Presidentja që i shpalli luftë shtetit të vet

5 Gusht 2025, 19:26Blog TEMA
Presidentja që i shpalli luftë shtetit të vet

Nga Baton Haxhiu

Nëse Presidentja e Republikës së Kosovës do ta kishte lexuar Nenin 23 të Rregullores së Gjykatës Kushtetuese, ndoshta nuk do të kishte hyrë në njërën prej shfaqjeve më të rënda të padijes institucionale që një kryetare shteti mund t’ia bëjë vendit të vet.

Sepse Neni 23 e thotë qartë: Gjykata Kushtetuese do të vendosë për çështjet që i janë referuar në mënyrë të ligjshme nga palët e autorizuara, pavarësisht tërheqjes së tyre.

Pra, edhe sikur të tërhiqej, Gjykata ka të drejtë si dhe detyrim që të vazhdojë shqyrtimin. Tërheqja nuk ndalon procesin. Nuk e pezullon të drejtën e Gjykatës. Nuk e shfuqizon kërkesën. Nuk e përjashton gjyqtarin. Nuk i jep Presidentes kompetencën për të gjykuar legjitimitetin e gjykatësit që i bie rasti.

Por Presidentja zgjodhi të mos i përmbahet Kushtetutës. Zgjodhi të luajë një teatër në publik. Zgjodhi të viktimizohet në emër të një vendimi që as nuk i takon të komentojë dhe as të ndalojë. Dhe në vend që të heshtte për një proces të brendshëm kushtetues, zgjodhi të shpallë publikisht se nuk ka besim në Gjykatën e vet.

Sepse gjyqtari ishte serb.

Ka ngjarje që ndodhin vetëm në shtete të brishta dhe vetëm kur në krye të shtetit ndodhen njerëz që janë të gatshëm të luajnë gjithçka për vete.

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bëri një nga aktet më të rënda që mund të imagjinohet në një republikë parlamentare. Ajo tërhoqi kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin se gjyqtari raportues është Radomir Laban, një serb që, sipas saj dhe sipas shërbimeve të sigurisë, paraqet rrezik për rendin kushtetues.

Kjo nuk është vetëm tallje me drejtësinë kushtetuese. Është shpallje lufte ndaj shtetit të vet. Ndaj vetvetes. Çfarë marrie institucionale është kjo.

Në vend që të kërkojë shkarkimin e tij përmes procedurës që ia njeh vetë Kushtetuta, Presidentja vendos të sulmojë autoritetin e Gjykatës duke sugjeruar që një gjyqtar i saj është i rrezikshëm. Por jo në çdo rast. Vetëm kur shqyrton kërkesën e saj. Ky është standardi i një pushteti autoritar që nuk beson në institucione, por në rolin e vet të pakontestueshëm.

Nëse Radomir Laban ka qenë i rrezikshëm për rendin kushtetues, atëherë pse nuk është larguar më herët? Pse nuk është ngritur procedurë për shkarkim? Pse Presidentja nuk e ka ushtruar detyrën e saj kushtetuese? Pse vepron vetëm kur është fjala për kërkesat e saj?

Kjo sjellje nuk është vetëm arbitrare. Është shkatërruese për rendin juridik të vendit. Ajo e paraqet përkatësinë etnike si kriter të legjitimitetit juridik. Dhe në mënyrën më të papërgjegjshme, Presidentja u thotë të gjithëve si brenda dhe jashtë Kosovës se një serb nuk mund të jetë i besueshëm në një institucion kushtetues.

Çfarë do të ndodhë nesër nëse një shqiptar raportues gjyqësor vendos për një serb që ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese? A do të pranohet pretendimi i tij që shqiptari është i njëanshëm? A do të ketë simetri reagimi nga të njëjtët që sot heshtin?

Kjo nuk është më çështje e një vendimi formal. Kjo është një çështje që prek thelbin e bashkëjetesës institucionale në një vend të ndërtuar mbi besimin në funksionimin e drejtë të institucioneve. Dhe Presidentja, në vend që ta mbrojë këtë themele, i shkel me këmbë për ta mbrojtur veten nga një interpretim i mundshëm juridik që nuk i pëlqen.

Dëmi është kolosal. Institucionet serbe tashmë kanë në dorë një deklaratë që e bën Kosovën të duket si një vend që diskriminon një anëtar të gjykatës vetëm pse është serb, pa procedurë, pa proces, pa asnjë vendim ligjor. Dhe për këtë nuk është fajtor Radomir Laban. Fajtor është ai që bëri deklaratën. Fajtor është ai që e vendosi përkatësinë etnike mbi parimin e drejtësisë.

Asnjë qeveri serioze nuk e përballon një president që i bie murit të shtetit me kokë, vetëm sepse gjyqtari i çështjes së saj nuk i pëlqen.

Sot, vendi ka mbetur pa përgjigje: A është Radomir Laban rrezik kombëtar? Nëse po, pse ka qenë pjesë dhe pse është ende gjyqtar kushtetues? Nëse jo, pse e sulmon Presidentja në mënyrë të tillë?

Shteti ose funksionon mbi prova, ose mbi emocione. Dhe emocioni i sotëm i Presidentes është rreziku më i madh për rendin kushtetues që ka deklaruar se e mbron.

Në vend që ta forcojë shtetin përballë çdokujt që e cenon, ajo e dobëson shtetin për të mbrojtur veten nga një interpretim juridik që nuk e kontrollon dot.

Në vend që ta përdorë postin për të garantuar seriozitet institucional, ajo e përdor për të diskredituar seriozisht një nga institucionet më të rëndësishme që ka mbetur funksionale.

Ky është rrënimi më i qartë i parimit të barazisë para ligjit. Ky është përdorimi më vulgar i nacionalizmit për t’i shpëtuar një përballjeje juridike. Dhe për këtë, nuk mjafton asnjë shpjegim politik dhe asnjë ngushëllim publik. Sepse dëmi është tashmë institucional dhe ndërkombëtar.

26 Komente

  1. M
    Munika

    Per nje shtet futja pordhes, qe per 6 muaj pas zgjedhjeve, nuk legjitimon institucionet drejtuese, cfardo qe te thuash eshte pak. Ķete ua tha ambasadori amerikan, britanik, evropian e plot te tjere. Varu hebet e leri ne fatin e vet, se ketyre kafsheve as sanksionet e Evropes nuk po I bejne te reagojne.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Ashtu eshte. Ne nuk ua uroj te keqen por ata kane nje fare urrejtje per ne. Keshtu qe sensibilizim eshte zgjidhja

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nuk e ki fajin ti o Baton.....

      Baton, bjeri shkurt, na thuj ku u gatua idea e kombit kosovar. Pranoje se kosova banohet me shumice nga njerez mosmirenjohes gjakprishur ne dekada. LVV, si berthame e kombit kosovar, ka mbytur pavaresine e dhuruar, ka demtuar keq ceshtjen shqiptare ne Ballkan, dhe perfundimisht po e len Kosoven si pjese integrale te Serbise.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Korrekt

        Përgjigjjuni
        1. Ndriçim Stopi

          Po ta thote Batoni këtë, Shumë Analfabetë Finksinale do thone qe Batoni eshte Agjent i Serbise, Kosova ka shkuar per Lesht e Karir, ne Kneipe i themi Koqe Kanari. Albini ja arriti qellimit ta shkaterroj Kosovën, dhe disa Kara thonë Albini na hapi rrugen me pi Kafe ne Mitrovicen Veriore, nuk shikojne qe Mitrovica Veriut po rri Urtë se Albini ja ka siguru te ardhmen e Serbeve.

          Përgjigjjuni
          1. Shumë e saktë

            Përgjigjjuni
          2. O
            Origjine ime Prishtinali 100%

            Çfare shteti thote ky ! . Atehere Palestine qe ka 147 njohje eshte shtete ! . Krahine kosoves nuk eshte shtete dhe nuk behet kurre ka tregulla per te qene shtete . Vojvodina eshte dy hère me madhe se krahine kosoves dhe eshte brenda territorit Serbe. Per tu shkeputur duhet me nje référendum te pyeten serbet dhe albanofolesit e kesaj krahine: A jeni ju dakorde qe kjo krahine te shkepuet nga territori dhe ti bashkohet Shqiperise .... Nese fitone ( PO ) atehere je i lire por me deklarime unilatérale haaaa eshte kot . Dhe me kryesore kjo krahine eshte proserbe rrethe 70% e tregetise behet ne Serbi , rryma elektrike nga Serbia , per te hyre ne ate krahine perdoren rruget Serbe. Kurtovitç e flet serbishten me kenaqesi. Popullsia e urren Shqiperine nje lloje xhelozie provinciale. . Sigurisht ka edhe atje shqiptar te vertete por jane pakice , nuk besoje qe kalone me shume se 15 % , pjesa tjeter jane proserbe.......sic deklaron dhe magjypi Nexhmedin Spahiu. Pse kjo krahine eshte antishqiptare dhe pse ne e kemi dashur kete krahine , vjene nga dy propogande ajo Enveriste , dhe ajo Titiste Jugosllave. Per te punuar ne administrat si ne poste ,mesues ,police, gjyqtar ,prokuror ,gazetar ne komune , bashki duhet te ishte antar i partise komuniste Jugosllave dhe obligatoire te ishe antishqiptar te urreje Shqiperin, gjithe kjo mase e madhe u martuan linden femije dhe percollenvte femija urrejtje per Shqiperine qe sot duket hapur nese degjone ne kazanet televizive Dibran Hoxha Nexhmedin Spahiu Blerim Gashi Ylli Hoxha Leonard Kurcuku pa llogaritur ballisto -fashistet e LDK , eshte nje grupim komentaroresh sportive nje fare Korab Korab (;bashke bizedojme) jane me qindra qe kur i degjone shokohesh te krijohet bindje CSE Serbi paska pasur te drejte , dhe ka pasur te drejte Kemi mbi 25 mije femra koqevare te perdhunuara ku kane lindur femije gjysem serbe ( bâtards) . E kunderta ne Shqiperi nje dashamires per ta nje fare diskriminacion positive duke i toleruar por qe shume vone kuptuam sa te kqinje Jane Ndoshta o Bâton Haxhiu mos n'a gérric bythen çfare ndodhe ne ate krahine te prapambetur.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Ishalla past suksese Kosova dhe duhet ta ndihmojme por duhen sensibilizuar njerezitnqe ata urrejne Shqiperine, sepse kushedi sa jane marre me qafe nga Kosovare. Asnje nga ne nuk do te shohe ngjarjet e 99 e serisht do i ndihmonim, por edhe naive s mund te jemi

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirane

                Nofka "Prishtinali 100%", Ti je 100% grekoshkja i deshpruar. Ne shqiotaret nuk ojerdhim fare per nje grekoshkja te qelbur sukur qe je ti.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tiralesh

                  Me rrofshe bolet jam 100 % prishtinali po prishtinali shqiptar

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dardani

                  Qirja sllavoaziatike me nofken "Prishtinali 100%" ne cofje e siper, Qen i buri i qenit, shkja i biri i shkines, Shkinija yte eshte ne shperberje dhe do te ju mbetet vetem Pashalluku i Beogradit ashtu sic keni qene para kongresit te Berlinit. O shkja i shkines, merr ilaqet qe ta perjetosh me leht zhberjen e Shkinise tende barbare gjenocidiale.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardaleshi

                    Pyete mamin me çfare mielli e gatuan buken . Pyeti ata te diaspores ke rruge perdorin. Pyete Kurtovitç sa % te tregetise e bene me Serbin Pyete babin sa udbash jane sot te ekspozuar ke plot 25 mije. Une jam prishtinali shqiptar 24 karrat e jo gjakprishur.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kureshtari

                      Nëse, Albini bën tregëti me sërbinë,ti që më bëhesh më katolik se papa,bojkotoji prodhimet sërbe@

                      Përgjigjjuni
                  2. t
                    tetovari2

                    O katunar Prishtinali, prindët e gjyshërit nga cili fshat kanë ardhur në Prishtinë?

                    Përgjigjjuni
                  3. U
                    Ushtari.

                    Po mire hajde de ta zeme se eshte serb.Tani e mori vesh Presidentja qe ne kete gjykate paskemi edhe nje serb.Kaq ne gjume qenka kjo presidente se edhe vete antaret e gjykates kushtetuese qe rrezik se une nuk e di mund ti kete dekretuar vete presidentja.Nuk e di ne kopetence te kujt jane emerimet e tyre.Rrezik ky gjyqtari "serb" te jete me shqipetare se sa shume te ashtuquajtur " patriote".Nuk di cte them me per kete gje se une jam shume respektues sidomos ndaj postit te "Prisidentit".

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nuhi

                      O Shqiptare,hiqeni monstrumin,anti UCK-ne,njeriun e sherbimeve,flliqesiren e kohes,lepistren e pushtetit,per ta ndihmuar foshnjen Kosove qe me shum mund u krijua,fjala eshte per m….in e Kosovees V.Osmanoviq.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        adi

                        ju deshtoj plani bias

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nuhi

                          Ky djall ka vetem nje qellim,te behet prape presidente,mjere shqiptaret,V.Osmano…..

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nuhi

                            Ju lexoje,fatkeqesishte jeni portali me i lodhet Shqipetar.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Labeati

                              Ky pis paska marre urdher per te mbrojtur gjygjetari serb

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                N

                                Pse nuk mi publikoni shkrimet

                                Përgjigjjuni
                                1. Nuhi

                                  Portal si Vjosa Osmani,klmie.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Drenica Legjendare

                                    HAJ MEDET HAJ MEDET NË DUAR TE KUAJT KA MBETË KY SHTET KY SHTET NA MBET NË DUART E VAJZEZ SE UDBASHIT RAIF OSMANI VJOSË LOPES SE MITROVICES KY SHTET KA MBETË NË DUART E DJALIT TE ZAIM UDBASHIT QE DERI NË BOMBARDIMET E NATOS KA PUNUAR NË ORGANET E DHUNSHME TE SERBISË KUNDER SHQIPTARVE KY SHTET PAT MBETË EDHE NË DUART E NJI INJORANTI DHE IDIOTI BABA I TE CILIT KA QENË PATRIOT E DJALI FAQEZI GLAUK KONJUFCA KY SHTET KA MBETË NË DUART E RRUGAQVE TE VV TE CILET ALBINI ANALFABET FUNKCIONAL

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Letra e Trump për Vjosën tonë

                                      Presidenti Trump i dërgoi letër Vjosës me lëvdata. Ia përcjelli edhe përshëndetjet e Zonjës së Parë, Melania.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        tetovari2

                                        Baton,a pak na kanë gjykuar e dënuar sërbët në ish jugosllavi dhe pa fine turpi kërkon që një sërb të gjykojë në Kosovën e lirë!Si nuk ke një gram sensi atdhedashurie,kërkon hiç më pak që kryetaren e shtetit,pa marë parasysh se nuk e don ti dhe një pjesë e elektoratit,gjithsesi ajo është kryetare e shtetit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. h
                                          hila

                                          Biba Vjosa Osmani don mu tregu e madhe por aq tru ka sja pret ma shum , mos i veni faj.Edhe keshilltaret i ka si veten, dru me pre.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje