Vetëm të iki ky...  

6 Gusht 2025, 14:51Blog TEMA
Vetëm të iki ky...   

Nga Lutfi Dervishi

Në një raport për perspektiven e Shqipërisë, një ndërkombëtar shkruante:

"Ky vend do të bëhet… por vetëm nëse ikin këta të dy" 

Dhe ai sugjeronte që këta të dy, për të mirën e vendit, duhet të iknin në të njëjtën kohë. E kishte fjalën për Ismail Qemalin dhe Esat Pashën. Viti (i mbrapsht) 1913. Që në ngjizje, zgjidhja e halleve u shfaq si "ikje".

Në Tropojë, në një anekdote, zgjidhja ishte po kaq e thjeshtë:

"Vetëm të ikë turku, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë austriaku, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë Zogu, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë italiani, le të vijë dreqi.

Pastaj të ikë gjermani, le të vijë dreqi."

Dhe më në fund dreqi erdhi dhe ndenji 45 vjet. Me shpatë, me kazëm, me frikë.

Historia s’ka qenë kurrë thjesht një vijë e drejte, as zig-zage. Ka qenë më shumë një rreth, ku të gjithë i japin të njejtin "drejtim" edhe në liri:

Nano ik.

Meta ik.

Berisha ik.

Rama ik.

Berisha ik

Dhe në ndërkohë, nga vendi iku Noli, iku Konica, ikën antikomuniste, ikën intelektualet, ikën studentët, mjekët, mësuesit, pastaj dhe gjysma e popullit.

Kemi pak durim për të ndërtuar dhe shumë zell për të përzënë.

Kemi dhe një raport shumë të çuditshëm me zhvillimin.

Ka vende që zgjedhin evolucionin.

Ne i shtojmë një ‘r’ përpara. Dhe kërkojmë revolucione. Madje ashtu si në ftesat për dasmë lëmë dhe orare se kur duhet të nisin.

I besojmë individit, jo institucionit.

Besa është më e fortë se shkresa.

Fisi më i afërt se shoqëria.

Interesi im më i shenjtë se çdo profet.

Improvizim dhe aksion në vend të planifikimit.

Gardhi më i dobishëm se hapësira e përbashkët.

Vetëgjyqësia më e drejtë se drejtësia.

I forti më i zoti se i mençuri.

Dhe ikja kapak flori

Ikim. Dhe jo vetëm nga vendi.

Ikim nga përgjegjësia.

Ikim nga bashkëpunimi.

Ikim nga ndershmëria, sepse "quhesh budalla"

Ikim nga fjala e mirë. 

Ikim nga shpresa, se ajo kërkon durim"

Dhe kështu, ikja mbetet zgjidhja/zgjedhja më e vjetër dhe më e preferuara. 

Prandaj ndoshta nuk është çudi që 102 vjet më parë një ndërkombëtar shkroi: "Ky vend do të bëhet, por vetëm nëse ikin këta të dy". Por nuk e mendoi se do vinte një ditë që do iknin të gjithë, përveç atyre të "dyve"… që mbeten, në versione të ripërtëritura.

Vetëm të iki ky… dhe dreqi le të vijë prapë, se jemi mësuar me të.

12 Komente

  1. a
    agroni kombinat

    o urja hip nga dibra vetem te ikin nga ky vend si puna jote se ky vend behet

    Përgjigjjuni
    1. k
      kristi

      Shume qenke lodhur z. Lutfi Dervish. Po ju kur do ikni? A kini ndonje gje te mire per te thene se po luani nje rol shume negativ. Ky vend ka shume gjera te mira, shume shembuj qe duhen pergjithesuar. Ka edhe anen negative si cdo vend tjeter.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franc Josef

        Të shohim auditin gjatë periudhës tënde në RTSH, se mos na del m@t i thatë. Se që ke dorë, madje të rëndë, këtë e dinë shumë në RTSH, por edhe..

        Përgjigjjuni
      2. E
        ENTSOE

        Gazetar I 21 Janarit dhe Gerdecit, I perzjen gjerat me pisllek, SE kush duhet te iki ose te rrije e vendos populi ne demokracia dhe Jo marifetet e pista te ketij gazetari te ISH gazetes Republica te Gerdecit!!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labeati

          Si ne filma qe ka personage negative dhe ne gazetari ka gazetare qe i meshojne se keqes si ky kellufi nga Kukesi me mbiemer dervish pra jo Shqiptare

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Me falni ,zoti Dervishi nuk po hynte thirrje te ikte kush.Ai permend zakonin e shqiptareve,qe me te vertete e kemi qe rrijne me koken ne ferr dhe lutemi,dreqi t'a marre dhe keta mos te jene.Sepse keto njerez qe kemi mbi koke nuk ikin kurre po nuk i hoqen ne.Prandaj jane ato krahasimet aty qe tregojne karakterin tone te dobet,gjate gjithe historisë shqiptare

            Përgjigjjuni
            1. n
              niko

              z.Lutfi jetojmë në një kohë kur lëvizja e lirë është vendim i zakonshëm për individët që zgjedhin se ku dhe si duhet të punojmë e jetojnë. Nuk mund të bëjmë histori me fabula të tilla si "ika nga diktatura,rregjimi hibrid demokrat,apo diktatura liberale.Çdo individ bën zgjedhjen e tij...Edhe kur proteston. Shoqëria e të ikurve ka marre vendimin e saj lidhur me kushtet dhe objektivat e saj. Ata jetojnë çdo moment të lidhur me vendin e tyre, sepse informacion për ta nuk është vetem gazetari,..

              Përgjigjjuni
              1. l
                llazi usa

                Ky shkerdhata eshte nje bytheqire qe se ka shokun, ky e ka mbajtur hunden gjithmone ne bythe te Saliut dhe Ilirit, dhe hiqet gazetar i zgjuar, ky eshte nje kare nga mendja

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  FALEMINDERIT MERO QE ME NE FUND PO NA JEP MUNDESINE TE REPLIKOJME ME LUT MUTIN...... .JAM NE ITALI PREJ 7 VJETESH DHE VEREJ TE NJEJTEN GJE,SI KETU NE SHQIPERIA,PRA LARGIME , PAMBARIM, PASTAJ SPOSTIME SE KUJTONI SE ESHTE ME MIRE NE IKS VEND ,PASTAJ EDHE PER ARESYE TE MOSARESYESH ,,,,PRA PAK A SHUME ESHTE NJELLOJ (NDOSHTA NDRYSHON PERQINDAJA) , POR KA PRA LEVIZJE, ,,,,,ITALIA ESHTE MBUSHUR ME BYTHEZINJ,MAROQEN,PAKISTANEZ, INDIAN E KINEZ.....KY PRA ESHTE TREND PER SHUMICEN E KOMBEVE...... E VERTETE ESHTE QE LARGIMI DHEMB DHE QE NUK MUNDET ASNJERI TE BEJE ME SHUME NE KUSHTET E NJE NUMURI TE KUFIZUAR KONSUMATORESH POR EDHE PUNETORESH......POR KJO ESHTE DICKA , TE THEMI E PERBOTESHME.... ..PRANDAJ TI LUT MOS HA MUT.....

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adonav

                    Të e vadis apo s'bën - farën , se e shoi ? E pa ju i vardisur s'merr të përpjetës - drethka . Do e vadis ! A t'thuhet si për mendësi ; një moment anémie ? Do vaditur - por në rrënjë .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Plesha

                      Një nga shkrimet më të mira wë kam lexuar. Urime!

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hasani i biri Hysenit

                        Ky gazetar i "madh,nuk ka ndryshuar fare,po ai me shpirt te zi. Z.Mero,ben mire qe,boton shkrimet e ketij sharlatani dhe ke ke lene hapesira per komente.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje