Nga Baton Haxhiu
Nëse ka një moment lavdie për Ali Ahmetin në gjithë këtë rrugëtim të gjatë politik, ai ndodhi atëherë kur foli në Prishtinë për UÇK-në, për bashkimin kombëtar dhe për gjakimin e lirisë në të gjithë hapësirën shqiptare.
Ishte një çast ku historia, megjithë dyshimet dhe mëkatet, iu fal përballë emblemës që përfaqësonte.
Ai foli me patos, me ndërgjegje dhe me një ton që e njeh vetëm njeriu që ka përjetuar përplasjen me vdekjen dhe me të pamundurën.
Por nëse ky do të jetë fundi i tij politik, atëherë do të jetë fundi më i pamerituar që mund t’i ndodhë një figure shqiptare të pasluftës. Sepse ky fund po shkruhet me dorën e vet, me llogari të gabuara dhe me shpresë të verbër tek armiqtë që kurrë nuk e falën faktin që ai e ndaloi copëtimin e shqiptarëve në Maqedoni.
Mickoski, një figurë që deri dje lëvizte me fjalor folklorik dhe me mimikë të akullt, sot është duke ndërtuar shtetin e tij, një shtet ku shqiptarët janë të shpërbërë, të përçarë, të poshtëruar dhe pa fuqi reale politike.
Ai nuk ngjan me nacionalistët e vjetër, por e luan rolin më me zell. E di që nuk e ka gjakun e tyre, por po e shet gjuhën dhe urrejtjen si kartë politike, dhe ajo që është më tragjike, është se po ia blejnë.
Ndërkohë që shqiptarët në Maqedoni janë ndarë në copa, në emër të reformës dhe moralit, me liderë që s’dalin dot as në një betejë fjalësh, Mickoski po shfaqet si stabiliteti i ri, si qetësia që vjen pas përçarjes, si figura që nuk ka më nevojë as të kërcasë dhëmbët. Sepse shqiptarët ia bënë punën vetë.
Ali Ahmeti kërkoi të hyjë në qeveri sepse kishte dalë i pari në zgjedhje. Kjo ka qenë marrëveshja e heshtur midis komuniteteve – kush del i pari në bllokun e vet etnik, ai ndërton qeverinë. Por këtë rregull të pashkruar, VMRO-ja vendosi ta shkelë.
Dhe në këtë plan, mori ndihmën e çmuar të Albin Kurtit. Sepse asgjë nuk e dobësoi Ali Ahmetin më shumë sesa krijimi i “Vlen”-it si një koncept jo politik, por si një aleancë kundër figurave që përfaqësonin historinë, lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën dhe idenë e luftëtarit në politikë. Kjo aleancë ishte e ndërgjegjshme që fuqinë nuk e kishte, por legjitimitetin ia merrte vetëm nga urrejtja ndaj Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Dhe ia arriti.
Ali Ahmeti nuk e pa rrezikun në kohë. Ai filloi të bëjë takime të fshehta me Mickoskin, duke e lutur për të qenë pjesë e qeverisë, duke pranuar që të ulte kokën dhe të linte pas gjithçka që kishte ngritur si krenari. Por ky ishte gabimi i tij më i madh. Sepse jo vetëm që nuk u pranua në qeveri, por poshtërimi u dyfishua: ai u refuzua publikisht, u anashkalua në çdo vendimmarrje dhe tani ka mbetur në mëshirën e atyre që e shanë me fjalët më të rënda.
Taravari dikur e quante “armikun më të madh të shqiptarëve”, Izet Mexhiti e akuzonte për kapje të shtetit, Bilall Kasami i thoshte “njeriu i krimit”. Sot Taravari është bashkë në koalicion.
Në fakt, Mickoski nuk i do as këta. Ai i përdor si kuaj të Trojës. Ai është i vetëdijshëm që Taravari, Mexhiti dhe Kasami janë figura plasteline. Nuk përfaqësojnë as dije, as përvojë, as nacionalizëm.
Kanë pasur vetëm dy ombrella: Albin Kurtin dhe urrejtjen ndaj BDI-së. Mickoski është në mision për të shkatërruar çdo kujtesë politike shqiptare që ruan vlerë dhe lidhje me shtetin shqiptar. Dhe për këtë arsye, dy emra janë të padëshiruar për të: Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Menduh Thaçi prej kohësh ka pasur ofertë për hyrje në qeveri. Dhe vendosi më së miri, nuk bëri gabimin të hyjë në qeveri për të marrë një Ministri, sepse kuptoi se VMRO kërkon “kokën” e tij. E kuptoi se do ta perfundonte karrierën si aksesor i mosvlerësimit.
Menduh Thaçi me gjasë zgjodhi të mos hyjë. Jo sepse s’kishte ofertë. Por sepse e kuptoi që ajo ofertë ishte një kurth për ta përfunduar karrierën me poshtërim. Ai e kuptoi që nuk është koha për të mbajtur poste, por për të mbajtur qëndrime.
Ndërkohë, Ali Ahmeti është futur në një cikël vetërrënimi. Ai po përgatitet për zgjedhjet lokale, duke bashkëpunuar me njerëz që ia kanë shkulur mishin politikisht.
Po përgatitet t’ua japë komunat si Gostivari, Struga, Saraji dhe madje edhe Çairi, njerëzve që duan ta zhdukin nga politika. Po e lë Bujar Osmanin, më të mirin e BDI, të përballet i vetëm me një betejë të humbur në Çair, sepse Izet Mexhiti e ka mbështetjen e plotë të VMRO-së dhe të të gjitha strukturave të qeverisë.
Nëse Ali Ahmeti humb në këto zgjedhje, atëherë trashëgimia e tij do të jetë e copëtuar në katër feude lokale – Taravari në Gostivar, Kasami në Tetovë, Mexhiti në Çair dhe ndoshta ndonjë tjetër në ndonjë fshat dhe Sela në Strugë.
Kjo nuk është më një parti. Është një konfederatë fragmentesh që s’e lidh as historia, as parimi, as ideali. Dhe kur BDI të ketë humbur komunat, do të ketë humbur edhe fytyrën. Dhe atëherë VMRO do të ketë një qeveri të dytë pa BDI-në. Një shtet të ndërtuar mbi fragmentimin e shqiptarëve dhe triumfin e nacionalizmit maqedonas.
Mickoski nuk po e luan këtë lojë për të negociuar në balotazh. Jo. Ai ka vendosur ta mbyllë hesapin me Ali Ahmetin që në raundin e parë.
Dhe kjo është ajo që shumica nuk po e kupton. VMRO ka vendosur t’ua japë votat maqedonase kandidatëve shqiptarë të “Vlen”-it në komunat me shumicë shqiptare që në raundin e parë, për t’iu shmangur çdo pazari të mundshëm në balotazh.
Nuk do të ketë marrëveshje të minutës së fundit. Nuk do të ketë qarkullim votash, as negociata për drejtori e as për ndarje pushteti. Mickoski do të dorëzojë direkt komunat që historikisht kanë qenë bastione të BDI-së te rivalët e saj politikë, jo për t’i fuqizuar ata, por për t’ia kërkuar çmimin Ali Ahmetit aty ku e dhemb më shumë: në humbjen në raundin e parë, pa nder, pa luftë dhe pa kthim.
Ky është jo thjesht një akt politik, por një lëndim i planifikuar, një grusht që nuk e lë as kohën e rikuperimit. Dhe kur të numërohen votat e raundit të parë, nuk do të jenë thjesht fitore të Taravarit apo Mexhitit. Do të jenë akte varrimi të BDI-së në nivel lokal dhe paralajmërime për atë që e pret në zgjedhjet parlamentare të prillit.
Në këtë sfond të errët politik, kur ftesa është për të qenë statujë në një shesh të ndërtuar nga urrejtja, refuzimi është dinjitet. Kur loja është farsë, bashkimi pa kuptim s’ është moral. Kur kombi është bërë copë, fjala duhet të ruajë vlerën. Dhe kjo nuk është tërheqje. Është qëndrim.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut nuk janë më garë. Janë ndarje territoresh.
Janë pazare në duart e një njeriu që nuk i do shqiptarët, dhe që i trajton ata si dekor në kartën e tij politike. Dhe më e rënda është se kjo po bëhet me ndihmën e shqiptarëve vetë. Me ndihmën e liderëve që hoqën dorë nga çdo ideal, për të marrë një karrige në një qeveri që i ka përdorur dhe do t’i flakë.
Në fund, Ali Ahmeti po e shkatërron vetveten. Ai po bën gabimin fatal të çdo lideri që ka harruar se lavdia nuk është çfarë thua, por çfarë lë pas. Dhe nëse e lë pas një terren të ndarë, të përçarë dhe të poshtëruar, atëherë fjala e tij për UÇK-në në Prishtinë do të jetë thjesht një kujtim i zbehur. Një lavdi që u fik me duart e veta.
Sepse në ndërtimin e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka nga të gjitha nga pak: pak Turqi, pak Iran, pak Vetëvendosje, pak LSDM e pak VMRO. Prandaj ka pak Shqipëri dhe edhe më pak Kosovë.
Sepse Albin Kurti me Vetëvendosjen dhe Hristijan Mickoski me VMRO-në nuk shkuan thjesht për të ndërtuar një qeveri të re, por për t’i prerë rrënjët UÇK-së, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit dhe bashkë me to, për ta shkatërruar votën shqiptare dhe gjithë atë që është ndërtuar me mund e përkushtim për më shumë se dy dekada.
Ky projekt i përbashkët po e çon Maqedoninë në një krizë nacionaliste që menduam se ishte mbyllur përjetësisht. Por tani dihet: ajo që s’e arrin dot historia, e shkatërron llogaria.
E ardhmja e Maqedonisë së Veriut? E paqartë. E turbullt. E rrezikshme. Sepse kur shqiptarët ndahen, dhe kur maqedonasit bashkohen mbi ndarjen e shqiptarëve, atëherë shteti bëhet fushëbetejë.
Dhe nuk ka më marrëveshje të heshtura. Ka vetëm fitimtarë të përkohshëm dhe humbje të përhershme.
U plake e kurr su poqe ,te shkoi jeta koke loçe o SbATON;
Shqipfolesi Baton Haxhiu (as bateau/anije e as haxhi/besimtar i ndershem'!) do duhet nje ore e me pare te shpallet 'non grata' nga e per te gjitha trevat shqiptare, me percaktimin e qarte: 'sherbetor i platformes putiniste e neosllaviste, e jo me pak asaj deri diku te perputhur neotomaniste-erdoganiste ne Ballkan!
A e lexove artikullin more "Parku Rinia " qe nuk thua asnje fjale per keto qe thuhen , se po flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes ? ! Duket ke qene i hazerte dhe gjithe kjo vape ka bere punen e saj , te ka mbetur vetem kafka , se truri te ka lene .
Fjala Kalec , ne gjuhen shqipe eshte perdorur ne kuptimin e spiunit , njeri i neveritshem e i urryer ne mase . I tile duket se eshte edhe Kalec Pema qe komenton ketu . Qe ne fjalet e para i versulet gazetarit dhe nuk thote as edhe nje fjale te vetme per problemet jetike te shqiptareve te Maqedonise . qe cahen e percahen cdo dite , deri sa arrijne te dalin ne protesta me parrulla e pankarta te karakterit fetar e te shkruar ne gjuhjen arabe ! Kalecerit jane felliqesira qe per nje grusht paresh punojne per zhdukjen nga faqja e dheut te faktorit shqiptar . Ja , tek kjo kategori kalecesh e gjejne forcen ardhacket sllavomaqedonas qe preferojne me ulerima ne mes te publikut : Me mire nje shqiptar te pjekur , se sa nji qingj te pjekur ! As ne shek. XXI , shqiptaret e Maqedonise nuk e kane marre vesh qe , se pari ata jane shqiptare , vellezer te nje gjaku e race te lashte dhe pastaj flitet per ndarjet fetare .
Analizë shumë e thellë dhe kuptimplotë. Është për të ardhur keq se ku u katandisën shqiptarët duke realizuar atë që maqedonasit nuk e arritën për dekada të tëra. Fatkeqësi se sa shumë është zbehur ndjenja patriotike mes shqiptarëve në Maqedoni. E pabesueshme se si një faktor shtetformues u katandis një një shoqatë që siguron vënde pune për "liderët" e tyre.
O @PATRIOT , kjo ndodh se shqiptaret e Maqedonise jane thuajse dejt degradimit kombetar dhe me nje nivel te ulet kulturor . Shikoni zotin Kim Mehmeti , ( ne mos gabohem ) , ngjan me teper me nje imam se sa me nje intelektual !
I mirë shkrimi për ne që nuk e njohim realitetin politik në Maqedoni. Faleminderit Baton për sqarimet!
Diçka nuk kam kuptuar kurrë me partitë shqiptare në Maqedoni. Ato u ngjiten partive maqedonase, edhe kur këto të fundit nuk kanë nevojë për to, si muti pas këpuce. Ose më me finesë ato shërbejnë si rrota e pestë e karrocës! Përse duhet me domosdo që partitë shqiptare tu ngjiten atyre maqedonasve, kur këto të fundit i kanë votat e nevojshme për të krijuar qeverinë?! Ky është gabimi i parë nga Ali Ahmeti. Shqiptarët duhet të ndërtojnë entitetin e tyre në Maqedoni, veçmas maqedonasve. Me shkoqur akoma: të ndërtojnë një shtet brenda shtetit. Vetëm kështu ecën përpara çështja shqiptare atje.
Pickovski i te ashtuquajtures M.e veriut po godet te drejtat e shqiptareve ndersa Karkovski i Shqiperise u lodh duke mbrojtur te drejtat e Ukrainasve
Kris , je shuuuume idjot ! As ke per ta kuptuar kurre Edi Ramen , se je injorant kalibri , nuk ke as njohurite me elementare te politikes dhe fluturon me kashte ne b*** , bile je shume aktiv per te dhene mend , kur te ka mbetur vetem kafka !
Maqedonia arrin qellimet e veta anti shqiptare nepermjet vete shqipove qe luftoje njeri tjetrin. Per inat te vjehrtes shkojne dhe fleje me mullixhine.Keshtu ata sundohen e poshterohen nga maqedonet duke shfrytezuar shqipot e flliqur tradhetare interesaxhi per perfitime personale
Derisa të jem unë gjallë, mos qaj hall ti se ty të fusin prapa grilave. Mua më futën në haagë me hashimin, shokun tonë, por ty dhe ali ahmetin s'ju prekë njeri. Serbia e dhezë luftën për ty, aliun, milaim zekën, berat buzhalën, migjenin, djalin e goranit etj. Rroft 4S! Uživaj brate mili.
Fundi i ali ahmetit është automatikisht edhe fundi yt dhe i të gjithë kuislingëve serb të llojit haxhi qamil. Unë jam në haagë i dënuar, por me zemër e mëndje jam te ti, brate. I yti Stanisha.
Pse jemi kaq të pa përgjegjshëm ndaj vetes? Pse shitemi dhe blihemi kaq kollaj? Pse shtetet shqiptare nuk kanë krijuar institucionin në mbrojtje të shqiptarëve që ndodhen nën hyqmat e shteteve të tjerë, kur shtetet fqinje jo vetëm që e kanë por e deklarojnë hapët dhe pa droje që i mbrojnë dhe i financojnë minoritet e tyre që jetojnë në Shqipëri!. Kaq budallenj jemi ne!. Kaq të friguar jemi ne! Kaq të trashë nga trutë jemi ne! Kaq, kaq,kaq.....tung.