Ukrainë, dorëhiqet kryeministrja Yulia Svyrydenko, ende mister emri i pasuesit

14 Korrik 2026, 19:15Bota TEMA
Ukrainë, dorëhiqet kryeministrja Yulia Svyrydenko, ende mister emri i

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko dha sot zyrtarisht dorëheqjen, pasi Parlamenti ukrainas miratoi largimin e saj, si pjesë e një riformatimi qeveritar të iniciuar nga presidenti, Volodymyr Zelensky.

Parlamenti njoftoi se rezoluta për miratimin e dorëheqjes së Svyrydenkos u miratua. Riformatimi u bë publik të dielën nga Zelensky, i cili tha se ai është pjesë e një “strategjie të re politike”, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Presidenti ende nuk ka shpallur emrin e pasuesit të saj.

Pas votimit, Svyrydenko falënderoi qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar si nder shërbimin ndaj Ukrainës.

Në një mesazh në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi nga salla e parlamentit, ajo shkroi “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ishte një nder të punoja për Ukrainën”.

Në një deklaratë tjetër, ish-kryeministrja mbrojti bilancin e qeverisë së saj, duke theksuar menaxhimin e krizës energjetike gjatë dimrit të kaluar, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike, si dhe përparimin në rritjen ekonomike.

Zelensky deklaroi të dielën se i është mirënjohës Svyrydenkos për punën e saj dhe bëri të ditur se i ka propozuar të drejtojë një fushë të re të rëndësishme të marrëdhënieve me një partner kyç të Ukrainës, pa zbuluar detaje.

Sipas mediave ukrainase, ndër kandidatët për të marrë drejtimin e qeverisë përmenden ish-kryeministri dhe ministri aktual i Energjisë, Denys Shmyhal, ministri i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, kryetari i bashkisë së Kharkivit Ihor Terekhov dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore “Naftogaz”, Serhii Koretsky.

2 Komente

  1. P
    Pse hesht BE dhe NATO

    Gjysem cifuti Zhele qe shkaterroj Ukrainen ku me porosi te BE dhe Biden Papersit prokj Rusine deri me tani dihet minus 25 % e territorit, 1 milion te vrare dhe mbi 10 milion refugjate. Kerkon riformatim, pra kerkon riformati te vjedhjeve te miliardave qe BE dhe shume vende te Botes poja dhurojne duke i varur ujkut melcite ne qafe, dihen skandalet dhe vjedhjet e bashkepunetorit te tij ngushte ku me nje dore te vetme perlau 100 milon euro dhe u mjaftua vetem me shkarkimin e tij dhe ky te largohet e te haje i qete eurot e vjedhera.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Radi Tirana

      Zhele bytha eshte pjestar i klubit te palloshit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje