Një vëzhgim modest turistik

3 Gusht 2025, 16:16Blog Nga Ylli Manjani

Dmth, turizmi ynë do fillojë të bëhet interesant dhe realisht konkurrues kur neve të na ketë dalë zija e të ngrënit.

Gjithçhka që në bëjmë na e dikton zija e të ngrënit.

Oh, hëngra. Po ti hëngre?

Vdiqëm, për të ngrënë. Sa lekë shkoi buka?

Po mish ka?

Ha, ha, ha ore, shyqyr që na erdhe!

Hëngra shumë. 5 qofte ishin shumë.

Për at punë hëngre 7, po ti ha, të bëftë mirë (të ngelshin në fyt, nënkupto)...

Kemi hëngër sa u shqepëm...

Gatuhet mirë aty...

Peshku i freskët... Mishi sa u ther...

Nuk rri burri me shalqi. Ulu të hash.

Hajde të jap një drekë!

Ku do hamë sot?

Ç'bëre për drekë?

Po darkë do hamë ne?

Bukë e hi (mocarela e pomodorini e proshuto etj etj) e në shtëpi...

Shkurt muhabeti, ka 35 vite që ramë në ushqim dhe hamë gjer në dhimbje. Hamë deri sa të na ngrihen krahët anash dhe stomaku të gromësijë. ( për këtë të fundit i themi njëri-tjetrit, shëndet).

Jo më kot kirurgjia abdominale është më e zhvilluara. Nuk ka sëmundje metabolike që nuk gjendet midis nesh...

Tani si mund të flitet për turizëm dhe ekonomi me çmime konkurruese kur pronarët shqiptarë janë disa prej nesh që kanë të njëjtën zi ushqimi?!

Ska shans dmth.

Në fakt ushqimi është i shtrenjtë me cilindo vend ta krahasosh. Ka taksa të larta importi i ushqimeve. Po normal se edhe taksidarët shqiptarët tanë janë, në zi ushqimi dmth...

Edhe aty ku është disi më lirë, ulin rracionin. Dmth ta fusin n'kandar...

Shkurt muhabeti, jam i bindur tashmë se jemi disa breza të dëmtuar nga zija e ushqimit.

Kjo spjegon çmimet e larta në ushqim. Kërkesa është ende e lartë...

Ndoshta fëmijët tanë do jenë më të çliruar nga ky siklet...

Nuk e di, po ne akoma edhe kur dalim jashtë shteti tregojmë se sa kemi ngrënë. Kjo është përshtypja më interesante që ende kemi...

Akoma s'po e kuptojmë se sa më shumë hamë aq më të madh e bëjmë mutin.

9 Komente

  1. l
    lezha

    muntin ja hangsh kret shqiptarve o manjan . qifsha grun ne bir te pillit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nari

      Ne kohen e perandorise Romake,nje skulptor po punonte per te bere skulpturen e nje atleti dhe kur erdhi puna per te punuar sandalet e atletit thiri nje kepucar per t'ii mare mendim per sandalet.Kepucari mbasi i dha mendimin per sandalet nga kenaqesia filloi t'i bente verejtje per kemben,pastaj per gjurin dhe kur u ngjit lart tek kofsha,atehere skulptori i tha shprehjen e famshme : "kepucar qendro tek kepuca".Kjo vlen edhe per kete Manjanin.Zoti Manjani qendro tek drejtesia dhe mos u mer me gjera te tjera,sepse vetem sa behesh qesharak !

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfurku

        Odhise Paskali pas vendosjes së monomentit të Skenderbeut ne qender të Tiranës doli disa mbasdite dhe priste vrejtje nga qytetarët. Ndër budallallëqet e shumta që dëgjonte në nje moment ju sos durimi me një qytetar që I bëri vrejte për kêmbët e kalit dhe Odhiseja e pyeti:- Ç'far profesioni keni? Qytetari ju përgjigj:- Robaqepës. Odhiseja me humor I tha. Po ju ç'keni me këmbet kalit, shikojni kostumin. Ylli bëni atë që beni më mire ju dibranët JUFKAT.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Ngenafortis Manjanis.

        Qenke hames i madh, zoterote, ose fati e ka sjelle qe te mos e ngopesh barkun mire ne femijeri a adoleshence. Ndryshe nuk ka si shpjegohet gjithe ky ditiramb i shpifur per ngrenien. Kam pasur rastin te vizitoje nja 40 a 50 vende te botes, por nuk me ka shkuar kurre mendja te mburrem se cfare hengra ne x apo y vend. Edhe nga shoke e miq qe kane qene me te bredhur se une shume rralle kam degjuar biseda te ngreni,, vetem kur ka rene fjala per ndonje ushqim karakteristik te x vendi. Ndersa ti..., kushedi si e ke hallin qe ke shkruar nje brockull te tille te shpifur. Qendro te kepuca, kepucar, sic thote komentuesi i mesiperm. Se na e shpife.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

          Gjithollogu nr. 2 Fylli Manjani , por dalin te 2 perbte njejten teme Fantomaksi nr. 1 Fevziu spiun sigurimi ne fakt jane familje spiuna se Fevzo sharlatani ka patur dhe babane Spiun sigurimi. Ndersa Fyelli Manjani eshte dhe avokati i Lali Erit...!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gabeli i Bregut Lumit nish Tulla nr.3 Tirone.

            Gjithollogu nr. 2 Fylli Manjani , por dalin te 2 perbte njejten teme Fantomaksi nr. 1 Fevziu spiun sigurimi ne fakt jane familje spiuna se Fevzo sharlatani ka patur dhe babane Spiun sigurimi. Ndersa Fyelli Manjani eshte dhe avokati i Lali Erit...!

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Edhe per turizmin eshte ekspert ky ministri i metes?Ky kerkon medeomos nje post nga Rama!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirona

                Sakte fare. Akoma nuk na ka ikur uria dhe ndjenja e te pangrenit/pangopurit. Akoma vazhdojme 'shume e per lume'

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qazim

                  Muhabet kot,fare pa sens.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje