Të mos e tjetërsojmë paqen!

6 Gusht 2025, 11:00Blog TEMA
Të mos e tjetërsojmë paqen!

Nga Arben Ramkaj*

Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara idenë e krijimit të një entiteti të veçantë për komunitetin bektashi, një organizëm autonom që do të ruante trashëgiminë shpirtërore të këtij besimi.

Por edhe pse u reklamua si e tillë, kjo ide shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të forta brenda Shqipërisë dhe në rajon. Sigurisht, reagimi nuk buronte nga kundërshtimi ndaj vetë bektashizmit, por ndaj formatimit të tij si një “entitet autonom” që mund të hapte rrugë për privilegje shtetërore apo veçime të panevojshme.

Komuniteti bektashi, si pjesë e pandarë e familjes së madhe islame shqiptare, nuk ka kërkuar kurrë ndarje. Pjesëtarët e tij kanë falur Bajramet me vëllezërit e tyre sunitë, kanë festuar me të krishterët, kanë qenë pjesë e pandashme e harmonisë shqiptare. Dhe e kanë bërë këtë pa flamur, pa ndasi, por vetëm me besim dhe përulësi.

Shqetësimi kryesor është se një proces i tillë, i ndërmarrë pa konsultim të gjerë dhe të thellë me komunitetet fetare shqiptare dhe rajonale, mund të sjellë tensione të panevojshme dhe pasoja afatgjata. Islami tradicional shqiptar, me rrënjë në mendimin e dijetarëve si Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Sabri Koçi, por edhe në urtësinë mistike të Baba Reshat Bardhit, deri edhe tek kreu aktual Baba Edmond Brahimaj, ka qenë gjithmonë një burim paqeje dhe jo ndarjeje.

Reagimet rajonale kundër kësaj nisme ishin të menjëhershme. Komunitetet myslimane në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Sanxhak dhe Bosnje Hercegovinë shprehën shqetësim të thellë, duke theksuar se ky projekt rrezikon të përçajë më shumë se sa të bashkojë.

Në Turqi, Federata Alevito-Bektashiane, e cila përfaqëson mbi 10 milion besimtarë, u shpreh prerazi: “Bektashizmi nuk mund të shndërrohet kurrsesi në një shtet!”. Ata theksuan se kjo filozofi nuk njeh kufij, dhe nuk duhet as të përdoret për ndarje politike, e as të instrumentalizohet për interesa gjeopolitike.

Madje edhe në Trakinë Perëndimore të Greqisë, ku pak kohë më parë u njoh komuniteti alevito-bektashi si entitet më vete, pati zëra që e kundërshtuan hapur idenë e “shtetit bektashi”, duke e cilësuar si një devijim nga fryma universale sufiste. Këto qëndrime, pasqyrojnë një ndjeshmëri të madhe në rajon për rolin e fesë në jetën publike dhe për rrezikun e politizimit të saj.

Një sondazh i BIRN, agjencisë prestigjioze të gazetarëve investigativë të Ballkanit, vetëm disa javë pas deklaratës së zotit Rama, tregoi se mbi 89 për qind e të anketuarve ishin kundër idesë se një “Shteti Bektashi” në Shqipëri. Madje kundër propozimit, ishin edhe 71 për qind e vetë bektashinjve që morën pjesë në anketë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve e cilësonte propozimin si joserioz, dhe shprehën shqetësimin se ai cënon ekuilibrat fetarë në vend dhe minon harmoninë, me të cilën vetë kryeministri u krenua përpara vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kjo ide tejet të diskutueshme ka pasur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Disa e kanë përkrahur dhe nxitur atë, ndërsa të tjera e kanë kritikuar. Kështu gazeta gjerman “Der Standard”, do të cilësonte një precedent të rrezikshëm krijimin e një mini-shteti fetar në zemër të Ballkanit, që cënon parimin e ndarjes së shtetit nga feja, por edhe bart rreziqe të tjera, sidomos keqpërdorimin nga aktorë të huaj për të nxitur konflikte në rajon, brenda apo midis shteteve.

Urdhri Botëror Bektashi është një tarikat i Islamit, që e vendosi qendrën e vet në Shqipëri në vitet midis dy Luftërave Botërore. Ndër shqiptarë, ata kanë pasur gjithmonë një prani të rëndësishme, duke u konsideruar si feja e katërt për nga madhësia dhe një pjesë e rëndësishme e proceseve shtetformuese dhe të Rilindjes Kombëtare.

Pra nuk ka pasur asnjëherë diskriminim. Përkundrazi janë njohur dhe promovuar vlerat kulturore e humane të këtij komuniteti. Ndaj ide të tilla, dukshëm diferencuese në raport me komunitetet e tjera, duke nisur nga ai mysliman që është më i madhi në vend, nuk mund të shihen as me dashamirësi dhe as me indiferencë.

Shteti shqiptar i ka ende shumë borxhe komuniteteve fetare - morale, institucionale dhe financiare - dhe ndërsa duhet të bëjë maksimumin për të riparuar pasojat e goditjes që u përjetua gjatë diktaturës, s’mund të bëhet përcjellës e aq më keq akoma promotor i nismave të tilla përçarëse.

Shqipëria ka qenë dhe është një model i bashkëjetesës fetare, jo sepse dikush e ka detyruar, por sepse shqiptarët e kanë jetuar besimin me përulësi dhe respekt për njëri-tjetrin. Paqja fetare nuk është rezultat i ndonjë marrëveshjeje politike, por një amanet i ndërtuar ndër dekada, përmes bashkëpunimit ndërmjet klerikëve dhe shoqërisë.

Dhe kjo bashkëjetesë nuk ka nevojë për eksperimente apo modele të importuara. Bektashizmi nuk ka nevojë për emblema shtetërore. Flamuri i tij është shpirtëror, njerëzor dhe i rrënjosur thellë në historinë dhe ndërgjegjen tonë kolektive.

Ndaj modestisht, unë bëj thirrje por edhe lutem që të mos e tjetërsojmë këtë pasuri të madhe që na kanë lënë trashëgim të parët brez pas brezi. Le të mos e vendosim fenë në qendër të ndasive apo garave ideologjike.

Në një kohë kur Lindja e Mesme po shkrumbohet nga përplasjet sektare dhe rajoni i Ballkanit mbetet i ndjeshëm ndaj çdo lloj devijance fetare, Shqipëria nuk duhet të hapë kurrsesi plagë të reja. E imja është një thirrje për përulësi, dialog dhe për ruajtjen e besëlidhjes fetare që na ka mbajtur të bashkuar në kohët më të vështira.

Siç thoshte edhe i Dërguari i Zotit: “O Zot, a e përcolla? O Zot, dëshmo”.

*Imam i Elbasanit

15 Komente

  1. X
    XXX

    rrobshkerdhyer ! e ke shtetin burdello akoma ,do te besh dhe shtet brenda shtetit y race muti,do te marin njerzit me gur rruges ,do kesh fat me te keq se Berisha

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfare te semes kerkon me shume

      Por ne e kemi, nje shtet islamo- bektash-sunit me ajetollah ramiun, ne kete vilajet, qe ben pjese ne organizaten islamike.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rrofte kumandari !

        i Gjithedituri Rama, di dhe do te veproje drejt per miletin injorant e shashtisur nga dielli !

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          PO TY CFARE MUTIN TE DUHET O HOXHE IMAM HALEJA.??? DO TE PRANOHEJ NGA NDONJE BEKTASHI POR NGA NJE HOXHE FENI,,,EDHE ME MERO BAZEN FITOJNE E MUND TE SHKRUAJNE TE GJITHE....BEKTASHIZMI MERITON TE GJITHE MBRSJTETJEN SEPSE ASHTU SI ORTODOKSIA PER KRISHTERIMIN ESHTE NJE HAP GJIGAND PERPARA NE FENE ISLAME....VECANTE PJESMARJA DHE MBRSHTETJA E SHQIPETARIZMES ,ESHTE AJO QE BEN DALLIMIN NE MES TIJ DHE MYSLIMANEVE SUMMITE QE PER GJITHE KANE ARABISHTEN DHE FLAMUR TURQISHTEN.......ME SHUME MERITON....SA PER SQARIM SHTET NUK DO TE THOTE SE ESHTE HATAJA SEPSE CDO GJE RREGULLOHET ME KUSHTETITE DHE LIGJ....KUJTESE....ITALIA BRENDA KA DY SHTETE DHE DY KRAHINA AUTONOME DHE AS EDHE NJE PROBLEM. ...NUK E KUPTON SE KU JE SEPSE NUK KA KUFINJ E DOGANA APO MURE....

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Jaho

            Nuk eshte kaq e thjesht te dashur miq. Per menimin tim, Z.Rama (ne nje fare deliri te madheshstise) kerkon te behet faktor edhe ne fene sikurse Vatikani ne Itali. Kjo eshte mese e sigurte. Por Shqiperia nuk eshte Itali dhe Tirana nuk eshte Rome. Dhe bektashianet nuk jane ekivalent te Krishtereve ne Rome ku i ka Shpresat dhe besimin gati 2 milliard te krishtere ne bote dhe sidomos ne Evrope. Shqiperia e dale nga komunizmi ateist boni gabime te medhaja qe pranoj ndertimin e xhamive ne çdo qytet e katun ne shkembim te nje thesi me miell apo nje cope rruge e ndertuar nga shoqatat islamiste iraniane apo Turke. Bile futja e Shqiperis ne organisaten Islamike (nga qoftelargu Berisha) eshte nje njolle e zeze per Shqiperine. Nuk Duhet te sillemi me Evropen si kurvat ( nderto Xhamija dhe thuaj du me hy ne Evrope). Jo Jo Jo. Duhet te jemi te qarte dhe te mos bojme se Nuk e kuptojme: Evropa Nuk na do me Xhamia. Nuk eshte varferia apo krimi i organizuar apo drogerat qe na pengojne te hyjme ne Evrope por ato minaret ne mes te Tirones dhe qe jane si kerpudhat ne çdo qytet e katun te Shqiperise. Edhe pse boni ndertesa te nalta ne Tirone, ato minaret e nalta dhe bertitja e Hoxhes ne mes te Tirones te fusion t’merrin dhe sidomos turisteve. Nuk mbulohet muti me shurre Zoti Rama. Thirri mendies dhe lene Shqipnine rehat se ka shume halle te tjera (kthimi i prônes tek pronari i vertet eshte problemi ma i madh sot) dhe jo te merret me keta terroriste mjekkrosh islamiste. Edhe Papa Freancesco e tradhetove me keto sjellje. Sa turp dhe sa délirante kjo sjelleje.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rezi

              Orë të ditur! Pse fyeni? Ç’të keqe ka ta ketë qëndrën në Shqipëri? Atdhetarët shqiptarë gjithnjë e kanë vëndin në Shqipëri prandaj dashamirësia ndihmon në mirëkuptim. Me sharje nuk shkohet askund. E turpshme si komentojnë! As nuk e kanë lexuar artikullin.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adona V

                A të e shpallim edhe Voskopojën , - çfarë ? Të rihapim shtypshkronjën triglote ? Të ringremë Akademinë nga gërmadha ? Zeet . Manifakturën - Leshtareane ? Dhe si ? Principat ? Murgore ? Do venë tepër në munde . Skampiotë , do t'a kishin pa e ndërruar - iman ; si shumë u shndëruan - të pa din . A s'po e vleimë si e marrura ? Armbëneshë ? Se s'bënesh ! Armbënesh !

                Përgjigjjuni
                1. "
                  "Slate" - bektashizmi është cool

                  Qëndra botërore e bektashizmit është në Shqipëri. Se do të ketë edhe një shtet virtual për 20 milionë bektashinjtë që gjenden në botë, nuk ka asgjë të keqe. Sunitët islamistë nuk e durojnë dot këtë. Se deri tani na kanë çarë trapin me tri fe në Shqipëri. Duke i ndarë nga njëri tjetri të krishterët ortodoksë me të krishterët katolikë. Ndërkohë që për besimin bektashi nuk kanë folur një fjalë. Bektashizmi është besimi i tretë në Shqipëri, para katolikëve. Nejse. Tani dihet që shqiptarët ndahen në dy fe, të krishterë dhe muhamedanë dhe në 4 bashkësi fetare. Sunitë me xhami, bektashinj me teqe dhe ortodoksë dhe katolikë me kisha. Pavarësisht kësaj pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk ndjekin asnjë fe. Të huajt e kanë konsideruar fenë bektashiane si urë bashkuese ndërmjet krishtërimit dhe islamit. Dhe kjo është shumë e vërtetë. Bektashianët janë para sunitëve në të drejtat e grave si dhe në ritet fetare. Ata pinë raki, kërcejnë dhe këndojnë. Shumë para talebanëve sunitë.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sio.....

                    Nuk është pune feje, është punë politike dhe placke: sionistet perpiqen ta kthejne bektashizmin ne vegel te tyre...

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sionizmi?!

                      A mund të më shpjegosh se ç'hynë sionizmi këtu?!

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      ENVER PASHA

                      SHUMICA E LABERISE DHE MALLAKASTER E SKRAPAR JAN MYSLYMAN SHIIT BEKTASHI ME TEQE ,,,PJESA TJETER ,JAN MYSLYMAN SUNIT ,,,,ALLAHU I BEKOFTE ,,,

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Putini

                        Islami s'eshte fe por ideologji fashiste panarabe qe synon zhdukjen e kombeve. S'ka ideologji me te rrezikshme. Per mendimin tim duhet te nxirret jashte ligjit dhe te ndalohet siç jane ndaluar ideologji te ngjashme si fashizmi apo nazismi ne Evrope.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Putini

                          Islami s'eshte fe por ideologji fashiste panarabe qe synon zhdukjen e kombeve. S'ka ideologji me te rrezikshme. Per mendimin tim duhet te nxirret jashte ligjit dhe te ndalohet siç jane ndaluar ideologji te ngjashme si fashizmi apo nazismi ne Evrope.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Putini

                            Islami s'eshte fe por ideologji fashiste panarabe qe synon zhdukjen e kombeve. S'ka ideologji me te rrezikshme. Per mendimin tim duhet te nxirret jashte ligjit dhe te ndalohet siç jane ndaluar ideologji te ngjashme si fashizmi apo nazismi ne Evrope.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Putini

                              Islami s'eshte fe por ideologji fashiste panarabe qe synon zhdukjen e kombeve. S'ka ideologji me te rrezikshme. Per mendimin tim duhet te nxirret jashte ligjit dhe te ndalohet siç jane ndaluar ideologji te ngjashme si fashizmi apo nazismi ne Evrope.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje