Mbase e meritojmë shkatërrimin!

15 Gusht 2025, 19:20Blog TEMA
Mbase e meritojmë shkatërrimin!

Nga Ben Andoni

Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot 197 vende e vunë firmën mbi marrëveshjen e Parisit të 2015-ës, dokument i cili vuri si objektiv parandalimin e rritjes së temperaturave mesatare të globit 2 gradë celcius mbi mesataren e periudhës para-industrializimit. SHBA-të u integruan menjëherë dhe fill në presidencën e parë të Trump dhe, u tërhoqën nga Marrëveshja që hyri në fuqi më 4 nëntor 2020, ndërkohë që presidenti Biden e ktheu vendin në marrëveshje më 19 shkurt 2021. Së fundi, Shtetet e Bashkuara e njoftuan zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm për tërheqjen e saj nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, akt që hyn në fuqi më 27 janar 2026.

Edhe ky dokument është një nga ato që Shqipëria i ka firmosur gati symbyllazi, por pa marrë parasysh se duhej të merrte masa serioze. Në dy dekadat e fundit, komuniteti i mbrojtjes së mjedisit ka apeluar vazhdimisht, duke nisur nga fakte të thjeshta dhe shqetësuese dhe duek i amplifikuar por zotërinjtë e mjedisit tallen. Tallen dhe tallen pafund. Qysh më shumë se një dekadë më parë u paralajmërua për kushtet pse deti po merrte aq tokë; pse zjarret po bëheshin një ngjarje e zakonshme dhe sesi duhet të alarmoheshim për shkretimin e hapësirave pyjore; për tharrjen e burimeve ujore; pse duhet t’i ruanim zonat e mbrojtura; deri te fakte që lidheshin me faunën dhe florën, ku shumë insekte vizitonin vendet veriore tek ne, ndërsa më përpara as nuk mund të kalonin; apo ku në qytete Betoni është një pushtues i frikshëm dhe ku ndërkohë, “qytetet shqiptare – me Tiranën në krye – janë shndërruar në ishuj termikë, ku diferenca e temperaturave mes lagjeve shkon deri në 6°C, për shkak të dendësisë së ndërtimeve dhe mungesës së hapësirave të gjelbra, po sipas një raporti të Bankës Botërore” (Monitor, 2025). Nuk po flasim për minimizimin e hapësirave të gjelbra dhe shuarjen e parqeve apo planeve hapësinore. Korrupsioni në planifikimin urban fillon me krijimin ose ndryshimet e planeve hapësinore. Këto i kemi para syve. Shikoni çfarë i është bërë Parkut të Liqenit Artificial dhe ku do të shkojë makutëria… Dhe, ndaj Shqipërinë e kemi të mbjellë me kulla e kulla që nuk mbarojnë përballë një popullsie që po tkurret dhe po na çon gati në popullsinë e Shqipërisë së pas Luftës së Dytë Botërore.

Me të gjitha këto, problemi një dhe i vetëm është sesi jemi të mësuar me shkatërrimin dhe tashmë që po na digjet diçka, vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime për çdo vit. Ku mungojnë reflektimet për infrastrukturën, ku piromanët argëtohen me kafshërinë e tyre, kurse bashkitë vegjetojnë pa kuptim.  Ndërkohë “Monitor” rreshton dhe një sërë faktorësh që duhen pasur parasysh: nga Bankat (rreziqet klimatike për kreditë), bujqësinë (periudhat e ndryshme të kultivimeve dhe pjekjeve, industrisë dhe mbi të gjitha turizmit. Shqipëria nuk duhet të jetë kaq familjare me shkatërrimin, por duhet të mendojë mbijetesën përballë natyrës. Po ku ta dish, mbase e meritojmë shkatërrimin.

P.S. Në kronika u regjistrua se për 4 piromanët e Beratit u la vetëm “detyrim paraqitje”?!

8 Komente

  1. V
    Vox Populi

    Jemi popull sadomazohist. Ka 100 vjet që zgjedhim diktatorë që na sh....dhe kënaqemi

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piro Mani

      4 piromanët e Beratit i arrestoi policia. Gjykata i dënoi me detyrim paraqitje një herë në muaj te oficeri i policisë gjyqësore. Dhe nëse i vënë flakën ndonjë pylli tjetër, të paraqiten vetë në gjykatë... . Kështu duhet të veprojnë sa hërë ndezin zjarre, gjithë jetën e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laura

        Mjafton titulli per ta shumezuar me zero kete artikull

        Përgjigjjuni
        1. P
          Punetori

          OK , konstatimet ,shembujt qe sjell,pershkrimi i situates mjedisore etj, jane me vend . Por ti z.Andoni i shkruan keto artikuj me nje fare kenaqesie , per te mos thënë , me mllef . E paraqet kete gjendje si handikap te madh te qeverise, sikur kjo te ishte detyra primare e saj ,dmth ruajtja e mjedisit . Dhe ti , harron dhe le pa cekur problemin me te madh qe ka nje shoqeri e organizuar njerëzore qe , perpara se te kujdeset per pyjet , duhet te bëjë zap kafshët qe kane dalë prej pyjeve. Dhe shembull mund te sjellesh banden berishiste me ne krye kafshen SRB qe ishte dhe eshte shkaterrimtari me i keq i vlerave shoqerore , aspirates se njerezve per nje shtet ligjor e demokratik , nga prishja e ekonomise ,uzinave, plantacioneve frutore , sakatimin e pyjeve , lumejve e shume vlerave jetike shqiptare . Ju, analistet , gazetaret,shkrimtaret , intelektualet qe jeni truri i shoqerise ne vend qe te merreni me ndryshimin e klimes e matjen e temperaturave neper qytete dhe pasojat mjedisore , duhet te jeni te paret e te kerkoni pa pushim Drejtesi per krimet politike shteterore .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli Basha

            Artikull ‘nje vere ne uje’!!! Jemi nje shoqeri e pacivilizuar,nje shoqeri pa zhvillimin e saj industrial dhe seksual!!!

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zena

              Tirana ishte nje fshat i madh,tani mungon oksigjeni,mungon uji,mungon hapsira e kalimit brenda lagjes ,rrezikohen femijet dhe mosha e trete nga pirgjet e makinave qe nuk levizin per muaj e muaj.Tani Tirana eshte qytet Metropolitan.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Une jam lindur e rritur ne Tirane po pirgje makinash nuk kam pare sa here qe vi, aji qe kam pare eshte dhe me e rende, liqeni artificial eshte rrethuar me ndertime pallatesh,vete liqeni per pak kohe do kthehet ne kenete,liqenit Farkes ju ka bllokuar rrjedha e perroit qe sillte ujin,siper rrjedhes esgte ndertuar pallat, Tirana eshte kthyer ne ne geto,Tironcit nuk ishin te zotet te qyteteronin te ardhurit,tani Tirana eshte kthyer ne nje fshat te madh,dikur kthenin koken njerezit kur kalonte nje aktor,nje profesor ose artist,sot kthejne koken me respekt kur kalon nje mallist ose drejtor hajdut. Paloshi gjate be cdo gje qe njerezit mos te shikojne realitetin po te merren me makinat e cadrat e localeve.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbeni

                  Si në çdo drejtim e aspekt jetësor midis shoqërisë sonë të prapambetur e me kulturë të mangët vegjetojnë edhe ata që kanë mbrritur nga shpellat,andej nga vjen sali maloku.Jetoj prej 26 vitesh në një vënd perëndimor dhe si çdo shqiptar pushimet i kaloj familjarisht në qytetin tim të lindjes Vlorë.Para 20 vitesh kisha dalë shëtitje buzë detit në Ujë të Ftohtë bashk me djalin 10 vjeçar atë kohë.Ishte mbrëmje Korriku .Para nesh po ecte një burrë dhe një grua me dy fëmijët e tyre njëri mund të ishte mosha djalit tim vajza dhe tjetri djalë rreth të 12-ve.Ky i fundit mbante në dorë një qeskë ku diçka po hanin si familje.Kur e mbaruan ushqimin djali e flaku qeskën me mbeturinat e ushqimit në det.Unë e pashë dhe nuk u ndjeva,sepse e dija çfarë njerzish ishin e çfarë edukate kishin.Djali im sapo e pa i bërtiti pse i hedh mbeturinat në det ?Deti është i të gjithëve dhe nuk duhet ta ndotim.Shko nxirre nga deti dhe hidhe në një kosh mbeturinash.Por burri i familjes me një zë të trash e duke u kërcënuar tha se çfarë të duhet ty se ku e hedh djali im qeskën.Shiko punën tënde.Ti në vënd të kritikosh dhe edukosh fëmijën tënd për veprimin e gabuar që bëri i kundërvihesh një fëmije që e ka të vështirë të pranoj sjellje të tilla të patolerueshme.Nuk e zgjata më me të sepse kuptova që kisha të bëja me një kafshë të egër e të pisët.Ja tani shfaqen edhe zjarrëvënsit që me veprimin e tyre kriminal kanë djegur qindra hektarë me pyje dhe gjykatësit tanë janë kriminelë të korruptuar e bashkfajtor që i lënë të lirë në vënd që t’i plasin brënda këto kafshë të egra që shkretojnë natyrën dhe i kushtojnë miliona euro para publike shtetit për shuarjen e këtyre zjarreve.Po vrasja e kuajve në Llogora nga një kafshë tjetër si ju duket ?A është veprim normal njerëzor ?Po vrasjet e adoleshentëve me thika nga bashkmoshararët çfarë tregojnë ?Ne nuk jemi një shoqëri normale.Dhe duam të bëhemi edhe anëtar të BE në 2030.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje