
Nga SPartak Ngjela
Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?!
Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është fare pa themel juridik para një gjykate, sepse edhe vetë Saliu është i akuzuar nga SPAK.
Por Saliu këtë e ka më shumë si një mbrojtje ndaj vetes, pikërisht sepse edhe ai është i akuzuar për korrupsion në SPAK.
Dhe nuk janë pak tani këta të akuzuarit nga SPAK.
Por pyetja është kjo: cili organ po i akuzon?
Saliu me nivelin e tij jashtë sistemit logjiko-mendor, thotë që Metën e ka akuzuar Edi Rama.
Kurse ndërkombëtarët që e dinë se SPAK-u drejtohet dhe paguhet nga USA; qeshin me Saliun dhe pyesin njëri-tjetrin:
Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?!
Ishte përgjigjja që iu dha atyre.
Dhe ata qeshën me ironi dhe shtuan:
Çdo diktaturë e çdo diktator adhuron individin e paaftë. Por ky do të jetë një rast i fundmë në Shqipëri. Sepse edhe këtu do të drejtojë mendja e lartë e një burri të drejtë.
Por: kur do të na vijë edhe neve kjo kohë? Pyetën gazetarët e huaj.
Shumë shpejt – thanë ata – sepse deri në shtator, tetor; gjithçka do të ndryshojë në rrjedhën politike të drejtimit të Shqipërisë.
Paska takuar “ nje nderkombetar” ne jafe Ngjela.
Akuzat me te tmerrshme Saliu ja ka bere Likes
Avokat Ngjela mos u merr me probleme qe nuk ngrejne peshe. Iliri ne burg eshte dhe besojme se do denohet. Berisha, me gjithe zullumet qe ka bere merr fryme ne jeten politike shqiptare me ndihmen e madhe te Edi Rames. Ne se sot ka nje politikan qe perben shqetesim e rrezik per popullin shqiptar eshte Rama. Prandaj na thuaj gjera konkrete per gjynahet e tij ndaj ketij vendi dhe leri ato analizat se pse Berisha mbron Meten...Dihet jane bashkepunetore ne shume pislleqe dhe duan te shpetojne njeri tjetrin.
Një nder me vlera të shumta kërkon populli shqiptar nga mediat: të mos i përmendë fare emrat e ogurzinj të berishës e metës ( me b dhe m të vogël). Ky do të jetë një çlirim psikologjik me përmasa të pallogaritshme për të gjithë.
Shume dakort me Toten
Berisha mbron Liken sepse Rama, duke mbeshtetur Spakun, mbron Berishen. E thjeshte....