Nga Andi Bushati
Sado i rëndë që të jetë vendimi personal i Edi Ramës për të mbyllur televizionin News 24 ka edhe një krim më të shëmtuar që po konsumohet në sytë e publikut: ai ka të bëjë me heshtjen e pothuajse të gjitha televizioneve të vendit, e sidomos atyre dy kombëtarëve, që janë sjellë sikur kjo ngjarje nuk ekziston. Këto ditë kanë qenë të shumtë ata që kanë raportuar me pamje dhe tituj se çfarë transmentonte TV Klani, apo Top Channel, ndërkohë që trupa policore dhe ushtarake i vunë drynin medias më të hershme në peisazhin tonë informativ. Asnjë imazh, asnjë fjali, asnjë raportim nga vendi i ngjarjes, thjeshtë sikur ajo që po ndodhte të mos ekzistonte.
Por, përtej këtij evidentimi të fakteve, e rëndësishme është të kuptojme se përse po ndodh kjo. Eshtë e kotë ta justifikosh këtë qëndrim, siç janë munduar të bëjnë disa gazetarë apo analistë, me pazaret e prishura mes botuesit dhe kryeministrit. Eshtë idiotësi ta përligjësh heshtjen me faktin që në vijën editoriale të News 24 nuk kishte idealizëm apo skrupuj për të kërkuar të vërtetën, por e gjitha qe thjeshtë pasojë e një basti të gabuar të Irfan Hysenbelliut. Po ashtu është e pavlerë të merresh me elementët e proceseve gjyqësore, përfundimit të kontratës, apo të drejtës për të përdorur një pronë publike.
Të gjitha janë alibi të pavlera. Nëse një pjesë e këtyre argumentave që u hodhën tinëzisht në treg do të qëndronin, askush nuk do të kishte drojë të raportonte thjeshtë faktin për mbylljen e një televizioni, për ti lënë më pas hapsirë opinioneve dhe provave se nga cila anë peshon e drejta. Pra, nëse ndokush do kishte edhe iluzionin minimal që ky akt po kryehej në emër tv së drejtës, do të kishte ngritur zërin.
Por jo, pothuasje të gjitha mediat zgjodhën memecërinë. Dhe kjo është prova me e madhe për të kuptuar se kush e ka gabim dhe se cili po mëtohet të mbulohet, duke u sjellë sikur ngjarja nuk ka ndodhur.
Për të gjithë aktorët e politikës dhe mediave është një sekret publik, se historia e goditjes të Irfan Hysenbelliut është një hakmarrje personale e Edi Ramës. Shumë nga faktorët në lojë, gazetarë dhe pronarë të mëdhenj TV-sh e kanë dëgjuar një rrëfim për një mbledhje që kryeministri ka bërë me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, ku bënin pjesë edhe Taulant Balla e Erion Veliaj, të dy mbështetës në të gjitha mënyrat të pronarit të Fokus Grup. Aty, pak kohë pasi i kishte shembur hotelin në bregdet, Rama u ka kërkuar të vetëve, sidomos dy të sipërpërmendurve, të mos e ndihmonin më atë që ai e konsideronte si armikun e vet. “Me të e kam personale”, thuhet ti ketë thënë ai në nerv e sipër.
Edhe një nga argumentet alibikë, se përse Rama u prish me Arben Ahmetajn (pavarësisht se arsyet e vërteta janë më të thella) ishte se ish numri dy i qeverisë takohej fshehtas me bosin e nëmur të News 24-ës. “Ai ishte për drekë me Irfanin dhe e gënjente shefin. Plus që po e ndihmonte për të zgjatur kontratën e televizionit” u’a shpjegonte atëhere të tretëve goditjen e Ahmetajt, një spin doctor që qëndronte në paradhomën e shefit të qeverisë.
Të gjitha këto nuk ka njeri që nuk i di, ndërmjet atyre që fatin, jetën dhe biznesin i kanë të lidhura me aftësinë për të përgjuar në korridoret e vendimarrjes dhe për tu orientuar në bazë të aftësisë për të dekriptuar humorin e liderit.
Pa dyshim që në këtë grup të ngushtë bëjnë pjesë edhe të gjithë pronarët e mediave që e kanë të bazuar biznesin e tyre në bazë të parave publike dhe lejeve e liçencave që shpërndan qeveria.
A do mundej dikush prej tyre të vinte në lojë gjithçka duke lejuar të raportonte për atë me të cilën e ka personale, bosi real i biznesit të tij? A mund të kishte këllqe ta kapërcente rrethin e censurës establishmenti mediatik, i cili sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare të lirisë së fjalës është i lidhur ngushte me fluksin e parave që i rrjedhin nga pushteti?
Nga askush prej tyre nuk pritej kjo harakiri. Prandaj dhe heshtën. Për këtë arsye është e kotë të debatojmë nëse kjo memecëri është pasojë e skrupujve nga vendimet e gjykatës, nga përfundimi i kontratës apo nga fakti se në epiqendër të biznesit të mediave të Irfanit nuk ishte informimi i drejtë dhe i ndershëm.
Natyrisht që as News 24, as Panorama apo Balkanwebi nuk kanë qenë kampionë të fjalës së lirë. Shërbimi deri në servilizëm një herë ndaj Ballës, pastaj ndaj Veliajt e degradimi së fundi deri tek Spiropali, kanë lënë në kujtesën e publikut njollën e tyre. Ndoshta dhe për këtë arsyeja personale se përse ato u goditën ashpërsisht nga Rama mund ta tejkalojë peshën e ekzistencës së tyre mediatike.
Por edhe nëse është kështu, sërisht kjo histori mbetet një çështje e raportit të pushtetit me gazetarët, një betejë mes atyre që duan të mbrojnë lirinë e shprehjes dhe të tjerëve që militojnë për kufizimin e saj.
Prova më e madhe për këtë, nuk ishte thjeshtë se polica dhe ushtria u vërsëulën të mbyllin një televizion, por fakti se të gjitha të tjerat patën frikë të raportonin këtë skandal. Pikërisht kjo përbën një krim më të madh sesa ngjarja në vetvete. Sepse sado e pamundur të duket, një konflikt mes shtetit dhe një mediaje private, për të drejtën mbi një pronë, ka gjasa që të ndodhë në çdo vend të lirë.
Por tredhja totale e televizioneve, kundrejt një vendimi arbitrar të liderit është shenjë e qartë e diktaturës. Pikërisht për këtë ky është një nga ato raste ilustruese që hedh poshtë nga tezat e idiotëve të dobishëm që vijojnë të thonë se jetojmë në demokraci e deri tek alibitë që e përshkruajnë Ramën si një autokrat liberal.
Na hengsh MUTIN
Nuk është mbyllur televizioni o idiot, janë shporrur nga një objekt shtetëror që ka destinacion tjetër. Kjo e para, e dyta është se kujt po i plas trapi nëse tv news 24 funksionon apo jo. Personalisht nuk e kam parë kurrë këtë tv si dhe tv-në MCN ku surrati i nipit të Hisniut të del para e ta shpif. Akoma nuk e keni kuptuar që koha e televizioneve po mbaron. Në kohën e sotme çdo njeri mund të hapë televizion, për qejfin e tij.
O bajge pa pike morali e dinjiteti. Irfani ka marre pronen shteterore qe do te thote pronen qe i perket gjithe Shqiptareve e ka perdorur dhe nuk ka paguar 2 milion euro qera. Pse nuk flet per parate qe na ka vjedhur Irfani ne u bir kurve?
Or Andi , nuk e di nëse i lexon komentet e shumta pas cdo shkrimi tend , por besoj se jo,nuk i lexon . Sepse po t'i lexoje , ose do cmendeshe ( megjithese fort ne rregull , nuk je ), ose do kuptoje dicka që nje njeri normal e koherent do ta bente te mendohej e te shikonte nga vehtja . Une si lexues e si qytetar qe nga gazetaret pres e kerkoj opinione te pa aneshme ,te them te drejten te lexoj me nje fare bezdie , bile neverie ndaj mllefit tend personal , per shtremberimin e te vertetave , per sherbimin ( me pagesë) ndaj atyre qe u shërben . Hapi sytë e shiko apo bej nje sondazh qe te marresh vesh se cfare opnioni ka shoqeria shqiptare per ty . Apo aq të bën , mjafton qe t'i biesh fyellit ne nje vrimë .
Budallalliku i rradhës i Bushatit. "Tema" psh ka publikuar nja 50 artikuj për këtë çështje. Pyetja është: Përse ky Hysenballiu, a si e ka emrin, nuk e ka ngritur televizionin në një nga pronat e tij, por i ka mbetur në qafë një godine shtetërore?! Ku thuhet se nuk ka paguar prej disa vjetësh as qiranë?! Bushati thotë t'i harrojmë këto gjëra, por të merremi vetëm me Ramën. Po të mos ishte problemi i ndërtesës shtetërore, askush nuk do merrej me televizionin e këtij ish-traktoristit apo magazinerit, apo çfarë mutin ka qënë më parë!
Na cave bythen o trap! Nje medie qe kerkon te mbahet ne shkelje te ligjshmerise, nuk I duhet as dreqit. Drejtesia duhet te mbroje pronen e shtetit e jo te llapaqenve we mbijne ne cdo kohe si kepurdhat pas shift. Hajd sikter fshini bythen se boll jeni toleruar.
Qenka bere merak per Lubonjen qe I ngeli pa pune.............po nuk ngeli fushe pa dhene mend ky mendjelliu I Kapo --Bushateve...........ketij gabimisht ja kane vene bythen per goje dhe gojen per bythe
Te marin vesh se nuk po kuptojm asgje.Irfani ishte ne regull me ligjin?Neqoftese une ne nje shtepi fus nje qeraxhi dhe atij i mbaron kontrata,fundja ai shkon ne qjyq se sdo te dali,une fitoj gjyqin ne te gjitha shkallet e ai prap nuk del,cte bej une?Mua me ngelet ti fal shtepine sipas mendjes se bushatit me shoke
Je zgjatur kot o bllokmen , i ritur te prehri diktatorit ...e thjeshte mbaroje kontrata mirupafshim , gjeje nje lokacion tjeter dhe vazhdon aktivitettin .....nuk te eshte hequr e drejta licensa, pse doni ta ktheni ju morrat e kuq ne nje sujet per te goditur mazhorancen haaa eshte e kot....
Ore pordhac ke ndonje shkrese zyrtare ti qe urdheron mbylljen e kanalit televiziv News 24? Nese nuk ke duhet te denohesh per shpifje ne publik dhe dikush nga zyrat shteterore duhet te te padis ty ne gjykate!
Ore Bythqir Bushati, nuk mbylli njeri televizon, duhet te kishte mbledh rraqet vite me pare e te qerrohej nga pronat publike, madje duke degjuar se nuk ka paguar ehde 2 milion Euro qira, shteti ka te drejte ta nxjerr nga ato banesa te tjera edhe pse nuk ka mbaruar kontrata si edhe ti bllokoje leke ne bankat e Irafnit qe nuk paguan qirate, leke qe u takojne taksapaguesve.
O çuna, pa shikoni pak fotografinë e këtij njeriu të zi..Rama e ka inat personal Hysenbelliun, pra shtypin e lirë, sipas tij. Po kjo fytyrë që ka inat Ramën dhe shkruan idiotizma nuk është e njejta gjë? Apo të jesh gazetar do të thotë se ke gjithmonë të drejtë, ndërsa të jesh zyrtar, domethënë punonjës shteti, duhet të të rrahin e të mos bësh zë? Por mjafton ky shikim në këtë foto dhe kjo buzëqeshje prej jago-je dhe kupton se gazetaria e tij, është thjesht një mendim djallëzor për interesat e tij e për të gënjyer e fyer të tjerët. Por përgjigjen e merr nga lexuesit. Mero bën mirë që ia boton herë pas here këto ndyrësira sepse njerëzit duhet ta njohin mirë me kë kanë të bëjnë.
Fdhiqesire
Nuk na u ndane qelbesirat humbes te identitetit dhe personalitetit perves dhe keq perdorur keto monstra per kothere buk nga bajgat e pall itikes.....pa polike
Sa njeri i fëlliqur, pis mashkull. "Rama mbylli TV", thotë, pa pikë turpi. Kur edhe një idiot e kupton që nuk është mbyllur TV, thjesht u zbatua një vendim gjykate, Irfan fshatari duhej ta lironte objektin qysh prej tre vitesh. Ç'mund të presësh tjetër nga pjella komuniste si Bythati..