Kur hesht media publike, fiton injoranca

2 Gusht 2025, 09:19Blog TEMA
Kur hesht media publike, fiton injoranca

Nga Thoma Gëllçi

Vendimi i administratës Trump dhe Kongresit amerikan për t’i prerë 1.1 miliardë dollarë financim Korporatës për Transmetime Publike (CPB) nuk është thjesht një shifër në një buxhet shtetëror. Është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj një prej institucioneve më të besueshme të jetës publike amerikane, një goditje që nuk është parë në pothuajse gjashtë dekada. Ky akt nuk fshin vetëm një rresht nga buxheti federal, por fshin një kapitull të tërë të historisë së shërbimit publik në media.

Historikisht, media publike nuk është luks – është nevojë kombëtare. Që nga themelimi i CPB në vitin 1967, misioni ka qenë i qartë: të garantojë akses të barabartë në informacion, edukim dhe kulturë për çdo cep të vendit, pavarësisht nga fuqia ekonomike apo gjeografia. Në zonat urbane, NPR ( Radio Publike )dhe PBS ( Televizioni Publik )ofrojnë hapësira për debat civil dhe raportim të thelluar; në zonat rurale dhe të varfra, ato janë shpesh i vetmi kanal informacioni i besueshëm, sidomos për sinjalet e emergjencës dhe programet edukative për fëmijë.

Të mohosh këtë rol është të harrosh se edhe Shtetet e Bashkuara, si çdo vend tjetër demokratik, e ka ndërtuar shërbimin mediatik publik mbi modelin që funksionon prej dekadash në Evropë. BBC në Britani, ARD dhe ZDF në Gjermani, France Télévisions në Francë — të gjitha financohen publikisht sepse shërbejnë interesin e publikut, jo të tregut dhe jo të partive politike. Nëse një vend si SHBA, me një traditë të gjatë të lirisë së shtypit, vendos të presë kokën e medias publike, atëherë çfarë mesazhi u jep vendeve të tjera që e shohin Amerikën si model?

Kjo prerje buxheti justifikohet nga kritikët me pretendimin se NPR dhe PBS janë “të njëanshme” dhe “shpenzim i panevojshëm për taksapaguesit”. Por faktet janë kokëforta: një sondazh i Harris Poll tregon se 66% e amerikanëve e mbështesin financimin federal për radion publike — mes tyre edhe 58% e vetë republikanëve. Dhe, pavarësisht nga narrativa politike, pjesa më e madhe e buxhetit të NPR nuk vjen drejtpërdrejt nga shteti; fondet federale mbështesin kryesisht stacionet lokale, veçanërisht ato që shërbejnë komunitetet e margjinalizuara.

Mbyllja e CPB nuk është thjesht mbyllja e një zyre. Është ndërprerja e një zinxhiri jetik që furnizon me informacion, arsim dhe kulturë miliona qytetarë. Është këputja e fijes që lidh një fëmijë në një komunitet të largët me programet edukative të PBS, apo një fermer në një zonë të izoluar me lajmet e sakta dhe paralajmërimet e emergjencës. Dhe historia na mëson se kur media publike shkurtohet ose kontrollohet, hapësira bosh mbushet shpejt nga dezinformimi dhe propaganda.

Në vitet ’30, ndërsa disa vende evropiane linin të rrënohej transmetimi publik për shkak të interesave politike, pasojat ishin katastrofike: monopolizimi i informacionit dhe rënia e debatit publik. Në të kundërt, atje ku shërbimi publik mediatik u mbrojt dhe u financua, qytetarët mbetën më të informuar, më të angazhuar dhe më rezistent ndaj manipulimit.

Përvoja ndërkombëtare tregon qartë se financimi dhe pavarësia e medias publike nuk janë dhurata, por investime në stabilitet demokratik. Në Britaninë e Madhe, BBC financohet përmes një licence të detyrueshme për çdo familje që zotëron televizor, duke siguruar një burim të qëndrueshëm të ardhurash dhe një mbrojtje të fortë ndaj presionit politik. Në Gjermani, tarifat e transmetimit publik janë të garantuara me ligj dhe nuk mund të preken lehtësisht nga qeveria, duke e bërë ARD dhe ZDF ndër platformat më të besuara në Evropë. Në Skandinavi, media publike si NRK në Norvegji apo SVT në Suedi financohet përmes taksave të posaçme dhe ka një detyrim ligjor për të mbuluar edhe zonat më të izoluara me shërbim të cilësisë së lartë.

Rreziqet për median publike në vende gjysmë-autoritare janë të dukshme dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. RTSH, teorikisht e pavarur, përballet me sfida të vazhdueshme nga ndikimi politik, emërimet partiake dhe presioni mbi agjendën editoriale. Në vende të tjera të Europës Lindore, si Hungaria dhe Polonia, partitë në pushtet kanë përdorur kontrollin mbi median publike për të mbytur opozitën dhe për të manipuluar narrativën kombëtare. Shpesh, këto ndërhyrje fillojnë me justifikime të ngjashme me ato të përdorura në SHBA: akuza për “anshmëri”, kërkesa për “reforma” ose “kursim buxheti”, që më pas shndërrohen në mekanizma kontrolli dhe censurë.

Në Shqipëri, rreziku është dyfish: jo vetëm mungesa e financimit të mjaftueshëm, por edhe mungesa e garancive të forta ligjore që do ta mbronin median publike nga pushteti politik i radhës. Kur shumica parlamentare nuk është e zgjedhur por e emëruar, pavarësia mbetet në letër. Dhe kur nuk ka fonde të qëndrueshme, media publike bëhet e varur nga tendera, sponsorizime dhe kompromis editorial.

Sot, Amerika rrezikon të hyjë në atë faqe të errët të historisë që disa vende të tjera e kanë shkruar tashmë: dobësimin e shërbimit publik dhe hapjen e rrugës për monopolizimin e informacionit. Nuk ka demokraci të shëndetshme pa një media të lirë, të pavarur dhe të aksesueshme nga të gjithë. Dhe kur kjo media është publike, ajo nuk i shërben aksioneve, reklamave apo pronarëve privatë — i shërben vetëm qytetarit.

Mbyllja e CPB nuk do të shuajë menjëherë NPR-në apo PBS-në, por do të gërryejë themelin mbi të cilin ato qëndrojnë. Dhe kur themeli bie, muret nuk qëndrojnë

Shqipëria nuk ka luksin të bëjë të njëjtën gabim. Në një vend ku tregu mediatik është i përqendruar në pak duar, ku interesat komerciale dhe politike shpesh shkrijnë kufijtë mes lajmit dhe propagandës, roli i RTSH-së është më jetik se kurrë. Pa një shërbim mediatik publik të fortë, të pavarur dhe të financuar në mënyrë të qëndrueshme, qytetari shqiptar mbetet në mëshirë të kanaleve që shesin lajme si mall dhe të portaleve që jetojnë me tituj sensacionalistë.

Përvoja amerikane sot është një paralajmërim për ne: financimi dhe pavarësia e medias publike nuk duhen marrë të mirëqena. Ato duhen mbrojtur çdo ditë, jo vetëm nga politikanët, por edhe nga vetë publiku që ajo shërben. Sepse kur media publike hesht, nuk humbet vetëm një zë — humbet një e drejtë themelore qytetare: e drejta për të qenë i informuar. Dhe kur qytetarët nuk janë të informuar, pushteti nuk ka më frikë nga ta.

21 Komente

  1. k
    k

    Injoranca ka kohë që ka triumfuar përfundimisht,por disa akoma nuk e kanë kuptuar.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrantet dhe RTSh-ja

      Ne kohen kur Thomai drejtonte RTSh emigracioni mund te ndiqte RTSh. Pas tij, antishqiptaret e Rames dhe Saliut ja hoqen kete mundesii gjysmes se popullit qe jeton ne emigracion. PSE? Kuptohet pse edhe pa spjegim. Emigrantet nuk duhet ti japin asnje vote Rames ne te ardhmen! Rama eshte megalloman qe me apo pa dashje punon kunder popullit.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vëzhguesi

        Sa mirë që na kujtove se kujt duhet ti japim votën. Kaq të trashë jeni o milet. Fol për veten se të tjerët e dinë vetë se çfarë bëjnë.

        Përgjigjjuni
    2. s
      socialisti i vertete

      media jone publike qe nga themeli e deri me sot ka qene thjesht nje mjet i propogandes se partise ne pushtet. Eshte dicka e vjeteruar sa tani nuk vlen as si mjet propogande pasi askush nuk e ndjek as nuk e merr per baze. I vetmi qellim i mbajtjes se saj eshte punesimi i militanteve dhe mundesia e perfitimit nepermjet tenderave .Ne kohen e Enverit edhe e ndiqnim sepse mire apo keq ishte e vetmja mundesi informimi kurse sot askush nuk e ndjek dhe duket si nje kovachane e vjeter ku rrahin uje ne havan patronazhistet medioker te partise.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristi pensionist

        Sot mediat publike janë burimi kryesor i injorancës sociale, janë "kazani mediatik" ku gatuhen të gjitha shpifjet, intrigat, gënjeshtrat, për cilindo dhe për të gjithë. Janë zëri i fuqishëm i përhapjes së thirrjeve për revolucion, anarshizëm, hakmarrje, gjakmarrje, janë altoporlantët e shqipfolësve anti shqiptarë për turqizimin, sllavizimin, helenizimin e torjeve shqiptare. Nëse doni më...?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Publik=i domosdoshëm

          Mediat publike janë të domosdoshme në çdo vend demokratik. Siç ka spitale publike dhe private duhet të ketë edhe media publike dhe private. E keqja është se shpesh herë këto media bëhen strehë për të paaftët. Ose mbushen me militantë. Kam qënë disa herë dikur në kafenenë e radiotelevizionit shqiptar. E mbushur plot me punonjës që e kalonin kohën e punës atje. Dhe kjo askujt nuk i bënte përshtypje; Të djathtët e kanë parim dhe nuk e durojnë dot publiken. Edhe në Francë ka zëra që kërkojnë privatizimin e televizionit publik TV2. Por nga ana tjetër të gjitha televizionet private atje, si dhe gazetat, janë në duart e pak miliarderëve! Si t'ia bësh,! Shkurt nevojitet një televizion publik, por i pavarur nga qeveria dhe i detyruar të japë llogari vetëm para Komisionit për Media i Kuvendit. Kaq.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berti

            Si mamuth! Hajdut me çizme. Ne RTSH u pasurove.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demek

              O Berti te beft mire corba e prishur e Dumanit. Vidh ter jeten tani.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                Dumani e ka fajin, jo keta qe jane bere pasunar. Ai po ju bie ne qaf. A pikaaa. Ti Thoma, je te hajdut dhe ke vjedhur si derr! Te kap apo jo ligji, pune tjeter. Ishalla te pak nje dite. Edhe po beri ndonje gabim Dumani me procedure, ia falim.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gellci

                  a eshte ky ai qe u kap duke vjedhur dhe me ate bionden duke shfrytezuar postin dhe tradhetuar gruan e vet?

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demek

                    Ta qifshin motren me procedur o Berti

                    Përgjigjjuni
              2. G
                Gellci dhe komunizmi

                Gellci dhe mund tja kesh keputur kot: Duhet ta kesh degjuar zerin e amerikes ne shqip, qe drejtohesh, nga nje intrigant dhe sharlatan, si biberaj, qe perfundoi me spikere, ca kooperativiste, qe shqyenin gojen, tere kohen ne mbrojtje te politikes, se senilit plak te coroditur Bajden dhe konstant kunder Tramp.Dhe per cfsre duhej te vazhdonte nje karikature e ketilla.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkoder

                  Kjo eshte gazetari , eh sikur edhe nje here.....

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DUCJA

                    O Come, O hajdut. Ty te kapen me presh ne dore. Te shpetoi partia, dhe ta uli ca denimin gjykata. Ti je i fundit qe duhet te flasesh. Shut up rrace e qelbur. Harrove qe e mbarove shkollen si gjysh. Se as shkolla s"te dilte. Po ku i gjete gjithe keto mendja more vemje e peshtire.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DUCJA

                      Ore, po i doli fati Amerikes me kete hajdutin tone, qe pasi perlau ça mundi, do rregulloje médiat ne bote. Thomai nga Erseka, s shpetimtari i botes. Rama nuk e honepste dot kete fshatae se e felliqte fare.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lenci

                        Duceee, po kush e beri drejtor ne RTSH? Rama e beri. Pastaj pa vjedhjet e tij, dhe e hoqi. Tani vuri Enin. Ne fakt e vuri Linda. Po edhe ajo nuk do zgjase shume.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Degelisi

                          Shkrimi qendron por nuk minded ti japesh mendje Amerikes (edhe pse mund te jene mendime te drejta). Per ke eshte ky shkrim dhe Kush e lexon dhe e kuptoni ne Amerike? 99% e popullit Amerikane nuk e di ku eshte Shqiperia dhe Kosova

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Denis

                            Media publike ishte kthyer ne nje propagande majtiste te flliqt. Une them leri te digjen

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Ben

                              Cpune ke ti me SHBAne? Na ler rehat se edhe mizat na duhen tani! Na lep mend nje Kellic! Po pate kohe, merru me ata te korruptuarit e tu ne Shqiperi!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Popo

                                Ce cdoni ju cju pjell byrha vec fejk lajme duani sini ju gazetare plera me cim pekun ne ktye gomare mir jua bejne

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sio..

                                  Televizioni Publik duhet të ketë kuader ligjor te hapur dhe demokratik per te gjitha shtresat e shoqerise dhe ngjyrat politike: si per PS, PD, dhe per Ballin, Legalitetin etj... Te gjithë te shprehin idete e tyre.......

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje