Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

14 Gusht 2025, 08:54Blog TEMA

Nga Ylli Manjani

Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY ecc, të hakeruara në Francë me ndihmën e Policisë Hollandeze.
Gjithnjë në përgjigje të ftesës publike që na bëri zoti Altin Dumani, përgjatë intervistës së tij me zë e figurë në RTSH me gazetarin Alban Dudushi.
Një gjykatë në Zvicër, tek po gjykonte një të akuzuar për kontrabandë armësh, akuzë e bazuar thjesht në të dhënat e SKY ECC,  marra me hakerim nga Franca, ka rrëzuar përdorimin e këtyre të dhënave si provë në gjyq.
Arsyeja është shumë e thjeshtë:
Janë marrë të dhëna me përgjim e hakerim ndaj shtetasve zviceranë pa autorizimin e gjykatës zvicerane.

Ja kaq!
Jo po procedim paralel, jo po letërporosi, jo po Europol, jo po Eurojust... Jo po lufta kundër krimit e më the e të thashë.
Hiç!
Vlejnë zero me xhufkë përpara ligjit të shkruar zviceran.
Kështu vendos gjykata atje. Edhe atje ka media, portale. Ka edhe opinion publik që bën referendum edhe për orarin e muzikës në lagje.
Ligji është ligj! Gjykata është garanci dhe jo komisariat jeniçerësh.
Sa për info, kështu është edhe ligji ynë, si në zvicër.
Por gjykatat tona, në drejtimin e SPAK, injorojnë ligjin shqiptar.
Kemi 2 vite që ekzakt këtë gjë po kërkojmë në çdo gjykatë këtu. Verifikoni legjitimitetin e marrjes së provës në raport me shtetasit shqiptarë dhe ligjin e Republikës sonë!

Hiç!
Shpikje dhe racionalizime.
Gjykata Kushtetuese, më e larta në këtë vend, duhet të marrë një dizertacion në shpikje juridike antikushtetute dhe në dëm të procesit të rregullt ndaj shtetasve të këtij shteti.
Qartësisht në perëndim nuk po dënohet askush me të dhënat e sky ecc. Deri tani ka ndodhur ose kur me këto të dhëna policitë atje kanë kapur në flagrancë njerëz, ose kur ato janë përdorur si indicie për të mbledhur prova të tjera.
Po askund, askund askund nuk ka ndodhur të përdoren këto të dhëna si prova unike për të fajsuar njerëz. Gjykata e Berlinit madje tha troç:"këto të dhëna janë të ngjashme me dëshmi që nuk verifikohen dot..".
Sepse përveç debatit se si u morën ato të dhëna, është edhe debati tjetër se ato ashtu siç janë janë thjesht fjalë, jo prova.
Kështu po flet ligjërisht e gjithë Europa. Vetëm Republika e Spak-ut e Shqipërisë nuk pajtohet me standardin Europian të gjykimit të drejtë.
Një ditë, në një moment do bëhet diçka sebep që.edhe Shqipëria të pajtohet me këtë realitet juridik perëndimor. Por deri atëherë dëmi do jetë shumë i madh....
Atë shprehjen "ashtu ishte koha/sistemi" e kemi si larje mëkati...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

17 Komente

  1. H
    Hallexhiu

    Bravo Manjan ti spo lodhesh vlla me keta shpellaret e Dibrës qe do bejen drejtësinë por ste dëgjon njeri vlla ,e kan kthyer shtet brenda shtetit dhe nuk e rruajnë fare por do zoti i kthehet shpejt karma dhe pastaj do ti shohim si minjtë kur mbytet anija te gjith pa përjashtim tek ajo godine jan njerëzit me te pa afte dhe shpirt ligj,demin me te madh ketij vendi ja kan sjell keta bile me te madh se Enver hoxha se ai mir keq te jepte car te takonte kurse keta te kërcejnë siper gjera qe ti si ke pare as ne ender por sipas ketyre ;kështu mendojnë dhe me kete mendim pa hetim fare po i shkatarrojne njerëzve familjen biznesin jetën, por per nje gje te jeni te sigurte se po se bet ju me ligje Manjan ! Do ju duket 97 lule

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yll legeni

      O hajdut kot e ke! Kriminelet qe mbron ti e kane vendin ne burg! Edhe ti qe je majmur me para qe vijne era m...!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asnjëansi

        Çfarë të ka vjedhur Ylli Manjani ty , more zagar fëlliqur e qen i zgjebosur ?

        Përgjigjjuni
      2. D
        Detari

        kur do e futin dhe kete debilin ne burg qe ngeli gjithe jeten duke ndihmuar kriminele? SPAK beni nje kontroll pasurie ketyre personave si ka mundesi me ate rroge qe marin ne albaniston kane gjithe ate pasuri ku dihet se eshte thjesht nje avokat.

        Përgjigjjuni
        1. Drejtesia .

          SPAKU perfaqeson shpresen . Shpresen per te shpetuar nga kethetrat gjakatare , te races tende , Manjan ! SPAKU , KY etnitet - simbolike I DREJTESISE se vertete , te munguar , te panjohur dhe te papranuar prej races tende ne kete vend , eshte ne hapat e pare , ende I brishte dhe I shnderruar ne objektivin e bombarduar vetem per vdekje nga Bermudja kriminale e frymezuar cdo ore e minute nga Berisha dhe modeli BERISHIST qe , ne keto 3 dekada , nuk Po ngopet me grabitjen , plackitjen dhe shkaterrimin e Shqiperise . Avokat I kesaj menxyre je dhe ti , Manjani !

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bulqiza!

            Dmth o legen IM qe u filmua me bllok seshte fakt se u filmua pa vendim gjykate. E mer zagjar. Po pse ne Zvicer jemi ne.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Ky na ben krahasime me Zviceren !! O rrypiii..... ke pare ne Zvicer politike 30 vjeçare qe ka grabitur zvicerianet e qe eshte shpesh ortake e krimineleve ??!!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                Ky ka marre persiper te shpetoje trafikantet me te medhenj nga ndjekja penale duke rrezuar si prova komunikimet ne rrjetet e fshehta, komunikime qe SPAK i lidh me provat e tjera. Kodosh dhe trim i madh po na del ky djale. Don te behet miliarder me paret e krimit. Ky dhe monstrat e tjera duan ta lene kete vend sikurse ishte para 10 vitesh: vjedhje, trafiqe, korrupsion, droge, para te pista etj etj te pa ndeshkuara nga drejtesia, sepse provat duhet te jene bindese sipas konceptit tee Yllit . Me nje fjale Drejtesia sipas tyre duhet ti kapi shkelesit e ligjit live, kur e bejne krimin. Sipas tij nje porosi vrasje me viktime te identifikuar nuk eshte prove per ate qe e ka porositur, sepse duhet qe vrasesi me porosi ta pohoje vete qe e ka vrare viktimen dhe kete e ka pas porosi nga dikush dhe te paraqese prova video dhe audio kur ka marre porosine. Keta duan ta kthejne mbrapsh rroten e historise, jo per parime, por per interesa materiale te tyre.

                Përgjigjjuni
              2. Q
                Qytetar

                Kur trafikantet groposin me qindra milione euro neper ullishte, republika nuk eshte e prokuroreve por e trafikanteve. Me ato para mund te blesh kedo dhe gjithçka. Kjo eshte arsyeja perse ne vende si Singapori e Kina trafiku i droges denohet me vdekje. Perben rrezik per shtetin dhe rendin kushtetues. Shqiperia ka vendosur prej shume dekadash te ndjeke rrugen e Meksikes e Kolumbise dhe te vendose ministra drejtesie si Manjani. Udhe te mbare!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arber Sopjani

                  Ku Manjani eshte me kriminel se Pellumb Gjoka te cilin e mbron. Filloni nje hetim per kete maskarain qe nje tjeter si ky, pikerisht Fatos Nano na e la peshqesh. Ky eshte me vrases se vrasesit

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tutu

                    Ylli i kuq ose tellalli i mbrojtes se pafajesise te krimineve.. burre extra legen ka qene gjithmone…per para te gjitha i ben…

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Deda

                      Tutu kari .

                      Përgjigjjuni
                    2. Y
                      Ylli

                      Po per armed qe u shiten nuk do gjykohet njeri???A eshte veper penale.???Ai gjykates eshte idiot.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Ballkanik

                        Po pse more rrotë kari , Ylli Manjani i shiti armët ?

                        Përgjigjjuni
                      2. H
                        Heretiku

                        Ne vitet 70-te ne USA jane perdorur pergjimet si prova per te denuar kriminele e mafioze me burg. Me 1000 mundime, eksperte te elektronikes vinin pergjuese ne shtepite e krimineleve, kur keta nuk ishin ne shtepi dhe me keto pergjime kriminelet denoheshin. Sot une nuk e di se si kane evoluar ligjet e kesaj natyre ne Perendim, ne drejtim te jurisprudences jam "injorant", por di te them se nje here e nje kohe pergjimet perdoreshin si prova edhe ne vende me demokraci te konsoliduar. Shqiperia prej kohe ndodhet ne nje situate emergjente perballe krimit te organizuar, nuk jane te rralla rastet kur degjohet se police, shefa komisariatesh, gjyqtare, deputete etj. jane "te blere" nga krimi. Duhet patur parasysh thenia: "ne situata te jashtezakonshme duhet vepruar me ligje dhe menyra te jashtezakonshme".

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Z

                          Manjani nje ordiner dhe i pafytytre, pune maloku nga ....L.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Liqeni

                            I sakte Z Manjani. Nuk jane prova dhe nuk mund te konsiderohen, nuk duhet te cmohen e renditen si prova ne procesin penal te dhenat e SKY ECC and Co. Ato mund te shfrytezohen per zbulimin e te te vettetes.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje