Nga Kreshnik Spahiu
Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin.
Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita Shqipëria Sot”, kur befas më doli përpara Raqi – 120 kilogramë i shëndoshë, dhe kokrrat e djersës i rrëshqisnin si ujvarë nëpër pjerrësinë e tuleve, duke lagur bluzën prej najloni të stampuar me gërma të mëdha “Emporio ARMANI”.
U ul në gjunjë, më puthi duart dhe m’u lut:
– Vëllaçko, më jep 20.000 lekë të vjetra, se kam mbetur pa naftë.
M’u errësuan sytë. Befas m’u kujtua ajo natë kur fjeta në hotelin me 5 yje të Janaqit, në jug të Shqipërisë.
M’u kujtua Janaqi, një vit më parë, kur kosovarëve ua rriste çmimin e dhomave dyfish në krahasim me italianët, sepse, siç thoshte ai, “këta marrin bukë me vete.”
M’u kujtua Janaqi që shante malokët, sepse “nuk dinin not”.
Mu kujtua që tallej me italianët sepse thonte: “këta nuk shpenzojnë 500 euro në tavolinë”.
M’u kujtua Janaqi që tallej me turistët gjermanë, sepse sipas tij “nuk e shijojnë peshkun”, ndonëse gjermanët janë konsumatorë 27 herë më shumë se shqiptarët për frymë.
M’u kujtua si kruante hundët ndërsa fliste me një turiste spanjolle, dhe pastaj fshinte gishtat në pantallona.
M’u kujtua si të enjten kishte çmimin e spagetit me karkalec 15 euro, ndërsa të shtunën e rrite për 25 euro, “se kishte më shumë klientë”.
M’u kujtua si i la për një muaj turistët me ujë të ngrohtë në dush, dhe i gënjente çdo mëngjes: “Do rregullohet sot.”
M’u kujtua sesi peshkun kinez e reklamonte si peshk të egër, duke mashtruar turistët francezë – dhe pastaj thoshte: “Francezët janë popull pa shije.”
M’u kujtua Janaqi që, kur mungonte kuzhinieri, e zëvendësonte me rojen e parkingut, sepse thoshte: “Polakët nuk e dallojnë ushqimin e detit.”
M’u kujtua si kursimet e vitit ia bleu djalit të tij, Raqit, një Range Rover prej 160.000 eurosh.
M’u kujtua si pas çdo fature që u çonte turistëve të huaj, thoshte me përçmim:
– Ç’ju qifsha tëmën këtyre hollandezëve, se nuk do ua shoh më surratin!
…Dhe kishte të drejtë.
As hollandezët, as gjermanët, as polakët, e as emigrantët nuk ia panë më surratin – as Janaqit, as Raqit.
Të dy, këtë vit, nuk kishin asnjë turist.
U kishte mbetur vetëm Range Roveri i djalit, sepse Range Roverin tjetër e humbën bashkë me dashnoren 28-vjeçare, e cila iku si turistët – pa kthyer kokën pas, duke e lënë Janaqin të kruante hundët vetëm, në hotelin bosh me 5 yje.
Gjithsesi, ai s’ka më nevojë të shkojë në banjo për të urinuar, sepse e bën në breg të detit, me pamje nga shezlongët 200 euro, me jastëkë me pupla.
Ndërkohë, futa dorën në xhep dhe i thashë Raqit:
– Merri këto 20.000 lekë dhe bëji të fala babait. Por mos harro t’i thuash nga unë:
“Më tha Kreshniku – në turizëm, pasuri nuk janë tullat apo pishinat, por turisti që rikthehet për herë të dytë.”
Turizmi si çdo sektor tjeter kerkon përkushtim në punë dhe kulturë shërbimi. Shërbimi fillon me një buzqeshje .....
Turizmi, turizmi, turizmi. Të gjithë e përflasim por vetëm disa dinë ta ngasin. Madje shumë pak! Tullat dhe betonet do kalojmë ca vite të vështira në vijim, dhe ta mësojnë se si duhet të sillesh me Klientin. 1,300 lek sallata? 1,800 makaronat? 4,000 Çadra? Jo mo shoku vlonjat, ... me gjoksin gropë, shkoj në Turqi, ne Itali, apo Greqi dhe kthehem i kënaqur në shtëpi, sesa të harxhoj 2 fish e të mos qetësohem dot. Ky nuk është turizëm për pushues! ..... Ky është turizëm xhvatës për ata që punojnë me moton ... "hidhu .... pirdhu!". Unë e refuzoj këtë lloj turizmi, derisa derrat e jugut të vënë mend. Tung!
peralle me lesh dhe te qime
peralle me lesh dhe te qime
Sakte Kreshnik, por nga na doli peqins ky rrocka pe Korce, spo e marr vesh.Do kete ndonje kujtim nga Peqini , kur e fshiu me gjethe fiku.
te ka mbet ne mendje roçka kur palloi motren tate mire eshte mos ta harosh
po mire mer RRK, te beje motra dashuri eshte e ndaluar sioas teje i RRocke?
Hajde prape ne Peqin te takosh "motren" mqs te ka ngel merak.Mos harro sapunin me vehte se zumparen e ke mbi hale , te bo hije ne vend te tavanit .
Pasuri jeni ju o Kreshnik! Jeni ju pa jemi ne. Qenke bere edhe shkrimtar. Fantazi pak e dhjere po hajt. Mire Raqi dhe Janaqi qe s’po i dhjesin dot çmimet e s’po mesojne dot europiançe po ti o yll cfare ben per te jetuar?! Ik or parazit, prezervativ i politikës, bej ndonjë punë se si thone andej ku ka Raqër e Thimaqër me shumicë e ku s’pjerdhin për atë 20 mije lekshin tend: “Nuk shtyhet dita duke ia dhjerë te tjereve”.
Po mire more Kresho qe per here te pare na tregon per kete problem .Po tere keta gazetare qe perdite na bejne hartime pèr mrekulline Tuirzem ne Shqiperi nuk na nxjerrin asnje problem per turizmin psh çmimet,sherbimi ,pastertia e mjedisit ne plazh e me gjere ,ujrat e zeza etj.
Turizmi në Shqipëri është ne moshën e fimijërisë nje ‘baby’ dmth. Nuk është në atë gjendje të krijojë klintelë të rregullt! Njerëzit vijnë një herë per nje eksperiencë të re … e provojnë dhe zhduken .. të vetmit që kthehen jane diaspora, të Shqipërise sepse bëjnë pushime dhe takojnë familjet .. një rrugë e dy punë, dhe diaspora e jashte Shqiprise qe akoma e bën per patriotizëm deri në një fare shkalle … por jo për shums kohë … në thdmel ështl biznes i vdekur di firmë piramidale…nqse turisti nuk kthehet …
E paska te madh inatin me Janaqin e Raqin ky Spahia, se mbaj mend qe ka ahkruar per ta edhe ca kohe me pare, duke mos lene asgje te keqe pa thene kunder tyre, tamam me stilin e ketij shkrimi. Me sa me kujtohet, aty thoshte qe ajo toka qe kishin blere ata a e kishin fituar me ligjin xy, atje ku kishin ndertuar hotelin ne fjale, paskish qene dikur e gjyshit te tij. Ketu e besoj, stergjyshi i tij, qe kishte qene spahi, e kishte marre peshqesh ate toke nga sulltani, per sherbimiet e shquara ndaj perandorise osmane. Me mire mos ta permendje kete, o Spahi. Dhe mjaft u more me Raqin e Janaqin, per te cilet duket qe ke ke nje urrejtje patologjike, ngaqe jane te krishtere a ndoshta minoritare. Si ne cdo biznes, edhe ne turizem, jo te gjithe qe i futen kesaj valleeje, e cojne ate deri ne fund.
Niku lere humorin kaps se nuk je per ate pune. Aro parate e gjykatesve dhe prokuroreve per emerimet paskan qene shume, qe vazhdon e ben opinionistin. Apo ke edhe te Erdoganit per particken kuqezicke
Hidhu vervitu, kjo ngelet ceshtje shqiptaresh. Pa merak, do dalim ne drite, ceshtje kohe. Sa kemi hapur syte. Te kthej patkonjte brezi vjeter (60 ) qe po na dirigjon me zell kinez, te shohin njerezit pak bote dhe ndryshimet do vijne. Nuk behesh gjerman vetem se je ulur ne sedile benzi!
Ç'telajo kjo. Si nj'erë telendish në zheg m'u soll shikimi dhe s'i thashë- ti thirri- radakes t'i thërrasë. A, po, koha - Ishin, braktisur, rradhët, urrdhërat, këshillat- dheu helmesh, dita s'improvizonte ende kur vetë, ti, m'i çorre urtinë. Të dy si dy kumri të serrëta përhimur dhe mua dy thinjat e para që m'i morri vetulla- kanapeve rrehatuar, të dëgjonin. U vetulla të lë sallonin dhe i them, - nxirre, thoe. Ç'o me ir, në majë gjuhës e ka komshiu- të qifsha gruan- , dhe i lashë me ulërimat e tua; dola me trazinë e tyre. Kur u ktheva s'e shoh në kanape; dhe m'a kthen ai; dudia s'bënte zë, - pse e di ti që ka? Po, t'ë s'e di, ti m'a fsheve; tënden- t'imen ë- por një të pakur vall do e ketë, - i them.Thoma, a qeshim, - i thash se s'doja ti thoja: si s'i qesh buza? Arroganc. Elegante! Sa je shtruar që prej asaj shkuarje- kohe! I than, gurën, si ç's'i merr- ç'i lë. Ka romanc! Ka larmi! Nuanc! Marru - them - n'këmbesa rraqesh.