Përditë kronika e zezë në Shqipëri është e mbushur me lajme ku protagonistë janë adoleshentë dhe të mitur. Ngjarje tragjike që nisin si sherre banale dhe përfundojnë me viktima. Përveç krimit të rëndë, ajo që të trondit është edhe mosha e atyre që bëhen protagonist të këtyre konflikteve.
'Brezi i celularit' dhe 'i internetit' është shndërruar në brezin 'çfarë ke që më shikon'.
Shpeshherë mundohemi të gjejmë arsye dhe të bëjmë analiza, por pyetja themelore që duhet ngritur është: në çfarë familjeje po rritet ky brez?
Familja nuk është kujdestare vetëm për ushqimin dhe krijimin e kushteve të jetesës, por ajo duhet të kujdeset edhe për edukimin e fëmijëve. Fatkeqësisht në shumicën e këtyre familjeve, fëmijët e të cilëve bëhen protagonist të këtyre ngjarjeve tragjike, mungon komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve. Shpesh prindërit janë të lodhur nga hallet dhe përditshmëria, nuk gjejnë kohën e mjaftuesjme për t'u marrë me fëmijët e tyre, duke i lënë ata në dorë të celularëve dhe rrjeteve sociale. Kjo është fatale.
Së dyti, shkolla ka humbur rolin e saj edukues në të gjitha hallkat e saj. Mungon formimi qytetar dhe etik i mësuesve, gjë që do duhej të përcillej edhe te nxënësit. Në shumicën e rasteve, mësuesit e shkollës sonë nuk kanë as mundësimë as përgatitjen e duhur të merren me anën emocionale dhe shoqërore të nxënësve. Gjithçka që ofron shkolla sot është një mekanizëm i pavlerë që nuk përmbush asnjë kërkesë shpirtërore të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Përveç familjes dhe shkollës, një pjesë e kulturës sonë publike ka ushqyer dhunën si modë dhe si formë të suksesit. Në rrjete sociale qarkullojnë video ku dhuna, bullizmi e arroganca duartrokiten; në mediat e mëdha shpesh shfaqen modele të suksesit të lidhura me arrogancë, pasuri të shpejtë e “trimëri” rrugësh.
Një brez që nuk ka pasur komunikim të shëndetshëm në familje dhe as edukim të mjaftueshëm në shkollë, përfundon duke marrë model shoqëror pikërisht egërsinë e rrugës, që promovohet në media.
Përsëritja e shpeshtë e ngjarjeve të tilla që përfundojnë me viktima të pafajshëm, janë pasqyrë e një krize të thellë sociale dhe kulturore.
Ndaj sot Shqipëria ka nevojë urgjente për një plan kombëtar për edukimin dhe komunikimin në shkollë, në familje dhe kudo.
Prindërit duhet ta kuptojnë se nuk mjafton të ushqesh dhe veshësh fëmijën, por duhet edhe të flasësh, të dëgjosh, t'i japësh hapësirë, ta mbështetësh dhe ta mësosh se si t'i menaxhojë konfliktet.
Po kështu, shkolla duhet të marrë seriozisht rolin e saj edukues, duke futur më shumë programe për formimin qytetar, psikologë të pranishëm dhe mbështetje emocionale për nxënësit. Mësuesit nuk mund të jenë vetëm transmetues lëndësh, por edhe modele sjelljeje.
Nëse nuk e ndihmojmë këtë brez, duke e lënë peng të rrjeteve sociale dhe të modeleve të dhunshme të rrugës dhe të kulturës masive, shumë shpejt do të degradojmë në një shoqëri të dhunshme.
Zgjidhja nuk mund të jetë vetëm policia apo dënimet penale, por ajo duhet të fillojë nga familja, të përforcohet me shkollën dhe të vijojë me promovimin shoqëror dhe mediatik. Në të kundërtën, do bëjmë bilancin e viktimave, duke shpresuar përherë të jenë larg nesh!/TemA
Brezi po rritet ne nje shoqeri ku denohesh 5 vjet per vrasje. Jepini denim te perjetshem ketij “minorenit” edhe nga 10 vjet prinderve, pastaj e sheh a ndergjegjesohen prinderit.
Dhuna qysh 14 vjeç është problem i madh. Disa mekanizma edukues nuk ekzistojne, disa keqfunksionojne. Shkolla dhe familja dobët. Sot te rinjtë nuk punojne, nuk lexojne, sorollaten dhe jane banal. Poshte pallatit tim grupe të rinjesh 20-30 vjeç qëndrojné deri ora 2-3 pasmesnate duke pire e bere muhabete. Media është një tjeter problem. Ne TV e gazeta jepet çdo lajm per vrasje, trafiqe e perdhunime çka krijon iden se jeta është dhunë. Kemi kulturë të dobet, nuk durojnë po zihemi e vritemi per një fjale. Na mungon vetpermbajtja dhe kerkojme të dukemi. Zgjidhjen nuk e kerkojme te institucionet po te hakmarrja.
Po pse dreqin flet në shumës o zotëri? Si ti dhe autori i artikullit. Çdo shoqëri ka drunj të shtrembër. Po të ishte siç thotë autori nuk do kishte burgje dhe shkolla riedukimi as në Francë, as në Gjermani as kudo në botë. Ju flisni për një shoqëri utopike! Kriminelët dhe familjet e tyre janë pakisë absolute, nuk bëjnë as përqindje. Është media që i amplifikon.
Sot eshte bere me i madh nxenesi se sa mesuesi. Nqs mesuesi i thote nje fjale per t'a bindur per prisjen e qetesise ne klase do marin te shara nga nxenesi dhe do vijne prinderit do i bejne presion mesuesit. Sot mesuesin e mere ftika te shkoi ne pune,ne shkolle. Nuk ka respekt njeri pet mesuesin. Mesuesi eshte bere lecke.
PO çfar prisni nga brezi i ri, kur me trafiqué vihen miliona dhe quhen si suksese, kur njerzeve te krimit trafikanteve u thuren artikuj te lavdishem neper gazeta e shumica e vipeve ne Shqiperi Jane prostituta. Madje edhe disa gazetare duket sikur Jane te pagaur nga grupet per propagande e tyre. Ndryshoni menyren e te shprehurit dhe mbase gjerat do ndryshojne.
Eh ta dini o njerez ne dore te kujt ka rene Shqiperia sa te jep mend nje fytyre hajvani si ky Namir Lapardhaja qe jo vetem samari i mungon por dhe dallohet 2 km larg qe e ka fyryren si bajgat e lopes.
Ky xhanani i Lapardhave i di të gjitha! Nuk është i aftë as të laj plëncin në buzë të lumit për ta bërë tav me qep, por llap pa pushim e qeder mbi politikën, ekonomin, historin dhe zhvillimet sociale në vend. Konkurent me S. Ngjelës dhe S. Gurin për të zënë vendin e kampionit në renditjen e debilëve mediatik.
Edhe ti bythë pambuk nuk bie me poshtë, per artikull shkruesin nuk qenke i sigurt qe di ta gatuaj plencin, po per vete e dike mire qe u dashka lare te lumi, dashka edhe qepë per ta bërë tave. Ja dhjeve edhe ketij edhe Sazan gurit.
jeni breza turkish telesehir me xhami arabe
Mos ma vini re, jam grekqir bythqir lulishtesh dhe rrotë kari me patentë..
Mos ma vini re, jam grekqir bythqir lulishtesh dhe rrotë kari me patentë..
cili brez mor idiot ,pse me shikon thuhej nga idiotet qe ne 1990 e kendej ......
O Namir, rri te gazetaria dhe mos u merr me tema qe nuk i kupton dot.
Konflikt brezash do ta quaja une, te njejten gje Kane thene dhe per brezin tone. Njesoj jane perdorur dhe ne kohen tone tullat e mbeshtjella me gazete, levat, dorezat, bile ndonjehere dhe thikat ose kacavidat. Njesoj jemi zene ne mos me shume midis fshatrave ose midis shkollave, por atehere nuk kishte internet ose potale qe ti benin reklame sherit me qellim rritjen e audiences. Sheri nuk eshte asnjehere i mire dhe nuk jam dakort me asnjehere qe problemi te zgjidhet me thikat sidmos kur perfundon me tragjedi, por nuk I honeps dot as analistet qe gjoja ne emer te moralizimit gjoja pa dashje e mitizojne ate. Lerini organet ligjzbatuese te meren me prblemet dhe analistet e moraliste meruni me at kur nuk e zbatojne ligjin. Permendeni rastin shkarazi pa dhene detaje te shumta per rastin por meruni me at qe i mbulojne rastet. Le te hapet edhe njehere shkolla e riedukimit qe keta persona problematike te denohen. Por me nje kusht qe per ushqimin dhe cdo shpenzim tjeter te paguhet nga prinderit e tyre Jo nga taksat tona. Keshtu qe edhe prinderit do te kene me shume kohen te meren me femijet e vet ne vend qe te rine lokaleve ose te bejnen dy pune.
E. Xhajana , mjafton fjalori yt gjirizor dhe urrejtja prej egersire qe te gurgullon se vertete ne kete vend te gjitha ekuilibrat human Jane te shpartalluar ...! Dhe me mendjen e Xhajaneve , keq e me keq do shkoje .
Kane shperthyer gjirizet berishiste te Beratit ...