Gazetarët e Focus Media Group kanë shancin e madh të bëhen “King maker”!

15 Gusht 2025, 15:29Blog TEMA
Gazetarët e Focus Media Group kanë shancin e madh të bëhen

Nga Elvin Luku

Aktualisht ata janë në një pozicion “sandwich” dhe po trysnohen nga njëra anë nga policia e ushtria dhe nga ana tjetër nga kriza financiare brenda-mediatike.

Por vetëm ata mund dhe duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

Brezi im i gazetarëve, përfshi dhe mua vetë, dështoi ta kapte këtë shanc që juve ju ka ardhur në derë.

Lërini thirrjet jo ambasada tha kështu, jo po organizata tha ashtu, - këto janë akte formale, që më shumë i shërbejnë atyre vetë, sesa mbrojtjes së komunitetit të gazetarëve të përfshirë.

Ndihma reale ngrihet mbi premisën: LIRIA E MEDIAS FILLON ME GARANTIMIN E LIRISË DHE TË DREJTAVE TË GAZETARIT!

Kush thotë se ka liri mediash me gazetarë, që vetë media i ka zhytur në kriza socio-financiare, gënjen rëndë!

Tani që kjo çështje, jo e re në ambientin mediatik, ka shpërthyer në opinionin publik, ju keni shancin e madh të merrni “frenat e lojës” në dorë.

Ju duhet të vetorganizoheni, të trokisni në këtë moment “on block” te dera e punëdhënësit tuaj, që me shumë të drejtë ju quajti “krenaria” e grupit dhe të shpalosni dhe merrni mbrapsht të drejtat tuaja.

Vetëm një gazetar i lirë dhe pa çengël në kokë, i shërben opinionit publik.

Kaq është!

Brezi im, bashkë me mua, nuk e arriti dot këtë. Tani është radha juaj, mund të hyni në histori.

Ja këtë duhet të bëjnë AGSH e UGSH, nëse duan realisht t’ju mbështesin.

Ky është mendimi im i pastër, që nuk ma frenon dot asnjë flamurtar i lirisë së shprehjes, që, nuk kupton, por fyen në sms në emër të lirisë së shprehjes.

4 Komente

  1. I
    Ilir

    Sa nga 240 punonjësit e ketij grupi ( kaq eshte deklaruar) e marin rrogen e plote ne listepagese dhe u paguhen sigurimet e plota? Thashethemet thonë vetëm 50!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

      Përse këtyre gazetarëve të News 24, por edhe të mediave të tjera, se edhe ato një mut janë ( Thonë se më mut janë ata të Syrit, por ata nuk pjerdhin më sepse ju ka dalë nami. Atje vetëm Spartaku dhe Blendi e marin rrogën.... Spartaku dhe Blendi? Hë mo ata budallat që hiqen sikur i dinë të gjitha. GJITHOLLOGË), nuk protestojnë për të drejtat e tyre.............--- 1-- Nuk jua mban bytha sepse kanë nja 6 rroga pa marë, dhe Fania nga inati, nuk jua jep fare...............................................................................----------- 2--- Ju pëlqen gjendja që i mban Fania, pasi shumë prej tyre kryejnë edhe punë të dyta e të treta në subjekte të ndryshme, ose kanë biznese të tyre, me të cilat merren gjatë ditës.. Shpesh edhe me punë jo shumë të ligjëshme...... . Dhe këtë Fania e di, dhe i lejon me vetëdije të merren me këto punë..... . Kështu të dyja palët janë dakort me gjëndjen e krijuar. Ndryshe si jeton dikush 6 muaj pa asnjë të ardhur....... . ----3---- Është dhe një pakicë, që i thonë fakira, të cilët nuk kanë të ardhura të tjera, përveç pagës, por këta nuk kanë ku shkojnë dhe janë të zhytur në borxhe. Ose jetojnë me ndihmën e familjes................. ----- 4 ----- Janë gazetarët e përkëdhelur, ose kasta, të cilët marin paga të majme nga Fania. Dhe janë këta që shtypin zërin e të pakënaqurve.... . Kështu mos shpresoni që ata njerëz të bëhen ndonjëherë bashkë. As për protestën kundër qeverisë, nuk u bënë bashkë.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kamzaliu

      Na keni çar trapin me keto idiotesira qe lexojme lart e poshte, Gazetarine nuk e bejne godinat apo biznesmenet qe kane vjedhur ne kurriz te popullit dhe sot luftojne gjasme per lirine e mediatike. Po flisni njehere hapur more se na plaset. Sorrollateni lart e poshte dhe kurre nuk flisni drejt perd drejt. E kuptoni qe ne kete vend te gjithe fshehin dicka fshehin te verteten duke filluar nga gazetaret.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ju perqafon biri I Sheqeres heroj i mediave

        Per cfare gazetaresh flet, keta lehin sipas fanit te like pordhes, ku jane keta qe lehin per liri e nuk lehin kur fania i tyre ka 3 vjet ne prone te tjetrit e nuk paguan qera, nuk paguan zagaret qe lehin, nuk paguan sigurimet shoqerore

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje