Nga Neli Demi
Në një vend ku fjalët peshohen më shumë nga frika sesa nga ligji, çdo Kod Penal nuk është thjesht një përmbledhje nenesh: është një projekt i heshtur për të përcaktuar se kush ka të drejtë të flasë dhe kush duhet të heshtë. Drafti i ri i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i propozuar si një hap drejt standardeve europiane, në realitet fsheh nene që i japin shtetit një fuqi të rrezikshme për të goditur fjalën e lirë dhe për të frikësuar lirinë e mendimit.
Në pamje të parë, dokumenti është ambicioz: 327 nene, qindra ndërhyrje, logjikë sistemike. Por mjafton një vështrim më i vëmendshëm për të parë se nenet që prekin lirinë e shprehjes janë hartuar me një gjuhë të pasigurt, të tejzgjatur dhe të hapur ndaj interpretimit arbitrar.
Tre nene: një shtet nervoz
Neni 536: “Ndikimi në pavarësinë e gjykatës” është ndoshta më i rrezikshmi. Ai dënon “çdo përpjekje për të ndikuar, drejtpërdrejt apo tërthorazi, mbi gjykatën apo gjyqtarin përmes komenteve publike, fjalimeve apo publikimeve”. Në dukje, ky është një mbrojtje e logjikshme ndaj sistemit gjyqësor. Por në praktikë, kjo do të thotë që një analizë gazetareske, një opinion kritik, apo një koment në rrjete sociale që kritikon një vendim gjyqësor mund të penalizohet.
Neni 863: “Fyerja e rëndë” dhe Neni 865: “Fyerja dhe shpifja” janë edhe më problematikë. I pari përdor formula të papërcaktuara si “shqetësimi i opinionit publik” apo “cenimi i ndjenjave të komunitetit”, që nuk kanë asnjë vlerë juridike por shumë vlerë politike. I dyti kthen defamimin në vepër penale, duke anashkaluar traditën europiane që e trajton këtë përmes gjykatave civile dhe jo penale.
Me këto nene, shteti nuk po mbron gjyqtarët, rendin apo qytetarët. Po mbron pushtetin nga kritika.
Kur ligji shpik moralin
Në draftin e ri vihet re një tendencë për të futur në Kod Penal koncepte si “nderi vetjak”, “moraliteti”, “ndjenjat publike”, madje edhe “prekja e dinjitetit të një trupi të pajetë”. Këto janë nocione thellësisht subjektive, që nuk kanë vend në një ligj penal modern, sepse e zhvendosin drejtësinë nga e drejta në ndjeshmëri.
Për shembull, në Kapitullin V të Titullit VIII: “Veprat penale kundër moralit dhe nderit vetjak”, drafti krijon një kategori “cenimesh të turpshme” pa sqaruar as përmasën, as rrethanën, as standardin e provës. Kjo i hap rrugë ndëshkimit të çdokujt që sfidon moralin e rremë publik që shpesh është i njëjtë me moralin e qeverisë së radhës.
Liria e shprehjes si vepër penale?
Liria e shprehjes përmendet në draft si një e drejtë themelore por menjëherë pas saj renditen përjashtimet, kufizimet, klauzolat dhe pasaktësitë. Në vend që të garantojë të drejtën për të folur, ky Kod e lidh fjalën me pasojën – dhe kur pasojë quhet shqetësimi i opinionit publik, atëherë çdo mendim ndryshe është i rrezikshëm.
Madje edhe gazetarët – ata që në shumë vende janë konsideruar “mbrojtës të demokracisë” – në këtë Kod shihen si burim potencial rreziku. Nëse “ndikojnë”, “shqetësojnë”, “keqinformojnë”, mund të hetohen, paditen e ndëshkohen me gjobë apo burgim. Pa pasur nevojë të provohet që kanë gënjyer. Mjafton të jenë kritikë.
Çfarë kërkon ky shtet?
Pyetja më e thellë nuk është: “A janë këto nene në përputhje me standardet europiane?” Por: “Çfarë frike po përpiqet të qetësojë ky shtet?” Sepse një shtet që ndëshkon mendimin, kritikën, fjalën, median është një shtet që nuk ka më frikë nga krimi, por nga qytetari.
Kjo është një përmbysje e logjikës së drejtësisë. Dhe është përgjegjësia jonë si qytetarë, si profesionistë, si shoqëri të mos e lëmë këtë draft të bëhet armë e re për heshtje të vjetër.
"Ne nje vend ku fjalet peshohen me shume nga frika se nga ligji" ne te gjitha vendet e botes,ku ndergjegjia nuk eshte maksimumi, quhet "deterrence",apo e do me shqip?? " frika ruan vreshtin".Boll na bete diskutime te sterholla qytetarie e demokracie se nuk vlejne ketu,ndoshta ne Norvegji,Suedi,Danimarke o nga ato ane,ketu tek ne diskutoni me thjeshte,si do ja bejme qe kush gabon duhet te mbaje pergjegjesi? Do ecim keshtu si tani? Kjo eshte rruga,disa te nenes e disa te njeherkes?? Jo vetem te gjeni pikat kritike te ketij drafti duke e kthyer ne sport kombetar elitar,por ne qofte se jeni,intelektuale,profesioniste, jepni edhe zgjidhje,si do ja dalim?Per mua kush gabon duhet te paguaje,e ne qofte se zotrote nui permbahesh fakteve por hamendeson,dhe nen fjalen e lire del se eshte shpifje,a e demton tjetrin me ate shpifje? A duhet te pergjigjesh dhe te ç'demtosh?,shembull i thjeshte,une shpif se zotria i artikullit eshte hajn,qe merret me mafie e krimin e organizuar,zoteria ne ket rast sot, nuk ben asgje,denoncon Meron,pse ka leju nje komentus te komentoje keshtu? E pra,ne qofte Se Mero e di se ç'are peson gazeta e tij,nuk publikon shpifjet,ose lejon personin te identifikohet realisht ose nuk lejon qe media e tij te behet mjet shpifes,kercenimi ne dore te te tjereve,sot nuk ndodh nje gje e tille,edhe kur ndodh ndonje here,varet shume nga interpretimi dhe diskrecionaliteti i gjyqtareve qe i bejne ligjit,pa çka se realisht ka deme konkrete nga shpifja. .Nuk eshte e pranushme qe nje funksionar i larte publik te vjedhe,e korruptoje,te demtoje shqiptaret me qindra e qindra milione euro e te denohe nja dy vjet dhe fukarai per nje pule3-5apo me shume sipas oreksit e jo sipas nje ligji te qarte,e ne qofte se duam te shkoje keshtu sepse po te vihet dore ne kod,na vritet liria,atehere nuk ndryshojme asgje as per shekujt e ardheshem. Per mua,duhet detyrim qe ne shqiptaret te respektojme njeri tjetrin,gjerat e perbashketa, te jetuarit si shoqeri, te quhet si te duhet,po nuk patem te qarte se ç'are pesojme, ne nuk veme mend ne pa hezitim biem ne ligjin e xhungles,saktesish si jemi keto 30 vjet e kusur demokraci qe vetem e tille nuk eshte.
O Pjeter mos befte nena tjeter , ligji qe ka si qellim ngushtimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve nuk eshte fare ligj por nje urdher i nje bande. Ligji qe nuk eshte i moralshem nuk eshte fare ligj dhe qytetaret duhet te behen bashke per te mos e zbatuar dhe per ta zevendesuar me ligje te moralshme. Ligji qe heq lirine qytetarit vetem se mendon ndryshe nga pushteti nuk eshte ligj por nje arbitraritet i me te fortit. Ligji qe ka si objekt qytetarin nuk eshte ligj por nje kerbac ne duart e pushtetit dhe zgjedhesit duhet t'ia heqin kete kerbac pushtetit . Ligji dhe shteti nuk kane tagrin tu japin qytetareve liri dhe te drejta, ato ua ka dhene zoti qe me lindjen e tyre, ligji dhe shteti vetem kane detyren paresore ti mbrojne ato, ndersa ky kod synon ti ngushtoje ato liri e te drejta dhe ne nje mase shume te madhe tu heqe fare keto liri e te drejta e liri.
E ke lexuar ti elektricist projekt kodin ?!
Ku e ke te shkruaj ti o jurist elektricist qe ne projekt kodin ne fjale ka ndonje nen qe te heq lirine se mendon ndryshe nga pushteti!!! Gjithesesi,une i kushtezoj komentet me "sipas mendimit tim",dhe si i tille kam bindjen se te gjitha keto kritika nga intelektuale e specialiste te fushave te ndryshme nuk vlejne asgje ne qofte se asnje nuk jep edhe mendime mbi zgjidhjen e shume problemeve. Hapni llambat dhe veshet se si veprojne te tjeret,qe ne demokraci, liri fjale dhe shprehje,jetojne nga shume e shume vite me pare se ne,ku kane nje demokraci dhe shtet te se drejtes te konsoliduar,dhe te shifni qe nuk ka ligje qe te lene abuzosh me lirine,te fjales,shprehjes dhe veprimit,ka nje kufi per çdo gje,dhe keto i percaktojne pikerisht ligjet.
Talljet me udhëheqësit e çmendur të cilët Shqipëria i ka patur dhe i ka fiksim ti mbajë në krye për 40 e kusur vjet,nuk i ka ndaluar dot as sistemi komunist. Barcaleta me gozhdën në karrige është tipike për kombin shqiptar. Ishte një karrige ,ku do uleshin njëri nga të tre,një serb,një bullgar ose një shqiptar.Kësaj karrige i kishte dalë një gozhdë me majën nga ulen njerëzit....Tenton të ulet serbi,shpohet ,kërcen përpjetë dhe shkelmon karrigen e largohet .Tenton të ulet bullgari,shpohet,hidhet përpjetë por provon t'a heqë gozhdën.Vjen radha e shqiptarit,ulet mbi gozhdë,drejton trupin,buzëqesh dhe thotë,bismilah,na bëni ndonjë kafe tani që zumë rehat....
"Kjo i hap rrugë ndëshkimit të çdokujt që sfidon moralin e rremë publik ...". Gomarllëk me brirë. Nuk ka moral të rremë publik. Ndryshe ka moral të importuar si ai psh që nxit apo normalizon homoseksualizmin, që morali shqiptar nuk e aprovon. Sa gomarë kanë marrë penën për të shkruar!
Neni 863: “Fyerja e rëndë” dhe Neni 865: “Fyerja dhe shpifja” - fyerja dhe shpifja duhet të dënohen. Qoftë tjetri gazetar, politikan apo filozof. Në qoftë se unë shpif pa fakte ndaj dikujt, duhet të dënohem ose me gjobë ose me burg. kaq e thjeshtë është. Mendimi, kritika, fjala etj nuk kanë të bëjnë dhe nuk janë të barabarta me fyerjen dhe shpifjen.