Nga Gjergji Nika*
Bashkia e Vlorës ka pasur një performancë të dobët ndër bashkitë qendrore; vetëm 17% të programit u realizua: nga 1.4 miliardë lekë të planifikuara, u investuan vetëm 251 milionë lekë .
Kjo situatë dëshmon për paaftësi menaxhimi dhe alokimi, sidomos për infrastrukturën (ujë, mbetje urbane, rrugë, çështje sociale),ndërkohë që turizmi detar dhe nevojat urbanistike janë të mëdha.
Buxheti dhe zbatimi i tij për investime është larg pritshmërive vetem 3 % ne vitin 2025. Interesi duket i përqendruar te pagesat administrative, jo në zhvillimin e qytetit dhe gjëra të prekshme.
Buxheti afatmesëm nuk është thjesht një listë me shifra, por një mjet strategjik planifikimi, që e ndihmon bashkinë të ndërtojë politika efektive dhe të sigurojë që fondet publike të përdoren në mënyrë të qëndrueshme dhe me impakt për qytetarët.
Projekti i buxhetit për vitin 2025 dhe programi afatmesëm 2025–2027 për bashkinë e Vlorës, u miratuan në fund të vitit 2024 dhe normalisht është një dokument planifikues dhe financiar që përcakton objektivat, prioritetet dhe burimet për zhvillimin dhe funksionimin për një periudhë zakonisht 3-vjeçare.
Buxheti afatmesëm duhet të përmbushë disa kërkesa kryesore për të qenë i plotë, funksional dhe në përputhje me ligjin. P.sh:
Parashikimet buxhetore për 3 vite që rrjedhin nga të ardhurat e pritshme nga burime të ndryshme dhe shpenzimet e planifikuara. Gjithashtu në buxhet përfshihen prioritetet strategjike të zhvillimit lokal në përputhje me strategjinë e zhvillimit vendor dhe reflektimin e nevojave të komunitetit; konsultimeve publike; analizën financiare dhe ekonomike, programet dhe projektet kryesore investuese, identifikimin e faktorëve të pasigurtë dhe masat për përballimin e tyre si edhe pjesëmarrjen e komunitetit dhe transparenca nëpërmjet konsultimeve publike me qytetarët dhe grupet e interest, dokumentimin e diskutimeve dhe propozimeve të përfshira në planifikim.
Buxheti i vitit 2025 kap rreth 37 milionë euro, me afërsisht 8 miliardë lekë të planifikuara për investime.
Por buxheti i bashkisë sonë nga qytetarët e përgjegjshëm dhe nga NE është konsideruar “buxhet i pagave të administratës” dhe jo një buxhet konkret e me plan investimesh serioze në dobi të qytetarëve, në të cilat do të veçoja pastrimin e kanaleve kulluese, ambientet sportive, zjarrfikësen,dhe mirëmbajtjen e qytetit.
Në rast se analizojmë shifrat, vërejmë se ato janë të mbivlerësuara në fletë, pa kapacitet real zbatimi. Mosrealizimi i objektivave në vitin 2025 ngre dyshime serioze se edhe parashikimet e buxhetit afatmesëm 2026-2028 mund të mbeten vetëm në letër dhe të parealizuara.
Sugjerimet e mia si këshilltar bashkiak dhe anëtar i Komisionit të Financës janë:
- Buxheti duhet të jetë i qytetarëve, pasi ka shumë punë për të bërë dhe shumë punë për të zhbërë.
- Rishikim i realizimit të objektivave dhe publikim i raporteve faktike për buxhetin 2025 dhe zbatimin e tij!
- Investime të drejtuara drejt menaxhimit të ujërave, mbetjeve, ambienteve publike dhe emergjencave, ku zjarrfikëset të jenë prioritete reale.
- Dëgjesa publike të detajuara dhe jo sa për sy e faqe
për buxhetin afatmesëm, me qytetarë dhe me grupet e interesit, shoqatat e bisnesit, etj.
- Edukim dhe trajnim për stafet në hartimin dhe zbatimin e projekteve të investimeve.
- Në rast të performancës të dobët, të shqyrtohet llogaridhënia e stafit drejtues pavaresisht se mund të jenë të sapoemëruar.
Uroj të jem i gabuar, por buxheti afatmesëm i Bashkisë Vlorë do të vazhdojë trendin e mungesës së investimeve reale, ndërkohë që qytetarët mbeten në të njëjtën gjendje.
*Anëtar i këshillit bashkiak Vlorë
Bravo!
Sa te kemi deshtakun dhe te pa aftin DREDHA vlora vetem pas do beje
Po ky mashtrusi del e flet pr bashkin. Ky ka mashtruar vjysmen e vlores. Ik o pallosh se t njohim kush je.
Sh.mire shkruani! E ngritet zerin ne keshillin bashkiak dhe s u degjuat? Te gjithe duhet te punoni me shume per qytetin pa dallime partiake Sa nga opozita kane ngritur zerin per wc - te ne qytet e bregdet.? Sa nga opozita kane ngritur zerin per parkime nentokesore.? Beni me Kryemistrin nje takim qe ai sheshi me shtylla para Monumentit te pavaresise te behet parkim nentokesor etj