Krahasimi i pavend i Kosovës me agresionin e Rusisë në Ukrainë

19 Gusht 2025, 19:37Blog TEMA
Krahasimi i pavend i Kosovës me agresionin e Rusisë në

Nga Agustin Palokaj

Presidenti amerikan dhe ai rus, Trump e Putin, janë takuar dhe kanë biseduar për tri orë. Ky takim është historik pa marrë parasysh se nga ai, së paku në publik, nuk kanë dalë hollësi dhe rezultate konkrete. Sa u përket qëndrimeve të presidentit Trump, ai vazhdon të jetë i paparashikueshëm. Por, duket më shumë si humbës sesa fitues karshi diktatorit rus Putin. Si një person, të cilit pak i interesojnë parimet, drejtësia dhe rregullat e rendit botëror, Trumpi me dëshirën e tij për të arritur rezultate të shpejta ka shprehur mbështetje për disa ide që i ka dëgjuar nga Putini. Kjo përfshin edhe kërkesën që Rusisë jo vetëm t’i lejohet t’i mbajë territoret që i ka okupuar, por t’i jepen edhe disa të cilat ukrainasit kanë arritur t’i mbrojnë për më shumë se tre vjet.

Ndjenja e përgjithshme pas takimit Trump-Putin në botën demokratike është shumë e përzier. Në njërën anë shpresa se mund t’i jepet fund luftës por, në anën tjetër, edhe ankthi se Trumpi do t’i bëjë shërbim Putinit dhe ta nxjerrë si fitues.

Duket se në fund një zgjidhje mund të jetë një lloj paqeje e arritur përmes ngrirjes së konfliktit. Që Rusia të mbajë de facto nën kontroll pjesë të Ukrainës, por një gjë e tillë të mos pranohet formalisht si pjesë e Rusisë nga shtetet e tjera, sidomos jo nga ato evropiane. Diçka e ngjashme me territoret e Abhazisë dhe Osetisë në Gjeorgji, apo pjesa veriore e Qipros. Gjeorgjia dhe Qiproja nuk i kontrollojnë ato territore, ato nuk janë pranuar si shtete, ndërkohë që de jure konsiderohen si pjesë të okupuara. Për Bashkimin Evropian ky fakt nuk ka qenë pengesë për ta pranuar Qipron në BE, ani pse nuk e kontrollon tërë territorin e saj, apo t’ia japë statusin e vendit kandidat Gjeorgjisë. Prandaj, nëse një gjë e tillë ndodh me Ukrainën, kjo nuk do të ishte pengesë që BE-ja të vazhdojë procesin e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Pa dyshim se arritja e një marrëveshjeje për paqen në Ukrainë aktualisht është zhvillimi më i rëndësishëm në botë, i cili e ka lënë në hije edhe tragjedinë në Gazë. Nga “zgjidhja për Ukrainën” do të varet shumë edhe e ardhmja e rendit botëror. Rusia mundohet pas takimit Trump-Putin të krijojë bindjen se tash Moska dhe Washingtoni, krahas Kinës do të vendosin për fatin e botës, ndërkohë që BE-ja do të mbetet si faktor krejt i parëndësishëm. Trumpi ndoshta nuk ka problem me një interpretim të tillë, sepse edhe ai ka një qëndrim tepër negativ për BE-në. Liderët e disa vendeve evropiane shpesh i quan “çuna të mirë, por krejt të parëndësishëm”. Nuk ka dyshim se BE-ja është e pafuqishme në aspektin politik në skenën globale, por para syve të saj mund të krijohet një rend botëror në të cilin vërtet do të vendosin ata që kanë forcën, së paku derisa Trumpi të jetë në Shtëpinë e Bardhë, pra si prijës i shtetit më të fuqishëm të botës.

Në kohën kur po kërkohet zgjidhja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përsëri përmendet Kosova si argument nga disa palë. E përmend Rusia për të parashtruar pyetjen “pse Kosova ka mundur të pavarësohej e Donbasi jo” dhe e përmend Serbia se “pse në Kosovë u lejua shkelja e parimit të mosndryshimit të kufijve me forcë”. Të dy këto argumente hasin në një pajtim nga shumë injorantë, të cilët nuk marrin mundin të verifikojnë dhe të shohin se sa të pasakta janë këto argumente.  

Rusët shpesh thonë se “në Kosovë nuk ka pasur referendum për pavarësi, ndërsa në Donbas ka pasur”. Sado i parëndësishëm të jetë ky argument, sepse dihet se si u manipulua referendumi në pjesë të okupuara të Ukrainës, ai është i pasaktë. Kosova ka zhvilluar referendum në shtator të vitit 1991, në të cilin kanë marrë pjesë 87 për qind të votuesve, prej të cilëve për pavarësinë e Kosovës kanë votuar 99 për qind. Pra, nëse kërkohet legjitimitet përmes vullnetit të popullit, mund të merret edhe ai referendum. Në anën tjetër, vullneti i popullit është shprehur nga të zgjedhurit e tij me 17 shkurt 2008, pa presion ndaj tyre.

Ndaj pohimit të BE-së dhe Britanisë së Madhe se “nuk mund të ketë ndryshim të kufijve ndërkombëtarë me forcë”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar këtë duke pohuar se “pse është lejuar që kjo të ndodhë me Serbinë”. Edhe ky argument nuk qëndron.

Së pari, me Pavarësinë e Kosovës nuk janë ndryshuar me forcë kufijtë ndërkombëtarë. Kosovën nuk e ka okupuar një shtet fqinj për t’ia bashkangjitur territorit të tij. Por, ka qenë nën administrim ndërkombëtar dhe nën mbrojtje ushtarake ndërkombëtare përkohësisht, përderisa të mos arrihet statusi final. Dhe ai status është arritur përmes procesit politik të udhëhequr nga bashkësia ndërkombëtare. Pra, jo me dhunë. E, me Pavarësinë e Kosovës nuk janë ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë të ish-Jugosllavisë, e cila pikërisht me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës përmbylli procesin e dezintegrimit. Vetë Komisioni i Arbitrazhit i Badinterit, qysh në vitin 1992, kishte konstatuar në rastin e pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë se këto dy vende “nuk janë shkëputur nga Jugosllavia”, porse “Jugosllavia është shpërbërë”. Po ashtu thirrja në Rezolutën 1244 se kinse ajo ia “garanton integritetin territorial Serbisë me Kosovën si pjesë të saj” është i pasaktë. Kjo rezolutë e vendos Kosovën nën administrim ndërkombëtar, gjatë së cilit duhet të krijojë institucionet e vetëqeverisjes duke respektuar integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe vendeve të tjera në rajon. Nuk e përmend Serbinë, por RFJ-në. Dhe, kjo ka qenë e qëllimshme. 

Siç kanë thënë nëpër biseda private disa hartues të tekstit të kësaj rezolute, me të kanë dashur të mos përjashtonin asnjë opsion për statusin final të Kosovës, megjithëse që atëherë, duke pasur parasysh vullnetin e popullit të Kosovës, realitetin e krijuar me pastrimin etnik, krimet e luftës, por edhe Marrëveshjen e  Rambouilletit, besohej se zgjidhja finale do të jetë një lloj pavarësie. Madje nuk e përjashtonin as mundësinë që të krijohej një konfederatë mes Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Për më tepër, para se të pavarësohej Kosova, edhe RFJ-ja u shpërbë. Dhe në fund, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk i shkeli as të drejtën ndërkombëtare e as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në argumentimet në favor të Kosovës u përdor edhe fakti se Kosova u bë shtet në kufijtë që i kishte si njësi federale në ish-Jugosllavi, sikur edhe gjashtë shtetet e tjera që u krijuan në hapësirën e shtetit që është shpërbërë.

Të gjitha këto fakte duhet rikujtuar, sepse sikur Rusia ashtu edhe Serbia llogarisin në faktin se gjeneratat e reja në politikë dhe diplomaci nëpër botë nuk i dinë të gjitha hollësitë dhe mund të manipulohen lehtë.

10 Komente

  1. N
    Ndoc Dudasi

    Shumë i saktë zotni Palokaj. Respekt.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Me vend pa vend, politika nuk ka parime dhe Kosova eshte ne prese te brìskut se boll ja u ka sjelle maje hundes si amerikaneve edhe evropjaneve me vickelat e ketij sharlatanit Kurti.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leo

        Kurti perfaqeson Kosovarin e mesem. Ne te gjitha vetite. Dhe sa i perket Amerikes nuk besoj se do rri edhe shume vite ne Europe kur e ka borxhin faliment. Europa e di vete ti, eshte nje bashkim imagjinar, pa aftesi vendimarrese. Keshtu qe shprehja "Kosova eshte ne prese te briskut" eshte e goditur.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vezhguesi

          Munika-udheheqesit e nje vendi shkojne e vijne, por shteti mbetet dhe i perket popullit. Edhe ne kishim nje regjim diktatorial ne kohen e komunizmit. Regjimi ndryshoi dhe udheheqesit e asaj kohe rane nga pushteti, por Shqiperia mbeti ajo qe ishte, nje shtet i pamvarur. E njejta gje me Kosoven. Kurti eshte kalimtar ne historine e Kosoves. Ben inatciun sot, por do vije dita dhe do iki, por shteti i Kosoves do mbese.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Makar o vezhguesu I pordhes. Kete deshiroj edhe une, por... Kosova akoma nuk eshte bere shtet, derisa per 6 muaj vetem nxjerr inatet. Po keshtu keta sharlatane e kane fut Kosoven nen sanksionet e Evropes e cila pak nga pak po e braktis Kosoven. Pastaj nje adventure serbe, I jep fund punes dhe neve na rrofshin vezhgimet e tua. Ku ishe? Hic gjekundi...

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika shkina e shkines

              Nje odenzic e shkjaut aty te pika e shkines Munika, asnje deme nuk i ben Munikes. Vetem kundermimi rritet, qelbet shkina Munika bashk me shkjaun e vet.

              Përgjigjjuni
        2. a
          astrit

          Mund te arsyetosh sa te duash gjeopolitiken rajonale ose boterore por Trampi eshte njeri qe askush nuk e parashikon se çdo perallisi. Keshtu qe te jeni gati per çdo mundesi qe te vij nga ky njeri i pushtetshem e i fuqishem

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Argumentat jane te gjitha pordhe. Si u ndryshuan kufijte pa dhune ne Kosove? Pse bombardimi i NATO-s cfare ishte? Kosova po nuk tregoj cilesi dhe te permbushi standarte, me terheqjen e Amerikes ne vitet ne vazhdim do shifet thjesht si nje shkelje e ligjin nderkombetar, si nje Republike Arktsah (Nagorno-Karabakh). Ky realitet u duhet thene Kosovareve qe votojne budallenj mashtruesa, qe u thone qe jane vendi me i zhvilluar ne Ballkan kur ata mbijetojne me ndihma.

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              O ti zoteria me pike-Nato nuk bombardoi Serbine, por trupat serbe qe po masakronin popullsine civile ne Kosove si dhe objekte te tjera ushtarake serbe qe mbeshtesnin trupat serbe ne terren. Ka norma dhe ligje nderkombetare qe mbrojne civilet ne nje konflikt te armatosur. Ne Kosove filloi nje levizje e armatosur e popullates atje pa nderhyrje te trupave te huaja. Ajo levizje qe ne fillim ishte paqesore me demostrata erdhi si rezultat i revokimit te te drejtave te vetvendosjes se provinces se Kosoves te njohura ne Kushtetuten Jugosllave te vitit 1966, pasi Milloshevici i abrogoi ato te drejta dhe pushteti i kaloi qeverise serbe. Nuk eshte turp te mos dish, por te hiqesh si i ditur quhet gomarllek.

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                Une nuk ti hedh poshte ato qe thua. Une te thashe perceptimin nderkombetar. Dhe realisht u bombardua Serbia, jo vetem forcat ushtarake. Dhe ne kete rruge palaco qe kane hyre Kosovaret mund tu kthehet bumerang

                Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje