Nga Thoma Gëllçi
Në Vlorën historike, ku dikur flamuri i pavarësisë u ngrit krenar nga Ismail Qemali, këtë herë u valëvit një tjetër shpresë, po aq e madhe dhe po aq e lavdishme. Kreu i partisë “Shpresa Demokratike”, Pëllump Pilinçi, zbarkoi në Vlorë si perandori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Shqiperisë. Jo më me karrocën me nje kalë që mbetej baltrave të Myzeqesë, por me limuzinën e tij të zezë që mbante në të dy anët flamurin amerikan dhe atë shqiptar — sepse Shqipëria e re do të jetë edhe e shqiponjave me dy kokë shqiptare por edhe e shiponjës me nje kokë amerikane. Përreth, një rrethim bodyguardësh aq seriozë, sa dukej sikur ruanin kufijtë e rinj që Pilinçi sapo kishte vizatuar në mendje.
Dukej qartë se tashmë ka mbërritur opozita e vërtetë e Edi Ramës. Ky ishte një moment historik, sepse ai nuk është vetëm opozitë e Edi Ramës por edhe opozita e opozitës, opozita e partive të reja që ende nuk ua mban mend emrin askush, dhe madje edhe opozita e pretendentit të fronit mbretëror të Shqipërisë .
Pilinci hyri me hap të sigurt në podium, e nisi fjalimin me një zë që përplasej mes solemnitetit dhe bindjes së plotë se përpara kishte popullin e tij të ardhshëm. “Erdhi koha juaj!”, shpalli ai. “Duan apo nuk duan, Shqipëria do të bëhet me kufi natyror! Shqipëria e Maqedonisë së Aleksandrit, Mali i Zi me princat e malësisë, dhe toka jonë deri në Beograd!”
Pastaj erdhi qeveria e re: 13 ministra që ai i quajti “sekretarë” sipas modelit amerikan, dhe 3 drejtorë që s’mund të përmendeshin se ishin “tepër sekret”. Një sekret kaq i madh sa edhe vetë FBI-ja shqiptare, që ende nuk ka zyrë, nuk e di.
E gjithë kjo u mbështet me një premtim të fortë, të pastër, të palëkundur: shpëtimi i Shqipërisë do të vijë nga arrestimet. Arrestime masive, spektakolare, patriotike — nga socialistët tek demokratët, nga deputetët tek “deputetët e vërtetë” që i di vetëm Pilinçi. Sipas tij, janë gjithsej 1240 të tillë që duhet të futen pas hekurave. Nga ku doli ky numër? Nga e njëjta vend ku dalin gjithmonë numrat në politikën shqiptare: nga imagjinata e zjarrtë e tribunës.
Pilinci nuk harroi as plagën e madhe të mërgimit: “kjo- tha ai – është toka e shqiponjave, jo e indianëve, pakistanëve, çifutëve, izraelitëve të çdo race” që sipas tij partitë e tjera po na i sillnin.
Publiku nuk ishte i sigurt nëse fliste për një plan të vërtetë emigracioni apo për ndonjë skenar filmi ku shqiptarët mbrojnë kufirin nga një flotë anijesh nga e gjithë bota.
Në mes të fjalimit, ndërsa dielli digjte mbi flamuj, Pilinci arriti kulmin e retorikës patriotike: “Ne kemi ardhur për t’ju çliruar! Kosova nuk është ende e lirë, sepse flamuri i saj është blu, ngjyrë greke dhe kafe sebe! Do ta pastrojmë nga këto ngjyra të huaja!”
Në fund, limuzina e zezë e Pilinçit u nis ngadalë, e ndjekur nga autokolona e gjatë, duke lënë pas sheshin ku valëviteshin flamujt dhe njerëzit që diskutonin.
Dhe ashtu, nën hijen e flamujve dhe bodyguardëve, Shqipëria u kthye edhe një herë në skenën e preferuar të farsës politike, ku shpëtimi kombëtar matet gjithmonë me numrin e njerëzve që priten të futen në burg.
Për të pranishmit u shpernda edhe nje broshurë e titulluar
Vizioni politik i Pëllump Pilinçit
Do të zbatohet sapo të fillojnë arrestimet
1. Shqipëria do të ketë kufij natyrorë, të shënjuar nga malet, lumenjtë dhe fjalët e mia. Nëse një lumë nuk përputhet me hartën time, lumi do të ndryshojë drejtim.
2. Shqipëria do të shtrihet deri në Beograd. Nëse Beogradi nuk pajtohet, atëherë Beogradi do të shpallet “Qytet Shqiptar i Përkohshëm” deri në njoftim të dytë.
3. Çdo kryebashkiak do të bëhet guvernator i shtetit të vet në Federatën Shqiptare. Guvernatorët do të mbajnë kapele “cowboy” mbi kostum kombëtar për të treguar se janë tradicionalë, por edhe modernë.
4. FBI-ja shqiptare do të ketë zyrat e saj pranë detit, me pamje nga horizonti, që të shohë çdo rrezik që vjen nga përtej dallgëve. Rreziku i parë: anijet me ide të huaja.
5. Kosova do të shpallet plotësisht e çliruar sapo flamuri i saj të lajë ngjyrën blu dhe të marrë ngjyrën “kuq e zi” të aprovuara personalisht nga unë.
6. Çdo natë në orën 6 do t’u bëhet thirrje patriotëve të rinj të kthehen nga mërgimi. Kush nuk kthehet brenda 48 orësh do të shpallet “patriot i vonuar” dhe do të ketë nevojë për certifikatë justifikimi.
7. Asnjë indian, pakistanez, çifut, izraelit apo i çdo race tjetër nuk do të hyjë në Shqipëri pa leje speciale nga Ministria e Shqiptarëve të Pastër, që do të ketë një zyrë të madhe përpara aeroportit dhe zero dokumente për të dhënë.
8. 1240 deputetë dhe ish-deputetë do të arrestohen. Lista do të zgjatet nëse ndonjë tregon shenja nervozizmi kur më sheh në televizor.
9. Shqipëria do të ketë vetëm një opozitë dhe një pushtet : opozitën time dhe qeverinë time. Opozita e Ramës, opozita e opozitës, opozita e partive të reja dhe opozita e fronit mbretëror do të bashkohen në një korr: “Rroftë opozita e vetme që do na arrestojë të gjithëve njësoj!”
10. Historia do të rishkruhet. Në librat e historisë do të ketë dy kapituj kryesorë: “1912 – Pavarësia” dhe “2025 – Pilinçizimi”. Të dyja do të kenë flamuj, por në timin flamuri amerikan do të jetë përkrah atij shqiptar, si simbol i miqësisë dhe sponsorizimit moral.
Në fund të testamentit, Pëllump Pilinçi, me dorë të palodhur, shtoi me shkrim dore:
“Shqipëria do të shpëtohet jo nga fjalët, jo nga idetë, por nga arrestimet. Arrestimet janë oksigjeni i kombit.”
Dhe kështu, mes flamujsh që valëviteshin, bodyguardësh që shikonin drejt horizontit, dhe turmash që nuk ishin të sigurta nëse duhet të qeshnin apo të luteshin, u mbyll një nga dokumentet më madhështore të historisë sonë të re – një dokument që, si çdo komedi e mirë, mund të luhet në çdo qytet të Shqipërisë, dhe të duket po aq e besueshme. Dhe regjisori, nga zyra e kryeministrisë, rri dhe shijon.
Ka ndo 1 psikiater ta sheroje kete pil incin ha ha ha zoti i shtofte budallenjt
Ku ben pune nje psikiater,ketu jane ber te gjithe per ne psikiatri
Pilinçizimi ka 35 që ka filluar. Berisha ke Pilinçi e mori me kontraate 30 vjeçare
Mirë ky që është i çmëndur po këta që i mblidhen çfar janë apo ju ka rënë dielli në kokë.
Ata që mblidhen tallin karët e shikojnë estradë.
Bravo Pilinci (Gellci) qe e ctoksikoi pak kete politike mizerabile, duke futur humor te ketyre permasave prej te cilave mund te dallojme ldhte te mencurin nga I cmenduri.
Ore po Vrenozi a di gjë se ngeli pa klikime tani
Hahaha,po Vrenozi sikur tha qe "tani e tutje mut do hame dhe jo bar" ?? Prandaj ja ka zene vendin Piloja,eshte akoma tu ngrene Vrenozi!!
Shkrime i bukur plot sarkazme . Bufi dhe Pilinçi nuk kane ndryshim bile bile Bufi eshte me keq menderisht. Kur i jepet hapesire televizive mediatike Bufit pse mos ta kete dhe Pilinçi , psiqiatri ne qiell te hapur.....Tomi aristokrati kanaleve te Lushnjes kerkone te haje njerez, Evi Hoxha Kokalari thote gjithe politika shqiptare rrotullohet rrethe meje , Vrenozi me intelegjenti Korçes, Stresi kultura , Gjekmarkaj nuk ke çfare thua per te , Bardha Kavajes kaloje ylberin eshte kthyere ne Dylber, Kerriçi firzamonikes apo djali Fahri paçe pilafit pa harruar me Loqe e Paloqe. Nese dhe Pilinçi bashkohet me grupin e Bufit do jeté vertete idealja , gjithe budallenjte ne nje formacion
Kur budallenjte behen grup jane te rrezikshem
Rrnoftë Lipinçi, kryeloqia e kombit.
I vetmi kuriozitet per mua eshte me se rrojne keta mashtruesa?! Kaq budallenj ka Shqiperia sa akoma kane mbetur budallenj edhe mbasi paguan Saliun me 6 miljone dollare? Po ketij i mjaftojne 6 miljon apo kerkon me shume nga spozorizuesit e "se arthmes"? Shqiptaret jane aq budallenj qe paguajne paraprakisht "lugen bosh". Puno or fatekeq qe te haje nje barkedreq! Djallezi primitive qe lulezojne vetem ne Shqiperi....
AKOMA E LËNË JASHTË ATË TË METË? JAN SHUAR DR. PËR TË METËT, E N.Q.S. NUK KA PO LIGJ E PROKURORI NUK KA?
Me falni, por nga padije e kam kete pyetje:-c'eshte KY pidhhici? Nga eshte, nga c'vrime doli? Dini gje kush e ka mbjellesh ne "token" e memes se tij?A ka para', apo do nje variant per te vene stive presh? Eshte hera e pare qe e degjoj, ju lutem me ndihmoni.
Nga gjuha duket se eshte prej Devolli me prejardhje
Nuk behet gje pa bekimin e te gjatit !
Ja doli BENI qe e zgjidhi enigmen qe eshte dora rames
Ka ardhur ne Shqiperi, Don Kishoti me Sanco Pancot nga pas !
Sa i ngazellyer qenka ky Gellci nga nja cfaqje e nje te rrjedhuri, qe nuk njef ligj e kushtetute te vendit, po vjen aty ne sheshin e pavaresise dhe sjell pavaresi , qe tashme ka 113 vjet me pare qe e solli Ismail Qemali. Dhe na krijon edhe nje qeveri me trembedhjet po te dale nga cmendina , njelloje si ai. Pra sipas Gellcit sjell shprese kushdo qe del per te bere nje grusht shteti. Eh kjo vape e mallekuar, qe nuk la njeri pa cmendur.
O shoku , lexoje edhe nje here e me mend ne koke , se Gellçi tallet e ironizon e nuk e mbeshtet . Ja ke fut kot plako !
Kete estrade Pilicka ta kishte lene ta shihnim ne dhjetor ne prag te vitit te ri jo tani qe jemi me pushime. Se me thene tee drejtten jemi merzitur me Portokalline, Fake Off, etj etj. Po perendon ylli i Gones, Xhevos e kompani si humoriste. Ky gaztori i ri Pilicka do hyje fuqishem ne tregun e shakave.
Pëllumbi jevgu të hajë një mu... të madh.
Ahahahahahahahahahahahahahgahahahahahahahahahga
Shqiptaret kane vetem nje shteg drejt bashkimit-shtegu i Bashkimin Europian, prandaj bejini mire detyrat kudo qe jetoni.
Njerez mos harroni se deri ne 1933 gjermanet vete dhe e gjithe Evropa e quanin Hitlerin nje budalla e nje te cmendur, si ky Pilinci. Asnje nuk e mori seriozisht, por mos harroni se cfare i punoi njerezimit. Ne nje situate te veshtire ekonomike si po kalojme ne, cdo sharlatan mund te behet mbret. Ruhuni nga turmat pa tru sic thoshte Fan Noli.
Me nje ndryshim Hitleri nuk ishte 80 vjec kur filloj OFENSIVEN , Pelinci ska kellqet e Hitlerit ? Ndonje prapa tij po ? Koha do e tregoj , populli ka goxha eksperience e ka fituar nga e kaluara ????
Ku i gjen lekët që paguan eskortën dhe takimet kaq popmpoze.Ore nga vjen ky nga ufot???!!! Atë federatën më duket se po i vjen rrotull se ka filluar në Shkup, sanxhak Tuz e Ulqin, Novi Pazar e deri në Janinë. Por këto bëhen ose me një EU.të përbashkët ose me luftë.
Mos qeshni budallain, por kush qendron mbrapa tij qe terheq fijet ! Te organizosh mitingje, te vish verdalle me limuzina e kavaleri personale e te te ruajne bodigarde do te thote se ke hedhur shume para. Kush e financon kete plak psikopat ???
edhe mua mu kujtua historia e hitlerit por me një ndrzshim të rëndësishëm ...shqipëria nuk është gjermania 80 milionëshë që të mundë ky koqja të bëjë të njëjtën skicofreni hitlerjane...lol
psikopatet qe mbeshtesin psikodrogen Edmut ,psikopatet qe mbeshtesin psikovrasesin sali halene ,psikopatet nostalgjike qe nbeshtesin psikopatin e temerrshem enver po shajne psikopatet e te rrjedhurit pilinc ,90% popull psikopat, nuk ka shpetim nuk ka rrugdalje vend i mbushur me psikopat Psikopatizmi eshte normalitet ne ate vend.
Servantesi, shekuj më parë e pati parashikuar Don Kishotin që do të vinte në Vlorë
Servantesi, shekuj më parë e pati parashikuar Don Kishotin që do të vinte në Vlorë
Kam dy pyetje: Kush i fiton zgjedhjet ne 2029,opozita e Saliut apo ajo e Pilincit? Mendoni se keto dy opozita do bashkohen,ne se po,cili nga keta te rrjedhur do e drejtoj,Saliu apo PILINCI.
Ne emer te kujt flet ky pilinci, nuk e kuptoj.Si u formoka kejo qeveri qe ka krijuar zotnia..kush ja dha jete mandat…se ky duket si UFO qe zbret nga qielli dhe do shpetoje shqiptaret ..ha ha
Goluba Pilinxhiç
Ju shkërdheu komunizmi ju shkërdheu PS PD Likja dhe nuk keni vënë mend. Pilinçi I ka punët në terezi në New Jersey!! Po nuk i eci atje ka saraje në Amerikë dhe shërbëtorë kubanez prej 30 jetësh. Unë e njoh prej 20 vitesh!!
O të pjerdhur nga trutë dhe ti o Gëllç Gërxh hajduti sa para muti përfitoni nga Rama për të bërë kto komrnte e shkrime ?
Një shkrim për ata që e kuptojnë sarkazmën dhe ironinë por që nuk i ngjit Pilnçit sepse e ka harruar gjuhën dhe ironinë shqipëtare dhe tani reflekton kulturën amerikane Më mirë se çe shkruar zor se e përsëritin të tjerë . Një person që i thot vejtes profesor nuk besoj se duhet ta bëjë këtë gafë që ka bërë ai . Por më e turpëshme për thatanikun Pelinçi është që shkojë në Vlorë për të sjellë në variantin e tij të ""formimit të qeverisë "" demokratike sipas modelit .amerikan duke konkuruar në kushte të tjera Qeverinë e Ismail Qemalit të vitit 1912Por vlonjatët janë një popull që e japin besën një herë dhe nuk e ndërrojnë si stinët e vitit. Mirëpo ku ta di i ziu Pilinçi se të shkosh në vlorë për të bërë paturpësi të tilla është më së paku budallallëk dhe mos njohje e situatës O Pilinçi po si nuk zure mënd nga pritja që të bënën nëMalësi që dolën pesëa gjashtë vetë dhe kjo ndodhi në një kohë që qeveria kishte marë vendim për prishe të ndërtimit pa leje dhe domosdo si njërëz të revoltuar edhe mund të mblidheshin .Por jo ,vajte hu dhe u ktheve lloz. thotë populli Po në vlorë o derman çpate që i zgjove një urrejtje të 30 vjetëve të para që me togfjalëshin liri demokraci Saliu ju sul popullit të Vlorës dhe dihen pasojat Po pse me këtë parrullë do të ndryshoni qëndrimin e popullit Vlonjat duke vënë dhe dy flamurë atë amerikan dhe shqipëtarKjo është provokuese sepse për popullin e vlorës nuk ka as dy as tre por vetëm një flamurë dhe ai është me dykokë dhe është valvit për të mos e ndryshuar apo shoqeruar me të tjerë në Ballkonin e pavarësisë nga figura të shquara të kombit .Ama ata kishin kokë dhe mënd ndërsa ju skeni as m.... në kosheren tënde Shkurt Hajt qërou nga Vlora se ti dhe ca kaqol të tjerë nuk e bëni dotë atë që bëri Beu i Kaninës dhe i gjithë Shqipërisë,E kam thënë në një koment tjetër se Saliu e ka dërguar këtë sejmen nëpër Shqipëri për të testuar mbështetjen që ka ai duke mbajtur edhe flamurin amerikan në krahë të flamurit Ahqipëtar dhe pret ndonjë reagim nga DASH në përkrahje të Saliut. Por kjo taktikë e Saliut është e përkohëshme dhe mat pulsine edemokratëve duke ju thënë që po duken ca re të zeza që po më zënë diellin .Çfarë prisni tu ik partia nga duart?! Por nuk do të jetë për shumë kohë ndriçimi i Pelinçit dhe të shpurës së tij sepse ka çeçua biçak. Priteni kur Pelinçi të shkojë për peshkim dhe të bjerë në det siç iku i ziu Trebicka olldashi Pashko që ra në det me elikopter dhe të tjerë që i bëjnë hije Saliut .Kujdes o Sanço Panço se nuk bëhet shaka me bandën e Saliut .Larg qoftë ndonjë plan djallëzor i Saliut .
Një shkrim për ata që e kuptojnë sarkazmën dhe ironinë por që nuk i ngjit Pilnçit sepse e ka harruar gjuhën dhe ironinë shqipëtare dhe tani reflekton kulturën amerikane Më mirë se çe shkruar zor se e përsëritin të tjerë . Një person që i thot vejtes profesor nuk besoj se duhet ta bëjë këtë gafë që ka bërë ai . Por më e turpëshme për thatanikun Pelinçi është që shkojë në Vlorë për të sjellë në variantin e tij të ""formimit të qeverisë "" demokratike sipas modelit .amerikan duke konkuruar në kushte të tjera Qeverinë e Ismail Qemalit të vitit 1912Por vlonjatët janë një popull që e japin besën një herë dhe nuk e ndërrojnë si stinët e vitit. Mirëpo ku ta di i ziu Pilinçi se të shkosh në vlorë për të bërë paturpësi të tilla është më së paku budallallëk dhe mos njohje e situatës O Pilinçi po si nuk zure mënd nga pritja që të bënën nëMalësi që dolën pesëa gjashtë vetë dhe kjo ndodhi në një kohë që qeveria kishte marë vendim për prishe të ndërtimit pa leje dhe domosdo si njërëz të revoltuar edhe mund të mblidheshin .Por jo ,vajte hu dhe u ktheve lloz. thotë populli Po në vlorë o derman çpate që i zgjove një urrejtje të 30 vjetëve të para që me togfjalëshin liri demokraci Saliu ju sul popullit të Vlorës dhe dihen pasojat Po pse me këtë parrullë do të ndryshoni qëndrimin e popullit Vlonjat duke vënë dhe dy flamurë atë amerikan dhe shqipëtarKjo është provokuese sepse për popullin e vlorës nuk ka as dy as tre por vetëm një flamurë dhe ai është me dykokë dhe është valvit për të mos e ndryshuar apo shoqeruar me të tjerë në Ballkonin e pavarësisë nga figura të shquara të kombit .Ama ata kishin kokë dhe mënd ndërsa ju skeni as m.... në kosheren tënde Shkurt Hajt qërou nga Vlora se ti dhe ca kaqol të tjerë nuk e bëni dotë atë që bëri Beu i Kaninës dhe i gjithë Shqipërisë,E kam thënë në një koment tjetër se Saliu e ka dërguar këtë sejmen nëpër Shqipëri për të testuar mbështetjen që ka ai duke mbajtur edhe flamurin amerikan në krahë të flamurit Ahqipëtar dhe pret ndonjë reagim nga DASH në përkrahje të Saliut. Por kjo taktikë e Saliut është e përkohëshme dhe mat pulsine edemokratëve duke ju thënë që po duken ca re të zeza që po më zënë diellin .Çfarë prisni tu ik partia nga duart?! Por nuk do të jetë për shumë kohë ndriçimi i Pelinçit dhe të shpurës së tij sepse ka çeçua biçak. Priteni kur Pelinçi të shkojë për peshkim dhe të bjerë në det siç iku i ziu Trebicka olldashi Pashko që ra në det me elikopter dhe të tjerë që i bëjnë hije Saliut .Kujdes o Sanço Panço se nuk bëhet shaka me bandën e Saliut .Larg qoftë ndonjë plan djallëzor i Saliut .
Degjojeni Pilincin se ka ardhur nga gopi i semes e nuk ha mut kot ai.
E financon qefi i tij, "qefi ha kumbulla të tharta", thotë populli!
S'na mjafton BUFI por na doli dhe ky Qukapiku tani në vapë.Ore lidheni psikopatin , se na meroi fare hajvani. HUNDËN E KA NJËSOJ SI TË BUFIT.
Ju kujtohet Cirku, cirku i tiranës, që shkonte nëpër koperativat bujqësore, për të gajasur të lodhurit, të varferit. Tahir baçova ne ariun silva, komunikonin bashkë , edhen ben sharka me gjelin e tijë, krijonin atmosfere komike. Në Vlorë, pillinçi, shpalli qeverinë, sihariqi i pare ishte nga sekretarja e shtetit, të sapo emëruar, ku tha; të gjitha spitalet do jenë private, dhe në këto spitale nuk do paguhet më asnjë lek. Lajmi i shkoi pavionit psiqik në vlorë, dhe të gjithë të sëmurët sot janë të lirë. Pillinçi, kishte dhe bodigardë, që më shum ruanin nga qielli, ku mendohej se ndonjë vlonjat i katit gjashtë, ja lëshonte ndonjl qese me mut, dhe e bënte më mut se mut që është. Të han sa të hanë ata që i vejnë pas, se po spati budallenj, ku do hanë të uriturit. Tani ta lëmë të shofi ëndrra pilliçi, si kapedani me xha sulon.
Shkurt e sakt, Haxhi Qamili i dyte në kohë moderne
Në këto ditë përvëluese të të nxehtit afrikan vazhdon të shfaqet me sukses nëpër sheshet e Shqipërisë dhe Kosovës komedia:"Unë jam mesia shqiptar"me aktor kryesor Pilinçi,në role dytësore disa ajrorë që rendin pas një të marrin.Ndonëse sheshet janë bosh nga vapa,sigurisht,sigurisht nga vapa ende ka spektatorë ,persona me aftësi ndryshe dhe me probleme të shëndetit mendor që mrekullohen nga loja magjike e Pilincit dhe Pilincierve që rendin pas Limuzinës.Besimtarë të fandaksur bëjnë krahasime ndërmjet marrëzisë së Ramës në pushtet dhe mrekullisë që do sjellë media Pilinçi me ShBSh(shtetet e bashkuara të Shqipërisë) dhe arrestimet e bujshme që ai do bëjë.Dhe nga ana tjetër,doktori i lidhur nga vapa dhe nga hallet që i kanë rënë mbi kokë të as që e zë në gojë Godinë shqiptar që po mahnit miletin me performancën e tij sureale.Në tërë këtë furrë afrikane që po kalojnë shqiptarët,simotrat e Pilincit po piqen jashtë furrë dhe një tufë Pelincësh të fandaksur kollofisin simitet e Pilincit. Sikur të mos na mjaftonin të marrët tanë që i kemi me shumicë,na duhej dhe ky lolua nga Amerika për të na ksehasur në këtë vapë përvëluese.Stani i Pilincëve nuk do t'ia dijë se jetojmë në një shtet gati anëtar të BE,të NATO-me institucione,parti politike,sistem zgjedhor të qeveri,administratë dhe pjesë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare.Në shkelje të ligjit shqiptar,në fantazi dhe marrëzi endet nëpër shqiptari si një donkishot modern duke sfiduar shtetin dhe ligjin dhe duke gajasur ata që janë me këmbë në tokë dhe nuk marrosen pas një të marri.
Pse lejohet ky budalla të bëjë publikisht thirrje antikushtetuese dhe përçarëse apo nacionaliste të tipit hitlerian?