
Nisur nga zhvillimet e fundit ndërkombëtare për ti dhenë fund luftës në Ukrainë, nuk duhet të harrojmë asnjëherë arsyet se pse kjo luftë filloi. Nga dita e parë e pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ishte e qartë se operacioni ushtarak i Kremlinit ishte konceptuar mbi një premisë të gabuar, me idenë se kjo do të ishte një luftë e shpejtë. Vladimir Putin dhe rrethi i tij i ngushtë besuan se Kievi do të binte brenda disa ditësh, se udhëheqësia ukrainase do të dorëzohej ose do të arratisej, dhe se popullsia do të priste “çlirimtarët” rusë me lule. Historia na mëson se iluzione të tilla kanë qenë gjithmonë pararendëse të disfatës.
Tre agjencitë kryesore të inteligjencës ruse, FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë), SVR (Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme) dhe GRU (Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake), ishin të përfshira thellë në planifikimin e agresionit. Në doktrinën e tyre, Ukraina dhe shtetet e tjera ish-sovjetike përbëjnë atë që quhet “të afërm të jashtëm” (near abroad), hapësira ku Moska pretendon interes të përhershëm politik, kulturor dhe strategjik.
Historikisht, Rusia nuk e kanë pranuar kurrë realisht pavarësinë e republikave ish-sovjetike. Për ta, këto vende janë thjesht provinca të humbura të një perandorie që duhet rikthyer. Ky mentalitet, i përforcuar nga retorika e Putinit se “shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe e shekullit XX”, e përgatiti terrenin për një aventurë të rrezikshme.
Shërbimet ruse kanë qenë tradiconalisht tepër të afta për të organizuar operacione për elemimin e kundërshtarëve politik brenda e jashtë vendit, si edhe për të shtypur çdo formë rezistence të brendshme. Ato shfaqen shumë të afta në organizimin e represionit të brendshëm, por të paafta për analiza strategjike. Një paradigmë kjo e njohur për vendet ku mungon liria.
Një mësim klasik nga historia është se askush nuk e nis një konflikt të madh të armatosur nëse nuk beson se do ta fitojë shpejt. Nëse udhëheqësit do të parashikonin një luftë të gjatë e të kushtueshme, ata do të kërkonin rrugë alternative për të arritur objektivat. Por, pse Rusia ishte e bindur se do ta mposhte Ukrainën brenda pak ditësh? Pse ky parashikim doli krejtësisht i gabuar? Kush e ushqeu këtë iluzion? Përgjigjja gjendet në vetë zemrën e sistemit të inteligjencës ruse. Gjithçka fillon me keqvlerësimin e shpirtit të rezistencës ukrainase. Mjafton që të shikoni dokumentarin në Netflix “Winter on Fire: Ukraine’s Fight for Freedom”, për të kuptuar sadopak betejën për liri dhe shpirtin e pathyeshëm të ukrainasve.
FSB-ja, e ngarkuar me operacionet politike dhe të brendshme në Ukrainë, kishte ndërtuar një narrativë të rreme për dobësinë e shtetit ukrainas, korrupsionin e lartë dhe pakënaqësinë popullore ndaj udhëheqjes së Kievit. Informacioni ishte filtruar dhe “përshtatur” për t’i pëlqyer Putinit, jo për të pasqyruar realitetin. Nga ana tjetër, SVR e nënvlerësoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe NATO-s për të mbështetur Ukrainën.
Supozimi ishte se Perëndimi do të reagonte me protesta diplomatike, por jo me ndihmë masive ushtarake. Supozimet e gabuara taktike të GRU-së, se operacioni “blitzkrieg” do të thyente shpejt mbrojtjen ukrainase dhe se njësitë elitare ruse do të hynin në Kiev pa rezistencë serioze, e thelluan më tej perceptimin e gabuar rus. Në realitet, logjistika ruse u rrëzua brenda pak ditësh dhe ofensiva ngeci.
Lufta në Ukrainë nxori në pah pasojat e kulturës së frikës që mbizotëron në Rusi. Mjafton që të rikujtoni dialogun e famëkeq midis Putinit dhe një siloviku, ish-shok i tij i klasës në shkollën e KGB-së, shefi aktual i SVR-së Sergei Naryshkin, pak ditë para fillimit të luftës në Ukrainë. Shërbimet ruse operojnë në një sistem ku e vërteta mund të ketë pasoja fatale për karrierën, madje edhe për vetë jetën. Kjo “kulturë e miratimit” të dëshirave të udhëheqjes, bëri që Putini të ishte i bindur se kishte përballë një Ukrainë të brishtë dhe një Perëndim të pavendosur. Por, realiteti në terren e rrëzoi shpejt këtë iluzion, duke kaluar nga dështimi i shpejtë tek lufta e gjatë.
Rezistenca ukrainase, mobilizimi i shpejtë i Perëndimit dhe dështimet e dukshme logjistike e strategjike e kthyen “operacionin special” rus në një luftë të gjatë e rraskapitëse. Këtë skenar nuk do të pranonte asnjë, nëse do ta parashikonte që në fillim. Rasti i Ukrainës është një kazus klasik për rreziqet që sjell informacioni i shtrembëruar dhe inteligjenca e politizuar. Ai tregon se edhe një fuqi e madhe ushtarake mund të futet në kurth nga iluzionet e veta, kur realiteti zëvendësohet me propagandë.
Shërbimet ruse, në vend që të ishin sytë dhe veshët e udhëheqjes, u kthyen në pasqyrë që reflektonte vetëm dëshirat e Putinit. Rezultati është një luftë e përgjakshme, një ushtri e dobësuar dhe një Rusi e izoluar, që po përpiqet sot e gjithë ditën që ta ndryshoj këtë situatë. Le të shpresojmë që takimi i Alaskës, do të shënoj një hap përpara në përfundimin e luftës dhe garantimin e një paqeje të drejtë...
Edhe Perëndimi ka fajet dhe dështimet e veta. Pushtimi i Krimesë gjatë Lojërave Olimpike në Rusi dhe mosveprimi skandaloz i Perëndimit, solli vazhdimin e agresionit dhe rritjen e apetiteve pushtuese të Putlerit. Më e pakta që është dashur të ndodhë kur u pushtua Krimea ishte tërheqja e plotë dhe e menjëhershme e të gjitha shteteve pjesēmarrëse në Olimpiadë! Ndodhi fiks e kundërta, të gjithë i mbyllën sytë dhe veshët dhe nuk deshën t'i ndërprejnë pushimet verore! Çfarë bythecësh! Për më keq u kujdes Merkelka që e shpërbleu Rusinë me Marrëveshjen për ndërtimin e linjës 2 të gazëpërçuesit! Çfarë bibe!
Shume koment i sakte. Ajo Merkel ishte nje idiote e dobishme.
Kjo eshte analiza e bythqirave te perendimit dhe gazetarve pa koke
Kjo eshte analiza e bythqirave te perendimit dhe gazetarve pa koke
Kjo eshte analiza e bythqirave te perendimit dhe gazetarve pa koke
Kjo eshte analiza e bythqirave te perendimit dhe gazetarve pa koke
Ti duhet të jesh trushplari i Berishës..... . Sepse fiks, edhe Berishën shokët, miqtë dhe strukturat e PD, para zgjedhjeve e mashtrojnë...... - Populli është me ne, PD do të fitojë, Rama i ka blerë sondazhet. ( Sepse sondazhet e nxjerrin Ramën, RamaDuro, mirëpo ata i bëjnë qefin Berishës duke i thënë Rama nuk është Duro. Duro në italisht do të thotë i fortë, Ramaduro=Ramaforti)
Ti Aleksandroviç turp te kesh per fjalorin banal. Jep argumenta kunder per artikullin nese ke, mos shaj!
Ky qe e ka shkruar kete eshte nje rrot k... qe ben si i zgjuar dhe nuk thote asgje.
Në fakt, që Rusia nuk po fiton kjo ha pak diskutim , mendoj unë. Ne nuk e dimë se cilat ishin objektivat e Rusisë. Askush nuk I di saktësisht. Kam lexuar p.sh. se ushtria ruse ka ndërmend të shkojë deri në Lisbonë. Për këtë arsye europa ka menduar të rrisë prodhimin e armëve me disa fish përballë rrezikut të tmerrshëm rus. Tashti, këta analistët duhet t'a ndajnë mendjen . Ose Rusia është e dobët dhe e pa rrezikshme, ose është e fortë dhe e rrezikshme. Frika dhe shpenzimet për armatosje, bie bë kundërshtim me artikullin I cili, na siguron pafuqinë e Rusisë për të fituar kundra një vendi disa herë më të vogël si Ukraina.
Galois, kush ti ka bërë ty të qarta qëllimet e Moskës? Kush të tha ty çfarë kërkon Putin atje? O idiot,u kap nga rusët një numër i madh ushtarakësh të lartë britanike nga forcat ruse në Ukrainë( britanikët deklaruan se ishin për pushime atje). Kjo do të thotë që Britania e Madhe i ka shpallur luftë Rusisë pa e deklaruar botërisht. Tani në Ukrainë luhet nderi i NATO dhe po shkon për dreq dita ditës ..... Nga e di ti se nuk ka qenë ky qëllimi i Putin? Sepse në NATO, Amerika e Trump e hoqi menderen mënjanë nga Ukraina ( do i shesë armë Europës që kjo t'ja shesë Zelenskit),Franca e Italia nuk kanë bythë kurse Gjermania nuk e harron luft ën e fundit.Vetëm UK nuk tërhiqet... Ajo UK që i shpalli luftë Hitlerit më 1939( dhe bëri mirë) ama shiti bythën te Amerika që t'a ndihmonte të fitonte luftën.... I qajnë hallin kalorësit ( Rusisë) se i varen këmbët! Saktë e thotë Alex më sipër!