Nga Halil Matoshi
1.
Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMRO-së dhe Mickovskit, i pranishëm personalisht në këtë shfaqje fashiste!
Janë nënvetëdija e zâshme e tyne!
Frika që ata kanë mbjellun për tjetrin/tjetren (shqiptarët) âsht e përmasave fashiste.
2.
Shqiptarët, shtetas të Maqedonisë së Veriut, e kanë mbrojtë shtetin e ri nga shpërbamja, tue mbështetë Marrëveshjen historike të Ohrit e tue e bâ shtetin e përbashkët pjesë të NATOs, megjithithë idetë shtetomdhaja bullgare, greke e serbe për coptimin e FYROM.
3.
Porse, faktori politik shqiptar i detronizuem nga Albin Kurti (që vet, âsht në thelb kundër shteteve të reja shumëetnike e shumëkulturore në Ballkanin Perëndimor!?) âsht tue u përplitin si pula pa kry, derisa "Lideri Suprem" Kurti nuk po bâhet i gjallë, ngase fuqia e tij politike âsht në ramje të lirë edhe në Kosovë!
Shqiptarët albinista fodull, në Maqedoninë e Veriut që shajnë e pështyjnë shqiptarët e Kosovës që kundërshtojnë autoritarizmin dhe paligjësinë e Kurtit, nuk po guxojnë as me u reagu maqedonëve sllavë, sepse druejn se u kthen shpinën "Baba Albin", i katandusun në projektet avetine nacionaliste të shekullit 19 dhe i arratisun në izolim ndërkombëtar!
4.
Çfar trishtimi kur sheh gojëkyçunin Kurti se si nuk guxon me i bâ ciu Muckovskit!?
Athue për arsy të pazareve me "strujë" apo instruksioneve dhe agjendave konspirative!?
Çfarë mjerimi kur sheh shqiptarë të poshtnuem që i udhëheq Dejona Mihali, të ciles i interesojnë aleancat antiamerikane dhe ato energjetike parasecilit interes të shqiptarëve!?
Sa për Albin Kurtin ai âsht i humbun në konspiracion antikapitalist dhe abtiamerikan, ai nuk ka mâ asnji qëllim final, ai nuk di ku po e çon anijen që e drejton e cila, ia ka lshu ujin!
Ai po lufton për mbijetesën e vet politike jo për ide të mëdha shqiptare!
Albin Kurdistani perfaqeson nje perqindje te madhe Kosovaresh qe urrejne Shqiperine dhe e kane shpallur armikun numer 1. Kaq mjafton per ta kuptuar ca materiali jane. Ky tani diskuton "pse s mbrojti ai Shqiptaret e Maqedonise"
Dardanet nuk i urrejne shqiptaret e shqipersi por jane te ofenduar dhe te pakenaqur nga ne,imagjino te shkosh ne prishtine ne restorant pronari e mori vesh qe ti je nga shqiperia dhe ta dyfishoje faturen si do te te vije ty???Kjo eshte ndyresira jone karshi tyre.Kjo eshte e ulet.
Halit Matoshi eshte nje qelbesire e llojit te tij. Ai dhe Nexhmedin Spahiu jane udheheqes te nje sekti qe vetequhet komb kosovar. VV e Kurtit asht pjese e ketij sekti famekeq.
Arsyeja pse po ndodh kjo ne Maqedoni eshte sepse politikanet me zhvillim te vonuar te Kosoves futen hundet atje. Dhe Kosovari i mesem, ne vend te hapi syte, eshte me budalla se politikanet e vete e nuk humb rast pa share Shqiperine. Keto muhabete i kemi mbajtur shenim te gjithe ne Shqiperi, e marredheniet s do i keni kurre si me pare. Dhe e meritoni plotesisht cdo event te se ardhmes me keto mend
Me apo pa dashje Albin Kurti po sillet politikisht si antishqiptar dhe këtë e përhap edhe ndër shqiptarë me tru të huaj.
Po Halil Matoshi çfare eshte o Niku?!. Ja ta them une. Eshte promotor i kosovarizmit dhe kunder kombit shqiptar. Ai promovon fuqishem kombin kosovar. Atehere çfare ka Halili qe akuzon Albinin. Ne Maqedoni jane poshteruar shqiptaret dhe jo kosovaret. Atehere pse te nderhyje Albini more zoteri Halil qe ti bashke me Nexhmedin Spahiun dhe shume te tjere i meshoni fort kombit kosovar
Bravo
Po po edhe vrasjet në Gaza janë për faj të Albin Kurtit. Edhe lufta në Sudan... Matosh mëndje bosh...
Mesoje per VLEN dhe do ta kuptoshe. Akoma nuk kemi nje sulme nga bolsheviket e vetfundosjes Serbe. Pasi te gjithe shkruajne te njejtin mesazhe
Hileleshi hiqe autodiktaktin se e bere lemsh shkrimin,ashtu me dilte dhe mua deri sa e hoqa
Ne çfare gjuhe çeshtje shkruar ?.
Sllavo-Turqisht me ca lehje ne shqip
OOOO NJeri ..a.. ,.!!! Nuk dua ta shikoj as degjoj Matoshin e matoshat...por Dialektet e shqipes e pasurojne gjuhen tone shqipe.Cdo dialekt eshte i bukur ,perfshire edhe dialektin e katundit tend. Por jo gjith shqiptaret do perdorin dialektin e katundit tend ! Eshte mire dhe kam deshire te shkruhet ne publik ne gjuhen zyrtare shqipe shume te bukur. por kjo nuk duhet te sherbeje per ndarje krahinore...sidomos ne nje komb te vogel si ne. Ne vendet europiane ka dialekte ma te dadhueshme se tek ne...edhe ne Angli dialekti i Leeds-it me Jugun (Londer) etjjjjjjj
Matoshi kombesise "Kosovare" ben mire ti mos i fusi hundet ne hallet e shqiptareve. Din shqiptaret me i dal zot vetes.
Matosh, gjuha shqipe ka 36 gërma. Nuk ekziston në to a-ja e zëshme "me qeleshe lart". Shih, mos ma zot po na e shkruani shqipen me harfe turke. Dialektin ruaje, është një e drejtë jotja, deri në divergim mes tyre, por, nëse shkruan shqip, përdor gërmat që njihen; pa a me qeleshe. Shkruaj a dhe lexoje aaa ose shkruaje aaa si në shqipen e vjetër. As theksi i fjalëve nuk shkruhet, or njeri, por ato kanë theksin dhe shqiptohen me inovacionin e duhur. Bota i ka hequr arkaizmat me kohë. Pastaj, në daç ndjeu shqiptar në daç kosovar; kjo nuk ka pikë rëndësie për temën që trajton. Njëjtë, sikur ta kishte shkruar një çfarëdo qytetari i botës, qoftë edhe prej tyre gjakshprishur, që e kanë për turp kombësinë reale; ani, në një gjuhë tjetër, jo shqip! Kombësinë, jo krahinizmin, thikë që po duan me na e fut pas shpine. Kur ta kini një alfabet më vehte, ndryshe nga kjo e njojtura e shqipesh, atëhere je në rregull, por këtë mos guxo ta devijosh. Një kombësi, një alfabet dhe një gjuhë, por dy shtete, or taj Matoshi.
" .... " Respekt per komentin
Fajin e ka Mero Baze qe boton shkrime te keti ideologu antishqiptar te sektit qe vetequhet komb kosovar.