Nga Thoma Gëllçi
(Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon me pasion të pashoq)
Në një cep të Ballkanit, ku shqiponjat fluturojnë aq lart sa harrojnë ku ndodhen, dhe historia riciklohet si rrobat e vjetra te Gabi, shtrihet Republika e Rregjimeve të Urryera të së Kaluarës, ose siç e njohin ndryshe vendasit, me emrin Shqipëri. Këtu, në tokën e bekuar mes malesh që flasin dhe detit që ankohet, historia nuk shkruhet me penë, por me sharje të zjarrta dhe një dozë inati.
Në këtë vend magjik, çdo regjim vjen me një certifikatë zyrtare: “Urryer nga Dita 1”. Le të nisim nga zeroja, ose më saktë, nga momenti kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe, mes entuziazmit, hodhi parrullën epike: “Liri a vdekje! Poshtë regjimi i urryer i sulltanit!” Ai nuk e dinte se kjo frazë do të bëhej si një hit i vjetër që kthehet në modë çdo dekadë. Pak kohë më vonë, Turhan Pashë Përmeti u bë kryeministri i një qeverie që zgjati sa një serial i shkurtër në Netflix — plot një vit — përpara se Esat Pasha t’i jepte një shkelm dhe ta shpallte “regjim të urryer të së kaluarës”. Më pas erdhi Princi Vid, një turist evropian që mendoi se mund të mbretëronte, por Haxhi Qamili e fshiu nga skena duke u futur me shpejtësi në listën e regjimeve të urryera të së kaluarës.
Pastaj plasi Lufta e Parë Botërore, dhe shqiptarët, si të apasionuar pas dramës, vendosën që çdo krahinë të ketë regjimin e vet të urryer. Çdo fshat kishte një “mbret” lokal, dhe çdo mbret një armik për të sharë. Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore dhe Kongresit të Lushnjës, kulmi arriti kur Ahmet Zogu, me një lëvizje gjeniale, rrëzoi regjimin e urryer të së kaluarës të… Ahmet Zogut president, për të vendosur regjimin e Ahmet Zogut mbret. Për një periudhë të shkurtër, një peshkop i ardhur nga Amerika, pasi mori pushtetin, e shpalli periudhën e deriatëhershme të qeverisjes së Zogut “regjim të urryer të së kaluarës”, për të pasur të njëjtin fat pas gjashtë muajsh, kur Ahmet Zogu e futi qeverisjen e Fan Nolit në listën e regjimeve të urryera të së kaluarës.
Në këtë cirk historik, të thuash “regjim i urryer i së kaluarës” të jepte një lloj aureole shenjtore, sikur të ktheheshe nga një betejë epike me një dragua. Pastaj erdhën italianët, me makinat e tyre me shkëlqim dhe uniformat e dizajnuara nga Gucci i viteve ’30. “Ne jemi shpëtimtarët tuaj nga regjimi i urryer i Zogut!” — thanë ata, duke shpërndarë pica dhe ultimatume. Por prit, ja ku vijnë gjermanët, me tanke dhe një mision të ri: të shpëtojnë shqiptarët nga regjimi i urryer i italianëve. Gjermanët vendosën regjimin e tyre me zjarr dhe hekur, derisa pastaj… Enver Hoxha! Një burrë që e mori frazën “regjim i urryer i së kaluarës” dhe e ktheu në art. Ai jo vetëm shkatërroi çdo regjim të mëparshëm, por shpiku armiq të rinj për t’i urryer: ballistët, zogistët, jugosllavët, kinezët, amerikanët, madje edhe yjet e Hollivudit! Shqipëria nisi ekzistencën në 1944-ën, sipas teksteve shkollore, sepse gjithçka para kësaj ishte… regjim i urryer i së kaluarës! Populli brohoriste çdo ditë, edhe kur stomaku këndonte serenata urie, sepse gjithmonë kishte një armik për të mallkuar.
Kur Enveri iku në një botë tjetër (me siguri për të sharë regjime të urryera edhe atje), Ramiz Alia doli nga çadra e tij komuniste me një buzëqeshje të sikletshme. Por ja ku vjen Sali Berisha, me flamuj pluralizmi dhe një entuziazëm që bënte edhe shqiponjat xheloze. “Poshtë regjimi i urryer komunist!” — thirri ai, dhe populli filloi të ushqehej me regjimin e urryer të së kaluarës komuniste, derisa erdhi Fatos Nano, që zgjohej çdo mëngjes për të mallkuar “regjimin e urryer të Berishës”. Berisha, si një personazh i pavdekshëm në një lojë video, u kthye sërish për të thënë se regjimi i Nanos ishte regjimi më i urryer i së kaluarës. Kështu, politika shqiptare u kthye në një garë sharjesh, ku fituesi shpallej ai që hidhte më shumë baltë në një fjalim.
Pastaj erdhi Edi Rama, i armatosur me bojëra, Photoshop dhe një anglishte, dhe me dy çorape me ngjyra të ndryshme. Ai premtoi të fshinte “regjimin e urryer të Berishës” dhe të kthente Shqipërinë në një galeri arti. Por opozita e re s’vonoi: “Poshtë regjimi i urryer i Ramës!” — dhe kështu, historia u kthye në një reality show ku çdo kandidat premton të rrëzojë të kaluarën, ndërsa ndërton një të ardhme që do të urrehet nesër.
Në Republikën e Rregjimeve të Urryera të së Kaluarës, sapo merr pushtetin, hyn automatikisht në listën e “të urryerve të ardhshëm”. Është si të regjistrohesh në një klub ku çdo anëtar ka një shigjetë me emrin tënd të gatshme. Në shkolla, fëmijët mësojnë historinë si një telenovelë ku çdo episod ka një zuzar të ri. Mësuesit, me një buzëqeshje cinike, mbyllin çdo leksion me fjalët: “Dhe ky, fëmijë, qe një regjim i urryer i së kaluarës.”
Një ditë, populli u zgjua dhe… o Zot, s’kishte asnjë regjim të urryer për të sharë! Politikanët kishin ikur me avionë privatë, partitë kishin dalë në pushime, dhe televizionet po luanin vetëm telenovela turke me dashuri të pamundur. Një qetësi e frikshme ra mbi vend. Njerëzit filluan të flasin për gjëra të çuditshme: çmimin e bukës, gropat në rrugë, shkollat pa ngrohje. Paniku shpërtheu! Si mund të jetojmë pa një armik për të mallkuar?
Por qeveria, si një producent i zellshëm i dramës, dërgoi një njoftim urgjent:
“Qetësohuni, një regjim i ri i urryer është duke u përgatitur! Shpifjet rifillojnë sonte në orën 20:00, në edicionin qendror të lajmeve. Mos ndryshoni kanal!”
Dhe kështu, Republika e Rregjimeve të Urryera të së Kaluarës vazhdon të rrotullohet në një karusel mallkimesh, ku çdo udhëheqës është një hero për një ditë dhe një i urryer për një dekadë. Sepse, në fund të fundit, ç’është më shqiptare se të thuash “Të qoftë mallkuar pushteti yt!” — me një buzëqeshje, një kafe në dorë, dhe një shpresë të çuditshme se, ndoshta, regjimi i ardhshëm i urryer i së kaluarës do të jetë pak më pak i urryer.
Ky tekst, megjithëse i parashtruar si ironi, as përputhet me dijet dhe as e ngre dot nivelin e vetëdijes historike të lexuesit, sepse zëvendëson kuptimin me talljen dhe kritikën me shpotinë, duke mos i bërë ballë përgjegjësisë së të menduarit për historinë si proces ligjësor. Ironia, në vend se të jetë mjet i analizës kritike, përfundon si vetëqëllim i shfryrjes emocionale dhe i vetëkënaqësisë përqeshëse, duke krijuar zbrazëti përmbajtjesore. Ndërkohë që ligjësitë historike të ftojnë për një lexim realist dhe të thelluar të saj. Pse ironia e zbrazët është antihistoriciste dhe anti-kombëtare? Në këtë shkrim ironia nuk është më mjet i kritikës, por armë e barazimit të gjithçkaje në një barazim degradues që i nivelon të gjithë në baltë dhe, rrjedhimisht, ajo bëhet mohim i dijes historike dhe i vlerave të saj. Sepse ironia e tillë heq dallimet thelbësore midis përparimit dhe regresit, midis reformatorëve dhe tiranëve, duke i kthyer të gjithë në figurina të një cirku grotesk. Ky relativizim, që e sheh të kaluarën si farsë të vazhdueshme, shndërrohet në formën më efikase të nihilizmit historik. Po marr konkretisht rastin e Ismail Qemalit dhe mohimin e simbolikës së Pavarësisë. Kur autori vë në shpotitje frazën historike “Poshtë regjimi i urryer i sulltanit” të Ismail Qemalit, ai nuk ironizon thjesht një klishe politike, por e relativizon simbolikën e një akti kombëtar që mishëron idealin e lirisë dhe të vetëvendosjes. Kjo ironi, edhe nëse e mbuluar me ngjyrime letrare, në thelb është anti-historike dhe anti-kombëtare. Sepse në vend që të ndihmojë kuptimin e proceseve historike, ajo e zëvendëson me rrotullim të mjegullt emocional, ku nuk bëhet më dallim midis pushtuesit, diktatorit dhe reformatorit: të gjithë janë karikatura. Po sjell një shembull se si mund të veprohet ndryshe. Kadareja, një stilist si ai, e përdor ironinë si mjet për të problematizuar të kaluarën, jo për ta mohuar. Në vargjet: “Po vetë fantazma kur ishte mbret / Ç’det me helm ka derdhur, ç’oqean me vaj?”, ai nuk e përqesh të kaluarën, por zbulon ligjësinë e saj që shfaqet në formën e një konflikti moral dhe historik. Këto vargje i referohen skenës nga “Hamleti”, ku fantazma e mbretit të vrarë i shfaqet Hamletit dhe i rrëfen të vërtetën tragjike të vrasjes së tij me vaj të nxehtë të hedhur në vesh. Kadareja e analizon këtë rrëfim në një këndvështrim që përputhet me sensin dhe dialektikën e historisë, duke e kthyer atë në reflektim për dramën e pushtetit dhe njerëzores. Ky është përdorim i ironisë tragjike, me vetëdije për peshën e historisë, jo grotesk i mallkimit që i përngjan argëtimit mbi rrënimin. Prandaj stili i Kadaresë është mjet i reflektimit dhe i ndriçimit, jo i zhveshjes së historisë nga e vërteta, nga ligjësia e saj dhe nga drama. Nevojitet një etikë të përgjegjshme në shkrimin publik për historinë. Edhe në parashtrime të tilla ironike e groteske mbi rrjedhën e historisë, kërkohet një etikë e përgjegjshme përpara publikut. Le t’i japim lexuesit edhe sensin ironik, edhe këndvështrimin tallës të historisë, por njëkohësisht edhe ta mësojmë me të vërtetat e thella të zhvillimit historik. Sepse ironia kurrë nuk është e pafajshme. Ajo është gjithmonë mjet i fortë ideologjik, sepse relativizon dhe mohon. Prandaj, në gjykimin e historisë kombëtare, nuk mjafton vlera stilistike në vetvete, por kërkohet përgjegjësi e mendimit. Nuk mund të jemi formalistë ndaj një historie që ka kaluar nëpër tragjedi reale. Ironia e zbrazët është mohimi i vlerës dhe i ligjësisë historike. Ajo që duhet është një kritikë që ruan sensin e dramës dhe të progresit, dhe jo një grotesk që na argëton me mallkimin e gjithçkaje.
Saktë.
Martin ! Respekte
Kjo eshte Historia e Shqiperise meqense Une rashe ne burgun e Urryer, merituar?!, pa dashjen time. Ky Pandeliu, e te tjere siky, jane antaret me te denje te Shoqates, 35 vjecare, “ Bolet Shqipetare”. Shuaj ose hesht more plesht. sepse i ben nder vetes dhe homologeve.
Nje te mire paska shkrimi se njerzit qe duhet te merren ne konsiderat per shansin e Shqiperise, i paska shenuar me shkronje blu e te mtrashura. Vijat posht nje blu e nje e kuqe, njelloje per te gjithe asht gabim. I pari ISMAILI, e meriton nje blu e nje te kuqe. I dyti ESATI i meritone te dyja blu dhe nje ylle blu ne fund te emrit. Zogu i meriton te dy vijat blu. Enveri meritone dy vija te kuqe dhe nje ylle te kuq ne fund te emrit. Ramizi i meritone dy vijat e kuqe. Saliu dhe Edi, dy vijat e kuqe dhe nje ylle te vogel te kuq ne fund qe na vozisin çdo dite drejt largimit nga Perendimi dhe munde t'i quajme rilindje te se keqes(komuniste). Mos harroni se Stalini e pyeti Enverin: Si ja çone me popullin? Enveri ju pergjigje:shume mire, diten qe paguajne taksat(planin) vijne me kenge e valle. Nuk i paske punet mire i thote Mbreti i Stepes se KUQE. Duhet t'i bajsh fukara qe mos te jene ne gjendje te ta paguajne, atehere qeverisen kollaj. Keshtu dora e zeze e komunizmit se pari mbolli anarshine, pasigurine dhe vjedhjen. Keto nuk mjaftuan qe Enveri mos te dukej i ZI. Tani i jane kthyer metodes se tij dhene nga Stalini. Beje popullin te varfer, te qeveriset kollaj.
Gellci i sotem, pi fshatrave te Korces, ka perseritur te gjithe shkrimin e djeshem te lutfiut nga veriu.Por vec i kane bashkuar ca lodra fjalesh, ne te kundert me domethenien e historise: Nuk e kane fajin sunduesit, por populli. Se pari, popujt kur dine cfare kerkojne, hap mbas hapi, kane arritur, te permbysin sundimtare dhe pushtues deri sa kane arritur, ne sistemin demokratik, ku politikani i keq, denohet nga vota e popullt.Por ketu tek ne, nuk ke nga ta zesh: Gjate pushtimit osman, filloi degjenerimi dhe bastardimi i races, nga frika dhe interesi, ku shumica, u shndrrua ne forme dhe permbajtje, nje karikature e keqe e dushmanit aziatik,aq sa kur na e dha perendimi pavaresine; sundimi i bejlerve turkoshake vendas ish dhe me i eger se ai turk dhe shumica e turmes poshte, ishte transformuar, krejt, trup dhe shpirt, ngjasonin me nje turme katundaresh ardhur nga shkretetirat e anadollit dhe luftonin ne krah te dushmanit turk dhe me shume se vet ai, sic na e deshmon dhe nje historian frances.Prandaj kesaj lloj turme i eshte bere nevoje shpirterore, ta kete sunduesin siper vetes, me emra, enver, sali, rami.Ato thirrje, ik X; ik Y, jane vec thirrje sporadike, pa asnje aksion popullor, per te permbysur, sundimtarin.Sheshet e protestes, popullore, vazhdojne te mbeten shkrete, megjithse ka shume gjera egzistenciale, qe nuk shkojne, dhe sundimtaret vazhdojne te defrejne te pa trazuar, si ne gjithe shekujt para(perjashto ataturkun shqiptar,Ahmet Zogun).Prandaj fjala IK, ka pasur gjithmone nje kuptim krucial, ne kete vend, por vec kjo eshte ndjere gjithmone si nje pordh e ftohte, e dale nga kafenet e panumerta, apo qenefet e medias,qe shume shume, as te qijne as te leshojne.
Me pelqeu shkrimi.
Nuk di nga t'ia nisesh... Zoteria mohon dhe rrafshon gjithcka, tipike per ata qe hane ne gaveten e madhe dhe te florinjte të PPSH... Gjithësesi, autori mashtron me gjysmë te verteta, gjysme te rrema, dhe heshtje... E para, tjetër është populli dhe tjetër elita drejtuese: populli krijon elite dhe jo e lunderta. Ka patur ferkime, zilira, inate midis veriut dhe jugut, midis krahinave dhe fshatrave renda jugut dhe brenda veriut sikurse kudo ne Europe, por kurrë perplasje të pergjakshme deri pas 08 nentorit 1941. Nen petkun e clirimit te vendit, u fut tinezisht lufta e klasave qe ka bere dhe ben kerdine dhe sot... Me shkaqet, të merret autori pastaj me pasojat. Veshtrimi i përgjithshëm i autorit fsheh terthoras imtesite ku cfaqet djalli. Populli ka punën e vet, gavetaxhinjte kanë punën e tyre...
Shfryrje emocionale inatçore pa vlere.
Ky eshte Thoma Gelliçi ?! Qenka gomar i rritur, shyqyr qe nuk eshte kerriç se do na hapte pune sa te rritej!