Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

15 Gusht 2025, 19:29Blog TEMA
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nga Adrian Thano

Një mëngjes si gjithë të tjerët – i zgjat ushqimin, i ndreq bluzën, i puth ballin dhe e nis drejt shkollës me mendimin naiv se bota ende ruan një farë sigurie për fëmijën tënd.

Por më pas, telefoni bie. Një zë i panjohur. Një ambulancë që nuk ecën kurrë aq shpejt sa mendja jote. Një turmë njerëzish që nuk të lënë të afrohesh. Dhe pastaj, heshtja që të shemb gjithë botën në një frymë.

Zemra e një prindi çahet pa kthim: Si ndodhi? Si nuk e pashë? Çfarë më shpëtoi?

Vrasjet me thikë mes adoleshentëve nuk janë më raste të rralla as në Shqipëri, as në botë. Janë bërë një fenomen shqetësues, një valë e fshehtë që mbart plagë të thella shoqërore. Kultura e dhunës në këtë moshë po fiton terren.

Sipas BBC, në gjithë Europën, veçanërisht në Francë dhe Angli, madje edhe në “parajsën” suedeze krimet me thikë nga fëmijë të moshës 10–17 vjeç janë rritur në përqindje shumë të larta.

Shqipëria në muajt e fundit ka patur disa raste që kanë bërë jehonë në opinionin publik. Dje në Maliq ishte tronditja e radhës.

Kur dhuna ulet në bankën e shkollës, fshihet në telefonin e fëmijëve tanë, rritet në rrjetet sociale dhe shpërthen në një moment zemërimi të verbër me një thikë në dorë, ne e shkrehim zemërimin në ajër si pushkë dhe me të drejtë kërkojmë llogari. Kujt?

Problemi më i madh, mendoj unë, është që ne si shoqëri, shqetësohemi pasi ndodh tragjedia, por zgjidhjet janë gjithmonë reaktive, kurrë parandaluese

Tek ne ka kohë që dhuna perceptohet si mbijetesë, si identitet, si status. Në mungesë të modeleve pozitive, shumë të rinj marrin si shembull brutalitetin që shohin në rrjetet sociale, në muzikë, në filmat dhe videot që idealizojnë “respektin përmes frikës”.

Por fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë. Ajo u vendos në duar nga ne që nuk ditëm ose u hoqëm si të zënë me punë, kur ata po humbnin vetveten.

Një fëmijë që vret është produkt i një shoqërie që nuk e dëgjoi, nuk e edukoi dhe nuk e orientoi. Kjo do të thotë që kur një djalë 14-16 vjeç merr thikën me vete në shkollë apo në lagje, nuk është thjesht një akt impulsiv. Është shenja e një dështimi kolektiv: i familjes, i shkollës, i shtetit.

Shkolla duket së fundmi e pafuqishme dhe e painteresuar. Në shumicën e rasteve, nuk e kapin fare situatën. Drejtori i shkollës së djalit tim më tha që nuk ka psikologë të mjaftueshëm. Mua më duket se shkolla nuk ka më as orientim jetësor.

Thjesht mësime dhe detyra, ndërkohë që fëmijët brenda vetes janë në shpërbërje. Shkolla nuk arrin të zbulojë as kur një adoleshent vuan nga depresioni, aq më pak kur është në prag të një akti dhune.

Shteti është pasiv, i vonuar, i papërgatitur. Nuk shohim struktura serioze parandalimi, as ndëshkime edukative. Nuk ka programe serioze të edukimit emocional në shkolla dhe në përgjithësi na mungon një kulturë publike që promovon dialogun dhe dinjitetin.

Edhe mediat, shpesh e trajtojnë lajmin si sensacion, ndërsa rrjetet sociale e përtypin dhunën si argëtim.

Vetëm se duhet të fusim mirë në kokë TË GJITHË, që askush nuk është imun. Nuk ka lagje të sigurta, shkolla të përsosura, apo familje ‘të paprekshme’.

Edhe pas mureve të larta të lagjeve luksoze në periferi të Tiranës, aty ku shitet iluzioni i qetësisë me çmime marramendëse, rriten fëmijë me të njëjtat ankthe, boshllëqe dhe ekspozim ndaj dhunës, si kudo tjetër.

Vetëm se atje është më e heshtur, më e mbuluar me marka, më e sofistikuar në formë, por po aq e rrezikshme në thelb. Dhuna nuk ndalet me kamera sigurie, por me një shoqëri që nuk e trajton jetën si garë, por si përgjegjësi të përbashkët.

Sot vrasja e një fëmije në një fshat të Maliqit është një lajm i largët, nesër mund të jetë fëmija i secilit nga ne që nuk kthehet më nga shkolla. Apo më keq akoma – që kthehet me duar të njollosura për gjithë jetën.

Është një dhimbje për të cilën asgjë nuk të përgatit. Është koha që ta ndjejmë këtë dhimbje, para se të bëhet jona.Gazetadita

13 Komente

  1. S
    Shaqo

    O z. Thano, pse cdo gje ia le shtetit, shkolles. Vetem 5-6 ore jane ne shkolle dhe 18 ore prane familjes e kudo tjeter, vec ne shkolle jo. Per mua, qe kur u hodh ne kosh te plehrave sistemi arsimor mbas viteve 90, cdo gje mori rrokopujen, arsimi nga fillorja deri ne universitet degradoi ne ate fare feje, saqe per shtresat e mesme dhe te ulta (nga niveli ekonomik) nuk behet fjale per femije te arsimuar, arsimimi eshte pribilegj i te pasurve, phesa tjeter, mbi 90% e popullsise, te vegjel e te medhenj jane vetem cirake te 10% te tjereve. Ky eshte realiteti, qe do ta vuaj sot e ne te ardhmen Shqiperia.Eshte nje zinxhir qe veshtire se do te keputet, dhe 90% te medhenj e te vegjel do ta vuajne.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Una

      Shume e drejte. po prinderit a kane ndonje rol ne edukimin e femijes apo duhet ta edukoje shkolla? DHUNA GJENERON DHUNE.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demo Krati

      Zoti Thano, shumë i drejtë shqetësimi..... . Por po ju jap një kronikë nga të policisë të shtetit. - Dy automjetet u fërkuan me njera tjetrën dhe drejtuesit e mjeteve nxorën armët....... . Dhe kjo ndodh gjithmonë. Imagjino: - Sikur në një ditë të vetme të përplasen me njëra tjetrën , një milion automjete që qarkullojnë në Shqipëri.... . Çfarë ndodh pas kësaj.... . Drejtuesit e mjeteve nxjerrin armët.... . Një milion armë, të kalibrave të ndryshme dalin nga automjetet dhe të gjithë qëllojnë njeri tjetrin..... . Ç'bëhet kështu? Ku është shteti? Strukturat çfarë bëjnë? Armët janë sheshit. Jo vetëm thikat.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        Po ta jap unë unë pëergjigjen. Shteti nuk ka faj. Shteti nuk fle me ty apo me ata që vrasin. Ata 1milion janë pak. Në shqipëri janë tre milionë HAJDUTË,KRIMINELË. Sepse ata dalin nga ju ,populli. Edhe politikanët po ashtu m,dalin nga ju POPULLI. NUK BIEN NGA QIELLI.

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qoftelargu

        Po c’pune ka shteti mor GAZETRUC!Keta ishin me pushime mor TRAP! Ne nuk jemi pregatitur per shoqeri te lire dhe demokratike,jemi nje popull gjaknxehte e rujme inatin per njeri tjetrin….politika ka nxitur popullin ne dy kampe shume te kunderta….ne si popull jetojme me hile ndaj njeri tjetrit….gazetaret si puna JOTE nuk bejne detyren e tyre…merren me shume me llogje ….ku te krefin na nje lek nga politika….ne fund fundit jemi nje popull i pacivilizuar….shtypi loz rol te keq,nuk behet asnjehere edukim ne kanalet e TV,apo ne median e shkruar,flitet vetem per para dhe per c’thurje te familjes….E keqja me e madhe e popullit tone jane SHTYPI dhe MEDIA qe nxisin perplasje ne kete vend….TURP te kesho fare Gazetari….

        Përgjigjjuni
        1. S
          SSokrat

          Cne qe qenka bere i gjalle prap ky koqja me shkrime? Do me na e kthy totozanin avokat te popullit?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lerini hartimet

            Na e nxorret vrasesin me depresion tani. Jo or jo, depresioni mund te te shtyje drejt vetevrasjes por asnjehere drejt vrasjes se tjetrit. Ai monstra 14-vjeçar qe i mori jeten tjetrit eshte sociopat. Ka personalitet antisocial. E ka vendin ne burg, bashke me prinderit dhe ate qe i dha thiken. Nuk duhet te dalin me nga burgu. Por ja qe ligjet i kemi humane me kriminelet dhe mizore me viktimat. Maksimumi 8 vjet burg do beje monstra, pastaj do dale prape ne qarkullim, kur te jete 22 vjeç. Edhe me shume mundesi do vrase prape. Kjo eshte drejtesia?

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tina

              Pergjegjesia eshte e familjes........,pak punohet ne shkolla,......shoqeria,filmat me dhune qe shohin ,i zbatojne ne jete.

              Përgjigjjuni
              1. J
                JuNik KS

                Fale politikes tolerante dhe ca naiveve pa tru, edhe ne evrope tradita1400 vjecare vazhdone principin me hanxhare thika dhune perdhunime ofendime mashtrime vjedhje shfrytezime shperthime etj, etj, etj…

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Shkolla nuk eshte interesante per femijet. Plaga me e tmerrshme jane mesuesit dhe metodat e tyre. Kjo eshte teme kyce dhe shume e gjere per tu zhvilluar nga profesioniste te mencur. Sa kohe qe askush nuk leviz, jemi spektatore te shkaterrimit te rinise. Ka edhe nje gabim tjeter themelor; Nuk duhet te pershtasim femijet me dogmat e formimit arsimor, por te pershtasim sistemin arsimor qe te respektoje formimin individual. Pra nuk duhet te synojme cdo femije te behet profesore, por ti ndihmojme ata te zhvillojne prirjet dhe talentet qe kane.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Plaku matuf

                    Eshte problem kompleks .shteti ka rol reaktiv pasi ndodh krimi ku ap e ndeshkon autorin por parandalimi eshte problem shoqeror e kulturor .nese krijojme nje kulture ku i urti i buti konsiderohen rob koti ndersa ai i forti qe kercenon e frikeson te tjeret rob zoti qe nderohen atehere kemi krijuar nje kulture dhune ku robt duhet te rrahin apo te vrasin dike per te fituar respektin e shoqerise .kultura e psikologjia shoqerore jane dicka e nderlikuar ku ndikijne shume faktore e s’benen me urdhera qeverie .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Plaku matuf

                      Eshte problem kompleks .shteti ka rol reaktiv pasi ndodh krimi ku ap e ndeshkon autorin por parandalimi eshte problem shoqeror e kulturor .nese krijojme nje kulture ku i urti i buti konsiderohen rob koti ndersa ai i forti qe kercenon e frikeson te tjeret rob zoti qe nderohen atehere kemi krijuar nje kulture dhune ku robt duhet te rrahin apo te vrasin dike per te fituar respektin e shoqerise .kultura e psikologjia shoqerore jane dicka e nderlikuar ku ndikijne shume faktore e s’benen me urdhera qeverie .

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        Sigurisht që familja është ajo ku fëmijët marrin dijenitë e para për jetën dhe shoqërinë të cilës i përkasin.Kur fëmija sheh baban apo nënën që grindet me vëllan,kunatën gati sa ta mbysë për një pëllëmb gardh le më për fqinjin çfarë do mësoj ai fëmij përvrç dhunës.Në një familje ku prindrit nuk shkojnë mirë dhe burri rreh gruan patjetër fëmijët do bëhen të dhunshëm kur të dalin në jetë dhe rastet nuk kanë munguar në Shqipëri.Në ato familje me begraund të ulët kulturor,ku fëmijët nuk edukohen me normat e moralin për jetën në shkollë,shoqëri e kudo ku nuk dijnë ç’është e mira dhe ç’është e keqja patjetër do kemi fenomene dhune e gjer tek vrasjet me thikë e me armë.Jemi një shoqëri e prapambetur mbushur plot me injorant e pa respekt për jetën e tjetrit.Në shoqërinë tonë po rritet një brez bullizues prej të cilëve kalohet në akte ekstreme e gjakatare.Shkollat janë kthyer në vënde ku nuk edukohen fëmijët,por ç’edukohen ata.Mësuesit përveçëse janë të paftë se universitetet i kanë blerë me para,por i kanë kthyer shkollat si tek tregu ku shiten domate me pesticide.Drejtorët e shkollave janë disa të paaftë e militant të vendosur nga partia në pushtet.Edhe rrjetet sociale po i edukojnë fëmijët dhe të rinjtë me edukatën e dhunës dhe krimit.Edhe media në vëndin tonë nuk ka emisione edukative për publikun,por është kthyer thjesht në një evidentues kur krimi ndodh duke i bër publicitet negativ.Ndërsa prokurorët dhe gjykatsit tanë të korruptuar nuk japin dënime adekuate për këta kriminelë duke i lënë të lirë ata.Po ju tregojë një rast të ndodhur në qytetin e Sarandës ku një 17 vjeçar së bashku me një shokun e tij kish goditur me levë në kokë dhe e kish çpuar me thikë në tre vënde në bark dhe afër zemrës një 15 vjeçar i cili ishte shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjëndje të rëndë.Por çfarë kish bër prokurorja e këtij qyteti ?!I kish lënë të lirë të dy kriminelët dhe nuk i bënte përshtypje kur gazetari i Stop e pyeti pse i kish lënë të lirë vrasësit mundohej t’i shmangej përgjigjes.Për mua kjo prokurore është një KURVË e korruptuar që nuk duhet të ketë vënd në drejtësinë shqiptare,por më e keqja ëdhtë se në krah të saj dolën legenët e KPP në Tiranë.Ai vënd është copë-copë në çdo drejtim dhe nuk bëhet.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje