Ditët e fundit Shqipëria po kalon një situatë emergjente të krijuar nga zjarret, vatrat e të cilave u përhapën me shpejtësi thuajse në të gjithë vendin. Nga veriu në jug janë raportuar dhjetra vatra zjarri, ku temperaturat e larta, era e fortë dhe terreni i vështirë i bëri akoma më komplekse përpjekjet titanike për t‘i shuar ato.
Në rajonin e jugut, zjarri arriti madje fare pranë zonave të banuara duke nxitur autoritetet të bënin thirrje për evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Edhe pse ndihma nga shtetet e tjera nuk ka munguar, alarmi konstant vazhdon të mbetet i paevitueshëm. E si gjithmonë, situata të tilla nxjerrin në pah edhe mungesat në sektorët përkatës.
Është vënë re se bashkitë kanë burime të limituara në personel ndihmës por dhe logjistikë ndaj dhe theksohet e menjëhershme nevoja për ndryshim. Jo pa shkak, sjell kjo dhe një reagim të ngadaltë dhe vështirësi sidomos në zonat e larta malore. Por ndërhyrja në këto raste nuk duhet të jetë vetëm emergjente dhe afatshkurtër por përkundrazi nevojitet një plan afatgjatë ku përfshihen trajnime të vazhdueshme, pajisje moderne dhe rritje të ndërgjegjësimit publik. Shtojmë këtu dhe një dukuri jo pak të konsiderueshme; vendi ynë nuk e ka edukimin përkatës profesional në raste katastrofash natyrore. Pra, te ne nuk mungon vetëm logjistika. Tek ne mungon themeli bazë i këtij formimi profesional ndërsa në vendet europiane krahasimi është i pavend.
Por ka dhe një pikë tjetër të fundme duke arsyetuar mbi këtë situatë dhe kjo mund të jetë hallka më problematike e këtij zinxhiri parandalimi. Sic e dimë të gjithë, temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta janë disa nga faktorët natyrorë që krijojnë terren të përshtatshëm për përhapjen e flakëve – por ne duhet të shtrojmë për diskutim edhe një arsye tjetër, jo më pak të rëndësishme, ndoshta një nga arsyet kryesore të kësaj katastrofe - dora e njeriut nga ku nis gjithcka.
Vetë autoritetet kanë konfirmuar se disa vatra ndizen qëllimisht ndërsa të tjera nga pakujdesia. Rastet janë nga më të ndryshmet që nga djegia e mbeturinave në oborret e shtëpive, pastrimi i tokave me flakë të hapur e deri tek përpjekjet për të liruar toka me shkas, shfrytëzimin e tyre për hapësira të reja.
Akte jo vetëm të pamoralshme por edhe të paligjshme me pasoja të rënda dhe të menjëhershme duke nisur nga shkatërrimi i pyjeve, zhdukja e habitateve, humbjet ekonomike (aq më tepër në një vend që burimin e të ardhurave e fokuson tek turizmi) e deri te rreziku për jetën. Por gjithashtu kjo pritet të lërë pasoja afatgjata që nga toka e degraduar së cilës do t‘i duhen dekada për t‘u rigjeneruar, ulja e cilësisë së ajrit dhe deri te një c’balancim natyror klimatik.
Ndaj te ne, banorëve të këtij trualli, ngrihet pyetja me të drejtë, si ne po e shohim natyrën dhe se sa ne e duam vendin tonë. Edhe pse të bekuar nga natyra, interesat ekonomike dhe dritë-shkurtësia e njeriut sjell pandjeshmërinë ndaj saj. Ne e shohim natyrën si një pengesë që duhet pastruar për ta kthyer në pasuri të menjëhershme duke mos mundur dot ta ruajmë dhe ta respektojmë atë. E për më tepër, në vende të vogla si Shqipëria cdo zonë e djegur është një humbje e ndjeshme për biodiversitetin dhe trashëgiminë natyrore.
Problemi nuk qëndron vetëm në aspektin ligjor por dhe atë ekonomik e kulturor të tij. Fenomeni do të vazhdoje për sa kohë kjo situatë sjell perfitim personal të shpejtë dhe ndëshkimi është i pakët ose i lehtë. Në këtë logjikë, natyra nuk merr vlerë sa është “gjallë“ por vetëm kur digjet. Paradoksi më i madh i lidhjes së njeriut me natyrën- kur burimi i jetës shihet si pengesë për fitim. Në fund humbja është kolektive dhe e mira private.
Andaj plani për parandalim duhet të nisë menjëherë- forcimi i ligjit, rritja e ndëshkimit dhe më e rëndësishmja, edukimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror- për ta bërë këtë një sjellje të papranueshme. Në fund të fundit, pyjet nuk janë thjesht pemë dhe hije, e fushat nuk janë vetëm sipërfaqe toke. Ato mbartin histori e rrënjë që na lidhin fort me vendin tonë. Djegia e tyre con në djegien e një pjese të asaj që jemi.
Të mbrosh natyrën nuk duhet të shihet si luks por si një përgjegjësi e detyrë ndaj vetes dhe brezave që vijnë. Patriotizmi i tepruar nuk duhet të shpaloset vetëm në festa apo ndeshje futbolli por padiskutim në situata të tilla ku dashuria ndaj vendit duhet të prevalojë interesat tona personale. Duaje tokën, ajrin, ujin e pyjet për të mos pasur cdo stinë vere kronika lajmesh me flakë, tym e pamje të tilla apokaliptike në territorin shqiptar!
... pse nuk e tregoni drejt, te gjithe jane dakort qe eshte dore e zeze e njeriut te organizuar nga forcat e erreta prezente ne vendin tone, por per çfare qellimesh, politike apo per interesa te caktuara te oligarkeve qe deshirojne te perdorin tokat e djegura per qellime perfitimi monetar
Zjarre i ndez opozita.Prandaj muk eshte zgjidhja qe te denohen me maksimum te denimit zjarrevenesit.Duhet njepakt kombetra, sepse ne fakt votat i kemi, qe te shkrihet opozita.Nuk kemi nevoje me per opozite,kur vetem ne po robetohemi 24 ore ne dit eper te futur vendin ne Europe.Pra te kemi nje sistem te ri, modern, me vetem nje parti politike.
Ne cdo shtwt e shoqeri ka mendime opozitare. Cdo shtet w shqoeri ka pozite e opozite. Dhe keti duhet te kuptohen vetem si rruge dhe menyra aletrnative per ta çuare vendin apo iden ne perparim. Eshte e rrezikshme per vendin dhe shoqerin qe mendimet opoziitare te konsdierohen armiqesire. Nuk eshte armik ai qe medmndon ndryshe. Kjo sjellje ne Shqiperi po perçan vendin w shoqerine. Dhe percarja po behet e madhe, kjo do te ket pasija per te ardhmen kshtu sic pati pasija edhe ne te shkuaren. Pozita dhe opozita shtwterore luftojne njeri tjterin duke gjeneruar "armiq" te cilat ne popull nuk kuptohen drejte. Kjo loje me "armiqet" e mban popullin te ndare e te hutuarw duke u mubdesuar manipulatorve nga pozita e opozita qe te kryejn veprime abuzive korruptuwse dhe jo rrall antishteterore. Populli shqiptar ka heq te zit e ullirit ne 45 vitet dikature, dhe tani per 35 vite trauma te renda transzicioni shoqeror e shteteror.
Po béni sikur nuk e dini .. ! . Eshte Bufi kenetes qe organizon talibanet ne base , nje njeren âne ke kazane qe meren vetem me plazhet si A2 propogande anti turrizem , ke Fevziun i zbritur ne terrene qe pyete bariun per turrizmin , ke Bufin me foto te vetfundosjes Serbe. Dhe talibanet qe djeginme urrdher ... Sherbimi informative shteteror çfare bene ? .
Gjuha qe ti perdor ne kete koment eshte gjuhe antishqiotare. Shqiotaret nuk jane taliban, nuk jane as serb as grek e as sllavo shulë te Maqedonise. Vetem armiqet e shqiotarise dhe te Shqiperise kane interese qe te ket shqiotar taliban. Keto shpikje behen nga armiqet e vertete te shqiotarise. Mendimet ndryshe duhet te debatohen e te kunderargumentohen, por jo thjesht ti themi armik vellaut qe mendon ose percepton ndryshe gjerat. Kjo armiqesi e urrejtje do te ju mbaj ne stagnim ose ne prapavajtje. Vetem sundumtarve te korruptuar e te pa shpirt u konvenon kjo loja me armiq.
Nuk eshte bufi as Edi mjaft Jane shqiptaret e leshit Qe shkaterojne vendin
zjarrin mendohet se e ndezi pilli i Monikes
sali berisha. duhet. djegur. ne. mes te tiranes. eshte. shkaktari. i zjareve.