Ç’mund bëjë opozita në kushtet e sotme, a ka ndonjë mundësi vërtet?

6 Gusht 2025, 09:46Blog TEMA
Ç’mund bëjë opozita në kushtet e sotme, a ka

Nga Fitim Zekthi

Një nga gjërat më të rënda sot, që shfaqet me gjithë fuqinë e vet në Shqipëri dhe sidomos në opozitë, është fakti që njerëzit nuk janë të trajnuar ose të përgatitur që të mendojnë për të mirën e përbashkët, për të mirën e vendit dhe shoqërisë, por janë të aftë të mendojnë vetëm për mënyrën se si preket apo fiton grupi tyre.

Mark Lilla, një mendimtar amerikan shkruan gjerësisht se kjo është një formë pushteti e injorancës, e padijes dhe madje e dëshirës për të mos ditur dhe mos mësuar.

Njerëzit, edhe qëllimisht, për shkak të interesit të tyre dhe interesit te grupit të tyre humbin aftësinë të njohin dhe kuptojnë të vërtetën. Kjo sigurisht që shkatërron jo vetëm interesin e vendit dhe të mirën e shoqërisë, por edhe interesin e tyre dhe të grupit të tyre.

Forcat e djathta apo konservatore gjatë gjithë historisë i janë trembur kësaj rruge, i janë friguar kësaj sjelljeje dhe kanë folur për maturi, për kujdes, për vetëkufizim, për largim dhe tërheqje nga emocioni dhe epshi.

Bash këtu tek këto koordinata është themeluar e djathta. Në Shqipëri, PD-ja, e cila ka pretenduar për vite me radhë se përfaqëson të djathtën, nuk ka qenë kurrë një forcë që u udhëhoq nga kujdesi, maturia, vetëpërmbajtja, vetëkufizimi, largimi nga epshi dhe emocionet e inatit apo zemërimit dhe për pasojë nuk arriti të mendojë dot përtej mënyrës se si pushteti apo realiteti politik prek atë dhe njerëzit e saj në një kohë kur duhet të mendonte (si forcë e djathtë për mënyrën se si preket shoqëria dhe vendi).

Tani gjendja është shumë e vështirë. Duke lejuar që vit pas viti, madje dekadë pas dekade, të thellohet kjo mënyrë të ekzistuari dhe kjo mënyrë të kuptuari e politikës gjërat kanë shkuar në një pikë shumë të largët, aq sa PD-ja përkufizohet  plotësisht, i merr vendimet dhe sillet pikërisht duke bërë vetëm të kundërtën e asaj që do të duhet të bënte një forcë e djathtë.

Edhe i gjithë debati, ose gjithë diskutimet brenda saj sot bëhen për gjëra të kota, bëhen nëse duhet të ikin disa drejtues apo të ikë kryetari, nëse duhet të bëhen analiza degë pas dege apo të bëhen seksion pas seksioni, nëse duhet hyrë në parlament apo duhet bojkotuar, nëse fajin e kanë disa deputetë, disa drejtues apo kryetari, nëse kanë infiltruar sorosianë, nëse kishte tradhti nga brenda etj.

Sado e vështirë, sa do tmerrësisht e vështirë, është e mundur që opozita të transformohet në një forcë të djathtë dhe konservatore që i brendëson realisht parimet e maturisë, vetëfkufizmit, kritikës ndaj vetes, mosfajësimin e armikut apo kundërshtarit për gjithçka, decensës, respektit për dinjitetin e kujtdo qenieje njerëzore, besimin tek liria politike, liria ekonomike, liria fetare.

Është e mundur që të kuptohet që nuk ka asgjë të mirë për opozitën si diçka e tillë në vetvete. E mirë për opozitën është gjthçka që është e mirë për vendin dhe për shoqërinë. Këtu nis dhe në fakt këtu edhe mbaron roli dhe detyra e të djathtës.  Nuk ka zgjidhje tjetër. Është e kotë po e kotë fare fare.

11 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    Lexova vetem titullin se ky i bije nga kina,opozita duhet te kapi me shqelma kriminelin sali dhe te dorzoj te gjithe hajdutet e vet si arkitektet e hajduteris dhe korrupsionit qe nga genc ruli e shume beqira qe jane fshehur neper vilat e tyre dhe nuk ndihen...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Cdo prodhim ka afat skadimi dhe mallrat e skaduar varrosen e nuk rikuperohen. Duam s'duam ketu ka arritur edhe PD e cila po merr fryme fale mbeshtetjes qe.i ben Rama.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeniceri

        Vala! C'mendon ti se Rama eshte ndryshe nga Saliu? Nje nene i ka pjell.Ndryshimi eshte vetem mosha.Ramiz Alija, kur shpalli pluralizmin,perzgjodhi figura per interesin e tij ,packa kush ishin e ke perfaqsonin ata.Vuri vetulla e popullin e qorroje.Se kurr do c'fryhet ,kjo fatkeqsi ,nuk parashikohet.Revanshin Donkishotesk ,te opozites e mazhorances askush ,jashte e brenda ,se ndal .Vend i vogel pa peshe gjeopolitike te terheqi vemendjen.Nje popull i tradhetuar e gjumash s'ka force per ndryshim.

        Përgjigjjuni
      2. z
        zoku

        Çfar mund të bëj kjo mut opozite kur në krye ka një shpellar kriminel ,hajdut non grata.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          "E djathta...!" Sikur e majta duhet të ketë të kundërtën e këtyre parimeve e kritereve lidhur me interesat e partive me ato të tërë shoqërisë!!! Edhe mender e djathta e hajdutëve e vrasësve këshillohet? A nuk duhet të shkojnë në të tëmave?

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cubi

            E para sala q....nonen e vet. E dyta te zhduket e mos ti degjohet as emri,kjo do ishte clirim per shqiperine dhe pd.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nari

              Nuk e kuptoj kembenguljen e faktit qe PD duhet te jete e vetmja opozite. Ne boten demokratike perndimore jane zhdukur dhe formuar shume parti te tjera dhe kane arritur te marrin edhe pushtetin. Edhe ne Shqiperi mund te formohen parti te tjera. Fakti qe nuk dalin parti te mirefillta te tjera tregon nje problem te madh qe kemi ne si shoqeri. Partia Demokratike nuk eshte nje parti normale parlamentare pasi perbehet nga njerez qe nuk kane ideal permiresimin e venditi. Ajo eshte nje parti e perbere nga nje person i rrethuar nga qenër te bindur ndaj ketij persino. Kundershtaret e Saliut nuk kane kurajo te bashkohen e te krijojne nje parti te rregullt me ekip dhe program alternativ per te permiresuar te ardhmen e femijeve shqiptare.

              Përgjigjjuni
              1. j
                jeta

                Dje po degjoja doktorin specialsit te Onkologjikut J. V., i cili dukej shume i shqetesuar nga rritja e perqindjes se perhapjes se kancerit tek shqiptaret sa here qe del e flet ne TV perbindeshi i Vicidolit kryekrimineli dhe kryehajduti Salih Vuk Berisha, qe vret e vjedh "pa dashje'!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pavlin

                  opozita duhet te marre ne shkelma saliun nga aty ku eshte

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali Ram Brrisha.

                    Ty "Jeni(sh)çeri tash jom ka jap urdhen me t bjerr ka koqet, me t skopit se sun kupto kah dynjalliku. T bosh barabar shpellen me Stamollin osh trapllik i moth ne Jeni(sh)çert e mij duhet me e dallue me t paren her kush o na shpella.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mesuesi

                      Z. Fitim , Vala , Jeniceri , Nari shqetesimit dhe deshires tende I Kane dhene , thjeshte dhe sakte pergjigjen . Kam respekt per personalitetin tend , per kulturen , diturine dhe ndershmerine tende te padiskuturshme , Po ketu Gabon , kjo PD eshte armike per vdekje e asaj C'ka deshiron ti , Ajo vec djeg e pervelon , Ajo eshte nje copez Sahara komuniste . .. Dhe ta quash ate opozite , dhe te shpresosh se Ajo mund te konvertohet ne dicka te shenjte sic eshte opozita , me duket absurde .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje