Nga amb. Zef Mazi
I dërguari special Whitcoff bëri një takim me Putinin në Moskë. Brenda pak ditësh, kjo u pasua me takimin Trump-Putin në Alaskë më 15 gusht 2025. Alaska dikur ka qenë pronë e Rusisë që iu shit SHBA-së. Shpresohet se mund të arrihet diçka për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Nuk dihen hollësi rreth pikave të takimit, çka duhet të jenë duke u përgatitur. Nuk ka pasur rrjedhje informacioni në media, prandaj mediat, kryesisht ato qeveritare, mbushin hapësirën bosh me propagandë.
Sapo u njoftua takimi, Zelensky u ngut të hedhë poshtë planin që ende nuk është paraqitur. Prandaj, Ukraina sikur është mënjanuar, nuk duket se është fokusi i vetëm dhe prioritar i takimit, por janë një numër pikash të tjera mjaft të rëndësishme. Nuk janë prioritarë as disa drejtues evropianë, të cilët i druhen më shumë paqes sesa luftës. Kuptohet se po bëhen përpjekje jo të vogla prej tyre për të futur shkopinj nën rrota, për ta sabotuar sa munden takimin e planifikuar të datës 15 gusht 2025 dhe ecjen drejt paqes.
Injorohet kontradikta e madhe se BE-ja kërkon të jetë pjesë e bisedimeve për paqe, ndërkohë që refuzon të negociojë me Rusinë, edhe pse kanë kaluar 3.5 vjet bojkot diplomatik. Prandaj, ndryshe nga çfarë thuhet nëpër lajmet e mediave qeveritare, synimi i vërtetë i disave është të zgjatet lufta; shihet interesi për të përshkallëzuar urrejtjen, siç shihen kudo përpjekjet për të futur hundët me zor aty ku nuk të takon.
Agjencitë mediatike nxitojnë të përhapin lajme se një marrëveshje e mundshme, përmbajtja e së cilës nuk dihet ende, mund të kërkojë që Ukraina të bëjë lëshime territoriale, që shumë vende evropiane e kundërshtojnë.
Dezinformacioni (i qëllimshëm) duhet të jetë baza. Propaganda shtetërore vazhdon, ndërsa njerëzit e kuptojnë gjithnjë e më mirë se qeveritë e tyre janë bashkëfajtore në një numër krizash, duke i çuar ato në një rëndësi edhe më të vogël në sytë e njerëzve. Kaja Kallas e KE-së, edhe pse nuk e pyet kush, se flet në ajër dhe njihet për rusofobi patologjike, arrin të përdorë edhe gjuhë arrogante dhe ultimative, duke thënë, “…duhet…” të bëhet kështu e kështu! E mësuar në BE!
Ukraina po e humbet luftën shumë komplekse. Po humbasin edhe burimet që i nevojiten për luftë. Ato janë në dorën e evropianëve, të cilët, është fakt, nuk kanë mjaftueshëm, kanë edhe probleme madhore në rritje në vendet e tyre. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë më agresivët, pasuar nga Merz, i cili po humbet terren gjithnjë e më shumë edhe tek partia e tij. Zyrtarisht ata nuk kanë dërguar trupa në Ukrainë sepse, siç thonë, nuk duan të tërhiqen në luftë atje.
Popujt e vendeve të tyre nuk janë pyetur nëse janë dakord apo jo që vendi të hyjë në luftë. (Pavarësisht, ka raportime për zbarkim të rreth 240 trupave elitë franceze dhe britanike afër Odesës, siç ka edhe se janë qëlluar.) Si nuk mund të kuptohet realiteti se duhet rivendosur neutraliteti i Ukrainës për të mos vazhduar çmimi jashtëzakonisht i lartë që ajo ka paguar!
Vazhdimi i luftës në Ukrainë nuk u shërben interesave thelbësore jetike perëndimore! Ndoshta ndonjë naiv vërtet beson, çka për mua është marrëzi, që tanket ruse do të sulmojnë shtete të tjera në Evropë. Të shohësh realitetin në sy, me mendje të ftohtë, i shërbehet më mirë përpjekjeve për zgjidhje dhe për paqe. Interesi i vendit tënd është parësori. Nuk mund të ndodhë që interesi i një tjetri të qëndrojë mbi interesin e vendit tënd. Gjithçka ndryshe është vetëm të ngjallësh frikë te njerëzit, të ngresh lart gogolin e një lufte imagjinare.
Një artikull i fundit i gazetarit të famshëm investigativ, Sy Hersh, “A do e Takojë Trump Putinin?”, bazuar në informacione “nga një zyrtar”, ilustron se zyrtarë të zbulimit dhe ekspertë i bazojnë veprimet e tyre në hamendësime. Nuk kuptohet mirë se çfarë duan të thonë rusët me “shkaqet që janë në rrënjë” (të konfliktit). Hamendësimi se “kjo është një luftë tjetër për territor” nuk qëndron, se Rusia ka një sipërfaqe super të madhe territori që përfshin 11 zona kohore. Kjo luftë ka filluar dekada më parë. Në themel erdhi nga zgjerimi i NATO-s në lindje. Kjo ose nuk kuptohet sa dhe si duhet, ose bëhet sikur. Rusia i paraqiti Presidentit Biden një projekt-marrëveshje më 17 dhjetor 2021, që ishte vetëm për të mbajtur NATO-n larg nga kufijtë e Rusisë. Ajo u hodh poshtë në janar 2022. Kjo arsyeton se çfarë nënkuptojnë rusët me “demilitarizim”.
(Në parantezë, kujtoj se perplasja filloi me më intersitet pas betejës të Debaltseve, qytet ne Donbas, ndërmjet forcave separatiste proruse aty dhe në Luhansk dhe forcave të armatosura të Ukrainës. Ajo luftë filloi në janar 2015 dhe forcat ruse të Ëagner rimorën Debaltseve që ishte marrë nën kontroll nga forcat ushtarake qeveritare në korrik 2014. Ajo qytezë është rrugë dhe nyje hekurudhore jetike transporti. Humbja e Debattseve i hapi rrugën Marrëveshjes Minsk 2. Merkel me ngut fluturoi në Moskë për të bindur Putinin. Marrëveshja e Misnkut u miratua nga Keshilli i Sigurimit i OKB me 15 vota pro, asnjë kundër. Në 2023 Merkel publikisht pohoi se ajo marrëveshje u bë vetëm për të fituar kohë për të armatosur Ukrainën. Ndërsa Putini tha se kishte besuar dhe ishte mashtruar.)
Hamendësimi tjetër jo i saktë është se SHBA-ja mund të bllokojë që Rusia të mos ketë akses në tregjet e naftës të Kinës dhe të Indisë. Të dyja këto shtete i kanë hedhur poshtë edhe hamendësimet edhe tarifat e Trumpit si ndërhyrje e papërgjegjshme në ekonomitë e tyre dhe do të vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia, pasi kështu e kërkojnë interesat e vendeve të tyre.
Ndërkohë mësohet se, në heshtje, është miratuar kjo tregti, sepse njihet se nafta që blejnë nga India vjen nga Rusia. Ndryshe, çmimi i naftës në botë do të ishte rritur disa fish. Nëse besohet se tarifat përbëjnë kërcënim të besueshëm për Putinin, ajo që mund të pritet është dështimi i takimit.
Sipas Hersh dhe zyrtarit burimor, “Ata duan ta mbajnë të demilitarizuar Ukrainën, jashtë kontrollit perëndimor dhe, mbi të gjitha, jashtë NATO-s.” Kjo është e saktë. Më vjen ndër mend të kujtoj këtu takimin në Shtëpinë e Bardhë, para tre ditësh, midis udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje midis tyre për t’i dhënë fund konfliktit, çka kërkon që Armenia të bëjë lëshime të mëdha territoriale. Kjo është vazhdim i planit që u përpoq të zbatohej kundër Rusisë duke përdorur Ukrainën si mjet.
Edhe pse nuk është pjesë e marrëveshjes, sipas raportimeve, Armenia planifikon të tërhiqet nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (Collective Security Treaty Organization) në fillim të vitit 2026. (Organizata ka gjashtë shtete ish-sovjetike: Armeni, Bjellorusi, Kazakistan, Kirgistan, Rusi dhe Taxhikistan.) Sipas disa raportimeve, në mënyrë sekrete, Amerika u ka premtuar Armenisë dhe Azerbajxhanit të futen në NATO nëse do ta firmosnin atë marrëveshje. Nëse do të ndodhte, kjo do t’i jepte NATO-s dalje në Detin Kaspik përmes Korridorit Zangezur. Thënë shkoqur, në vend që të ulen tensionet, të zvogëlohet kërcënimi i NATO-s, si e mendon njera pale, duket se nënshkruhet një plan për të vazhduar rrethimin e Rusisë duke hapur rrugën për Luftën e Tretë Botërore nëse është serioze që Armenia dhe Azerbajxhani do të hyjnë në NATO.
Situata nuk është aspak e qartë, por e turbullt dhe tepër e rrezikshme. Duhet kuptuar se po ndodh një evolucion në rendin botëror, ka një zhvendosje të madhe në shpërndarjen e fuqisë globale. Këto po ndodhin para syve tanë. Ato duhet të ecin paralel me shpërbërjen e propagandës së luftës, çka pasqyron rënien e rendit botëror.
Le të shpresohet që diçka do të dalë nga takimi Trump-Putin per Ukrainen dhe, së paku, lidhur me rivendosjen e marrëdhënieve të plota midis tyre, me marrëveshjen strategjike (armët bërthamore) sepse START i Ri skadon në shkurt të vitit 2026. Ai duhet të rinovohet për të evituar përshkallëzimin jashtëzakonisht të rrezikshëm që vjen nga moskontrolli i armëve!
Duket qe eshte analize e sakte, jo opinione tavolinash neper tv.
analiza e sakte ne dukje, por ky mendon se ukraina dhe evropa kane pushtuar rusine dhe duan akoma lufte,
Duket qarte qe z. Mazi nuk eshte obiektiv me kete analize. Ne rastin me te mire sepse ndjek nje linje konservatore trumpiste ose ne rastin me te keq nga ata qe jane dashamires ndaj Putin.. Z. Mazi Nato eshte nje alenace mbrojtese dhe jo sulmuese. Dmth qe ajo nuk eshte aleance sulmuese por vepron ne grup vetem ne rastin kur nje shtet anetar sulmohet (edhe ne kete rast prapa nuk eshte bardh e zi por njs). Perse duhet te kete frike Rusia nga kjo alenace??? A mos ndoshta do rruge te hapur per te sulmuar ke te doje?? Se dyti, ju thoni qe Putin i paska propozuat Biden ne fund te 2021 nje marreveshje dhe Biden e paska refuzuar. Kjo “marreveshje e propozuat” nuk eshte kaq e thjeshte qe ju ta shenoni me vetem nje fjali dhe te duket sikur Biden eshte ai qe ka qene konfliktual. Dhe pikerisht me kete fjali me ben te kuptoj qe ju nuk jeni aspak objektiv dhe sic thashe me pare ne rastin me te keqe jeni nje dashamire i Putin!!! Tani mqs ju keni bere gjithe kete artikull dhe nuk paskeni pasur kohe te shtjelloni marrrveshjen e propozuar nga Putin ne fund te 2021, po ja u shtjelloj une me pak fjale: Putin ne ate kohe kerkoi qe Nato te kthehej ne kufijte e para vitit 2000!! Dmth e gjithe lindja e Evropes te dali nga Nato, perfshire Shqiperine!!! Nuk e di pse ju duket nje marrveshje shume e mire kjo e Putin dhe Biden nje njeri konfliktual, por kjo gje nuk ju nderon ne analizen tuaj z.Mazi
O Xef, Ma zi nuk do ta kishe shkruar dot o koqe. Ti hyn në kategorinë e të emëruarve ambasadorëve pa shkollë se me sa thuhet shkollën e mesme dhe atë të lartë për anglisht e ke bërë. Nëse lëmë mënjanë anglishten, ti del krap. Pse ta them këtë: se të mungon logjika dhe koherenca në arsyetim, elokuenca nuk mjafton. Tung.
Ik ore Mëz leshi! Jep edhe ti opinione! Nje deshtak mjekerrshtremur. Te tallnin femnat kur perdridheshe me shqiptu ndonje fjale si anglez katundi. Te promovoi Met Kapllani, femnisti i semure, funderine e peshtire. E di vete ti perse! Apo te ta them une!
Kush ishte feministi i sëmurë? Edhe pse e promovoi Xefin, apo pjeshka ?
Pohimi me siguri të lartë i autorit se Rusia nuk ka nevojë për më shumë territore dhe se nuk ka qëllim të pushtojë Ukrainën,hedh dyshime mbi tërë analizën e tij, që duket e logjikshme. Përvoja njerëzore tregon se pangopësia është tipar gati gjenetik i të pasurve, përveç që vetë Putini është shprehur se Ukraina është Rusi. Autori relativizon gjithçka, kjo është baza e pikëpamjeve të tij me një prirje proruse.
Analize keqedashese nga nje filorus dhe benjamin i Reiz Maliles dhe Ramiz Alise. Zefi ose nuk di shume per historine e 100 viteve te fundit ne ket bote OSE me qellim dashakeqes i thote te bardhes te zeze. E para nuk ben vaki se nuk eshte pa mend fare. E dyta e ben legen (i parrezikshem pasi eshte pensionist i flak tej nga Rama).
Ok me pelqeu. Por, edhe vete autori duhet te jete korrekt: grada apo titulli diplomatik, ne kete rast Ambasador, bie kur shkeput marredheniet e punes. Zefi e di mire kete. Gjithmone thuhet: Former Ambadador of...( Shteti). Ndaj duhej shkruar: Nga Zef Mazi, ish - Ambasador Nje tjeter, qe eshte pensionist, por ka patur grada te tjera, thuhet thjesht: X Y , ish-Diplomat, ose Ish-Minister Fuqiplot, ish- Keshilltar etj. Kaq.
JE NJE KIC GOMARI JO MEZ KALI....JE NJE BOLE QE MENDON SE RUSI MUND TE TALLI LESHIN ME EUROPEN........
Zefiiii....e paske ngrënë dhe ti një lugë borsh(çorbë) të prishur ruse??? Gjithë ky çarçaf që le shkruar, është vetëm një opinion i joti, i influencuar nga shplarja e trurit nga Moska. Çdo gjë (histori) ka dy anë. Varet se kë dëgjon apo pëlqen zotrote. Ka plot të tjerë që dëgjojnë apo pëlqejnë të kundërtën e asaj që thua, se çdo argument që dhe këtu, ka një kundër argument. Ti vetëm sa shkruajte ato që thotë Putana, se ato të pëlqejnë ty. Vazhdo të hash akoma borsh(çorbë) ruse...vazhdo o plak...vazhdo......
Alktaras, po thuaje te shkreten pse na le pezul...!
Takim Trap - Putin per ( paqe ) ne Ukraine pa présence te pales Ukrainiene e çuditesheme.... Dmth fati i nje shteti varret ne doren e Trapit qe nuk ka lexuar nje liber ne jete dhe mbi te gjitha kush eshte ky kllun qe vendos. Dhe takimi per ( paqe ) mbahet me Putin qe eshte pushues haaaa tragjikomike . Ne kete lufte ka vêtem nje fajtore ai eshte Zelensky nuk kishte pse hynte ne konflikte me Rusi do ishte me e drejte te largohesh nga posti présidentit , sa mire France ne luften e dyte boterore beri akt kapitullim vetem qe Paris mos te bombardohesh . Ka qene e vertete qe ukrainasit extrême droite fashiste vrisnin rusofone kam pare emision te France 5 ku gazetaret shkone dhe ukrainasit mbureshin qe kemi vrare 16 mije madhe edhe shkolla edhe femije , te gjithe keta kishin tatuazhe te nje lideri fashiste kolaborator i nazizmit ne vrasjet massive te juifve ne Kiev ne nje pylle ne préféri ku gjaku i te vrare juife rrodhi 6 km... Ky président vasal ju blindé politikes ne vecanti Angleze te hynte ne konflikte me Rusi per ta dobesuar ekonomikisht duke vrare popullin e vehte.... Kush e ka rradhen mbas dialogut Trapi Amerikes me Trapin e Rusis , patjeter nje takim Trapi Amerikes me Trapin e Serbis duke i dhene krahinen se kosoves dy alternativa ose brenda Serbis me status si ne kohen e qenit ose ndarje sipas oreksin te Trapit te Serbis ndersa Kurtovitç do ta shikoje marveshjen nga ekrani TV
Ky takim nuk ka asnje lidhje me çka flitet. Presidenti Trump ka thene se minuten e pare te nisjes se takimit, une do te kuptoj se asht e nevojshme me e vazhduar takimin apo me ndaluar dhe kthyer luftes. Pyetja e pare qe do t'i bahet Putinit do jete: Ju jeni shteti qe keni ngritur diktaturen(komunizmin) ne Bote. Me 1989 ju keni bere nje levizje drejt demokracise dhe nuk e keni justifikuar kete levizje. Do qendrosh me Kim Jong Unin dhe Kinen apo do qendrosh me Europen Perendimore dhe te justifikosh levizjen e nisur Ruse per DEMOKRACI me 1989. E ne rast se takimi do vazhdoje, Rusia rreshtohet me Evropen. Ne rast se Takimi nderpritet, tregon qe Rusia ka deklaruar pjesen e nendheshme te lidhjes me DIKTATURAT komuniste, me dy aziatiket Stalinist, ndihmuar nga URSS. AMERIKA asht pargjegjse per permbysjen e komunizmit, pasi u tregua pak e vonuar ne' mbarimin' e luftes se dyte Boterore, se gjoja do te merret vesh me ata (RUSET). Qe mos t'i vihej noka e E PABESE, ajo toleroje dhe ne provuam mbi kurriz Diktaturen Komuniste me krimet antinjerzore te saj.
I nderuar Mero, mire ben qe i le hapesiren ketij analist -diplomati; por ky nuk ben analize te barazlarguar dhe eshte i lodhshem ne lexim.!
Po ky qënka për turp dhe jo që nuk merka vesh nga ddiplomacia po qënka dhe luftë nxitës. Zotëri mos punon diplomat për Rusin? Po si nuk të vjen turp për këtë artikull që ke shkruar. Mirë thot populli “ shtati pyll e mendja fyll”. Bobo kush na ka përfaqesuar?