Nga Nikollë Lesi
Sot Policia e Shtetit nuk ka lejuar hyrjen e punonjësve dhe gazetarëve të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut në një ndertesë që është shtetërore.
Një gazetar i njohur, opozitar, me mori në celular sot, fill pas kësaj ngjarje dhe me pyeti se “A ngjason ky rrethim i News24 me rrethimin e redaksisë së gazetës KOHA JONË natën e 3 marsit 1997?”.
Dhe iu përgjigja shkurt: JO!
Me pas kolegu i mirë mbylli celularin. Shikova nëse e ka publikuar përgjigjen time, dhe vërej se jo.
Meqënëse me pyeti miku im koleg, që punon për një media të Partisë Demokratike, më duhet të shpjegohem për publikun, edhe si botues i gazetës me të madhe të pavarur në historinë e medias shqiptare, gazetës KOHA JONË.
Përplasja e sotme Polici-News24 ose me saktë polici-pronar media nuk ka të bëjë me zhurmën se shteti po dhunon median e lirë apo bërtimat e disave nga selia blu apo edhe të mikes time të mirë, ish-deputetes Dhurata Çupi e cila tha se ”Heshtja sot për News24 është heshtje për çdo media që mund të jetë nesër në të njëjtin fat. Prandaj duhet reagim shoqëror”.
Me lejoni ta them që të mos keqkuptohem nga ata që nuk lexojnë kurrë deri në fund një shkrim: Kurrsesi nuk jam dakort me hakmarrjet apo ndëshkimet qeveritare, kushdo që të jetë në pushtet!
E në këtë rast duhet një sqarim nga strukturat përgjegjëse shtetrore nëse ka patur lajmërim me shkrim ndaj kompanisë mediatike, ose me saktë ndaj pronarit të News24, etj. zotit Irfan Hysenbelliu për lirimin e zyrave shtetrore të dhëna, dikur, me qira?
Ndërsa godina mbetet pronë e qeverisë dhe çdo qeveri e di se si e menaxhon pronën e saj!
Prapë pak fjalë për Irfan Hysenbelliun. Po e bëj se prapë ka disa që nuk durojnë deri në fund, të lexojnë!
Irfani, që është pronar i News24 dhe disa mediave të rëndësishme në vend, mbetet një nga pronarët mediatikë dashamirës dhe njerëzor me punonjësit e medias së tij. Njeri iniciator, kërkues dhe asnjëherë i kënaqur nga arritjet e tij të mëdha në jetë.
Por e verteta mbetet një; shteti e ka pronë të tij godinën e News24. Dhe ka një plan për ta kthyer në një objekt prodhimi ushtarak.
A ishte me paramendim qeveritar rimarrja e godinës, pra mbyllja e kontratës së qerasë, apo jo; kjo ha debat. Sikurse thuhet se kontrata e qirasë kishte mbaruar dhe Ministria nuk ia ka ripërtërirë.
Dhe e bëri ligjërisht!
Ku është dhuna në këtë rast?!
Të lajmërova, mos hyjë brenda dhe nuk të lejoj!
Nëse ishte godinë private, atëhere dal dhe unë të dera e News24 me kolegët kundër Edi Ramës. Nëse i kanë hequr licencën televizionit kanë të drejtë gazetarët e News24, jo vetëm të protestojnë, por edhe të hyjnë në Kryeministri.
Shumë mirë, Irfani i famshëm, si ndërtues dhe mbetet një nga ndërtuesit më cilësorë në Tiranë, mund të kishte ndërtuar një godinë private për mediat e tij.
Nëse bashkia apo qeveria nuk do t’i kishin dhënë leje ndërtimi për një godinë private mediatike, atëhere ka të drejtë Irfani. Nëse AMA, pra indirekt qeveria, do t’i kishin hequr licencën e televizionit, atëherë ka të drejtë Irfani.
Ndaj krahasimi me rrethimin e djegien e plotë të redaksisë së gazetës KOHA JONË më 3 mars 1997 nuk ka asnjë krahasim me ngjarjen e sotme te News24.
Shumica e di, por sidomos rinia e sotme, e cila atëhere nuk kishte lindur, duhet t’ju them se ishte Policia e Shtetit, Shërbimi Sekret Shtetëror (SHIK) dhe Garda e Republikës më 3 mars 1997 që hynë me forcë në orën dy të natës në zyrat e gazetës KOHA JONË; qëlluan me automatik muret, dogjën me napalm kompjutera, tavolina; gjithçka. Morën me vete me dhunë gazetarin Zamir Dule që flinte në zyrat e KOHA JONË. Rrëmbyen shoferin e gazetës Anesti Nikolla. I dërguan me dhunë në komisariatin numër tre dhe i rrahën në qelitë e tyre. Zamir Dulen e sakatuan dhe nuk u bë më njeri, derisa ndërroi jetë në Korçë.
Zyrat e shkrumbuara të KOHA JONË sollën që gazeta për 42 ditë të mos dilte në treg.
Ishte shteti, autori. Dhe kjo e vertetuar nga Gjykata e Lartë pas 19 viteve nga ngjarja, në dhjetor 2016, u pranua se redaksia e gazetës më të madhe shqiptare u shkatërrua nga shteti.
Të mos përmend përplasjen e madhe me Kryeministrin Fatos Nano ndër vitet 2003-2005, që çfarë nuk bëri ndaj gazetës KOHA JONË. Të gjitha poshtërsitë e botës!
Natyrisht që dhuna shtetërore ka forma e nuanca të ndryshme, në kohë të ndryshme.
Jam krejt i qartë për këtë!
Por doja ta sqaroja kolegun tim që bëri krahasim të pakrahasueshëm.
Bravo Njeriu duhet te thote gjithmon te verteten
Kështu është kur gjithë biznesmenët e mëdhenj të Shqipërisë kanë qenë kaptera të Ushtrisë Popullore..... . Të gjithë. Pa përjashtim.... . Mernin shtëpinë dhe rrobat falas nga shteti, tani duan edhe ndërtesat ku bëjnë biznes falas.
Kapteri Irfan produkt i demonkracise Tok e Xanun
Gjithë problemi është se qeveria duhet të lajmëronte që 3 muaj më parë pronarin e televizionit të lironte ambientet. Nëse nuk e ka bërë këtë është fajtore.
Eshte lajmeruar qe ne 2022, kur i mbaroi kontrata, por kaluan.....3 vjet, kishin kohe plot te shkonin ne nje objekt tjeter , por zgjodhen gjyqet qe nuk i fituan . Do me per Belulin.
3 vjet. Në vitin 2022.
Na hengsh carin ti me 3 muaj,vendimi ka dale me kohe,dhe kapterr irfani duhet te merte masat e ta transferonte tek pronat e tija qe i ka kudo ne menyre mafioze.... Mjaft more maskarenj ne na miret frymen me zaptime trotuaresh,lulishtesh e pronave te tjereve.... Ne kohen e sali shpellarit nuk dergohej policia,por bandat e saliut per te djegur redaksite e sot na flasin per fjalen e lire keto banda qe kane vrare e pushtuar
Ai ka tre vjet qe ben gjygje dhe i humb,ka marre disa lajmerime per lirimin e prones por Irfani eshte mesuar vete te fitoje.Bravo Nikoll Lesi per artikullin.Irfani ka ndertu gjysmen e Tiranes dhe nuk ka bere nje objekt per objektin e tij mediatik.
Bravo Lesi. Te vertetes I dùhet rene be gjunje edhe kur eshte kunder teje. Se lexova diku ulerimen e xhelatit Sali qe i paska harruar krimet e tij ndaj medias. Boll me parimin Toke e Xanun. Ligji dhe vetem ligji Dhe le te lehin sa te duan ara qe edhe sot duan te fshijne bythen me ligjin.
Nikoll ta ka ba mire ti meriton edhe me shume. Gjithsesi te gjithe ju gazetarucat nje turi keni pak a shume si thiu
bravo Nikoll. je shume i sakte. Amon kur foli dhe gerdalla sygerdoqe Vokshi sharebajga te vjen me pj,,
Gazetarucet e Nikoll Lesit te koha jone e bejne zhurmen mediatike me pagesa.
Pak e pelqej Nikollen por ketu eshte mese i sakte.
Ti Nikolle pret te perseritet 1997 qe te flasesh? Apo ke gjetur ortakeri ne qeverine aktuale e cila di ti mikloje e korruptoje njerz per te cilet di se kane mbeshtetje apo u degjohet fjala? Ardi Veliu ka lene gjurme ne polici, natyrisht "shume pozitive".
Por qe ne 2022 i ka mbaruar Fane Kapteri kontrata e per new’S 24….cfare beri fania si ndertues qe eshte????….pordhe me rigon….shteti ben kenace e ai (fania i madh) bucela….desh te bente me shtetin gjithmone BUCELA,deshi te bente me shtetin GILIVILI,nepermjet gjykatave….tani se fundi ka ardhur vendimi i GJYKATES se APELIT(administrative)….dhe policia zbaton urdhrin e gjykates administrative…KAQ!!!!!
Les, thuaj të gjithë të verteten, mos e zbukuro historin e Koha Jone ne kohen e Gaziziut,jo vetëm e dogji, materjalet blihen perseri, ashtu siç i bleve. Jetët e gazetareve që humben?? kush pagoj për atë Zamir Dulen???. Po ata që u rrahen?? dhe u perçudnuan nga debilet me poste dhe uniforma?. Nuk është prekur as nji qime leshi,as Çupi deputetes që proteston,as Fanes as atij që të beri pyetjen. Që duhet të gjindet një rruge më e mirë për të gjithë,dakord, por nese nuk ka mundesi, liro pronen. Trpojanë, që dolen me prona ne pishë poro ,nga Semani ne Vjose, te ne beri vaki ne kohen e Sali demokratit, boll më.
Me siguri Nikolla e di mire kete pune dhe mundohet te mbroje gazetaret qe jane te pafajshmit ne kete mesele,por po e keni lexuar mire ne nje vend Nikolla thote qe shteti e mbaruar kontratën me News un dhe nuk e ka rinovuar.Sigurisht qe askush se thote por deri sa ka mbaruar kontrata nje paralajmerim do te jete bere dhe eshte e vertete qe pronari i atij TV mund te kishte bere ndertesisen e tij private si te tjere.Dhe deri tani e mbrojnë dhe bejne namin shkelesit e njohur te lirisë se shtypit,te zakonshmit e PD
Bravo Nikoll…, ky Irfani e kishte me qira po duke ndejt ca vjet aty i duket si pronë e vet…, edhe me kohë mund ti ndertonte ca pallate të bukura aty ai…, i mësoi keq Sala këta, skanë faj.., vetëm të zhvasin dinë ku dhe sa të mundin…
O nikoll po te ishe kundershtar I sali qenit o vriteshe ose zhdukeshe. Eshte krahasim mjaft brilant dhe I vertete. Nuk krahasohet me kohen e qenrve. Kjo godin paska 3 vjet pa licenc pron shteti,me inat pa inat dil jasht leroje cdo gje eshte ligjore. Shteti ose privati ben cfar ti doje qejfi ne pronen e vet. Por ketu po u prek dicka ke prekur PD ke prekur shqupin,se ne fakt ne kohen e tij beheshin me bukur ne fakt, vetem mos i bije ne dore se ujin e zi te nxirrnin. Por kete fanen domosdo do ta mbarojn se eshte pak sali.
Haha paralajmërimo, a lexon ti që shteti ishte në gjyq prej kohësh me News 24? Po çjanë këta rrugeçër që duan të përfitojnë me pronën tonë? Dhe nuk u ngopën megjithse kanë vite që e përdorin ambjentin e ish kombinatit? Apo ishte pronë e Ilir Metës kur e mori Fania. Të gjithë duhet të jemi me ligjin dhe përderisa Shteti ka fituar gjyqin News24 duhet ti kishte liruar vet ambjentet. Nuk ju kuptoj juve o njerëz, shkelet ligji në Theth, në Vlorë etj pra në të gjithë Shqipërinë ju thoni shteti gjynah që jua prishi pronat, mbyllen ambjentet e gazetës e ka fajin Shteti që ata shkelin ligjet. Vetëm në Shqipëri njerzit e thjeshtë bëhen me shkelësit e ligjit. Kush shkel ligjin duhet të dënohet bile duhet të dënohet më shumë ai apo ajo që ka për detyre të mbroj ligjin dhe lejon shkeljen e tij
Nikolle Lesi je shume i zoti me flete rrfene Koha e Nikolles ja arrite qellimit tend si spiun sigurimi qe ne vegjeli , vodhe sa deshe shkerdheve ke deshe. Arrite kulmin me vjedhejen e truallit ne Blloki ndertova ne mallat 12 katesh , vile ne Golem me komshi spiunin e sigurimit , kriminelin shabam kace memia , vile ne lezhe etj.
Nikolle Lesi je shume i zoti me flete rrfene Koha e Nikolles ja arrite qellimit tend si spiun sigurimi qe ne vegjeli , vodhe sa deshe shkerdheve ke deshe. Arrite kulmin me vjedhejen e truallit ne Blloki ndertova ne mallat 12 katesh , vile ne Golem me komshi spiunin e sigurimit , kriminelin shabam kace memia , vile ne lezhe etj.
Respekt Pal
Nikolle je pionere i si spiun sigurimi '
Z.Nikoll je shum korekt me argumentin ,por Hysenit Don ti zgjidhe gjerat si nga skrapari I metes,te me falin skraparlinjt.
Fatos Nano ta ka bere mire se ti je llapaqen dhe nuk le njeri pa mare neper goje. Te beri deputet ty qe nuk meriton asgje. Ku e ke sot gazeten? Nuk ta lexon asnjeri. Gazeten ne ate kohe te beri me te lexuaren Edi Rama me artikujt e tij brilante kunder monstres SB.
Është një shprehje Nikoll, e vrave qenin- hidhe në kanal. Me qenëse ai “miku” juaj i “mirë”gazetar ju pyeti…nëse kanë ngjashmëri djegija e redaksisë së gazetës “Koha Jonë” me 3 mars 1997 me ngjarjen në fjalë… dhe ju i thatë JO!, pse nuk na tregoni emrin e atij gazetari, jo për gjë, por ai do të vazhdojë përsëri të kryej me “ndershmëri” detyrën e gazetarit, analistit, ekspertit etj.
Le ti japë një ambient ai Kapterri i ushtrisë Luan Bregasi se ai është nderzues dhe bussnesman i fuqishëm, apo tani ska mundësi se ja rrasën në Burg Lal Plehin