Nga Frrok Çupi
Do të ishte më e thjeshtë sikur të kisha përdorur fjalën “hidhëruar” sipas versionit normativ të gjuhës, në vend të gegnishtes “idhnuem”. Mirëpo fjala ‘hidhëruar’ nuk do të kishte prodhuar kuptimin real. “ Të hidhëruar’ me atdheun njerëzit mund të jenë edhe kur u vjen ‘ hidhët’, dmth., u vjen keq për gjëra që nuk shkojnë mirë. Kjo është komplet e kundërta me gjendjen e këtyre njerëzve në qasje me vendin e tyre. Këta janë ‘ të idhnuem’. Fëmijët e përdorin këtë emocion kur humbin lojën me shokun, ose kur shoku u merr topin, ose kur dikush u bën një gjë të keqe.
Në rastin tonë, kur ‘ të idhnuem me atdheun’, janë së pari ish burra shteti si presidentë republike e kryeministra e ministra…, atëherë kemi të bëjmë me akte të tmerrshme krimi, jo thjesht ‘idhnim’. Kemi të bëmë me aktet e përdorimit të çdo mjeti dhune dhe mashtrimi dhe shpifjeje kundër të vërtetës dhe realitetit. Pse? Vetëm pse populli u mori topin, domethënë pushtetin; ata janë gati ta fusin në zjarr. Madje shuma zjarre që po u vihen maleve, fushave, pyjeve, bregut të detit e buzë qyteteve…, jam i sigurt se i vë dora e këtyre ‘udhëheqësve’ kriminalë. Kur ‘ të idhnuemit’ si akt ka ndodhur në stinën e dimrit, në mes të ngricave e borës, atëherë këta kanë marrë skuadrat e tritolit dhe të pushkatimit e kanë shembur shtyllat e linjave elektrike. Këtu kemi qenë dhe i kemi parë pa pikën e fuqisë që t’ i çojmë në ‘hapsane’. Edhe kjo fjalë mund të zëvendësohej me fjalën ‘qeli’, por ja që tingëlloka më bukur në të folmen e vjetër… Errësira dhe i ftohti ka mbuluar jetën e viktimave të këtyre.
Ç’të keqe u ka bërë atdheu këtyre njerëzve?
Mirë se të korruptuarve kriminalë u ka prerë duart që të mos vjedhin më pasurinë publike. Kjo tashmë dihet çfarë po ndodh me Drejtësinë e re. Mirë se familjarëve të të korruptuarve u ka treguar vendin dhe sekuestruar pasurinë e grabitur…Këta përbindësha paskan të drejtë të idhnohen dhe t’i venë flakën atdheut, madje mundësisht të djegin edhe ndonjë duzinë njerëz.
Kur nuk kanë mundësinë për urët e zjarrit, atëherë këta përdorin fjalët. Fjalë të ndyra, fjalë të egra, fjalë shpifëse, fjalë të zeza kundër vendit. Ish presidenti i vendit, që po numëron ditët deri në seancën tjetër në Gjykatën Speciale, nxjerr nga sirtarët pamje nga Shqipëria kur ky ishte në krye. “ Ja si është turizmi!, thotë. Ja si është Shqipëria”. Në fakt atë Shqipëri që ndoti ai, nuk mund ta gjejmë as në arkiva; arkivat u dogjën po prej tij. Një gazetë e përditshme, e vetmja e pavarur, u dogj e tëra, me gjithë kompjuterë dhe njerëz, po prej tij.
Gazetarët që kanë mbetur nga djegia, disa i janë bashkuar atij me shpresë se ‘të vrarët dje mund të vrasin dikë sot’, disa i janë bashkuar Irfanit dhe disa kanë marrë një kamera e dalin nëpër Shqipëri: “ Turizmi sivjet ka falimentuar, thonë sa kanë në kokë.- Ky vend nuk mund të ketë turizëm elitar… Nuk ka dyqane ndërkombëtare, nuk vlen ky vend!”
Të tjerë, kur del gënjeshtra me turizmin, kthehen te birra. “ Dy vetë pinë një birrë!’, thanë këto ditë. Turpi më i madh i asaj që është quajtur gazetari prej shekujsh. Po në qoftë se një shishe verë e pinë pesë vetë, kushedi çfarë tragjedie për Shqipërinë e këtyre. Po nëse nën një çadër rrinë tre vetë, a qenka bërë nami në Shqipëri!?. Budallenj që nuk e fshehin dot budallallëkun.
Kur përmendet Europa si aleate e Shqipërisë, këta tërbojnë. Kur Europa thotë se Shqipëria ka bërë hapa të shpejtë ‘ drejt nesh’, këta tërbojnë. Kur Drejtësia ia çon zjarrin te këmbët krimit, këta duan të digjen më parë. Kur bota mahnitet me Shqipërinë që ka ndryshuar dhe është bërë si shoqet perëndimore, këta duan të gjuajnë botën me gurë. Kur populli po është i qetë e në punë, këta i thonë ‘ejani në ferr ku ishim bashkë”.
Çudi e madhe! Ka opozitë kudo, ka media të egra dhe media acide edhe gjetkë, ka shpirtra të këqij dhe psikopatë, ka njerëz që nuk e duan përparimin…, por si këta nuk mendohet. Urtësia hyjnore thotë se “ai që nuk do vendin e tij, familjen e tij, atë që ka afër, ai është i pafe”. Po për vete, këta a mund të mendojnë pakëz?!. Sepse me shpirt të hidhët, me vrer në tru dhe flutura në stomak, këta nuk jetojnë dot të qetë. Këta sëmuren nga ‘të idhnuemit’ ndaj Atdheut dhe ‘vdesin më shpejt’, thotë Frojdi.
Trishtohen kur shikojne qe gazetaret nuk jane asnjeanes!Jo se gazetaret po vrasin ne ndergjegje te korruptuarit e ketij vendi por te pakten te jene ne anen e atyre qe vidhen prej 35 vitesh!Vetem kaq!
Megjithese ngre nje problem mjaft serioz per fatet e Atedheut, prapeseprap kjo nuk e justifikon perdorimin e nje termi ne gegnisht. Zoti Cupi si je gazetar i vjeter e di shume mire se gegnishtja eshte gjuhe e ndaluar me ligj ne Kongresin e Drejtshkrimit te vitit 1972. Vendimet e ketij kongresi qe ndalojne perdorimin e gegenishtes si gjuhe zyrtare nuk ka arritur ti rrezoje askush deri me sot. Eshte shembur Muri i berlinit, eshte shembur sistemi komunist , eshte zevendesuar Kushtetuta e vitit 1976, por jo vendimet e kongresit te Drejteshkrimit qe nzjerrin jashte ligjit gegnishten. Atehere ku e merr guximin ky gazetar gege qe ne vend te fjales se bukur toskerishte " hidheruar" te fute fjalen e ndaluar gegerishte " idhnuem". Ku e gjen kurajon ky analist te thote se fjala ne gegerishte " idhnuem" shpreh me mire se fjala ne toskerisht "hidheruar". Z. Cupi si patriot i flakte e i padiskutueshem duhet ta kuptoje se perdotrimi i gegerishtes aq me teper nga nje analist e gazetar i shquar eshte nje dem i madh qe i behet gjuhes sone te bukur toske, dhe kultures se ngritur mbi ate gjuhe. Po sikur larg qofte shkrimtaret, poetet, artistet, politikanet gege te benin kete qe po ben Frroku, te na kthejne fantazmat e asaj gjuhe te ndaluar, po sikur kete ta bejne edhe mesuesit e neper shkollat e fshatrave e qyteteve gege mos te flitet gjuha e bukur toskerisht por gjuha e nenave gege qe kane perkundur djepet e kenduar kenge ne gegnisht prej mijera vjetesh ne ato troje ? Jane tipa si Frroku qe si padashur kane futur edhe ne toskerisht fjale gege e tani nuk ka bir nene as bire kurve ti zhgulin si psh. ares me grure nuk i thone grurishte por kane futur ate "n" e mallkuar e i thone grunishte, ose ne vend qe te perdoret fjala Koketar i Partise socialiste pra koka e partise Socialiste perdoret fjala gegerisht Kryetar qe rrjedh nga fjala "krye" qe e perkthyer ne toskerisht do te thote koke. A nuk do te tingellonte me bukur dhe a nuk do shprehte me teper vizionin dhe madheshtine lidereve Rilindas po te thonim psh. Koketari i PS z. Rama, Koketarja e Kuvendit z. Spiropali, apo koketari i Shteti z. Begaj etj.
U mer te keqen socilisve ti gjoja soc . ivertet ,ti je nje percares i kombit dhe duhesh gjetur se kush je qe te te tregohet vendi.Mskara i peshtire.GJuha e njesuar eshte produkt shkencor.Dialektet jane pasuri e gjuhes .pasuri te kombit.
O socialist i vërtetë, që s'je socialist, pa le i vërtetë, kjo kuptohet. Kongresi i drejtëshkrimit nuk e ndaloi as gegënishten, e as todkërishten as si e folur, as në letërsinë artistike, por vetëm përcaktoi rregullat drejtshkrimore të dokumentacionit zyrtar e shtetëror. Kurse shëmbulli i marë për fjalën e zgjedhur të arës me grurë, asaj nuk i thonë as greqishte sa grurishte, por grunjishte: bukë e gjunjët, të gruntat etj. Ka plot shëmbuj në artin e pas kongresit, që në tekstet artistike, psh skenar filmash, është përdorur dialekti, se nuk mund të paraqitej një krahinor me shprehje dhe i tonime të një dialekti tjetër, or taj socialist. Lëre Frrokun të përdorë gjuhën si ta ndjejë më të lehtë e të jetë më i lexueshëm. Pa ato diktatet e imponimit e sistemit të shkuar nuk të pijnë ujë sot, pas gati pesëdhjetë vjetësh.