Shumë gjëra janë të paqarta në kursin politik të Donald Trumpit dhe rreziku është i madh që Vlladimir Putini të shpërblehet për agresionin e tij ndaj Ukrainës. Përballë kësaj situate duken naive (madje rrezikshëm qesharake) deklaratat e disa politikanëve shqiptarë të cilët sillen sikur janë të bindur se bota po bëhet më e sigurt nëse ndërmjetëson Donald Trumpi. Përvoja e deritanishme ka treguar të kundërtën në të shumtën e rasteve.
Nga Enver Robelli
Që nga viti 2007 Vlladimir Putini nuk ka qenë i mirëseardhur në Amerikë. Më 15 gusht kjo do të ndryshojë: ndonëse i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, ai do të mirëpritet në Alaskë nga kryetari amerikan Donald Trump.
Gjërat po ecin mirë për Putinin. Një ultimatum prej “10 deri 12 ditë” që Trump e paralajmëroi kundër Rusisë, kaloi pa asnjë pasojë, as sanksione të reja ekonomike nuk u vendosën. Fillimisht emisari i Trumpit, Steve Witkoff, familja e të cilit është me origjinë nga Rusia cariste, tha se do të ketë një takim trepalësh (Putin, Trump, Zelenski). Kremlini e demantoi, Shtëpia e Bardhë u dorëzua.
Samiti në Alaskë do të zhvillohet pa kryetarin e Ukrainës, për territorin e së cilës po negociojnë Trumpi dhe Putini. Witkoff është si Trumpi biznesmen patundshmërish. Witkoff, i cili nuk ka asnjë përvojë diplomatike, po i zhvillon bisedat me rusët pa diplomatë amerikanë të karrierës, pa ekspertë të Rusisë, pa njohës të historisë ruse. Nuk është befasi që Witkoff ka qenë i shtyrë të demantojë veten pasi ka paralajmëruar se është marrë vesh me Putinin për një çështje të caktuar.
Trump i shqetësoi ukrainasit me këtë deklaratë: “Ne do të rikthejmë disa (territore), dhe do të shkëmbejmë disa të tjera. Do të ketë një shkëmbim të caktuar territoresh, për përmirësimin e pozitës së të dyja palëve.” Nuk dihet se çka nënkupton kjo, por Trump tha se Zelenski duhet të jetë gati për të nënshkruar “diçka”.
Europianët, të cilët po ashtu janë të përjashtuar nga samiti në Alaskë, janë alarmuar. Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri polak Donald Tusk dhe kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një deklaratë të përbashkët theksojnë se asnjë vendim mbi Ukrainën nuk mund të merret pa Ukrainën, se nuk duhet të preken kufijtë e Ukrainës dhe se çdo marrëveshje duhet të marrë parasysh interesat europiane të sigurisë.
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” kështu e komenton samitin e ardhshëm mes shefit të Shtëpisë së Bardhe dhe shefit të Kremlinit: “Trump është një mashtrues. Ndoshta ai kërkon vetëm një paqe të stilit Potemkin - një që nuk duhet të zgjasë më shumë sesa zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit (Midterm) në Amerikë. Një paqe e tillë iluzore mund të ndërpriste vrasjet dhe të mundësonte disa marrëveshje, por do të ishte e brishtë, sepse nuk do të parashikonte mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën dhe as garanci në rast të një sulmi të ri nga Rusia. Gjermania dhe Europa do të viheshin në rrezik. Fabrikat e armëve të Putinit po punojnë me kapacitet të plotë. Nëse produktet e tyre nuk digjen menjëherë pas shkarkimit në Ukrainë, nëse nuk vdesin ose plagosen çdo ditë një mijë ushtarë rusë, ai brenda pak vitesh mund të mobilizojë një forcë ushtarake të cilës askush që nuk ka marrë masa nuk mund t’i bëjë ballë.”
Në dëshpërimin e tij mbi rrezikun e humbjes së territoreve ndaj Rusisë, presidenti Zelenski është përpjekur të mobilizojë aleatët europianë. Por a mjafton një deklaratë e europianëve e miratuar në fundjavë? Jo.
Shumë gjëra janë të paqarta në kursin politik të Trumpit dhe rreziku është i madh që Putini të shpërblehet për agresionin e tij ndaj Ukrainës. Përballë kësaj situate duken naive (madje rrezikshëm qesharake) deklaratat e disa politikanëve shqiptarë të cilët sillen sikur janë të bindur se bota po bëhet më e sigurt nëse ndërmjetëson Donald Trumpi. Përvoja e deritanishme ka treguar të kundërtën në të shumtën e rasteve.
Mbase ka ardhur momenti qè liderèt evropianè tè mendojnè pèr rindèrtimin e Ukrainès dhe jo pèr armatime e riarmatime e fiksime pèr luftè . Nè se Tramp arin tè vendos njè ekuilibèr paqsor Amerikè-Rusi- Ukrainè tè qndrueshèm edhe me kompromise tè dhimbèshme pèr Ukrainèn , atherè ai èshtè njè "mashrtues " i mirè . Dhe bèn mirè qè nuk i pyet europianèt e pèrunjur , tè cilèt edhe se u poshtèruan kur pranuan rritjen e shpenzimeve ushtarake , blerjen e armève nga USA , 750 miliardè euro pèr blerje gazi nga Usa , tani ngrenè kokèn e dhjerè e duan tè flasin ... Urojmè qè Tramp ta realizojè qèllimin e tij sa nuk ka ndèrruar mendje .Evropianèt duhet ta mbèshtesin nèse nuk duan ta blenjè gazin katèr herè e mè shumè shtrenjtè nga "miku afarist se nga "armiku" rus . Evropianè duhet tè mendojnè pèr vete , nèse zgjohen.
Ukraina duhet te distancohet nga fraksionet naziste te Zelenskit e te kerkoje falje per 18,000 rus te vrare
Enver Rrjebulli apo Qelbsi po merreni me Trump, por ke harruar ore idit i lindur qe Krimea u aneksua me te drejte ne kohen e Obama Jevgut dhe kater Rajonet e tjera me popullsi ruse u perlane nga Putini ne kohen e Biden Torollak Pampersit. Trump ka thene; Po te isha une President keto luftra dhe aneksime nuk do te ndodhnin Europa nuk mbron dot veten e saj e kane mbytur emigrantet jevgj nga te gjitha rracat dhe aziatiket do te mbrojne Ukrainen sllave motren e vogel te Rusise, jane te se njejtes rrace njihen mire mes tyre, cdo nderhyrje tjeter nga jashte vetem qe prish pune dhe shkakton lufte.
Të gjithë, Europa dhe Ukraina, kërkojnë që Trump të "kyçet" në çështjen e konfliktit Rusi - Ukrainë! Por pastaj i thonë që ti do bësh siç duam ne! Trump do veprojë si mendon vetë. Ai një herë do dëgjojë kërkesat dhe propozimet e Putinit dhe më pas edhe ato të Zhelenskit. Dhe do propozojë planin e tij të paqes. Në rast se Europa, Ukraina dhe Rusia nuk binden, Trump do bëjë shumë mirë të tërhiqet dhe t'i lejë të trija ato të hanë kokën e tyre dhe ai të merret vetëm me interesat e Amerikës. kaq e thjeshtë është. Në rast se Trump angazhohet në këtë çështje, të tjerët duhet t'i thonë faleminderit dhe jo t'i vëjnë kushte. Robelli ia ka futur kot.