Asgjë e re nga SPAK

9 Gusht 2025, 09:10Blog TEMA
Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani

Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. 
Kapen 3, dhe ikin në drejtim të paditur pjesa tjetër. 
Arsyeja e arrestimit: 
kanë shitur drogë në perëndim. 
Po droga ku është? 
Në perëndim pra. E pinë perëndimorët dmth. 
Po prova?!
Aty i ke. Te llafet e sky ecc, apo përgjimet...
Vetëm kaq? Po këto janë fjalë jo prova... 
Po mirë, po shkojmë në perëndim të japim llogari atje, se ligjet janë më të buta..
Ehaaaa, doli lajmi tani. Mbaroi kjo punë. Tani kismet se do bëjm nja 10 ditë me pushime. 
Pastaj vijojnë arrestimet e reja, njësoj... e njëjta llogjikë. 
Arresto njerëz për drogë dhe asnjë gram drogë e kapur. 
Sa për statistikë, deri më sot policia e Durrësit është më e suksesshmja. Ajo kapi 600 kg drogë para disa vitesh. 
Spak ka kapur vetëm llafe dhe arreston njerëz me llafe.  Pra reforma arreston llafet, policia (ajo e korruptuara) kap drogë.... 
****
Kjo është situata e arrestimeve të verës dhe e çdo stine xhanëm..  
Situatë e njohur. U bë bozë tashmë. Arrestohen njerëz vetëm për lajme, pa asnjë provë të kapur. 
Përtej rasteve konkrete, pyetja që mbetet është:
A mund të ketë ndjekje penale, për pasojë edhe masa sigurie, pa  një provë konkrete që është  pasojë kriminale? 
Më konkretisht akoma, a mund të kemi vrasje pa të vrarë; 
tregëti droge pa drogë; armëmbajtje pa leje pa armë; shpërdorim detyre pa detyrë, apo pa dëm; 
korrupsion pa para; 
ndikim të paligjshëm për pasoja të ligjshme? 
A mund të kemi krim në mendjet e njerëzve apo tek sjelljet e tyre?!
Po përgatitjen për vepër penale do ta quajmë krim?! 
Këto pyetje nuk janë më për SPAK-un as për GJKKO, se këta as nuk e dinë që duhet të ekzistojë një dhomë provash (që çdo gjykatë e komunizmit e ka patur).  Ata e dinë se janë aty vetëm për të mbushur lajmet me statistika arrestimesh...
Këto pyetje janë për projektkodin e ri penal që ska bërë asgjë për të vendosur në themel të ndjekjes penale provën, pasojën kriminale. Madje ka shtuar vepra penale që s'kërkojnë pasojë.
Në këndvshtrimin tim ky është alarm! 
Nuk mund të bëjmë kompromise kaq të rënda me veten, dreqi e mori!  Se mund të zgjedhësh edhe të ndjekësh modelin e Arben Rakipit fjala vjen, por prap mund të merresh në përgjegjësi penale për ndikim të paligjshëm...
Parimi është: 
Nuk ka drejtësi penale pa habeas corpus.

8 Komente

  1. M
    Manjan manjaku

    Jo po te na shkërdheje nenen sali berisha me ed ramen dhe ilir meten thua ti manjan!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liqeni

      Ju lumte z.Manjani! Nje e quajtur drejtesi te ben varrin pa prova, vetem me llogjet e hicerve Sky @ co!!! Dhimbje e madhe. Burgjet tejmbushen me fatkeqe...

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hallexhiu

        O ylli car lodhesh me keta nuk te degjon njeri ja do iki dumani po ajo fole aty eshte me menxyre se dumani dhe me zi se dumani ,keta te denojne me keq se Enveri per agjitacion,mbledhin fjale nga gjith bota dhe I denojne ketu si e si te dalin te mire me statistika para perendimit.kjo drejtesi duhet shkulur nga rrenjet se pervecse eshte shpirtezeze eshte dhe e paafte

        Përgjigjjuni
        1. €€€

          Manjani.. Leri zgjuarsit. Se nuk je aq i zgjuar. Ti nuk po informon me kete qe ke shjruajt. Por po ben mbrojtjen e atyre qe jan arrestuar. Je avokat i tyre. Dhe po ben mbrojtjen e klientit tend. Je ne konflikt interesi. Keshtu qe na i kurse ironit e tua. Se fundja per te shkruajt keto ti paguhesh. Dhe nese prokuroria qenka gabim. Ateher me mire per ty dhe klientet e tu. Do tu jap te drejt gjykata????????????. Apo dhe ata nuk din se c bejn. Vetem ti je mendje ndrituri me pages????????????

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kallarja kuqe

            Po dhrami merr ti? Apo vetem evro? Hajde kallomin mrene sapo ta qartesosh me veten ca lloj do

            Përgjigjjuni
          2. P
            Populli

            Ha mut. Ti je iriq i shartuar me gjarper. Tu shofte rraca

            Përgjigjjuni
            1. O
              Ose drogë, ose armë!

              Për mua askush nuk duhet të arrestohet se ka shitur drogë në Perëndim. Po ata që i shesin armë Izraelit që të vrasë palestinezët pse nuk arrestohen?!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptarit që i dhëmb vendi

                Po minimalja SPAK duhet të justifikoj sekuestrimet me raporte financiare. Thënija “Ndiq paranë” është proverbiale, boll SPAK të bëj hesape ku janë gjithë këto para për këto vila që ka filani, ky pra trafikanti i Sky ECc? Ka punuar në emigracion. Ok. Çfarë pune ka bër, ku janë tabelat financiare të kompanisë ku ka punuar? Pra kështu justifikohen se që thua ti o Ylli Manjani vërtet droga pihet në Perëndim por parat e pista po pastrohen në Shqipëri dhe neser këta të fortët ekonomikisht do të kërkojnë të bëhen politikan, deputet e kryetar partish dhe pastaj çu pa? Shqipëria shkon për lesh. Ja sot ke disa fëmijë parellinjsh që janë deputet, sigurisht me parat edhe të DROGËS.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje