Nga Çapajev Gjokutaj
Mes lajmeve të kësaj jave të mbetet në mend sulmi me armë kundër një kopeje prej 22 kuajsh, sulm që “u kurorëzua” me vrasjen e katër prej tyre dhe plagosjen e tre të tjerëve. Duket e çuditshme që vrasja e kuajve të tërheqë më shumë vemendje se vdekjet e përditshme të një numri njerëzish në aksidente automobilistike apo vrasjet kriminale që njoftohen thuajse çdo javë.
Po mbase mësymja e armatosur kundër një kopeje kuajsh, ndërkohë që ata po kullosnin qetësisht në një lirishtë malore të zonës Dukat - Llogora, preston të bëhet lajm pikërisht ngaqë është ngjarje jo fort e zakonshme dhe rrjedhimisht edhe tejet e rrallë.
Në fakt më shumë se vrasje ngjante me një pushkatim. Kuajt e gjorë u vranë e u lavosën sepse i kishte dënuar lakmia. Thuhet që pushkatuesit, të paisur me armë gjahu, përgjakën kopenë për arsye konkurrence: pronari i tufës së sulmuar po synonte pjesën e vet në tregun e kalërimit turistik. Me një fjalë kuajt u dënuan dhe u ekzekutuan në emër të makutërisë.
Është gjë e mirë që turizmi po krijon vende pune, madje po nxit edhe veprimtari të reja siç është në këtë rast kalërimi turistik. Po as në ëndrra nuk mund ta mendosh që një veprimtari zhvilluese dhe civilizuese si turizmi të nxisë instikte të lashta kafshërore. Ndjesë do thenë instikte shtazarake se kafshë ishin edhe kuajt e gjorë dhe jo rrallë kafshët shfaqen më fisnike se ca e ca syfete dykëmbshash.
Vendndodhja e këtij krimi më solli në mend kujtimet e një ushtaraku anglez që gjatë L2B kaloi disa muaj në atë zonë. Mes të tjerash ai vinte re se shqiptarët sillen keq me gratë dhe kafshët shtëpiake. Goxha rrugë kemi bërë, dikur silleshim keq, tani i pushkatojmë…
Lenë mënjanë cinizmin që ky akt vandal të ngjall vetiu, një gjë bëjmë mirë ta përsërisim me forcë: makutëria, zilia, dëshira për fitime të shpejta e të paligjshme janë brenda njeriut, por përhapen e marrin dhenë si bari i keq kur gjejnë kushte të favorshme. Historia ka dëshmur e dëshmon se vese të tilla mund të bëhen zap sadokudo vetëm kur komuniteti dhe shteti u kundërvihen fuqishëm. Opinioni, ligji dhe zakoni janë dëshmuar si mjetet më efikase për t’u prerë rrugën instikteve shtazarake që, duam apo s’duam, gjallojnë brenda shumë prej nesh.
e lexuam njehere para 1 jave
Inglezi per te kutpuar marredheniet e nje krahine duhet te jete misionar, se veshtire te kuptosh lidhjet familjare te nje krahine kur rruga te bie kalimthi.
Shume dakort me Luka. Ngjarja eshte e trishte, por komenti i inglezit per kete krahine nuk duhej shkruar. Pak kohe me pare isha ne disa ishuj te Italise. Bukuria e natyres dhe e njerezve bente gare me historine e tyre. Nje anglez diku tek 1700 kishte thene qe njerezit ishin te eger, te piste dhe femrat te shemtuara. Pak vite me vone, nje studjues francez i pershkruan komplet ndryshe.. jo vetem kaq, por dhe i pikturon keto femra te hijshme e te stolisura shume bukur.
Dmth, zoteria qe eshte me prejardhje jo me shumë se 20 kilometra nga ai vend, ka nevojë të citoje nje anglez per te treguar se c'jane fqinjët e tij... Kush janë anglezet: ne Luften e Dyte Boterore, parashutonin femra ne Francen e pushtuar ne zona qe t"i kapnin gjermanet. Femrave u kishin dhene me qellim te dhena te gabuara, dhe kur i kapnin gjermanet dhe i torturonin, ato tregonin ato qe dinin, te dhenat e gabuara qe ne fakt ishin pusi te ngritura nga anglezet kunder gjermaneve. Tani, po i tregoj zotërisë nje nga tiparet e dukatasve meqë nuk i njohka: s'ka ndodhur kurreqe ne Dukat te pritet miku, t"i shtrohet sofra, te pihen shendete për atë dhe te dashurit e tij dhe pastaj, ne gjumë, te shkohet dhe t"i ngulet thika në fyt...
Dukati ha buk vec! Respekt pa fund per kete fshat me burra dhe gra me cika! Nuk e njoj gazetarin, por njoh dukatin dhe deduktoj qe ky zoteri shkruan analiza dhe citate koti. Kerkoi falje Dukatit, nese je burre.