nje pakice a paperfillshme kundrejt mases se madhe te popullit serb qe eshte edukuar duke u prezantuar si viktime e fqinjeve. Nga ana tjeter, i tere ky brez qe po rritet sot ne Serbi, vazhdon te ushqehet me sllogane populiste nga politikanet vendas me mbeshtetjen e Rusise dhe kishes serbe. Kam njohur shume serbe ne Kanada ku jetoj prej shume vitesh dhe askush prej tyre nuk e ka fare idene se cfare krimesh ka bere Serbia ndaj shqiptareve ne mese 200 vjet deri sot. Kur kam hyre ne biseda historike me ta, kane mbetur pa goje nga shume histori qe ju kam treguar, pasi historia e Shqiperise ne vecanti dhe ajo e Europes ne pergjithesi ka qene dhe eshte pasioni im personal. Shkurt, nese kjo politike tru-shpelarje nuk pushon ne ate vend, Ballkani nuk do kete kurre qetesi e prosperitet.
Nuk bie rrufeja në hithra jo! Vuçiq do mbijetoi siq po mbijeton Edi Rama janë miqë të vjetër e antishqiptarë të përbetuar.I duhen Perëndimit këta për të mbajtur të robëruar popujt e tyre.
Dielli i Parë i Albin Kurtit. LVV - Levizja Vetë Varrosje. Deri tani Albin Kurti ka bere politikën e Vuçiçit, duke e izoluar Kosovën. Por nacionalizmat ala Sali dhe Albin bejne punë tek injorantët. Parulla koti, sepse po te kishte fuqi ushtarake te sajën, Kosova nuk do varje nga KFOR-i dhe NATO. Bën vaki largohet NATO, u dhje puna. Pastaj të rrofshin parullat. Që serbët janë shtet i ndyrë, kjo nuk do shkollë, por këtu flasim se si do zgjidhet pavaresia e Kosovës ne menyrë afatgjatë, qe te ndihet nga Serbia. Po nuk u arrit kjo, ne momentin qe prishet status quo, Serbia hidhet ne sulm. Pastaj Kosovën do ta mbroje Albini me parulla, Dielli i Parë duke sharë Ramën, dhe Veton Shurroi do vrasë 200 serbë me artikuj. Fituam. Pastaj do kujtohen prapë njerezit per sakrificat sublime to luftetareve të UÇK, që lane emigrimin per te luftuar dhe vdekur per Nënën Kosovë. Por do jetë vonë. Do ta ketë Shurroi me Kurtoviçin situatën ne dorë.
O delli ku ta ka shkerdhyer Edi Rama gruan si antishqiptare me karburantin e Salooviçit apo me anti Rambujen apo me betejen kundra Rugovë Ik or shpellar te shkrdheft Rama fisin merru me ndonje punë neper trotuare
Lexova keto dite librin e nje gazetari rus, Trocki, qe ka ndjekur nga afer Lufterat ballkanike. Te dridhet mishi nga mizorite e serbeve qe avanconin ne trojet e banuara nga shqiptare. Nje genocid i çmendur dhe i gjithepranuar nga autoritetet ushtarake serbe. Çudia eshte se Trocki nuk tregon fare per shqiptare te dores se dyte, por i pershkruan shqiptaret si pronare tokash dhe shtepishe te mirembajtura, me pasuri dhe kamje. Te gjitha te rrembyera e te shkaterruara nga "çlirimtaret" serb, thonjezat jane te Trockit. Ne nje shekull qeverrisje sllave, ne vend te bashkejeteses, u instalua dhuna, poshterimi dhe urrejtja ndaj shqiptareve, pastaj edhe ndaj etnive te tjera. Kjo Serbi zor se nje dite do te behet pjese e Europes.
Zonja Durham ka botuar në gazetat e kohës për mizori rrënqethëse, por europa nuk u mallëngjye për ne, nuk lëvizi gishtin askush. Serbët janë llumi i sllavëve të cilët janë po llum. Llumi i llumit.
Sakte, por si spjegohet qe m.gj.s. e kemi mbrojtur Europen nga invazoret osmane ne kulmin e fuqise se Perandorise se tyre, dhe na kane bere aq te zeza duke luajtur futboll me trojet tona historike, perseri shumica kerkon te hyje ne BE? Jemi vertet aq budallenj qe ne nje kohe kur ata qe jane brenda duan kesaj organizate te deshtuar te dalin, ne kerkojme te hyme?
Edhe ky shpifaraku ne foto duket per gjynah si Ilir Meta
Just ignore serbian politicians that had not reflected to past actions against their neighbors
Z. Surroi, Ju sugjeroj te zevendesoni foton tuaj me nje foto tjeter se eshte shume gjynahqare, nderkohe qe keni shume personalitet
Serbet jane popull gjakatar ne gjithe historine e tyre. Habitem me nderkombetaret qe tolerojne thirrjet ofenduese nacionaliste "siptari" dhe denojne gjestin e shqiponjes qe eshte identitet kombetar qe ska lidhje me popuj te tjere.
Po te thon sa te duan siptari,,,, keta hora atje n’ballkan,,,,,, ne per ta nuk na plas kari,,,, se na Shqiperine kem vatan,,, Nuk na plas ne per cetnik,,,, per kete flet historia,,,, ne i bejme cope e cike,,,, eshte truall Shqipesh! ARBERiA,,,, Me pashiqa e millosha,,,, ku ndjen ky dhe,,,, me bina e kodosha,,, shqiptarin ne kemi fe,,,,,Tane e dime c’ka tha Pashko Vasa,,,, se me kete fe na lindi nana,,,,, Skenderbeun n’male e hasa ,,,, tuj u pre me sulltana,,,Ah moj Shqipe me dy krena,,,,, si s’tu dan armiqte e trollit,,,, me esata e xhafer deva,,,, me gervallat mbeturina te sjollit,,,, Avdyli dikur n’Prizren,,,, bashke me te edhe Cun Mula,,,,se Zot shpijet ka ky vend,,,, keshtu tha trimi Mark Lula…. Moj donik donik gervalla,,, ti emrin mos e gezosh,,, si gogol ke me mbet n’perralla,,, ti bashke me ate kodosh,,,,, Shqiperi o nana ime,,,, ndonse ke ti armiqe,,,, neper Bote ti moj trime,,, ke me shume se te tan miq,,,,
Shiptari shqiptari dashka me thënë rr... k..., shpejt referundum per: Arberi/Arbeni dhe Arbnor/Arberor...
Veton Suroi asht pis burre megalloman e klysh serb, keshilltar i Albin UDB-s.
E kujt I plasi se si na ofendojn srbt? Ne e dim kush Jan e nuk presim qumësht nga gjarpri. Kokat hënkshin . Nji luft civile si ajo e ukrainës dhe thjeshtohen gjërat.