11 përgjigje për pyetjet e ngritura nga Lutfi Dervishi për 'rrethimin policor' të News24

10 Gusht 2025, 17:09Blog TEMA
11 përgjigje për pyetjet e ngritura nga Lutfi Dervishi për

Nga Adriatik Doçi

Gazetari Lutfi Dervishi, me të drejtë, ka ngritur disa pyetje për 'rrethimin policor' të News24 mëngjesin e djeshëm, duke e vënë theksin tek mungesa e informacionit. 24 orë pas ngjarjes, për të gjitha pyetjet shtruara nga gazetari Dervishi ka nga një përgjigje.

-Kush ka dhënë urdhrin për rrethimin e godinës së News24?

Ka një vendim gjykate të formës së prerë, i cili parashikon që kompania “Focus Media News” e Irfan Hysenbelliut duhet të lirojë njërën nga godinat publike në Shkozë, e përdorur prej 23 vitesh për zyra të News 24. Ky vendim e bën të panevojshëm një urdhër zyrtar për rrethim të beftë policor. Por, mund të ketë një nxitje, ndoshta një urdhër verbal ose shenjë me 'gishtin e madh poshtë', me shumë gjasa nga Edi Rama ose Belinda Balluku me miratimin e Ramës, pasi Irfan Hysenbelliu, pronari i News24, sulmon prej dy vitesh Ballukun dhe drejtorët e saj. Arsyet se pse Hysenbelliu sulmon Ballukun me mediat e tij besohet se mund të jenë disa, si ndonjë kërkesë tenderi e paplotësuar, dyshime për përgjim etj., por nuk ka dyshim që Rama zgjodhi anën e Ballukut, duke e 'dënuar' Hysenbelliun me heqje të privilegjeve.

-Cili ishte motivi zyrtar për ndërprerjen e sinjalit të transmetimit?

Tek kjo pyetje ka një gënjeshtër. Nuk ka ndërprerje të sinjalit të transmetimit. Që të ndërpritet sinjali, duhet më parë të hiqet licenca nga AMA. Nuk kemi të bëjmë me heqje licence. Kjo do të ishte agresion ndaj lirisë së medias. 'Automati' është ulur nga vetë Hysenbelliu për të maksimalizuar zhurmën dhe për t'u viktimizuar si martir i medias së lirë. Policia nuk merret me sinjale dhe linja, por zbaton vendime gjykate.

-Pse nuk u dha asnjë paralajmërim para ndërhyrjes?

Qeveria nuk del t'i bie daulles dhe të thërrasë 'o milet' kur zbaton një vendim gjykate. Kompanisë së Irfan Hysenbelliut i kishte mbaruar kontrata e qirasë prej tre vitesh (2022). Mosmarrëveshja ishte zhvendosur në gjykatë. Dhe gjykata ka vendosur që Hysenbelliu duhet të 'mblidhte plaçkat', pra 'median e lirë' t'a ushtronte në shtëpinë e tij si të gjithë të tjerët.

-A janë ndjekur procedurat ligjore për një veprim të tillë ndaj një medie?

Është ndjekur rruga gjyqësore. Pas prishjes së ujdisë (të bëj fresk me media-peshqir, më jep plaçkë publike), Edi Rama ka dashur t'a largojë Hysenbelliun nga godina publike që në vitin 2022 kur i mbaroi kontrata e qirasë, por biznesmeni iu drejtua gjykatës duke fituar një sigurim padie, që do të thotë se do t'a mbante godinën deri në një vendim përfundimtar. Në fund, gjykata vendosi që Hysenbelliu duhet të lëshojë ndërtesën publike pas 23 vitesh.

-A ka vendim gjykate?

Gjykata Apelit Administrativ, në 14 korrik të vitit 2025, ka vendosur që kompania “Focus Media News” e Irfan Hysenbelliut duhet të lirojë godinën publike. Vendimi është i formës së prerë. Bëhet fjalë për njërën pronë publike, pasi për tjetrën, e cila ndodhet po në Shkozë, ia ka zgjatur kontratën deri në vitin 2033 Arben Ahmetaj në vitin 2016. Hysenbelliu përdor edhe konviktin e Gjuhëve të Huaja, të cilin e kthyer në univesitet privat, Universiteti Luarasi.

-Cilat janë provat ose arsyet që justifikojnë këtë veprim ekstrem?

Veprim ekstrem është tentativa për të penguar zbatimin e një vendimi gjykate të formës së prerë. Nga ana tjetër, të lëshosh një nga pronat publike që përdor për biznes, pas një procedure ligjore, nuk duket ndonjë dramë aq e kobshme.

-Nëse është çështje kontrate (qiraje) a i është dhënë koha e nevojshme medias për të gjetur ambiente të tjera?

Kompania “Focus Media News” me pronar Irfan Hysenbelliun ka pasur kohë tre vite për të gjetur ambiente të tjera. Fatmirësisht, Hysenbelliu është edhe ndërtues pallatesh, kështu që ka pasur dhe ka mundësi që televizionin t'a zhvendosë në pronën e tij.

-A ka pasur komunikim paraprak?

Irfan Hysenbelliut i është kërkuar zyrtarisht që në vitin 2022 kur i mbaroi kontrata që të lirojë godinën publike. Tre vjet betejë ligjore për të liruar një godinë që nuk është jotja. Komunikimi paraprak është ezauruar.

-Kush mban përgjegjësi për pengimin e gazetarëve në vendin e punës?

Mban Irfan Hysenbelliu, i cili ashtu siç ka përdorur mediat për të shtuar pasurinë, po përdor gazetarët në duelin me Ramën. Vend pune për një biznes privat nuk mund të jetë një ambient publik për të cilin ka vendim të formës së prerë që të lirohet. Gazetarët, katër muaj pa rroga dhe dy vite pa siguracione, detyrohen edhe të vajtojnë humbjen e përdorimit të një pasurie publike nga pronari i medias. 

-A është marrë parasysh dëmi i menjëhershëm që i shkaktohet publikut, duke e privuar nga informacioni?

Publiku nuk qëndron në errësirë sepse ka edhe dritare të tjera. Nuk është televizioni News24 i vetmi fanar ndriçues në Shqipëri. Dhe plaga nuk është aq e madhe për disa arsye; ishte fundjavë kur publiku ishte orientuar drejt plazhit, nuk ndodhi ndonjë ngjarje e madhe që mbeti pa u mbuluar dhe ndërprerja e sinjalit e provokuar nga vetë pronari është e përkoshme.

-Si garantohen të drejtat kushtetuese për informim dhe liri shtypi kur policia ndalon gazetarët të ushtrojnë detyrën?

Liria e shtypit jo domosdoshmërisht ushtrohet duke zaptuar prona publike. Nëse do të ishte kështu, po marrim secili nga ne nga një godinë publike dhe e kthjejmë në biznes privat. Edhe kur pushteti tregohet zemërgjërë duke t'a dhënë pasurinë publike, media nuk mund të jetë plotësisht e lirë, pasi në momentin kur tenton të bëhesh media e lirë dhe e pavarur, pushteti nuk t'a rinovon më kontratën. Kështu që zbatimi i një vendimi gjykate që News24 të lirojë godinën publike është një mundësi që televizioni të jetë edhe më 'i pavarur' dhe i 'lirë'.

23 Komente

  1. Q
    Qoftelargu

    Pergjigje e sakte!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      Lutfiu është PEDER. Ai i di të gjitha këto përgjigje. Por i shtron pyetjet kastile,por ja që doli një shpjegues. Lutfiu që kur ngeli pa ujë nja tre javë. Po del shpesh nëpër gazeta. Po sulmon Ramën,jo drejtpërdrejtë. Si Peder që është i bie nga mbrapa. Ai është BYTHË LËPIRËS I sali QENIT.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zapatero

        Irfan Hysenbelliu, si shkërdhatë që është, duke i lenë mbi 6/muaj papaguar të gjithë punonjesit papërjashtim, qellimisht e ka lënë situatën të agravojë kështu, duke e mbyllur vetë TV nevs 24 (nga mos pagesat e qëllimta të tijat) dhe duke u munduar që faturën tja lërë qeverisë.

        Përgjigjjuni
      2. z
        zamir

        Nuk ja vlen me u marë me të vdekurin Lutfi Dervishi ai është i vdekur për së gjalli,e shikoni çfar fytyre ka fytyrë të vdekuri dhe është turp kush mban në punë një kufomë të tillë që ta shpif vetëm kur e shikon.

        Përgjigjjuni
        1. n
          nasi

          Pergjigjie jo vetem e sakte por edhe bindese ndaj anemikut verdhacuk Lut Dervishi qe me siguri do kete bere transfuzion gjaku me parate e Musabelliut. Kishte kohe qe kishte humbur ky verdhacuk ,ku me siguri pas transfuzionit te gjakut ka rritur dukshem rruazat e bardha. Respekt Tiku ndonese nuk ia vlen te merresh me funderinat Berishjane.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Ai edhte koke e kembe me Like Mafiozin. Hysenbelliu eshte oligarku i mirfillte,eshte shfrytezuesi i pronave publike pa pasur asnje te drejte mbi to. Te jete per mua,atij duhet ti llogaritet demet qe i ka shkaktuar arkes se shtetit duke shfrytezuar prona publike padrejtesisht,dhe te detyrohet ti ktheje mbrapsh demin e shkaktuar me gjithe interesat per gjithe keto vite!!

            Përgjigjjuni
        2. e
          edhe lutfi edhe dervish,shqiptar puro

          Qeveria ben gabim qe nuk njofton eunukun medioker dervish per cdo problem si me i zgjuari i eunukeve qe mbrohet edhe nga Mero(arsyeja nuk dihet)... Ky servili qe duket edhe nga fytyra si skuth,ka qene qe ne kohen e "zeri rinise"nje si korier fshati qe e perdorte remzi lami,edhe sot na eshte nje gazekar i rtsh qe paguhet nga taksat tona dhe ben politiken e sali kriminelit e te kapterr fanes qe gjasme na eshte shkelur liria fjales dhe jo eshte shkelur dhe grabitur prona e shtetit qe na takon te gjutheve nga pak... Mirpi fania me ilirhajdutin kane grabitur aq shume dhe kane shfrytezuar aq shume gazekaret e vet sa nuk ka nevoj per mbrojtjen e ketij eunuku medioker

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kroi Mbretit

            Te lumtë dore more fazetar.I ke dhune pergjigje precize Z.Lutfi Dervushi,gazetari zvarranike dhe hyzmeqar i Irfan Hysenbelliy.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nga kapter ushtrie ne pronar média !....

              Shume zhurrme per asgje..... Mbaroi kontrata dhe nuk i rinovohet me ku eshte problèmi ! . Nese punonjesit ngelen pa pune nuk eshte faji i shtetit por i pronarit qe nuk mori masat paraprake.... Ky kazan nuk eshte shume i shikueshem , une personalisht nuk e shikoja kurre

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli

                Adriatik,përgjigje të sakta disa pyetjeve idiote të bëra nga një gazetar i njëanshëm,tërësisht i varur i dikujt që duket qartë,që e mban veten si një gazetar profesionist.Ky bën mirë të shkojë të përlotet sëbashku me ata, që thanë se u cënua fjala e lirë,me ata që kanë shkelur ligjin.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Bravo! Arsyetim i pakundërshtueshëm.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    agroni kombinat

                    zoti ADRIATIK ,PERGJIGJET JANE PLOTESISHT NGA ANA E ARSYETIMIT JURIDIK,PROFESIONAL E.T.J ,POR TI JE LODHUR KOT TI MBUSHESH MENDJEN HURJA IPIT SHQIPTAR SE AI BISHT QENI KA QEN DHE ASHTU DOTE NGELET

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      taku

                      Bravo z.Doci .per pergjigjen e ketij gazetaruci Luti ..........dhe qe Merua nuk e di arsyen pse sa here shkruan ky eunuk nuk lejon komente .mbase e di se cdo I punojn komentusit .......Ik Luti se je frymori me kot ne shtypin shqiptar .tip zvarraniku

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kris

                        Lutfiu eshte zedhenes I qeverise?

                        Përgjigjjuni
                        1. Çika

                          Z Adriatik ke dhë përgjigje të plota të argumentuara dhe të pranueshme për opinionin .Bravo.Në qoftë se gazetari nuk është trim profesional kurajoz dhe i drejtë në problemet që shkruan atëhere nuk duhet të jetë gazetar por ushtar i rreshtit të fundit Me aq sa ju kam ndjekur në këto vite si në media të shkruarpor dhe në Tv kam kuptuar se këto cilësi ju i keni dhe kjo jua rrit reputacionin Mirëpo ky Lutfiu i bën këto pyetje jo se nuk i di përgjigjet që janë të njëjta ,motamo ,siç dhe ju i keni dhënë përgjigje ,por duke qënë burrë pa b.... nuk e ka kurajon të shkruaj duke mbajtur një qëndrim burrëror dhe ti thotë gjërat me emërin që kanë . Ai e di që disa gazetar e kanë një fije nderi dinjiteti personaliteti dhe kurajo për të shkruar ashtu si e keni argumentuar . ju . Kështu ai edhe prononcohet për këtë shqetësim që kanë disa gazetar por edhe qejfin ja bën Irfanit në pritje të ndonjë posti në Tv.Por nga ana tjetër jo direkt por indirekt i thotë pronarit :""Unë e bëra timen Pyetjet i kalova në dhjetshen e dytë Disa më duken me spec dhe do e vërë në vështirësi qeverinë.. Me disa pika ju kam mbrojtur por me thënë të vërtetën kaq kam mundësi , sepse murit nuk i bihet me kokë Pastaj ju e dini mirë që ka dhe disa gazetar analist e jurist që i qëndrojnë me kurajo vendimit gjykatave që ja kanë dhënë të drejtën Qeverisë .Sidoqoftë unë e bëra punën time edhe pse jam i bindur që opinioni do të më masakrojë për perversitetin që tregoj me këto pyetje retorike."""

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Turi

                            Hehehe....ky kokërrjepuri do të bëjë interesantin me teori policore,me krahmarje e shpinmarrje me rrethime etj fantazi konspirative.O tyç i lalit mos u fshihni pas gishtit,është pronë shtetrore ku ka 3 vjet që i ka mbaru kontrata.Ke 3 ditë dërr dërr dë...të plasi trapi për lirinë e fjalës.Zbatoni ligjet atë bëj ti bashkë me qurramanët e tjerë.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aron

                              Pergjigje te duhura ketij analfabetit funksional si Luto Dervishi. Pyetjet teper te lodhura dhe te perseritura qe tregon sesa nivel te ulet ka, dhe nqs ky bythlepires i Saliut dhe Metes qe e quan veten "gazetar" do te kishte bere kerkimet e tij sipas profesionit qe gjoja ka, nuk do ti bente keto pyejte, por do ti gjente vete te gjitha te dhenat dhe ti publikonte per te informuar me mire lexuesit e tij.

                              Përgjigjjuni
                              1. r
                                roja

                                Te njejtin fat duhet te kete edhe godina gjashte kateshe ne ish kliniken e udheheqjes ku e kane zaptuar PD-istat me ne krye thuthuqin Zhul-Ali. Hoqen bllokmenet dhe u zevendesuan me bllokqenet.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Permbaruesi

                                  Bravo Docu ! Me mire se nje jurist!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pipi

                                    Me këto përgjigje besoj se është sqaruar Dervishi i Lutfiut, por edhe "të pasqaruarit" e tjerë të sojit të Dervishit ...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      ne

                                      Mbyllja e "News 24" plotesisht e ligjshme, tek e fundit nje qelbesire me pak ne mexhelisin mediatik shqiptar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Poseidon

                                        PO LUT MUTI I MERO BAZES QE NUK HAP RUBRIKEN E OPINIONEVE PER SHKRIMET E GAZEKAR LUT MUTI ,QE ASHTU SI GJEKMARKMUTI I PD SHKRUAN GJASME ME HUMOR ME ERE KAKERDHIE.............

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Salehu

                                          Lutfi veremci

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje