Shteti, Irfani dhe Liria që ha vetveten...

10 Gusht 2025, 14:40Blog TEMA
Shteti, Irfani dhe Liria që ha vetveten...

Nga Trendafile Visha

Ndonjëherë të shtunat si dua hiç, ndonjëherë i dua shumë...  

E djeshmja?! 

Ah ç'ditë e madhe për demokracinë!

(Ah ç'kafe e idhët pelin për t'u pirë te lokali i Likut, mu përballë News 24...!)

Dje, shteti ynë i dashur, i fortë, trim dhe me biceps kushtetues, vendosi të tregojë se kush komandon: rrethoi godinën e Televizionit News 24, sepse, mesa duket, ishte dita për të bërë provën generale si në filmat aksion. 

Sigurisht, pati reagim masiv të gazetarëve, që si rrallëherë pas dekadash zbuluan fjalën “solidaritet”. Si në një film bardh e zi ata dolën në skenë për të mbrojtur “lirinë e fjalës”, atë fjalë që rastësisht, e kanë përdorur për 35 vite vetëm kur u është djegur çatia e vet.

E çuditshme… ku ishin kolegët e mi, kur Irfan Hysenbelliu, ky shkelës kronik i ligjit në tregun e medias (se mos vetëm ai), i kthente gazetaret në skllevër modernë?

Kur pagat vonoheshin (vonohen) me muaj?

Kur sigurimet shoqërore nuk paguheshin (nuk janë paguar prej 2 vitesh)?

Kur gazetarët paguanin (paguajnë) “nën dorë” për të regjistruar fëmijët në çerdhe a në kopshte?

Kur privoheshin të merrnin kredi (privohen) ? Heshtje. Heshtje e gjatë, e thellë, e turpshme.

Po shteti? 

Ai i dha Irfanit një liri të artë; - lirinë për të bërë ç’të donte me punonjësit e mediave dhe të bizneseve të tjera në pronësi të tij. Tatimet (ky një institucion kaq i shigjetuar në media për korrupsion ndër vite), përveç një gjobe sa për sy e faqe, nuk morën asnjë masë. Sepse shteti dhe oligarku ishin (janë) si dy sy të së njëjtës fytyrë: njëri mbyllet, tjetri shikon anash.

Unë e di shumë mirë, sepse e kam përjetuar mbi shpinë këtë “bashkëjetesë” shtet–oligark. 

Unë, modestja guxova para një viti të sfidoj padrejtësinë. Vetëm se atëherë padrejtësia quhej “punëdhënësi”. Çfarë ndodhi?

- Më kyçën derën e godinës ku kisha punuar 23 vite. Shkarravitën librezën time të punës me “braktisje detyre”, ndërkohë që detyrën e kishte braktisur pronari prej 6 muajsh pa më dhënë pagën. 

Faji im?!

Kërkova të paguhesha për punën time, të më llogaritej vjetërsia, të më paguheshin sigurimet. Ky ishte krimi im...?

Dhe shteti?!

Shteti thjesht pa nga dritarja tjetër; - vendosi të mos më prishte "rehatinë"...

Tani, që shteti i tregoi muskujt Irfanit, ashtu si Irfani ua ka treguar dhjetëra e dhjetëra gazetarëve papritur kthehemi në Spartakë me mikrofon në dorë. Të gjithë dalin në shesh për “të drejtat e tyre”, pa përmendur se për

dekada kanë pranuar t’ua shkelin të drejtat më elementare.

Ndërsa shoh këtë revoltë kolektive, më duket sikur jam në një teatër absurd: 

ku në aktin e parë, oligarku shkel gazetarët; 

në aktin e dytë, shteti godet oligarkun (pasi e ka lënë atë që të mbush e të derdh kupën duke sfiduar ligjin); 

dhe në fund, të gjithë dalin në skenë të përqafuar, duke recituar monologun “Liria e shtypit”.

Ndërsa shoh këtë revoltë, më dhemb, më dhemb shumë hipokrizia e reagimit.

Nuk di ndonjë vend tjetër në Europë ku të luhet një teatër i tillë, ku të drejtat e gazetarëve të shkelen kaq hapur, dhe ku vetë gazetarët ta kenë pranuar këtë shkelje si normalitet. 

Kjo është Shqipëria: vendi ku liria e shtypit ngatërrohet me lirinë për të shtypur.

PËRSE HESHTA DJE?

- Respektova veten, kolegët, profesionin, ndonëse Tjetra ime më thoshte me ngulm: reago, reago tani!

Heshta pasi më duhej (t) që në peshore të vë gjithë situatën e krijuar, të cilën e shoh në dy nivele paralele:

1. Veprimi i shtetit – mbyllja pa paralajmërim (duhej bërë një njoftim publik) e sinjalit të transmetimit të një prej televizioneve më të mëdha në vend

(sidomos pa transparencë dhe pa ezauruar procedurat ligjore) është një precedent shumë i rrezikshëm për lirinë e medias. Është një sinjal presioni, jo vetëm për atë televizion, por për të gjithë spektrin mediatik. Nga ana tjetër, prona për të cilën shteti dhe Irfan Hysebelliu i tregojnë muskujt njëri-tjetrit; - ku shteti deklaron se është pronë shtetërore dhe se aty do të ngrihet fabrikë armësh, e ndërsa Irfani luan me kartën e kontratave të qirasë, dihet nga të gjithë gazetarët se është në pronësi të banorëve të Shkozës. A nuk është krim, që pronarët e vërtetë të pronës shohin teatrin që luhet para syve të tyre. Gazetarët e News 24 janë dëshmitarë, se si Lik Kasharit, një nga pronarët e tokës për të cilën grinden balozët, i ndalohej të parkonte makinën jashtë portës së News 24, në tokën e tij. Atë kohë e në gjithë kêtë kohë, të gjithë ne gazetarët bënim sehir, edhe pse pinim kafe çdo ditë te lokali i Likut. Të bësh duel ne ring për tokën që ju është vjedhur pronarëve të ligjshēm është e turpshme në radhë të parē për shtetin e pastaj për oligarkun Irfan Hysenbelliu, cili që nga viti 2022 është njoftuar në vijimësi për lirimin e ambienteve. Kolegët e mi dinë mirë këtë fakt. Por në këtë shfaqje të turpshme të humburit e mëdhenj janë ata, pasi janë flakur nē rrugë të madhe. 230 punonjës jo vetëm rrezikojnë vendin e punës, por rrezikojnë të mos marrin as rrogat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore të pa paguara nga pronari i tyre i papërgjegjshëm.

2. Historia e pronarit Irfan Hysenbelliu është një shembull i modelit të pronarit që i sheh gazetarët si “mjet pune”, jo si profesionistë me të drejta të plota. Mos-pagesa e sigurimeve shoqërore, vonesat e pagave, presioni për të heshtur, këto janë shkelje të drejtpërdrejta të ligjit dhe etikës.

(Një detaj interesant: prej vitesh, për çdo muaj deri ditën e djeshme është kënduar në kompaninë e Irfanit, është kthyer në hit refreni i këngēs: - ēshtë hedhur rroga? 

S'është hedhur rroga?

Po pse...? 

Po kur...?

Po kam qira...,

Po kam kredi...,

Po s"kam shtëpi...)

...(nëse do hapje WhatsApp e gazetarëve që kanë punuar dhe punojnë në kompanitë mediatike të Irfanit, refreni i këngës për rrogat e fundmuajit do bëhej virale.

(Ky refren tronditës, thua se shteti ka vdekur, këndohet dhe në televizione të tjera, që nuk harrojnë t'i bëjnë qokën Irfanit.

- Nëse do të reagoja dje, pa dashje ose me dashje reagimi im do "ngatërrohej" në publik si mllef personal. 

Do ngjante se "fishekun në pajë" e kisha ruajtur për individin (Irfanin), dhe jo për shtetin tim të dashur që flirton, bashkëpunon me oligarkët në kurriz të qytetarëve.

Shteti im i dashur ishte (është) në dijeni se Irfan Hysenbelliu është një ndër mëkatarët e mëdhenj të tregut, por në vijimësi mbyllte sytë, ose më e shumta e pickonte sa për t'i thënë: "Hej ti"!

Shteti im i dashur kërkonte (kërkon) që "gështenjat nga zjarri" t'i nxirrte (nxjerrin) me duart e të tjerëve.

Ç'hipokrizi!

Ç'tallje trapi! 

Në një vend ku presupozohet se ka shtet dhe funksionon ligji, nuk krijohen situata të tilla absurde, 

nuk mbijnë nga hiçi oligarkë që tallen me djersën e dinjitetin e gazetarëve.

Dhe gazetarët, të cilët nëpërkëmben nga mëngjesi në mbrëmje e heshtin, ta kursejnë frymën për të bërtitur për "të drejtën kushtetuese", për "fjalën e lirë".

Një gazetar që nuk mbron të drejtat bazike të tij, nuk mund tē mbroj të drejtat e qytetarëve të këtij vendi.

Si mundemi, si, të pretendojmë për një qeverisje më të mirë, për një të ardhme më të mirë në Shqipëri?!

Unë solidarizohem me kolegët e mi, por ata duhet të nisin të bëjnë ndryshimin nga vetja. Respekti nuk kërkohet, fitohet. Gazetarët

Duhet ta fshijnë nga memoria e tyre atë thënien prej skuthi: "larg nga b**** ime"!

...ose, ose...shëtttt, shëttt...

Çudia më e madhe në këtë vend tri ditë zgjat.

49 Komente

  1. A
    Ana

    Te lumte dora moj Trendafile.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi ZZ, NYC

      Nëse gazetarët trajtohen kështu Demokratisht, në mes të Tiranës, nën hundën e KM tonë Europian, ne duhet të shikojmë se çfarë ndodh me atë Fshatarin e thjeshtë, punëtorin e thjeshtë, që nuk di të artikulojë drejtësi... ALARM o Krie Ministri inë

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pleqtë që hanë vetëm dhallë

        Po ça thua ti moj çupë. Pse oligarkët e televizioneve që nuk paguajnë rrogat e punonjësve, apo taksat në shtet, janë problemi i Edi Ramës?..... Problem janë fshatarët moj, fshatarët, të cilët nuk lëshojnë faturë tatimore kur shesin qumështin, kastravecin, domaten, çajin e malit dhe pordh me rigon...... . E ropën shtetin, i morën frymën fshatarët e ndyrë. Ku do ti çojnë gjithë ata pare xhanëm?

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ja keshtu

          Kjo nuk di te shkruaje shqip. Po ku merr vesh ti nga shqipja?

          Përgjigjjuni
        2. D
          Demokraci do të thotë diktaturë e ligjit

          Mirë e ke shkruar. Qeveria duhet të nxjerrë një ligj që të gjitha pagesat duhet të kryhen on-line çdo muaj. Çdo vonesë duhet paguar me interes. Njëlloj si kur nuk paguan dritat, qiranë, rrymën në kohë. Mua më duket se I Gjati i ka qejf shumë oligarkët. Dhe ndofta mendon, si i leshtë nga trutë që është, se me ata ndërtohet kapitalizmi i tij i dashur. Por kapitalizmi i vërtetë ndërtohet me ligje. Dikush ka pasë thënë që demokraci do të thotë diktaturë e ligjit. Por zullapit duket se i doli gjumi pas 12 viteve në pushtet. Tani duket se po përpiqet të vejë rregull.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mark

            c'hyn i gjati ketu?Le te ndertoje Fanja nje ndertese te re . ish kombinati i autotraktoreve eshte prone e shtetit tone. hall me dhi hall me dhen.

            Përgjigjjuni
          2. E
            EMIGRANTI

            Perse duhej ky njoftim publik dhe pse se brri vet tv-ja interesuar?Kete pse-ne e gjygjeve,njoftimeve duhet ta benin gazetaret e Tv-se apo pa urdher te pron(zenesit)arit sua mbante?

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari pa mbrojtje

              Te drejt ke dhe ti trendafile,po lapsi dhe mikrofoni ne radhe te pare te shkruaj e flase drejt per te gjithe,jo si ish koleget e tu qe dolen dje ne mbrojtje te shefave

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqepari

                Dy vjet nuk Jane paguar sigurimet shoqerore!? E tmerrshme, cfare shteti?

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Blersi

                  Tmerr se nuk paguhen sigurimet shoqërore! Para shtetit çfaré béjnë vet gazetarët, këta humameno qê i perdhunon Irfani çdo ditë? Kjo është gazetaria jonë, qé nuk mbron veten e që pretending fjalën e lirë? Mirë ua bëjnë o qurraman frikacak e të pasinqertë. Mirë ja bëjnë dhe TV të irfanit.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Keshilltari

                    Ne radhe te pare duhet te jete i interesuar individi per sig shoqerore shteti ka nxjerre ligjit per ti zbatuar Kur individi hesht shteti eshte I pa fuqishem.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptar

                      Nqs shteti eshte i pafuqishem te zbatoje ligjet qe ka vene atehere ose eshte shtet kari ose eshte shtet i korruptuar.

                      Përgjigjjuni
                  2. l
                    like

                    ke shume te drejte per rastin por ju gazetaret e ngrini zerin kur ju preken interesat personale sepse kur jini ok me shefin beni lojen e shefit jo te gazetarit

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fuad Cela Verzheshtes

                      Kapitalizmi post komunist i udhehequr nga Sali Ramiz Alia , Mefmet Elezi ideollogu i Tropojanit. Fania traktorist ku di Fania nga keto pune e paste ne qafe Sali Birisha dhe Ilir Meta hajdutet e 35 vjeteve te Shqiperise ; po Fania im nje cope traktorist ka qene u shofshin Saliu i Vicidolit

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fuad Cela Verzheshtes

                        Kapitalizmi post komunist i udhehequr nga Sali Ramiz Alia , Mefmet Elezi ideollogu i Tropojanit. Fania traktorist ku di Fania nga keto pune e paste ne qafe Sali Birisha dhe Ilir Meta hajdutet e 35 vjeteve te Shqiperise ; po Fania im nje cope traktorist ka qene u shofshin Saliu i Vicidolit

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fuad Cela Verzheshtes

                          Kapitalizmi post komunist i udhehequr nga Sali Ramiz Alia , Mefmet Elezi ideollogu i Tropojanit. Fania traktorist ku di Fania nga keto pune e paste ne qafe Sali Birisha dhe Ilir Meta hajdutet e 35 vjeteve te Shqiperise ; po Fania im nje cope traktorist ka qene u shofshin Saliu i Vicidolit

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fuad Cela Verzheshtes

                            Kapitalizmi post komunist i udhehequr nga Sali Ramiz Alia , Mefmet Elezi ideollogu i Tropojanit. Fania traktorist ku di Fania nga keto pune e paste ne qafe Sali Birisha dhe Ilir Meta hajdutet e 35 vjeteve te Shqiperise ; po Fania im nje cope traktorist ka qene u shofshin Saliu i Vicidolit

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fuad Cela Verzheshtes

                              Kapitalizmi post komunist i udhehequr nga Sali Ramiz Alia , Mefmet Elezi ideollogu i Tropojanit. Fania traktorist ku di Fania nga keto pune e paste ne qafe Sali Birisha dhe Ilir Meta hajdutet e 35 vjeteve te Shqiperise ; po Fania im nje cope traktorist ka qene u shofshin Saliu i Vicidolit

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                XHOI

                                EDHE KY SHKRIM NUK PREK PROBLEMIN KRYESOR QE SHTYPI TEK NE NUK ESHTE AS I LIRE DHE AS I DREJTE. GAZETARET ME DASHJE A PA DASHJE JANE KTHYER NE NJEREZ AS TE LIRE E AS TE DREJTE. ATA FLASIN E SHKRUAJNE SA PER INTERES TE SHEFIT SA PER INTERES TE TYRE. DÈMI QE PO I BEJNE GAZETARET KETIJ VENDI E POPULLI NUK NDRYSHON NGA DÈMI QE VJEN PREJ PRONAREVE E QEVERIVE. PRANDAJ NESE DUAN TE SHAJNE TE TJERET GAZETARET DUHET TA FILLOJNE NGA VETJA. TE FLASIN E TE SHKRUAJNE TE VERTETEN NE MENYRE QE TE RESPEKTOJNE VETEN E POPULLIN E TYRE E KESHTU TE JENE TE SIGURTE QE POPULLIN E KANE PAS.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dhëmbeli

                                  Të paktën , me vonesë , por e tha atë të vërtetë të hidhur . E vërteta nuk mundet të fshihet përgjithmonë . E vlerësoj këtë kurajo të kësaj gazetare.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kur gjen, pse mos i shkelë me këmbët Faneja ?!!

                                    Me shqip nuk thuhet , LOJA e “PRONAR” Fanes , per të justifikuar pislleqet me pagat e pa dhëna , dhe sig shoq të pa hedhura . Unë dua, po s’më le shteti që cenon “Lirinë e e mediave “ .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. "
                                      "BOHOTINA"

                                      Bravo. Bukur mire...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nul Moka

                                        Mirë ke shkruajtur. Por i duhet thënë shtetit, O SHTET, SI I LEJON TI KËTO KOMPANI MEDIATIKE, TE LUAJNË ME PUNONJËSIT E TYRE? Paralejmëroi: - Nëse kalojnë dy muaj, dhe ti o pronar i televizionit, nuk paguan rrogat dhe sigurimet shoqërore të gazetarëve, unë të bllokoj llogarinë bankare dhe nga llogaria jote , gazetarët do ti paguaj unë!...... . Nëse llogaria jote nuk ka para, atëherë unëntë paralajmëroi mbylljen e televizionit............ . Edhe ndaj atyre televizioneve që nuk paguajne taksat sipas ligjit...... . Qim Peka, psh thuhet se nuk pjerdh për shtetin dhe e ka paralajmëruar shtetin. Dëgjo o shtet, po të them edhe në emër të Sali Berishës se, po e kruajte me mua, do të të mbyll, o shtet. Pra Qimi kërcënon se do të mbyll, do të kyç shtetin. Dhe shteti ka frikë nga qimi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          JARGAXHINJTË E MEDIEVE

                                          Ç'ia paska bërë mirë kjo trëndafilja! Kjo është edhe një përgjigje për Çim Pekën që dje kishte bërë një status në rrjetin e tij social ku e quante: Çfarë turpi, çfarë nënshtrimi që TV nuk transmetuan live bllokimin e news24! Edhe keto partitë “opozitare” si ajo e atij jarges se “call center” heshten deri ne darke, edhe pse ishte ekrani i tyre gjate fushates me qellimin e demtimit te opozites reale...(Me siguri e ka me Agron Shehajn)......Flet Çimi që TV e tij Syri është TV e jargëve të Berishës dhe sahanlëpirësve të tij! Imagjinoni! Në 2024 mos gaboj, Policia arrestoi kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguante rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar. Pra ka arritur një pikë ku media dhe politika janë bythë e brekë, në simbiozë si banda mafioze që shkëmbejnë ndere me njëri tjetrin ose kërcënime. Gazetarët nuk mbrojnë dot të drejtat e tyre ndaj pronarëve, do kenë takat pastaj të merren me politikën! Kështu, ca media nënshtrohen, shiten apo blihen kryesisht nga pushteti, dhe ca më pak te Saliu. Këto historira i di populli e jo më gazetarët. Prandaj heshtin, se nuk iu plas fare. Ç'i plas Topit apo Klanit kur e kanë mirë me Ramën dhe qeverinë, nëse marrin favore?! Ça të bëjnë, t'i vihen kundra që t'iu çojë fadromat apo taksidarët siç i viri zsaliu gjobë Topit 1miliardë lekë atëherë ku qe në pushtet? Këto lloj mediash nuk kanë mision të drejtën, të vërtetën, por vetëm fitimin e pronarit, tamam si shpk. Problemi në Shqipëri është që hajduti thërret kapni hajdutin dhe jargaxhinjtë shajnë ish bashkëpunëtorët e pronarëve të tyre politik. Qesharakë!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Luli

                                            Po te paguheshin tatimet e siguracionet,do te ulerinte opozita dhe gazetaret(do te ulerije dhe ti famshmja TRANDAFILE)qe mbyllet median e lire,mbyllet TV-ne e Fane Kapterit e pastaj….Shteti eshte shtet,me zjarrin ujin e shtetin mos u merr,thone te mocmit,O e famshmja TRANDAFILE….duket se je gazetaruce,por nuk merr vesh nga biznesi i FANES e te tjereve qe pronare te mediave te lira….Per ta mbyllur duhet te vije BERLUSKONI ne Shqiperi,qe te ndertoje kanalet ebtij ne toke private!!!!????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Ramadan

                                              Ik mer pall cari

                                              Përgjigjjuni
                                            2. M
                                              Munika

                                              Media, jo vetem kjo e Fanes, eshte nje bordello e padurueshme qe s'ka raporte te mira me realitetin dhe me shtetin. Nuk them mire ja bene, por media s'ka pse perjashtohet prej ligjit. Gjithe kjo zhurme disinformuse qe po ben, madje edhe dje qe e dha me zulme njoftimin e dyndjes se policise, pa guxuar te permende asnje shkak, le te kuptohet sa favore te pamerituara u jane bere nga shteti.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Irfani

                                                Kam frikë Të prek, Të ndiej, Të ngjizem. Kam frikë Gishtërinjtë, Penisët Dhe farën e pistë…

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dulja

                                                  Zare trendafile, ta kane bere me hile:)

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Punetori

                                                    Kete duhet te lexoje Kryeministri yne dhe te marre masat e duhura. Le qe flas kot, ketu fuhet shkallmuar cfo gje nga themelet.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Populli në këmbë, Edvini në ballë.

                                                      Irfanët dhe Co jane produkt I kesaj klase politike pusht-tetaresh. Nuk ke cfare tju besh se edhe kur "prishen" jane perseri bashke. Simbioze kancerogjene. Mbajne njeri tjetrin..dhe pasurohen. Nese do ishte ndryshe pushtetaret do ruheshin si djalli nga temjani prej medias; nga ana tjeter media si bisnes nuk do guxonte as per nje dite te vononte rrogat apo mos paguante sigurimet sepse e dergonte Fanen te hante fasule ne Reç. Kanë fuqi gazetaret dhe punonjes se Medias te bejne nje greve kombetare pa afat - jo per Fane traktoristin jo- por per te drejtat e tyre legjitime ? Jo! Atehere pergezoni Trendafilen per kurajon dhe hani fara. Mos harroni fotot e Frangajt, Fanes, Vjollces mbi oxhak poshte portretit te dhjere nga mizat te perandorit Edvin Don Peder Asta.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        astrit

                                                        Shkrim i dhimbshem per nje komb nuk di, nuk do te dij e s'ka per ti ditur kurre te drejtat e tij. Jetova ne nje fare komunizmi qe ishte i ndyre, po jetoj ne nje fare demokracia qe eshte e ndyre, nuk na u nda e ndyra gjithe jeten

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Noci

                                                          Kjo zonja thote diçka qe shumica e dijne pak a shume mire,se shkelësit me te medhenj te lirisë se shtypit,jane vete pronarët e këtyre mediave.Une jam sidomos dakord me sugjerimin qe ben zonja qe shteti te bente nje lajmerim ,Kombetar,qe te mos na çanin trapin gjithe ata monstra,sidomos gazetare dhe politikane .Sa i takon tatim taksave ma merr mendja ështe segenti me i dobet i shtetit qe prej 33 vitesh.Tani shkon dhe ngaterroje edhe pronarin e tokes,i cili nuk ka marre pronen,se ashtu i ka ndodhur,por ndertesa vazhdon te jete e shtetit,dhe pronari kur te marrin token ka te drejten e parablerjes,dhe nuk e merr ndertesen,aq lehte.I gjithe ai kallaballek qe ngrihet e mbron Organin bejne mire te marrin ne mbrojtje te drejtat e gazetarëve neper media,qe nuk bejne gazetarin por lindjen e pronarëve duke dizinformuar gjithe kohen

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Esse

                                                            Po mirë moj çupë ....të gjitha ti besojmë po gazetaret pse nuk ja bënin mutin një herë e mirë Fan fan Tulipanit kur ai nuk ju paguante rrogat apo çe deshe dhe tani fjala e lire fjala e leshit.Gazetarë zdromsa pa personalitet.Tall bythën katunari i Potomit.Bojkot mediave të tij dhe mbyllet vet New24

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                              Sinjali nuk ka lidhje me mos pagesën e qirasë,pagave dhe sigurimeve! Mbase duhej ndërhyrë në shpejt? Irfani përsëri në shkelje të ligjit,dikur kishte bërë ndërtime pa leje në bregdetin shqiptar . Ka ardhur koha për "Irfanë" korekt. Falimentimi njihet në këtë sistem. Gazetarët mund të punësohen tek një tv tjetër,( përveç Lubonjës ????.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Mesuesi

                                                                Per sa kohe ne , populli hallexhi , nuk e ka idend se kujt I thone shtet , duke e identifikuat vetem me njeshin , S. Berishen , F. Nanon , I. Meten dhe se fundit me E . Ramen , adekuate me sh . Enver , kete gjell do te hame , si skllever dhe si kavie do te na trajtojne . Edhe vete Trendafilja e revoltuar vetem per pagat , nuk e ka fare te qarte se Ajo dhe koleget e saj perfaqesojne nje pushtet me emrin " Pushteti I katert " qe Po te finksionoje sic ia garanton kushtetuta , u yregon vendin Berishes , Rames e kujtdo tjeter . Po kur si shtet dhe pushtet njeh dhe duron modelin BERISHIST , ne kavie perfundon .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. G
                                                                  Godoleshi

                                                                  Zoti mësues ata sjanë gazetarë apo analistë por bythlëpirsa. Cilin njeh për gazetar?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. A
                                                                  Ard

                                                                  Zullumet me te medha ne kete vend i kane bere pronaret e mediave "te medhaja" duke u sherbyer politikaneve dhe shtetareve per interesat e tyre personale duke i sjelle vendit shume te keqija. Me ne fund shpresojme se dicka po leviz.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Kocua i llumit vlores

                                                                    Hani,pini e kendoni sa te jete lala gjoni... Koha e maskarejve. Ke shkruar me vertetesi dhe vertetesia i nxjerr syte te pa vertetesise. Une te uroj te ndertosh nje media sado te vogel qofte dhe ne rrjetet Sociale me te vertetat e mediave te zena ne lak ...as rroga as benifice dhe sklleverit gazetare heshtin para qikllopi dhe peshkaqeneve tip shtet_Hyseleshbelliu. Kocua i llumit Vlores

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Ali

                                                                      Shkrimi prek shumë probleme të cilat lulëzojnë në sytë e qeverise-tatimeve, të cilat janë shkeljet e barazisë së të bërit biznes ligjor në Shqipëri. Pse lejohet kjo padrejtësi? Por akoma më e rëndë (siç përmendet me të drrjtë) është trajtimi që i bëhet pronave të individit i cili nuk ka mundësi të gëzojë pronën e tij për shkak se ajo i “takon” ose KAPTERRIT Irfan ose SHTETIT JO LIGJOR të Edi Ramës apo të Sali Berishës, që nga viti 1991. Dhe pronari duhet ta shijojë këtë krim që luhet para syve të tij, tanimë nga qeveria aktuale, dhe kuvendi i djeshëm dhe i ardshëm i vëndit.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Arbeni

                                                                        Irfan qenit mirë ja kanë bër,sepse kontrata me shtetin ka 3 vjet që i ka mbaruar dhe plus kësaj në Korrik gjykata e apelit administrativ me të drejt i ka dhënë të drejt shtetit dhe fane legeni duhej të lironte godinën se nuk ja ka lënë i ati,por fania si “trim” e kapadai që është do t’i tregoj muskujt shtetit .Qeveria që nga dita që Trifoni humbi gjyqin i dërgoi shkresë për lirimin e godinës,por fane trimi nuk e rruajti fare.Kështu shteti me përmbaruesin përdori forcën e ligjit për lirimin e godinës së pushtuar për 3 vjet pa lejen e autoriteteve.Tani fania të hajë mut,të tërheq paisjet e televizionit dhe ta transferoj diku tjetër.Për mendimin tim t’i dërgoj edhe një ultimatum me afat për të larguar ngs godina gjithë paisjet e televizionit dhe nqse nuk e zbaton këtë urdhër të përmbaruesit t’ja nxjerrë paisjet e Tv në rrugë dhe fania të shkoj në pidh të sëmës me gjithë to.Kur nuk i bindesh ligjit përdoret forca.Këta pisa pronar mediash që nuk u japin pagat gazetarëve për muaj me radhë dhe nuk ju paguajnë sigurimet shoqërore janë kthyer në skllavopronar dhe gazetarët në skllevër të tyre.Ata nuk e hapin gojën për këto paudhësi të fane kapterit me shokë sepse po kërkuan të drejtat e tyre fanet dha ata si fania i pushojnë nga puna ashtu siç ka bër me Trëndafilen.Gjithë ata punonjës që ka ky televizion duhet të kishin sindikatën e tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre nga këta pisa pronar.Më e keqja është se ne shqiptarët shitemi e nuk bëhemi në një mëndje,kështu fanet bëjnë çfarë ju do bytha me punonjësit e tyre.Gatetarët në Shqipëri janë gjobaxhinj dhe dizinfirmues e përpunues të opinionit publik,nuk kanë personalitet e pavarësi,bëjnë atë që u thotë shefi.Edhe organet e tatim taksave duhet të bëjnë kontrolle të herëpasherëshme tek mediat dhe kompanitë private për të kapur në kohë maskarallëqet e tyre duke i penalizuar ata rëndë në mënyrë që mos ta plrsërisin pisllëkun me punonjësit e tyre.Kur shteti mbyll sytë e veshët para shkeljeve të tilla patjetër që oligarkët si kaoter fania do tallen me të punësuarit e tyre.Këtyre maskarallëqeve duhet tu jepet përgjigjia e merituar nga shteti,në mënyrë që fania dhe të ngjashmit me të mos të na çajnë menderen.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. T
                                                                          Tunxhi

                                                                          Po shteti cfar hyn ne dhe pune? Shteti te paguaje edhe pagat dhe sigurimet e punonjesve te Fane mutit? Shteti me gjyq dhe vendim te formes se prere per interes publik dhe ka te drejte dhe eshte ngritur lloj lloj legeni dhe ulurin per lirine e medias perfshire dhe bythqiret e kesaj medie dhe jo me qe te conte tatimoret dhe te tjere qe meren me pagat dhe sigurimet shoqerore te tyre qe do ulerinte Sala dhe salinjte aman o zot. Duket qe 230 punonjesit e Fane mutit jane te kenaqur qe Fanja ua qi mamate mire e mire dhe ata jane te kenaqur. Qi Fane qi se te ka ardh dita. Atehere kur ua fut sa krahu te njohin per babe. Ec aty Fane. Pastaj Fania edhe ska ka halle e ka projekte per te realizuar per te miren e popullit dhe keta gazetare ja dine hallet. Aferim u qofte. Kan per te ec. Tung

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. K
                                                                            Kapshtriqi

                                                                            Edhe mamin tat Fanja e qino debil

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                          2. W
                                                                            Washington

                                                                            Super shkrim !

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Tomorri

                                                                              Edhe ti Trëndafile prite 23 vite që të flasësh për të drejtat e tua qe t'i shkelte Irfani,pse nuk fole që në vitin e parë apo të dytë që e shikoje këtë padrejtësi që të bëhej ty dhe kolegëve të tu? Perse këto biznese nuk krijojnë pronën e tyre që të mos kenë vartësi nga shteti? Përse marrin prona shtetërore,Irfani kështu ka marrë dhe konviktin e gjuhëve të huaja dhe e ka bërë universitetin Luarasi. Mediat e pavarura janë në pronë të tyre ,nuk bëjnë biznes në pronat e shtetit, këtë thuja dhe Klodiana lalës që është më varura e "pavarur".

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. a
                                                                                albatros

                                                                                1. Të ketë bërë ndonjë pushtllëk Fanja dhe nuk di nga tja mbajë. Dhe na bën për të qarë duke nxjerrë gazetarët? 2. Po këto 3 vite pa kontratë qeraje ka paguar qera? Nëse po, si ja kanë pranuar pagesën? Nëse jo, si ka guxuar të mbajë me forcë ambjentin? Apo ka “vajisur ndonjë ingranazh” dhe ja ka hedhur ! Lind pyetja kush është “ingranazhi” që është paguar?

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. A
                                                                                  A.Q.O.

                                                                                  Për herë të parë e shikoj emrin e kësaj gazetareje,mjaft e talentuar dhe (sipas Shvejkut) mora guximin të them që e njëjta skenë për rrogat ndodh edhe në bisnese të tjera.Zgjidhja është fare e thjeshtë:mos i kërkoni rrogën pronarit,n.q.s. doni që pronarët tuaj të mos ju bezdisin!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. H
                                                                                    Hallexhiu

                                                                                    Ti mire e ke trendafile po ju vjen zeri kur ju vjen veza ne byth e i dilni ne mbrojtje irfan mashtruesit,po ti zonje e di qe kemi 35 vjet pune dhe nuk ka shanse mos te paguajmë tatimet sig e punonjsve dhe pagat e tyre ne dt 1 jo ne dt 2 !!!!!dhe kur vjen puna per nje detyrim minimal a nje gjob te mbyllin llog e te sorollasin ,dmth per dicka kaq te vogel ne na marrin zvarre kurse ky plehra perkedhelet ky kerrmill abuzues i paskrupullt qe ka penetruar pa fund nen hundën e qeverive ky eshte shanci qe rama ta tregoj veten me kete dhe ca te tjere ti shuaj fare se ngelen duke u vene gjoba njerzve

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. H
                                                                                      Hess

                                                                                      Kur te shtrengohet bytha fillon e llogjikon. O njerez qe kur Irfan kapteri u be I pasur pa pasur asgje merreni me mend se cfare katrahure eshte ky vend. Kur shoh qe keta gazetare qe ofendojne kete profesion ne kuptimin e mirefillte te fjales,me duket qesharake se cdo fjale apo aksion I tyre eshte sinonim I hipokrizise si forme ne dace si e folur ne dace si paraqitje e tyre fizike. Te trembur ashtu tufe bashke flasin dhe nje sy e kane perpara dhe syrin tjeter tek dritarja pas shpines ku nje vezhgues I mrehte pas perdes vlereson besnikerine e ketyre mjeraneve pa dinjitet. Ne ky popull jemi anarshine e kuptojme liri kurse zbatimin e ligjit dhune kjo sepse ata qe na kane udhehequr jane si ne jane koncentrim I joni mentaliteti I jone. Ne zgjedhim per kryetar nje person qe ka perfolje per aferra korruptive dhe asnjehere nje tjeter pa pasur asgje. Zgjedhim per kryetar dhe ketu fillon perron psiqik I te marreve dhe pastaj te cajme trapin e te japim mend se kush eshte e drejte, jemi ne kombi me absurde qe gjithe kohes kemi bere shfaqje pa pare.

                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                      Lini një Përgjigje