Një bidon bosh peshon më shumë se një ligj

31 Korrik 2025, 15:56Blog Nga Frrok Çupi

Përditë ju ka ndodhur, dhe përditë keni ikur me frikë. Pse bëjmë sikur ‘haj mo’? Ju ka ndodhur që vini rrotull e rrotull dhe nuk mund të parkoni makinën. Në vendet për parkim të lirë janë vënë bidonë bosh; të gjithë i bien rrotull pallatit por bidonin nuk e prekin.

Edhe policët vijnë vërdallë, por bidonin e mitizojnë.

Në makinat e zeza e të rënda që i vijnë vërdallë bidonit, me siguri brenda tyre ka edhe armë ose drogë. Të zotët e makinave që ulin kokën para bidonit bosh, mbahen për trima. Dhe janë aq trima saqë qëllojnë me armë mbi njerëz; ose janë aq trima sa hyjnë në tregun e tmerrshëm të drogës dhe të përleshen me bandat.

Por jo të prekin bidonin bosh, që është e drejta e ligjshme. Bidoni është i vërtetë, siç mund të jetë një karrige me tre këmbë, ose një thes me inerte, ose një biçikletë që zë hapësirën sa për një makinë…, por në këtë rast po e marrim si balancë me ligjin. Bidoni është gjëja më bosh e gjithë çështjes me ligjin. Anti- ligji respektohet më shumë se ligji.

Kjo është tragjedia.

Çfarë po ndodh tani?

Sapo ka nxjerrë kokën ideja ose drafti për një Kod të ri Penal. Menjëherë u ngritën të gjithë ( më duket se të gjithë) kundër. Drafti thonë se është ‘i shëmtuar’. Po, sigurisht, mund të jetë. Por a na duhet Kodi, sepse ky nuk është ende ‘kod’? A na duhet të kemi ligj, apo të kemi ‘bidon’?, kjo është çështja. Këta nuk duan ligjin, ky është thelbi. Disa vijnë me mendimin se ‘sot bidonin ti, nesër unë’. Domethënë siç ecën për disa dekada pas viteve ’90: ‘Sot e marr këstin te Sudja unë, nesër e merr ti! Bëjmë si bëjmë mes nesh!’. Thonë se atëherë ‘pinim birra gjithë ditën së bashku’. Ose njëri mbjell kanabis e tjetri e tregton; në fund të fundit balancohen. Sot e zë rrugën njëri, nesër e zë tjetri…, në lagjen time ku ndodhen dy rrugë të ngushta paralele, njërën e kanë kthyer në parkim, sepse ‘mjafton njëra rrugë, ç’i do të dyja’. Në ‘Theth’ thonë se ‘do të qeverisen me Kanunin e Lekës’. Sipas Kanunit janë ‘zgjidhur’ hasmëritë: ‘Sot të vras unë, nesër më vret ti!’, me radhë. Hasmit janë njëri këtu, tjetri në Dubai. Të korruptuarit e mëdhenj të vendit nuk paraqiten para Drejtësisë. Ose edhe kur paraqiten, marrin me vete turma njerëzish si mburojë. Këta të mburojës mishtore nuk nënshkruajnë deklaratën se ‘këtë të zezë po ia bëjmë shumicës’. Secili nga zyrtarët e lartë mund të shesë e blejë interesat e vendit, siç ka ndodhur vite të shkuar, por nuk ka ligj. Nuk ka ligj për hapjen e çështjeve të ‘vjetra’ ku janë vrarë qindra e disa mijëra shqiptarë; ku është kryer krimi shtetëror, ku është kryer korrupsion i madh. Prokurori i Përgjithshëm tha se ‘me këtë Kod të ri’ mund të rihapen çështjet e vjetra penale.

Shumica tjetër e ‘njerëzve të ligjit’ thonë se ‘ishim mirë me kodin e vjetër’. Si me bidonin bosh; bidoni mbytet në pluhur por një parking do ta gjesh në rrugë edhe pas një jave. Kodi i vjetër u kthye jo në mur të lartë, por në një ‘gardh me njëmijë vrima’, nga ku kaluan dinozaurët që shkaktuan luftën civile 1997, grusht shteti në vitin 1998, dhunën mbi zgjedhje dhe opozitë- 1996; thyerjen e embargos së OKB për armë dhe naftë; skemat mashtruese piramidale; vrasjet në oborrin e kryeministrisë; djegien e 26 njerëzve në Gërdec; përdorimin e qeverisë si leckë ku fshiheshin b… e familjes së kryeministrisë me 19 kulla… Nëpër këtë gardh ka hyrë e dal fajtori i madh pa u paraqitur asnjë ditë para Drejtësisë.

Me atë kod, pa ligje, e keqja, krimi e korrupsioni i kanë hipur në kokë qytetarisë së vendit.

A vlen më shumë ‘bidoni bosh;’ se sa ligji? Edhe kur ligji është më i fortë, vlen mijëra herë më shumë se vetëgjyqësia. Ku ka ligj, aty ka pafajësi për njeriun. Pse bëjnë sikur tremben të zotët e bidonëve?

 

5 Komente

  1. A
    Altin Pellumbi

    Dakort me shkrimin! Duhet nje kod I ri ose permisim I tij. Une shoh nje problem tjeter: zbatimin me korrektesi te kodit. Ja u be dhe Kodi I ri ,plotesuar e shtuar me kerkesa te reja ligjore,hequr e larguar disa koncepte te vjetra te ligjit(kodit) te vjeter. Por a do rregullihet gjendja? Kush do e zbatoje kodin e ri? I bie ta zbatojne Po keta prokurore dhe gjykates! Ku ishte? Hiç gjekundi! Çfare bere? Hiç asgje! Nje gjykate kushteturse qe jep vendime ambigue(te paqarta,as mish e as peshk) eshte nje turp I madh per nga rendesia dhe pesha qe kane per gjykim. Varen fatet e njerezve,e Jo fatet e vete neneve te kodit penal.

    Përgjigjjuni
    1. c
      c

      Artikull i dobel, perpjekje e sforcuar dhe joprofesionale per "ti dale zot" nje projekti per nje kod penal qe penalizon gjithcka e qe praktikisht con ne nje diktature. Asnjehere nuk ka pasur vakum ligjesh, madje edhe kur shteti ka qene inekzistent gjate etapave te ndryshme te historise, populli eshte vetqeverisur me ane te kodeve e kanuneve ku spikat Kanuni i Lek Dukagjinit.Dhe aq lakonik, aq i qarte e aq bindes ka qene sa edhe sot pas qindra vjetesh sherben per zgjidhjen e shume ceshtjeve por edhe si baze morale. Sikur ligjet dhe kushtetuta jone te mbeshtetej ne frymen e kanunit, ne qartesine e tij, ne forcen e tij bindese, ne lakonizmin e tij atehere nuk do te kishim nje mal te paqarte ligjesh qe perdoren si kerbac ndaj te dobteve apo kundershtareve politike. Po marrim nje shembull, se sa thjesht e sa qarte e lufton kanuni vjedhjen, ne rast se psh vjedh nje dhi do japesh dy dhe ne rast se e perserit do lecitesh, pra do nzirresh nga fshati apo krahina. Sikur kjo norme e thjeshte kanunore te zbatohej ne rastin e korrupsuionit, jo vetem qe nuk do kishte nevoje per burg per te korruptuarit por korrupsioni do te zhdukej pothuajse plotesisht. C'na duhet ne burg gjithe keta zyrtare qe kane vjedhur miliona e miliarda euro nga taksat e popullit, kur taksapaguesve nuk u kthehen milionat e miliardat dhe sipas kanunit duhet ti kthejne dyfish. Vodhen 130 milion euro te inceneratorit te Tiranes, te kthejne 260 milion euro, i dhane Bechetit 110 milion euro, ti kthejne 220 milion euro e esktu me radhe .Kush do guzonte te bete korrupsion nese do detyroheshin te kthejne dyfish sipas kanunit? Askush.Dhe ta mendosh se Kanuni zbatohej per shekuj pa police, pa BKH, pa Spak e pa reforme ne drejtesi. Sepse Kanuni kishte per baze moralin, kanuni kishte barazine para kanunit e jo si tani qe ligji eshte per te dobetit e kundershtaret politike ndersa pushtetareve as u hyn ferra ne kembe per vjedhjen e qindra milion eurove

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti1991

        kerkohet qimja ne postiqe, nderkohe qe trau i korrupsionit e ka emrin kryeminister.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lako Qiska

          U gjend e humbur , e rrënë e hedhur e lënë - qnjë kuti kokosh - bonbonesh - Tuttle ə Co " BARKLEYS " Tastefully Intense Mints ♧ CINNAMON ♧ Net wt . 50g me datë skadence 12/ 2027 L BCL - 371 / 502363 - e konsumuar ; nga kokot : me ; katërmbëdhjetë kokoshka [ 31○71 ] - fishekë ; me i pa origjinën - nën një , voiture , të parkuar në lagjen Llukan Prifti . Të interesuarit mund të kishin lënë edhe armën pranë rrotës së majtë ; nën shasi ! Sa t'i sajoni ; pa mbetur karrikarorër - bosh ; pall n'emërin ; madhështinë udhës s'Asdrenit ! Lyp !

          Përgjigjjuni
          1. 1
            123456

            BRAVO Frrok Cupi te lumte dora dhe pena.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje