Pse hapja dhe ndarja e pushtetit për "Shqipëria 2030" duhet të jetë synim i vërtetë edhe në Vlorë?

16 Gusht 2025, 09:56Blog TEMA
Pse hapja dhe ndarja e pushtetit për "Shqipëria 2030" duhet

Nga Gjergji Nika

Kryeministri Rama i fitoi zgjedhjet e 11 majit me një shprehje, “Synojmë mandatin e katërt për “Shqipëria 2030”.

Madje ai i ftoi demokratët opozitarët që të votojnë për Shqipërinë europiane më 11 maj dhe jo për kënetën, që të mendonin për të mirat ekonomike dhe të fëmijëve, sesa për tifozllikun partiak.

Edhe në fjalimin në takimin festiv me 83 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, por edhe me të gjithë kandidatët për deputetë të PS, Kryeministri Edi Rama ka analizuar fitoren, duke paralajmëruar një... “Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të përgojuar, si vend gjithnjë e më i keq i tërë të zezave, me sy të nxirrë nga grushtat e urrejtjes politike dhe trupin e tërhequr zvarrë nga gjuhët e palodhura të asaj urrejtjeje.”

Dhe më pas Rama u risolli në mendje strategjinë e afrimit të “kundërshtarëve” në kulmin e fushatës, kur partia mund t’i kthehej kundër dhe fitoi.

Çfarë e pengon tani në emër të integrimit në BE dhe prezantimit me një fytyrë të re, të afrojë opozitarë të moderuar?

Apo në qeveri të fusë edhe teknokratë, qoftë edhe nga parti të tjera apo të paangazhuar?

Çfarë e pengon që në pushtetin lokal me meritokraci, përgjegjshmëri e transparencë të afrojë njerëz të moderuar politikisht, të aftë profesionalisht e, mbi të gjitha, qytetarë me vlera?

Dhe kjo gjë nuk duhet të jetë e shndërrohet realisht nga një slogan ambicioz i pushtetit aktual, në një projekt modern, integrues të depolitizimit të administratës, gjithëpërfshirës, me zhvillim të qëndrueshëm dhe që hap realisht pushtetin ndaj qytetarëve.

Po në qytetin e Vlorës, një nga bastionet historike të partisë në pushtet, ky vizion është më shumë një vegël propagandistike apo një projekt i sinqertë zhvillimi?

Në emër të “Shqipërisë 2030” do të ishte normale të kishte hapje reale në burime njerëzore, profesionistë të angazhuar ose jo me PS, qytetarë të përgjegjshëm me ide e vizion.

Në emër të “Shqipërisë 2030”, pushteti qendror dhe lokal kanë promovuar projekte të mëdha infrastrukturore, investime në turizëm dhe rikonceptim urban.

Por retorika e hapjes dhe ndarjes së pushtetit tingëllon bosh nëse emërimet janë të centralizuara, vendimmarrja është e mbyllur dhe qytetari i zakonshëm mbetet jashtë çdo procesi real politik.

Synimi për “të ndarë” pushtetin, pra për ta hapur e decentralizuar atë është një kërkesë demokratike, që e kërkon koha dhe që duhet të zbatohet me përfshirje të komunitetit dhe transparencë.

“Shqipëria 2030” duhet të jetë në realitet një projekt gjithëpërfshirës dhe jo një agjendë që përjashton ata që nuk janë pjesë e rrethit të ngushtë të pushtetit. Vlonjatët nuk duhet të ndihen të përjashtuar nga debati mbi të ardhmen e qytetit të tyre dhe meritojnë llogaridhënie e transparencë.

Në mënyrë që intelektualët e aftë e profesionistë të jenë pjesë e projektit të Shqipërisë në BE dhe strukturat drejtuese të qytetit të mos jenë në kolaps.

Ky është çmimi i një zhvillimi të bazuar në interes publik. Është çmimi i një qeverisjeje që thërret për hapje... Dhe punon për një Shqipëri Evropiane, të barabartë, me vlera, meritokraci, transparencë e paanshmëri!

Në fund të ditës fitojnë të gjithë: Qytetarët, intelektualët, njerëzit me vizion, e ardhmja, toleranca dhe demokracia.

6 Komente

  1. M
    Munika

    Shkrim interesant, por pse pyet kaq shume zoteria? A nuk e di ai se Rama vazhdimisht ka ofruar dhe ofron opozitare normal e te moderuar. Mos valle ti e ke fjalen qe te ofroje edhe Mulin e Paloken? Edhe ata Rama ezhte gati ti marre, por nuk I le Saliu qe I ka lidhur per koqesh Jemi vend I vogel dhe ky bashkpunim progresiv duhet

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetar

      Çfare e pengon te fuse njerez kompetente dhe me integritet ne administrate? E pengon nevoja per t’u gjetur pune gjobaxhinjve qe i mbledhin votat kur ka zgjedhje. Nuk e dime se me çfare projekti fluturon mbi re autori por projekti i gjobaxhinjve eshte i qarte: te bejne sa me shume leke, duke u nxire jeten atyre qe kane poshte, pa u shkelur ne kallo te fuqishmeve dhe te rrezikshmeve te kesaj toke. Ilaçe i befshi.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tio

        Sipas zoterise me mire te shkrihemi ne nje parti. Me kete pd qe eshte sot me mire keshtu.E biem rehat.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Shkrimi nuk nenkupton kete, se edhe sikur te doje shkruesi, ne njeqind e ca parti qe kemi ne, s'ka perendi qe I shkrin ne nje. Ndaj rri I qete.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Veterani

          Interpretimi për këtë çështje mund të jetë i ndryshëm. Por zotnia ku jeton se Rama ka kohë që e ka bërë në vazhdimësi. Rasti për tu përgëzuar është Benet Beci.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pëdë s'ka më!

            Është "gjynah" të lësh mylin dhe paloçkën jashtë administratës...Ata janë shqiptarët më antishqiptarë...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje