Pse shkëndijat emocionale po vrasin njerëz?

14 Gusht 2025, 21:01Blog TEMA

Pse shkëndijat emocionale po vrasin njerëz?

Nga Kristi Gongo

Të lexosh thuajse çdo ditë lajme të rënda, vrasje brenda familjes, dhunë gjatë punës, përplasje fatale mes adoleshentëve, kupton se nuk janë thjesht episode të izoluara. Në çdo lagje e njohim dikë a më shumë që piketohen prej sjelljes jo të hijshme.

Por tashmë po del në sipërfaqe edhe boshllëku emocional i atyre që kanë harruar fjalët magjike e një takimi të rastësishëm me komshiun, atyre që buza nuk ju qesh kollaj kur bën shaka në punë, atyre që nuk përgëzojnë kur shohin punën e mirë të kolegut, por fjalën e keqe e nxjerrin pa u menduar dy herë…

Në këtë vend që rreshtohen për të mësuar ç’u tha për njërin e për tjetrin, ndonëse nuk ka një moment reflektimi mbi dëmin që i bëjmë vetes, të dashurve tanë apo komunitetit ku jetojmë.

Po shquaj simptomat e një sëmundjeje më të thellë shoqërore. Një kombinim i mungesës së komunikimit, presionit ekonomik, boshllëkut emocional dhe mungesës së besimit tek institucionet ka krijuar një terren ku konfliktet shpërthejnë me forcë shkatërruese.

Në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me dialog, përdoret dhuna si rruga që do jap fitoren. Këto ngjarje nuk lindin nga hiçi, ato ushqehen nga një mjedis ku tensioni mbartet gjatë, ku modelet pozitive po i mbysim dhe ku zemërimi gjen më shpejt vend se mirëkuptimi.

Mendoj se këto lajme janë tregues shqetësues i një shoqërie që po humbet aftësinë për të menaxhuar ndjesitë, që nuk di të kundërshtojë në mënyrë paqësore. Ky boshllëk i madh kulturor dhe edukativ i mbjell që nga shkolla, familja apo teknologjia, po çon në një dështim të pasjes njerëz me empati.

Si edhe institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe ndëshkimin shpesh reagojnë vetëm pasi ngjarja ka ndodhur. Mungesa e ndjekjes së rasteve të dhunës së raportuar, mosfunksionimi i mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve dhe viktimave, si dhe besimi i ulët i qytetarëve tek drejtësia krijojnë një rreth vicioz ku abuzuesit nuk frikësohen nga pasojat.

Në këtë mjedis të kombinuar stresi, mungese komunikimi dhe dobësie institucionale, mjafton një shkëndijë e vogël për të shpërthyer tragjedinë.Këto ngjarje nuk janë thjesht “lajme të KËQIJA”, por janë pasqyra e një shoqërie që ka nevojë urgjente të rikthejë besimin, dialogun dhe respektin mes njerëzve.

10 Komente

  1. R
    Rezbat beu

    epo gusht o Kristi, njerzit e semure psiqike ( 70% te shqiptareve ) fillojne e acarohen me keq nga vapa. Nuk e dije ?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sociologu

      Cfare pritet nga reagimi i shoqerise ndryshe, kur ndegjohet fjalori i Sali Berishes, Muslim Murrizit, Edi Palokes, Ardiana Kalase, Gaz Bardhit apo Mul Nokes, Ky eshte reagimi i shoqerise ne momentin e pare jo dialogu por dhuna. Ju kujtohet “forca per mbrojtjen e votes” falanga fashiste e PD, kreu dy vrasje Fier e Elbasan dhe PD as nje pergjesi politike, ky ishte sinjal se vetem dhuna shperblehet. Ju lutem kuntoni kur ne nje TV keni pare nje program qe ka shfaqer nje model pozitiv te njeriur apo nje ngjarje perjashto kete rastin e policit qe veri detyren ne ndihme te plagosurve ne aksident ska, vetem vrasje krim vjedhje Ketu edhe hajnat quhen me emerin “ skifter” per te kamufluar hajnini. Ketu edhe faji i drejtuesit te mjetit amnistohet nga gazetaret dhe institucionet duke deklaruar “ makina doli nga rruga”, mfaji i aksidentit rruga e lagesht Fuhet te thuhet qarte dhe te emrohet fajtori, hajnit jo skifter por hajn ti thuhet, shoferit te mjetit duhet ti bartet faji beri aksident duke shkelur rregullat e qarkullimit dhe eshte faji i tij. Cdo gje arsytohet ne Shqiperi dhe kjo eshte fatkeqesia e ketij populli, edhe vrasesit me deshmitar i dalin je ndihme duke e arsytur. Cka dueht bere. Pike se pari: Politika duhet te pastroj fjalorin sidomos PD dhe Berisha Mjetet e informimit duhet te bejne punen e tyre siq permenda me modele ne shoqeri, Ju kujtohet emisioni shihemi ne gjyq te Delen nese e kujtoj emrin e tij, ku model jane lufta brenda familjes duke denigurar njeriun si qenje e gjalle Zoti shpetofte kete populli por veshtire do jete

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eraldo

        Kristi e drejte gjithcka thua,po kokat e vendit jane te zene nuk kane kohe ,se po i hyjne para mbrapa Shqiperise ,ta shqyejne..ahhhh medet medet o Shqiperi

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          PO ZBRITEN KAFSHET NGA PILLI,PRANDAJ NDODH,DO DUHET JO NJE SJEKULL POR DISA TE C RRENJOSE , KULTUREN E PARTISE DEMOKRATIKE QE ESHTE KULTUREN E BAGETIVE DHE JO E NJEREZVE........NUK DEGJON NJE ME FAL ,VETESHTYRJE GJUAJTE E FJALE QE DALIN NGA ZGALLA E NJEREZVE TE ARDHUR NGA PYELLI ME ZHGUALL NE KURRIZ....MJERE SHQIPERIA CTE ZEZA I SOLLI DEMOKRACIA.....E SALEHKARAXHICIT DHE AZEM HAJDARKARIT,

          Përgjigjjuni
          1. a
            animas

            Jepni ju gazetarucet shembullin e pare, se dilni neper ekrane vetem per te bere lajm.....

            Përgjigjjuni
            1. A
              AI - i "Shqipêrisë pa këneta"!

              Këto janë bashkëshoqëruese të sistemit kapitalist ku njeriu për njeriun bëhet ujk...dhe çdo gjë motivohet vetëm për të fituar para!!!!

              Përgjigjjuni
              1. a
                animas

                Fushata të vazhdueshme për ndërgjegjësim nga ana juaj si media, roli juaj nuk eshte vetem te beni lajm per te patur klikime, natyrisht eshte dhe roli i familjes në edukimin e djemve me respekt dhe barazi, Sensacionalizmi i shume mediave, nganjëherë, i jep famë autorëve të krimit, duke e kthyer dhunën në spektakël. Ndërkohë, rrjetet sociale përçojnë mesazhe të rrezikshme për marrëdhëniet ,kontroll, posesivitet, hakmarrje,

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Druni

                  Ana pozitive e shkrimit është se ngrihet (për të qindra herët) një problem i madh dhe ndizet një alarm. Kaq. Shkrimi në vetvete është I dobët, pa koncept tjetër veç përsëritjes. Mund të përmblidhej në një fjali. Nëse je specialiste, ku dalloheshin nga një shkrues i zakonshëm, si unë psh.? Duket gjuha e një sociologu, një psikanalisti, i një pune serioze. Dmth se shkollimi për gazetar fillon pasi ke dhënë provime në degët e tjera të kulturës së medias. Kurse ata që kanë vetëm diplome gazetari në Shqipëri (se nuk janë në të vërtetë të tillë) janë më pak se gjysmake. Të lexosh shkrime me tema të tilla në gazetat italiane, psh., janë leksione të vërteta, duket puna serioze me statistika, me logjikë shkencore, jo shkrim I bërë për të marrë ditën e punës brenda një pasditeve... Po hajt mo, atë shkollë keni bërë...

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Ylli Dudushi

                    Shkrimi shumë i arrirë. Probem i ndjeshëm që shoqëria shqiptare duhet ta adresojë me shumë forcë. Kristi, mos e lër me kaq. Duhet të shkruash me shumë, pavarësisht se je e ngarkuar me punë si gazetare kronike. Bagazh e aftësi ke. Presim të të shikojmë më shpesh.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ana

                      Me pelqen shume ndjeshmeria jote ne tema te tilla e qe ngre zerin. Bravo

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje