Berisha-Dodik, ‘vëllezërit siamezë’ me kohë politike të përfunduar

6 Gusht 2025, 17:39Blog Nga Namir Lapardhaja

Ka një ngjashmëri të hatashme mes asaj që po i ndodh udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe asaj që i ka ndodhur deri më sot dhe pritet t’i ndodhë edhe në të ardhmen kryetarit të PD-së, Sali Berishës.

Dodik-u u dënua nga një gjykatë me një vit burg për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje. Vendimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit dhe më pas KQZ-ja boshnjake i hoqi atij mandatin si president, duke e ndaluar të kandidojë në zgjedhje për gjashtë vjet.

Në Shqipëri, Sali Berisha ka afërsisht të njëjtën ngjashmëri, pavarësisht veçorive lokale. I shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion dhe minimin të demokracisë, ai filloi një betejë, së pari, me ndërkombëtarët, pastaj me drejtësinë derisa mori kontrollin e plotë të opozitës, me justifikimin se ndaj tij ishte organizuar një puç i madh ndërkombëtar, ndërsa akuza e ngritur dhe gjyqi që është duke u zhvilluar është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të instaluar diktaturën. Berisha, ngjashëm si Dodik, vetëviktimizohet dhe nuk njeh asnjë institucion që e bën atë fajtor apo guxon të hedhë hije dyshimi në ndershmërinë e tij.

Një tjetër element që i bashkon të dy është pritshmëria që kishin nga kthimi i Donald Trump në pushtet. Si Dodik ashtu edhe Berisha fërkuan duart me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, duke ushqyer iluzionet se një gjë e tillë do të sillte rehabilitimin e tyre politik. Shpresa ishte që administrata e re do të rishikonte vendimin për “non grata-t” dhe do të ndryshonte qëndrimin ndaj tyre. Mirëpo, jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por, përkundrazi, pozitat e tyre u përkeqësuan.

Dodik dhe Berisha i paraqesin akuzat penale dhe vendimet institucionale si akte hakmarrjeje politike të orkestruar nga qeveritë respektive të mbështetur nga armiqtë ndërkombëtarë. Në të dy rastet, akuzat për korrupsion apo abuzim me pushtetin nuk ballafaqohen me argumente ligjore, por zëvendësohen me një diskurs ku drejtësia paraqitet si vegël e pushtetit politik.

Rasti i Dodik dhe i Berishës nuk është vetëm një histori e dy politikanëve, por një reflektim i thellë mbi tranzicionin politik dhe institucional në krejt Ballkanin Perëndimor. Ata përfaqësojnë një brez politikanësh që e kanë vështirë të pranojnë se koha e tyre ka përfunduar dhe se shteti ligjor kërkon llogaridhënie.

Nëse drejtësia do t’i përballojë me sukses këto figura, kjo do të jetë një provë për pjekurinë e institucioneve të dtejtësisë, por nëse ata arrijnë të diskreditojnë gjykatat dhe prokuroritë, siç janë përpjekur jo pa sukses deri më sot, do të kemi një kthim pas dhe do të jetë një ogur i keq për krejt Rajonin.

14 Komente

  1. M
    Munika

    Nuk besoj se Dodik ka kryer kaq shume krime e vjedhje, sa kjo kufoma non grata

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Sali Berish do kete nje fund palavdi. Te mjerueshme,madje familjarisht. Ka bere shume krime.

      Përgjigjjuni
    2. j
      jevgu

      Malok I keq trego ku I gjete $6milion o kriminel. Trego mor ndyrsire

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi.l

        Thoni qe Berisha ngjan me Dodik? Mendoj se ngjan me shume me Sheshelin.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti i Porcelanit

          Mos e shperqendroni vemendje; biri dhe dhenderri i Serbise, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti "pa dashje" saluh Vuk Berisha ngjan me te vellane nga babai: Radovan Karxhichin.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prind

            Dodik ngjan me Ramen

            Përgjigjjuni
          2. S
            Skender Milo Paskal Gjinushi (te perfunduar gjths

            ....."me kohë politike të përfunduar" (!!). Prandaj e mbani ne goje mengjes dreke darke ju meropatalaperdhate. Edhe ne gjume recitoni emrin e Salihut. Mire ju qe ju eshte bere ves "blow job" po kane filluar edhe grate tuaja (!). Nje i perfunduar politikisht harrohet ne cast si psh Majko, Arben Malaj, Maqo Lakrori, Islami, Xhafa, Gramoz Ruçi, Valentina Leksaj, Namik Dokle, Et’hem Ruka, Spartak Braho, Musa Ulqini (etj) deri tek Tos Qorri (se mezi ja u gjeta emrat tek lista e ujesjellsit Tirane). Nderkohe EDrames nuk ja mbani ne goje se keni frike dhe.. atij si punon; ndersa Salihu Salihu Salihu ju ngeli ne goje. Raport i cuditeshem ky i meropatalaperdhave: edhe e mbani ne goje gjithe diten (jo veglen se mos keqkuptoni) por ate te Salihut, edhe sdoni ta hiqni nga goja gjithe diten ..edhe e shpallni te perfunduar !!! Tobestrafullah akshamsehir yxhym

            Përgjigjjuni
            1. G
              Genc Pollo, Genc Ruli

              mos u sikletos per veglen, se ate Saliu ia mban ti, edhe pas 30 vjetesh te duket i embel!

              Përgjigjjuni
            2. M
              Media e ish SIGURIMIT

              Kujdes ti Merushe se mos po na e nxjerr keq ne foto Saliun! Na e nxirrke dhe me kollare te kuqe, me stilograf si Enveri, kapardisur!!! Ti je nje cope prej mutit te tij! Fshijme PRAPANICEN me keto foto dhe ty e atr bashke! Provokatore enverist. Sa i pafytyre qe je merushe, ju marrte Saliu me vete sic ju ka marre...

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gerdeci

                ehi Medie e tokes se zanun, te shkerdhefsha shpellarin!

                Përgjigjjuni
              2. 8
                88

                Ç'lidhje ka Berisha me Dodik? Dodik është patriot shovinist serb, Sali Berisha prostitutë shqiptare. Sali Berisha është i ngjashëm vetëm me Ferid Bejlerin. Që të dy janë fenomene të pjesës më të degjeneruar të shoqërisë dhe kulturës shqiptare. Pjellë të mizerjes, urisë, injorancës, inçestit, prostitucionit, tërbimit. Të dy puthadorë dhe motërqirë, si dy qenër që lëpijn, kafshojnë dhe lehin ku i hedhin tutorët që këta ju lëpijnë loqet. Nuk njohin atdhe,. zotnillëk, kulturë, vetëm prostitucion që ju mush xhepin dhe mizerjen.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkodra

                  Dodik, serbët e kanë zgjedhur lider të tyre në Bosnjë. Nga Rusia, Kina dhe kudo kanë miq serbët, e presin me nderime..Vetë Serbia e mbështet si pjesë organike të vetën. Më fal kush e pret Sali Berishën? As në Kosovë as e.fton kush, as e pret kush. Edhe këtu në Shqipëri, në shtëpi të vet,.kur zhvillohen mbledhje të BEsë apo NATOs në Tiranë, nuk e fton kurrë kush. Njeri lufton për bashkimin e trojeve serbe, tjetri për grykën e Shkërdhenit, Shkërdhitës dhe copëtimin e Shqipërisë në krah të UDBsë , Asfalisë dhe sillogjeve greke.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kriminelat litar

                    Dodiku e hengri te semes po ky qe ka dale si ujk i cartur Sali Karaxhici kur do kujtohet Dumani ta izoloje . Me te vertete eshte bere i padurushem na cau menderen per dita nje avaz , nuk di si te perdridhet , i vrava thote po u demshperblyen se i vrava pa dashje , nuk do vrare me buke ne goje ky kriminel se bashku me ata te Spakut qe nuk zbatojne ligjet .

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vellani

                      Sali Berisha është rrot kari. Sharlatan i 100 sahanëve. Politikan budalla dhe i paaftë. Të gjithë shqiptarë jemi. Të gjithëve na pëlqen bytha në karrige. Të gjithë po të na kishte rënë PDja në dorë, aty do ishim edhe pas 30 vjetësh. Por asnjeri nuk do kishte bërë marrëzirat e Salij jashtëqitjes. Edhe një copë muti si Zani Çaushi po të kishte qenë kryeministër dhe president do ishte më i aftë se pabuksi i Viçidolit. Pastaj serbët nuk drejtojnë me liderë që i ka blerë Shqipëria. Dodik është armik për ne shqiptarët si serb i poshtër, njësoj siç është armik si shqiptar i shitur dhe i 100 sahanëve, Salikërma dhe berishizmi tribal. Berishistët janë të njejtë me vorjoqimarjotët.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje