Projekt-Kodi qesharak i Ministrisë së Drejtësisë

1 Gusht 2025, 17:00Blog Ilir Yzeiri

Kryeministri Rama, më në fund u prononcua për probleme që lidhen me drejtësinë në këtë vend dhe nxitoi të merrte në mbrojtje Ulsi Manjën duke përdorur një fjalor jo etik ndaj gjithë atyre që ishin shprehur se drafti i kodit të ri penal që është paraqitur me pompë të madhe nga Ministri i Drejtësisë në një tubim të zgjeruar, nuk është bërë nga Ulsiu, por nga ekspertë. Të gjithë ata që shprehën rezerva dhe madje gjetën aty në atë draft edhe marrëzira që nuk i bëjnë as aparatçikët e komunave të Askundit, pra të gjithë ata, sipas kryeministrit, janë qesharakë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, zoti Sokol Sadushi që ishte i ftuar në atë takim ku Ulsiu paraqiti draft-kodin e ri penal, tha që nuk jam njohur me të sepse askush nuk më ka vënë në dijeni më parë. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, z. Olsion Çela u shpreh me rezerva të rënda ndaj këtij drafti, por sipas kryeministrit edhe ai nuk duhet të tregohet qesharak. Edhe Shoqata e Avokatëve, edhe gazetarë që janë shprehur për atë draft, sipas kryeministrit, janë qesharakë.

Çudi se i vetmi njeri serioz në këtë rrumpallë na del ministri i Drejtësisë i cili, kur e paraqiti më 28 korrik këtë draft tha “Ky Kod i Ri Penal nuk është thjesht një reformë ligjore, por një garanci për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ai vendos drejtësinë dhe të drejtat themelore të qytetarit në qendër të shtetit të së drejtës,” – u shpreh Ministri i Drejtësisë gjatë prezantimit. (https://www.drejtesia.gov.al/nje-kod-penal-modern-per-shqiperine/). Tani, pasi e panë të gjithë specialistët, të gjithë aktorët që janë drejtpërdrejt të interesuar, të gjithë dinjitarët e lartë të institucioneve të Drejtësisë në këtë vend, vunë re se ai draft është një skandal, një copy past i keq, i paredaktuar dhe i papërpunuar që turpëron të madh e të vogël.

Kryeministri thotë se ata që e konstatuan këtë janë qesharakë sepse ai nuk është bërë nga Ministria e Dretësisë. Natyrisht që jo. Por Ministria e Drejtësisë ka tagrin, në emër të shumicës, që të ndërmarrë reforma të thella, të ngrejë grupe pune me ekspertë dhe të tregojë që është një institucion i besueshëm. Si qënka kjo punë që Ulsiu nuk di gjë fare, madje, sipas kryeministrit ai as nuk e ka lexuar fare. E ka marrë nga ekspertët dhe e ka hedhur në mexhlis. Nëse nuk e ka hartuar Ulsiu dhe të tijtë, a mund të na thotë pak zoti ministër se përse, sipas tij, ky kod nuk është thjesht një reformë ligjore, por një garanci për të ardhmen europiane të Shqipërisë, siç tha në atë takim.

Ka dhe një anë tjetër. Konteksti në të cilën u paraqit ky draft ishte i mbushur me ngjarje që kishin lënë një shije të hidhur për drejtësinë në këtë vend. Media vlonte nga paraqitja e Salianjit me flokë e hundë të rregulluar në burgjet shqiptare. Eskortat që hynin e dilnin dhe befas, Erion Veliaj që shoqërohet në spital nga mbi 30 militarë e paramilitarë që varen nga Ulsi Manja. U mendua për një çast se përgjigjja e qeverisë për makabritetet e republikës së prokurorëve që po mbajnë e rrëmbejnë qytetarë dhe i plasin në burg duke shënuar rekorde të pamerituara, si vendi me numrin më të lartë të të paraburgosurve në Europë, do të ishte rishikimi i kodit penal. Mirëpo doli se ky draft jo vetëm që nuk ka ndërmend të rishikojë fuqinë absurde që u ka dhënë prokurorëve dhe krijimit të mitit të burgut, por ka shënuar regres edhe në anë të tjera.

Të gjitha këto po i përmendin çdo ditë specialistët, gazetarët, avokatët dhe shoqëria civile, e cila është e alarmuar nga ky draft, të cilin Ulsi Manja e paraqiti jo vetëm si një arritje, por si një garanci për Shqipërinë europiane. Tani na del se ata që po shprehin rezerva dhe po e hedhin poshtë këtë draft janë qesharakë. Kryeministri Rama, si zëdhënës i ministrisë së Drejtësisë, ka të drejtë që na thotë të bisedojmë me ekspertët. Po cilët janë ata, se këta ekspertët e Ulsiut kanë bërë një draft që jo vetëm është garanci për të ardhmen europiane të Shqipërisë, por e vendos edhe qytetarin në qendër të shtetit të së drejtës. » Duhet të konsultohemi me këta apo me të tjerë…

45 Komente

  1. L
    Luani

    Shume shume e sakte

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bismarku

      "Dy gjera eshte mire te mos i shohesh sesi behen: ligjet dhe sallami." Bismark.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Ha ha ha ha ha. Rrofsh per citimin. Me vlera. Por nje gjë me habit. Opozita e leshit nuk merret me çeshtjen e Kodit Penal. Fare. Asnje prononcim. Asnje koment. Siç duket, Salistët nuk pjerdhin per ligje. Opozita duhet të buçiste tani per kete deshtim total te Ministrisë se Drejtesise. Ligjet nuk jane te mazhorancës. Janë per gjithë popullin. Pse opozita nuk e ngre zerin që nuk u krijuan nje tryeze gjithëperfshirese per Kodin Penal? Oh, janë të zënë. Kanë hallin e Saliut dhe Dumani. Kujt i plasi per Kodin Penal. Pfffff. Nuk besoj se ka kryeminister më me fat nga Edi Rama. I ka pjellë mushka. Edhe sikur te dalë pa brekë te sheshi Skenderbej, te nesërmen iefiton zgjedhjet, sepse ka 20 vjet që PD-ja është pa brekë, dhe njerezve u vjen per te vjellë nga Saliu. Dhe Rama mbret. Tallet me Ulsiun ne mengjes dhe me Aldo Bumçin mbasdite.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lymi

        Mos u merrni kot me piktorin megalloman, se i ka ditet e numeruara, mbasi i ka humb simitja!

        Përgjigjjuni
        1. S
          SOLONI

          Nje gje eshte e qarte si drita e diellit: Ashtu sic ka ndodhur historikisht ne bote, ne te gjitha kohet dhe ne te gjitha vendet, sa me shume dikush qendron ne pushtet, aq me shume behet arrogant, fodull, narcisist dhe i demshem. Kjo po ndodh edhe me Ramen, te cilit i pelqen vetja pa mase dhe ( sipas mendjes se tij ) Shqiperia s'e ka edhe nje tjeter si ai. Projekt-Kodi Penal deshmon qarte nivelin e mjere te juristeve qe dominojne skenen politiko-juridike te Shqiperise dhe jane pasqyre e fodullekut shqiptar, ne pergjithesi, dhe atij qeveritar ne vecanti. Kush ka pasur te beje me keto kode, me prokurore dhe gjykates, si dhe me juristet e institucioneve shteterore, e ka kuptuar gjendjen e vajtueshme te nivelit te tyre juridik, pa folur per ate moral.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rudin Gunga

          Jo vetem qesharak, z. Yzeiri, por per fatin e keq te ketij vendi (po u miratua keshu), ai eshte thellesisht antidemokratik, rreptesisht kunder fjales se lire dhe jo shume larg nenit famkeq 55 te kohes se Enverit. I vetmi person qesharak ne kete mes eshte ministri i Drejtesise, i paafti Manja, qe e prezantoi me pompe te madhe kete draft, si dhe i nderuari kryeminister, (druhem te perdor ndonje fjale qe neser mund te quhet perdhosje dhe me rrasin ne burg), qe e mbron me kaq zell Ulsiun. Nuk na mbetet gje tjeter vetem te shpresojme qe BE-ja ta hedhe ne koshin e plehrave kete pacavure te shkruar nga nje grup njerezish te paafte.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Na e shpifët me këtë fjalën e lirë. Shpifjen e lirë deshe të thoje zotrote dhe gjithë ata që u djeg bytha nga kodi i ri se e nxjerrin bukën duke shpifur në mijëra portale e adresa rrjetesh sociale. A ju raftë pika që mbroni kriminelët, kontrabandistët, trafikantët, shpifësit, gënjeshtarët, hajdutët. Turp.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Bravo,te gjithe qe llapin pa asnje kufi dhe pergjegjesi fshihen pas "cenimi i fjales se lire" Personalisht kam pas dhe vazhdoj ta kem bindjen se Yzeri eshte nder te paktet personzhe te medias ne Shqiperi qe eshte serioz,dhe nuk ka frike aspak nga ky projekt kod se i cenon fjalen e lire,sepse po ti lexoni shkrimet e tij nuk me duket se gjen praktika shpifjesh,nuk ja fut si kau peles te dali ku te dali. Ne ket rast ai ngarkon me faj ministrin e drejtesise ,duke i vene ne dukje seriozitetin e paket qe vuri kundrejt nje ceshtje si ajo e drejtesise, ceshtje shume e ndjeshme per mbare shqiptaret. Mendimi im modest eshte qe ne, nga ligjet e E.Hoxhes kaluam ne ato gjasme demokratike,qe realisht nuk ishin te tilla por ligje qe i afrohen tej mase anarkise,e tani na duhet nje rruge ne mes,sepse ne nuk kemi as kulturen as ndergjegjen e "Nordikeve" nuk duam ama as te kthehemi ne komunizem,e si do ja bejme?? Na duhen ligje e norma te qarta pa shume interpretime,qe te na rregullojne jeten e perditeshme.Nuk jemi gati te presim qe ndergjegjia te mos lejoje shqiptarin te hedhi plehra nga ballkoni,30 vjet e kusur nuk mjaftuan,duhet te veprohet me ligj,duhet ndeshkim per trasgresoret qe te edukohemi. Yzeiri nuk mund te shpifi ne shkrimet e tij per qellime personale, ne qofte se e ben duhet te pergjigjet pse,e ne qofte se vertetohet qe ka shpifur,ligji dhet te jete i qarte se cfare paguan! Kjo duhet te vleje per kedo,pa dallim. Zure pronen publike,te jete e qarte se si e peson. Ne europe mendojne lehtesisht ne "burrokrateze",ne duhet ti pershtatim ligjet demokratike po,por edhe menyres sone si shqiptare,edhe ndeshkime te qarta e te barasvleshem me demet e krijuara,na duhen sepse akoma nuk jemi gati te ndryshojme me nje terheqje veshesh. Tradhetia ndaj atdheut,ndonjerit mund ti duket emertim komunist,por thelbi nuk ndryshon,te punosh ne dem te interesit kombetar,ta rrezikosh sigurine kombetare,teresine territorjale te saj me veprimet e tua,nuk e di por mua nje burgim i perjetshem eshte ne perputhje me te drejtat e njeriut. Te vjedhesh duke abuzuar me pozicionin tend si minister,kryeminister,gjyqtar,prokuror,duhet te konsiderohet si krim i rende dhe i nje shkalle te larte,duhet ndeshkim i rende,jo dy tre vjet dhe ajt se u kry!! Prandaj,ok perderisa eshte akoma projekt ligj,por edhe kujdes se jemi shume te afte qe po filluam me trysni majtas e djathtas, te prodhojme rezultate te dhjera komplet.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bummm.bumbum

                Ti do jesh nai cop roje te bashkia se ska mundsi. O të qft kina Kryeministrin me gjith ça i mban pragu.

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lymi

                Ketij Dakordit i pelqejne vetem ofendimet e Lira te megallomanit, apo intrigat dhe pabesite e tij ndaj rivale e te tij. Nje njeri qe perdor idiotin Ulsiu per te eliminuar rivalet, i ka ditet e numeruara!

                Përgjigjjuni
            2. B
              Builder

              I nderuar Ilir, keni shumë të drejtë. Po përseritet barcaleta e Pal Vatës. Kur e pyesnin për këtë apo atë problem, Pal Vata thoshte :” Unë e Enveri nuk dijmë gjë, vetëm në se e ka ba Mehmeti n’krye t’vet”. Ulsiu është njesoj si Dumani, kokrra e katundarit, që vetëm të qeshë e zgërdhihet si idiot, mbasi kështu i duket vehtja qytetar.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daku

                Po qe kafilluar te me pelqeje ky ilir yzeiri. Ka dy-tre muaj qe po shpreh opinione te sakta dhe mbi te gjitha “ ne target”. ( edhe ‘ ilir’ edhe ‘ jezifir’ nuk shkon, disi, dikur, do te duhet re marresh nje vendim themelor haa)

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhulio

                  Ulsi duhet të tregojë në rradhë të parë, se rregullat dhe ligjet kontrollohen nga ai vetë dhe punonjësit për rreth tijë. Nuk është rast ordiner, i të bërit kaçurrelat dhe hundën, në një dhomë private për seks, në një nga spitalet me emër, ku punonjës policie, të paguar nga taksat tona, blnin punën e kodoshit, ku kodoshi llaposte, këta rrinin tek dera. Kësaj ngjarje, ulsi nuk do ti shpëtojë, di vijë momenti kur berisha, do ja llogarisë si mit marrje dy komedianëve romeos dhe xhuljetes, prandaj thirri menjes. Të pjerdhësh sot në publik për publikun, do quhet vepër penale, të shkosh të bësh seks me një prostitutë do jesh i penalizuar, kur dyqani që ofron mallin nuk penalizohet. Kara karagjosllëqe nga ulsi.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sass

                    Edi Rama ruju nga mamuthi Ulsi manja

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      1997

                      Edi Rama duhet te preokupohet nga veprimet e tij, te futesh njerez te pafajshem ne burg, te prish gjumin, mbasi burgu mund te te prese edhe ty!

                      Përgjigjjuni
                    2. d
                      deri kur?

                      Respekte, per Z. Yzeiri, qe flet te verteten, qe vjen dhe i perplaset, si nje shuplake percelluese, piktorit, tashme te lajthitur krejt dhe eunukve te haremit te tij te stermadh.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Poseidon

                        QE ULSIU E KA ANONCUAR NUK DON TE THOTE SE E KA BERE AI.......PASTAJ TI ILIR JE NJE COPE BUDALLI SI SOKOLI APO OLSI BYTHA.....TE GJITHE E DINE SE ESHTE PER DISKITIM DO TE THOTE SE KA NEVOJE DHE JO ASHTU PER QEJF O BUDALL......MOS PRISNI QE KODI PENAL I SHERBEN NJEREZVE NORMALE SE ATA NUK BEJNE ZARARE....KODI PENAL ESHTE PER TE DENUAR ATA QE BEJNE FAJE PENALE DHE PATJETER DUHET TE JENE NE HARMONI NENET BRENDA PER BRENDA POR EDHE ME KUSHTETUTEN(NEQOFTE SE NUK ESHTE PARASHIKUAR NDERHYRJE EDHE NE KUSHTETITE ,,,,NE KUADER TE KODIT ,POR EDHE LIGJEVE TE BE)

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zeusi

                          Shkruaj me ferma të vogla!

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Poseidon

                          QE ULSIU E KA ANONCUAR NUK DON TE THOTE SE E KA BERE AI.......PASTAJ TI ILIR JE NJE COPE BUDALLI SI SOKOLI APO OLSI BYTHA.....TE GJITHE E DINE SE ESHTE PER DISKITIM DO TE THOTE SE KA NEVOJE DHE JO ASHTU PER QEJF O BUDALL......MOS PRISNI QE KODI PENAL I SHERBEN NJEREZVE NORMALE SE ATA NUK BEJNE ZARARE....KODI PENAL ESHTE PER TE DENUAR ATA QE BEJNE FAJE PENALE DHE PATJETER DUHET TE JENE NE HARMONI NENET BRENDA PER BRENDA POR EDHE ME KUSHTETUTEN(NEQOFTE SE NUK ESHTE PARASHIKUAR NDERHYRJE EDHE NE KUSHTETITE ,,,,NE KUADER TE KODIT ,POR EDHE LIGJEVE TE BE)

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Poseidon

                            QE ULSIU E KA ANONCUAR NUK DON TE THOTE SE E KA BERE AI.......PASTAJ TI ILIR JE NJE COPE BUDALLI SI SOKOLI APO OLSI BYTHA.....TE GJITHE E DINE SE ESHTE PER DISKITIM DO TE THOTE SE KA NEVOJE DHE JO ASHTU PER QEJF O BUDALL......MOS PRISNI QE KODI PENAL I SHERBEN NJEREZVE NORMALE SE ATA NUK BEJNE ZARARE....KODI PENAL ESHTE PER TE DENUAR ATA QE BEJNE FAJE PENALE DHE PATJETER DUHET TE JENE NE HARMONI NENET BRENDA PER BRENDA POR EDHE ME KUSHTETUTEN(NEQOFTE SE NUK ESHTE PARASHIKUAR NDERHYRJE EDHE NE KUSHTETITE ,,,,NE KUADER TE KODIT ,POR EDHE LIGJEVE TE BE)

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Poseidon

                              QE ULSIU E KA ANONCUAR NUK DON TE THOTE SE E KA BERE AI.......PASTAJ TI ILIR JE NJE COPE BUDALLI SI SOKOLI APO OLSI BYTHA.....TE GJITHE E DINE SE ESHTE PER DISKITIM DO TE THOTE SE KA NEVOJE DHE JO ASHTU PER QEJF O BUDALL......MOS PRISNI QE KODI PENAL I SHERBEN NJEREZVE NORMALE SE ATA NUK BEJNE ZARARE....KODI PENAL ESHTE PER TE DENUAR ATA QE BEJNE FAJE PENALE DHE PATJETER DUHET TE JENE NE HARMONI NENET BRENDA PER BRENDA POR EDHE ME KUSHTETUTEN(NEQOFTE SE NUK ESHTE PARASHIKUAR NDERHYRJE EDHE NE KUSHTETITE ,,,,NE KUADER TE KODIT ,POR EDHE LIGJEVE TE BE)

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Poseidon

                                QE ULSIU E KA ANONCUAR NUK DON TE THOTE SE E KA BERE AI.......PASTAJ TI ILIR JE NJE COPE BUDALLI SI SOKOLI APO OLSI BYTHA.....TE GJITHE E DINE SE ESHTE PER DISKITIM DO TE THOTE SE KA NEVOJE DHE JO ASHTU PER QEJF O BUDALL......MOS PRISNI QE KODI PENAL I SHERBEN NJEREZVE NORMALE SE ATA NUK BEJNE ZARARE....KODI PENAL ESHTE PER TE DENUAR ATA QE BEJNE FAJE PENALE DHE PATJETER DUHET TE JENE NE HARMONI NENET BRENDA PER BRENDA POR EDHE ME KUSHTETUTEN(NEQOFTE SE NUK ESHTE PARASHIKUAR NDERHYRJE EDHE NE KUSHTETITE ,,,,NE KUADER TE KODIT ,POR EDHE LIGJEVE TE BE)

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Poseidon

                                  QE ULSIU E KA ANONCUAR NUK DON TE THOTE SE E KA BERE AI.......PASTAJ TI ILIR JE NJE COPE BUDALLI SI SOKOLI APO OLSI BYTHA.....TE GJITHE E DINE SE ESHTE PER DISKITIM DO TE THOTE SE KA NEVOJE DHE JO ASHTU PER QEJF O BUDALL......MOS PRISNI QE KODI PENAL I SHERBEN NJEREZVE NORMALE SE ATA NUK BEJNE ZARARE....KODI PENAL ESHTE PER TE DENUAR ATA QE BEJNE FAJE PENALE DHE PATJETER DUHET TE JENE NE HARMONI NENET BRENDA PER BRENDA POR EDHE ME KUSHTETUTEN(NEQOFTE SE NUK ESHTE PARASHIKUAR NDERHYRJE EDHE NE KUSHTETITE ,,,,NE KUADER TE KODIT ,POR EDHE LIGJEVE TE BE)

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Poseidon

                                    QE ULSIU E KA ANONCUAR NUK DON TE THOTE SE E KA BERE AI.......PASTAJ TI ILIR JE NJE COPE BUDALLI SI SOKOLI APO OLSI BYTHA.....TE GJITHE E DINE SE ESHTE PER DISKITIM DO TE THOTE SE KA NEVOJE DHE JO ASHTU PER QEJF O BUDALL......MOS PRISNI QE KODI PENAL I SHERBEN NJEREZVE NORMALE SE ATA NUK BEJNE ZARARE....KODI PENAL ESHTE PER TE DENUAR ATA QE BEJNE FAJE PENALE DHE PATJETER DUHET TE JENE NE HARMONI NENET BRENDA PER BRENDA POR EDHE ME KUSHTETUTEN(NEQOFTE SE NUK ESHTE PARASHIKUAR NDERHYRJE EDHE NE KUSHTETITE ,,,,NE KUADER TE KODIT ,POR EDHE LIGJEVE TE BE)

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sqepari

                                      Pershendetje z.minister!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        B

                                        Haleja e piktorit te surrelit, morrem vesh qe e ka emrin Poseidon.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. C
                                        Cfurku

                                        Profe pa edukim edhe ligjet më të mira janë të kota. Ligjet tek ne shërbejnë për të punësuar prokuroret e gjyqëtarët e priashtuar nga vetingu, ose në parlament ose në avokati. Ligjet duhet te behen aq të thjeshta sa qe njerzit e thjeshtë të mos kenē nevoj per nje diplomë juridiku dhe gjyqëtaret mos të kenë nga ta lëvizin bishtin e dhelprës. Sa më shumë ligje aq më i korruptuar është shteti.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Ρrushi

                                          Me dokument ë firmosur nga prokurori i përgjith. Olsi Çela tregon përfaqësim të saj në atë rreth juristesh që drejtohet nga zoti Rakipi ish prokuror i përgjithshëm. Pra ja ku del që sot Rama u distancua se nuk ka dorë në ky draft. Sepse meqë pushtetet janë të ndara qeveria është e veçuar, por që nuk e përjashton që ajo para se ta çojë draftin në kuvend do e miratojë në BE. Pra rruga nuk është aq e shkurtër z. Ilir.(Gazetar). Do rrjedhë shumë ujë. Por këtu nuk na nevojitet se çfarë duan gazetarët me drejtësinë, por të informojnë procesin e saj të paanshëm. E bëjnë dot? Nuk qëndrojnë dot gazetarët tanë si informues, por duan të jenë palë në proçes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arbeni

                                            Unë dëgjova një ditë ish kryeprokurorin që sot është drejtor i shkollës së magjistraturës ,në mos gaboj ,që tha se në kodin e ri penal të gjithë vrasësit e dënuar me burgim të përjetshëm mbas 35 vjetësh të lirohen me kusht.E habitëshme që këtij palo juristi i vjen keq për killera serial si Zani Caushi i 1997-s,Sokol malokuqë vrau dy turistët çek në malësit e veriut për një telefon celular dhe një shqiptar tjetër në burg,Dan Hutrën nga Kuksi që vrau dy gra,apo vrasësin nga Lushnja Laert Haxhiu etj kriminelë.Mendoj se ish prokurori drejtor sot do t’i jenë premtuar para që kërkon lirimin e këtyre shtazëve të egra vrastare.Ndryshe nuk ka se si kuptohet ndryshe.A ka gjë më të rëndë për ato familje që Z Caushi u ka vrarë fëmijët ta shohin kriminelin të kapardiset i lirë rrugëve të Vlorës.Është njësoj sikur ua ke vrarë djemtë për së dyti.Të qifsha ç’të përmban pragu o Rakip legeni që propozon nene të tilla në kodin e ri penal.Ky njeri për mendimin tim ka lajthitur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vari l***t

                                              Përse nuk i bie shkurt o Arben, ke te ka vrare Zani Caushi? Keshtu edhe ne qe te lexojmë ta kemi më të qartë mllefin tënd. Jo për gjë po e ke perseritur kaq here kete refren sa na ben te dyshojmë se ke nje konflikt interesi me nje llum si Zani

                                              Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              Agushkari

                                              Ky kod duket si.kushtetuta e salih gerdecit e vitit 1994 qe nuk u.miratua nga populli ne,referendum

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Agushkari

                                                Ky kod duket si.kushtetuta e salih gerdecit e vitit 1994 qe nuk u.miratua nga populli ne,referendum

                                                Përgjigjjuni
                                                1. k
                                                  kasem gahinji

                                                  Ju qe flisni si KY yzehiri, bashke me yzehiri, sigurisht edhe une, è keni lexuar kete "Projekt te kodit penal"? Sigurisht qe jo. Flisni vetem Duke cituar Ata qe Jane intervista deri tani. Dhe I merrni te mireqena, sepse ju pelqen Juve te hapin goje, shpif I fyeni ne emer te lirise se fjale ste te them ty, Ilir, se je hajdut, je kurva, je trafikante, KE vrare njerezve, etj, pa fakte(une E di qe nuk je I kesaj kategorine), eshte e drejtat ime ne emer te lirise se fjale, apo eshte veper penale. Te te arestoje prokuroria, te te mbajte ne burg pa ASNJE akuzen, te te sekuestroje cdo gje sipas mentaliteti Olsi Dado, apo Duman Duman eshte veprimi qe cenon lirine e te drejtat e njeriu? Te dalesh ne gjyq, te gjukohesh, te Mos vertetohet akuza e dhene dhe po ne ate spalle, te te nderrohet akuza vetem per te te mbajtur ne gjyq a eshte qendrim drejtesie, apo shkelje e te drejtesie dhe procedura e gjyqesore? Po shoqerimi I Erjonit, per te cilin ti akuzoni Ulusiun, behet me urdher te prokurori te ceshtjen, apo te Ministri. Behet vetem me leje te prokurori te ceshtjen, kur personi eshte ne procedure hetimor, pra pa vendimi te forms se prere. AQ me teper, nje Projekt qe shtrohet per diskutime masiv para miratimit si mund te pergojohet ne kete menyre. AQ me teper qe e lidhnI me neni e agjitacionit dhe propogandes. Te fyesh nuk eshte agjitacion e propogande. Edhe ne ate kohe, per fyerje e shpifje ishte nen I vecante. Dy gjerat Jane, OSE kaq dini, OSE iu djeg dhe doni te kruheni.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. 1
                                                    1997

                                                    Zoti Kasem, varet se cfare konsiderohet fyerje nga ana e prokurorise, aktualisht fyerjet e Berishen per prokurorine nuk Jane fyerje, ndersa Jo fyerjet e Veliajt u konsideruan "kercenime". Gezu bajromin e Aspakut!

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. a
                                                    arti

                                                    Zoti Ilir jam 100?korde me ty,me duket Rama po mer drejtimin e Sulltanit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      Radovani

                                                      Te gjithe shqiptaret jane hajdara qe votojne kete loqe me zyle.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        NA MBYTEN IDJOTET GJYSME ANALFABETE

                                                        DY KOMENTUESIT ME GOMARE E PASKAN LENE PER NE FUND PER TE MBYLLUR KOMENTET !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Elektricisti

                                                          Shoku Yzeiri nuk ka cfare i ben kalit e i bie samarit,dmth nuk ia mban bytha te thote se autori i vertete i projektkodit eshte ai i madhi dhe gjuan Ulsiun e shkrete. Pa miratimin e atij lart nuk kishte shanse ti propozohej publikut nje kod qe dukej se vinte nga vitet e zeza te diktatures. As Aranit Cela po te ishte gjalle nuk nuk do propozonte nje kod te tille ne nje vend te ashtuquajtur demokratik dhe qe pretendon te hyje ne BE.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Liqeni

                                                            100% I SAKTE Z.ILIR YZEIRI. Sipas meje Kodi penal i viteve te monizmit ishte demokratik, me qellim e objekt te qarte te kuptueshem, por zbatimi ne praktike ishte tmerr, katastrofe, pasi organet e hetimit, prokuroria dhe gjykata ishin vegla qorre te PPSH, te politizuar ne ekstrem dhe injorante, te ushqyer me ligesi, antinjeri.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              KuOKodi

                                                              A jam i vetmi të cilit i duket mëse e çuditshme që flitet lart e poshtë për projekt-kodin e ri dhe gjëkundi nuk gjen qoftë një përmbledhje të ndryshimeve kryesore të këtij kodi. Kush janë pra ndryshimet kryesore në pika? Nuk më duhet fare opinioni i "specialistëve", "juristëve", "politikanëve". Kam tru vetë ta kuptoj se çfarë kamë shkruar, e jam mëse i bindur se çdokush do e kuptonte. Gazetari, nëse e sheh të arsyeshme mund të bëj edhe interpretimin e tij e ta përforcojë ate interpretim edhe me mendimin e ekspertëve. Po kështu, thjesht tekst, ai tha këtë, ajo tha ate... nuk ka pikë vlere.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Km

                                                                A me sqaron dot ndokush se deri ku eshte kufirin I" fjales se lire", SIC e quanti ju. Komentojne njerezit lirshem, Duke dhene mendimin e Tyre, per nje ceshtjen qe do te hidhte ne diskutime masiv.Dhe, ne emer te fjale se lire, fyhen si pa gje te keq, me lloj lloj shprehjesh vulgare, qe, per mua, Jane presion. Pse gjithe KY mllef? Per te mbyllur gojen, per te frenuar "fjalen e lire" ne emer te "lirise se fjales "? Fyerja nuk eshte argument, eshte shprehje e dhunes, e prepotences,sigurisht edhe e injorances.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. t
                                                                  timo

                                                                  Ilir, të them të vërtetën, shkrimet e tua, në përgjithësi, më kanë pëlqyer por, këtë rradhë je nxituar shumë, aq sa dukesh më qesharak se shumë nga ata deklaruesit para teje, aq më tepër se vjen pas shjegimit shumë serioz të kryeministrit. Në këtë rast të gjithë ju që shpejtuat me entuziazëm qesharak të kapni në gabim qeverinë me "meçurinë tuaj" dolët bllof! Qeveria do ta thotë fjalën e saj veç kur BE-ja të ketë dhënë rrugë kalimi.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Likja

                                                                    O Yzeir. U bëtë të gjithë juristë ju gazetarët e kazanit.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. Z
                                                                      Zihniu

                                                                      Kur vendi të jetë antar i BE edhe mund të bëjë ndonjë ligj që nuk është aq shum konform legjislacioni europian, por jo kur është në fazë negociatash, se i bie që të jetë aq trap sa të punojë kundër vetes, o Ilir “zbuluesi i madh” që të qafsha me llahinga për ment që ke…Po prit a derëzi mos fol pa menduar, pa parë e pa dëgjuar!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. u
                                                                        ulsia

                                                                        turp I madh ky draft kod penal qe ulsia e prezanton si arritje, kriminalizon gjithe shoqerine ky eshte deshtim i punes se ulsiut, shpresojme ta large rama nga minister

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje