Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është majmunizëm, ata prap zgjedhin majmunin.
Shkodranët bëjnë humor me fenë "tigli i majmunit".
Nejse, po rikthimi në kodin penal i tradhëtisë ndaj atdheut, në Shqipërinë tonë me 3 fé ose pa asnjë fé, përbën as më pak e as më shumë rikthim tek praktika komuniste e dënimit politik.
Kujdes, për disa që ngatërrojnë termat, nxjerrja e sekreteve apo shitja e tyre tek agjensitë e huaja quhet spiunazh, ose thjesht nxjerrje sekreti. Gjithashtu, shitja apo dhurimi i territorit të shtetit një shteti tjetër është vepër penale më vete...
Tradhëtia është koncept moral që shpesh bëhet politik. Ajo nuk është një akt konkret, por një gjykim moral mbi aktin. Tani, përsa kohë që drejtësia penale dënon aktin/veprimin që sjell pasojën, dënimi mbi gjykimet përbën dënim politik.
Dhe nuk është se s'na ka ndodhur kjo gjë në të shkuarën.
Si ka mundësi që nuk zëmë mend?!
Tani, argumenti i ndërkombëtaristëve, që i pastë qeveria me jetë, se këtë nenin e tradhërisë na e kërkon NATO është më i hollë se dhalla. Hirrë fare.
Po mirë more shokë internacionalistë, kur NATO na pranoi anëtarë, si thoni ju nuk e dinte që në Kodin tonë Penal nuk gjendet tradhëtia ndaj ardheut si vepër penale?!
Se kur hymë në NATO nuk e kishim, as sot madje nuk e kemi këtë nen, ore. Atëherë si na pranuan?!
Pra NATOs nuk i qetheshka fare për këtë nen. Atëherë përse tani?!
Jo vetëm NATO po as Këshilli i Europës, OSBE ku jemi anëtarë, as BE ku jemi kandidatë nuk ka interes të dijë e dënojmë njëri-tjetrin ne për tradhëti ndaj atdheut tonë.
E kuptoni apo jo ore!?
Për të gjitha këto organizma gjigandë ndërkombëtarë rëndësi ka që Shqipëria të plotësojë një kuadër ligjor brenda shinave të akteve ndërkombëtare, po se si këto zbërthehen në ligjet vendase çdo shtet e bën në mënyrën dhe kulturën e vet.
Dhe këtu, me këtë rast, dua të trajtoj edhe shqetësimin e disa juristëve që thonë se disa nene na i diktokan konventat që kemi nënshkruar. Konventat, miqtë e mi kanë gjuhë përgjithsuese që duhet të lidhinkulturën nordike me kulturën afrikane. Nuk ka asnjë kuptim që ligji vendas të marrë nenin siç është në konventë e ta bëjë kod penal. Po të ishte kështu, pse na duhet ligi vendas?! E dënojmë njëri-tjetrin me ligjet e botës!!!
Por të kthehem prap te dashnorët e NATOs, BE, Amerikës a ku e di unë. Argumenti se na e do NATO apo BE apo të huajt nuk pi ujë askund. Përkundrazi çon ujë në burimin e qeverisë, e cila ka gjithnjë interes të natyrshëm të ketë sa më shumë ligje ndëshkuese.
Në daç pranojeni në daç jo, po kjo punë kështu është.
Ne bëjmë kode për vete e jo për qejf apo inat të komshiut.
***
Le pastaj se çështë një nen tjetër aty te projektkodi penal që mbron NATOn. Hahahahahaha
O njerëz, ne hymë në NATO që të na mbrojë ajo ne dhe jo ne atë.
Hahahahahha
Hajde bye tani dhe mendjen këtu jo të punët e dynjasë!
Paska pare filmin "Cifti i lumtur" Manjani. E mire o mire...
Vazhdoni, ti bini anes e anes, kur mileti ketu shikon dhe ndjen thelle: Qe ketu vazhdon te sundoje, nje piktor i shkare, krejt nga trute, qe si i semure rende mbas vetes, ne kohe demokracie, po rikthen terrorin e diktatures, ku vazhdon ta therrase geni i tij prej blloku.
Ramiu , sa skizofrenë , përveç teje ka pjellë jotëmë ? Cilën diktaturë po këthen Rama , more rrotë hajvani ? Në cilin bllok ka jetuar Rama , more spermë shpellare e berishiste ? Rama ka lindur e jetuar në rrugën Muhamet Gjollesha tek 21 Dhjetori .
Gano e ke dhjere me dresen e treguar.Ku e di komntuesi ne fjale se ku eshte 21 Dhjetori e jo me te dije edhe rr.Muhamet Gjollesha.
Po ty kush te therret, GENI prej FIS KARI? Apo je unikal BYTHEQIRE. Historikisht shqiptaret bejne ligje me ja fut te tjereve, te tjeret bejne ligje me ja fut atyre qe ja kane futur atyre me pare.... dhe perfundimi eshte qe te degjojme kete trushplarin MANJAN dhe ty o FIS BYTHQIRESH.
O Rami nuk e ke idenë sa gëzoj unë me komentet e shpellarëve. Ashtu ju pafsha, të irrituar, të zemëruar, me mllef, me inat deri sa të plasni! Farë e keqe.
Sa thith ky idioti qe nuk ka lene gje pa vjedh! Ky eshte ne te folur si binjaku i Murrizit! Neveri!
Shkrim koti. Nuk e lexova dot deri në fund. por ajo që më ra në sy është këmbëngulja prej talibani e Manjanit për "tre" fetë në Shqipëri. Unë e di që ose janë dy ose katër. Kush janë këto tre fe, mor yll i pashuar?!
Ketij koqes se kanarit,duket ashiqare qe i ka hyre vetja ne qejf dhe ka rene ne dashuri me veten !!
Ra miu ne kos...
O Manjak ! Tradhetia eshte akt moral, thua ti. Mire e ke, po te tradhetoi gruaja ty, eshte akt moral dhe kenaqet ajo me karin e tjetri, kenaqesh dhe ti qe u kenaq gruaja jote. Bile ti je me i lumtur sepse kreve nje akt mora. Lume Shqiperia per ministrin e drejtesise qe ka patur!
Ke ndonje mendim ndryshe per nenet formuloje si jurist dhe ta vleresojne njerezit
Jo re..tani filluat ta ndieni ju qe ky eshte kelysh i helmatisur blloku...po kemi 20 vjet qe e themi..e ju lehni gam gam dhe fajin e ka saliu...skeni faj jeni me zhvillim te vonshem..kur tju vijne mende juve...jua kane qire edhe kockat e te vdekurve..se njihni lirine ju.. keni sindromen e stokholmit..avash avash..do ja ndieni te gjithe shijen
Manjan, nuk kane vlere keto statuse sa ironike aq edhe krtikuse. Humbasin si kripa ne uje..Askush nuk i lexon e i terpreton aq me shume ti kete per referim. Koha eshte qe: Te beheni nismetare, ju dhe te tjere si ju, per te firmuluar nje leter te hapur/peticion, qe tu drejtohet institucioneve nderkombetare apo dhe politikane e te tyre ne emer e tu qartesohet se cfare po ndoth ne Shqiperi dhe pse. Nderkohe edhe tu kerkohet prononcim apo reagim per probleme konkrete qe ata bejne sikur nuk i kuptoje dhe i mbeshtesin apriori. Por edhe per situata korrupsioni prej te cilave ka ndonje politikan nga vendet e tjera qe perfiton apo qe ju falim pjese te pronave tona thjesht per te siguruar perfitime/mbeshtetje politike personale. etj etj. Ndryshe...Sala dhe Rama do "qeverisin" kete vend edhe 50 vjet te tjera
Ka bere ndonje gje kur ka qene qe duket si i trembur nga ky nen???Te gjitha shtet e Kane ore rryp.Vertet ka qene minister drejtesie???
Bravo, te lumte! Nje BIG LIKE pee komentin e ketij truthari delirant.
O Ylli pashuar te gjitha veprimet njerzore kane brenda moralin,pra jane akte morale.Vjedhja,korrupsioni,vrasja,prostitucioni etj,etj.pra i bie simbas inteligjences tende te ndritshme te mos ndeshkohen.te mos te kete ligj.Keshtu livadhisin me mire lloji yt.qe dhe tradhetar je .E tregove shume qarte me rastin e Fred Belerit.Pra ke hallin tend.
Mor po si është puna e këtij Manjanit, a manjetit, që nuk le ditë pa shkruar, kritikuar e dërdëllitur pa pushim? Mos i ka ndodhur ndonjë gjë andej nga truri mor'amane...