Edhe njëherë për draft Kodin e ri Penal ose 'Kushtetutën e Dënimeve'!  

6 Gusht 2025, 19:45Blog TEMA
Edhe njëherë për draft Kodin e ri Penal ose

Nga Arbër Hitaj

Kodi i ri Penal, edhe pse në formën e draftit, nuk është një shaka vere që duhet marrë me një buzëqeshje. Ky kod është kushtetuta e ndëshkimeve për çdo institucion ligjzbatues: prokurorinë, policinë e gjykatat e shtetit. 

Është një kod që mund të prekë të gjithë: ata që e hartojnë, të afërm të tyre, por edhe ne që e lexojmë dhe shkruajmë për të. Pra, të gjithë — sepse në thelb nuk ka qytetar perfekt, por nuk ka as ligje perfekte.

Jam përpjekur të analizoj arsyet e kësaj pakete dënimesh dhe nëse ishte e nevojshme në epokën ku jetojmë, në atë që mund të quhet epoka e integrimit europian. Dhe nuk më rezulton se i afrohet — madje në shumë nene duket si i nxjerrë nga skutave të errëta të së kaluarës. Megjithëse kam një bindje se ky draft kod do të anulohet, pasi nëse do të merrte formë finale kështu siç është, përbën një skandal — fillimisht për hartuesit e më tej për miratuesit.

Te hartuesit dua të ndalem pak. Është për t’u habitur që në një pjesë të madhe të grupit të punës janë njerëz në moshë të re, pra hyjnë te ajo pjesë që arsimimin e kanë kryer në periudhën postkomuniste — dhe të kenë mentalitetin se burgu është zgjidhja e shumë shkeljeve, edhe atyre që janë shumë minore në pasoja. Për mua kjo është shumë shqetësuese. Fryma perëndimore ose pro-BE duhet të dominojë, e jo fryma lindore ose parimi i prapambetur se dënimi ose frika ruan vreshtin.

Shoqëria shqiptare konsumon shumë dhunë, dhe po ashtu është e dhunshme — në familje, në shkollë, në shoqëri, biznes, madje edhe në media. Por dhuna nuk ulet apo kontrollohet me dhunë. Të gjitha studimet e vendeve më të zhvilluara kanë treguar se ilaçi më i mirë është edukimi, arsimimi dhe jo dënimi. Vendet që kanë nivel të ulët dhune — Norvegjia, Gjermania, etj. — i japin shumë vëmendje aspekteve sociale dhe edukative, që fillojnë nga marrja e asistencës psikologjike, puna në komunitet, etj., sa më sipër për shkelje të lehta, por asnjëherë burg. Fjala vjen: pse një qytetar që kryen një shkelje të lehtë ligjore, të mos përballet me punën në komunitet? Jo për gjë, por kemi dhe mungesë me krah pune. A do të ishte më mirë dhe më efektiv një dënim i tillë apo burgu, pasojat e të cilit mund të ishin me efekt të pariparueshëm? Ka shumë propozime që mund të përfshijnë frymën perëndimore, e fatkeqësisht mungojnë.

Në një vend ku dhuna është me bazë kulturore dhe sociale, ky lloj manuali ndëshkimi jo vetëm nuk do ta zgjidhë këtë plagë të trashëguar, por mund ta përkeqësojë atë.

Prandaj, zonja dhe zotërinj që e keni hartuar, merreni më me seriozitet kushtetutën e ndëshkimeve — anuloni atë që ngjan më shumë me një manual hakmarrjeje institucionale sesa me një pakt drejtësie.

12 Komente

  1. R
    Raqka

    Bravo Hitaj na kishin munguar analizat e tua kritike me argumente.Shkruj me shume se ke stil ashtu si flet europian

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bruna

      Kjo norme a turp duhen protesta

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriana bytha

        Dil se erdhem

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tani

        E mo Hitaj e shikon cben Ramsi se e ke mbeshtet shume e ngele pa pune

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Bravo Hitaj, si gjithmone spikat

          Përgjigjjuni
          1. M
            Migena

            Jam avokate mua kodi me pelqen na sjell pune e lek, gazetari ja fur kot

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kroi Mbretit

              P.Kod leshi.ne kishte te plehrave.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                NA RROFSH BOLET.........GJERMANI APO SUEDIA ......TE SJELL IN GJOBEN ME BLIC NE SEMAFOR OSE SHPEJTESI DHE TE LENE PA PATENTE E PARA KURSE SUEDIA TE PAKTEN KA PASUR LIGJIN E PRERJES SE DUARVE KUR VIDHJE........KJO QE THEM VERTETOHRT SHUME KOLLAJ,,,,,NE RASTIN E AKSIDENTE E AUTOMOBILISTI ME,,,,KU FORCIMI I MASAVE NDEDHKIMORE ,,KA ULUR AKSIDENTET NE MASE TE KONSIDERUESHME......NE FUND ,,,,VETE BURGU ESHTE NE TE NJEJTEN KOHE EDUKIM.........PERENDIMI KA HEQUR VETEM DENIMIN ME VDEKJE POR JO BURGUN......PRANDAJ ....A PO NA I RRUAN BOLET SE PO BEN VAPE........PASTAJ KUPTOJE SE SHUMICA E POPULLIT MBESHTET FORCIMIN E SHTETIT ,KUPTOHET SEPSE NUK KANE NDER MEND TE SHKELIN LIGJIN....

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Brikena Hyseni

                  Bravo Arber, si gjithnje je realist ne ate cka shkruan! Pamvaresisht se mendohet qe ke ngelur pa pune, seshte nevoja me dhene shume llogari se asnje se di qe ti je me largpames dhe ke aftesi per te bere gjera te medha dhe prandaj u largove, me deshire ! Keshtu vazhdo !

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aa

                    Kam pershtypjen qe autori nuk e ka lexu draftin . Ashtu sic shkruan mundet te shkruaj kushdo pa qene ne dijeni te draftit .

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mand Hagjinashto

                      ky arbi eshte talent. pale buzet si i ka, gati per pune.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ligji.

                        Sa te trash gjukohen ligjet.Konflikti interesit kerkon nje shqipri rrumpalle, ku te predominoi shkerfhato rrumpalla ligjore dhe anti ligjo,anti morali,anti drejtesia e mos ne keq.A mor Hitaj sa keq I knterpretoni dhe komenuoni denimet e nasal.Doni qe njerzit e degjdneruar ne cdo fyshe te kryejne krime por te mos denohen por te bejne qef ne kurris te showeris.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje