Çfarë nuk iu tha publikut për takimin Tramp-Putin

17 Gusht 2025, 15:11Blog TEMA
Çfarë nuk iu tha publikut për takimin Tramp-Putin

Nga Dritan Hila

Fitore e Putin, poshtërim i Trump, tradhëti ndaj Ukrainës, janë boshti i shkrimeve të mainstrimit perëndimor lidhur me takimin e Alaskës.

Në fakt ta shikosh me këtë sy, është tipike e një kontinenti që dikur ka qenë fuqi koloniale dhe ndante botën, kurse tani ka përmasat reale të tij: Një gadishull mesatar i kontinentit Euroaziatik pa zë në rindarjen që po i bëhet botës.

Urgjenca e takimit të Trampit me Putinin, nuk ka asfare lidhje me situatën në Ukrainë. Ukraina ka qenë një nga pikat dhe jo më e rëndësishmja. Vetë ardhja e Trampit në pushtet ka lidhje me urgjencën që aparatet amerikane shikonin për një korrigjim të vektorit pa krye ku e kishte futur vendin Biden. Rusia, një aset i madh territorial dhe lëndësh të para po shtyhej në krahët e Kinës dhe intrasigjenca e Biden, për faj edhe të gjendjes së tij demenciale, por edhe të fajkojve në aparatet amerikane, po e bënte boshtin ruso-kinez një faktor kërcënues për shekullin e 21.

Mendjet më të kthjellëta, kërkonin një rialokim të kursit, dhe Trampi e shfaqi këtë tendencë që në fushatë.

Mirëpo këta gjashtë muaj, nuk kishin mjaftuar që Putinit dhe enturazhit të tij, t’i rikthehej besimi ndaj një perëndimi i cili e kishte zhgënjyer disa herë. Aq më shumë prania në politikën e BE-së e fajkojve të frustruar që përfaqësojnë vende pa peshë ekonomike apo ushtarake por me gjuhë ekstremiste, po bënte të pamundur frenimin e rrëshqitjes së Rusisë në krahët e Kinës. Ndaj edhe duhej një sinjal i fortë dhe ky ishte takimi i Alaskës.

Vetë pritja e ngrohtë e Trampit, ceremoniali perandorak, dalja përtej protokollit gjatë transmetimit publik të takimit, tregonin një kthesë të politikës së SHBA-së ndaj fqinjit të tyre. Aparatet amerikane nuk mund ta lënë Rusinë të rrëshqasë në vasalitetin e Kinës, pasi kjo do ta bënte me shumë të panjohura të ardhmen e globit. Ndaj edhe nuk e vranë shumë mendjen se çfarë thoshin aleatët e tyre evropianë që ende mendojnë me mentalitetin e shekullit të 19-të dhe besojnë se bota sillet rreth tyre.

A ishte ky një takim për Ukrainën?

Siç edhe u tha në një fragment të deklaratave, u bisedua për shumë më tepër, për Arktikun, një sistem të ri botëror e shumë të tjera që nuk iu thanë publikut. Sa i takon Ukrainës, me siguri është lënë në një gjendje standby. Ukrainasit nuk janë larg kolapsit dhe kjo do t’i bëjë më të dëgjueshëm ndaj kërkesave të fuqive të mëdha. Asgjë e re kjo që po ndodh dhe që po skandalizoka evropianët. Janë këta që në emrin e Sykes dhe Pikot, e kanë ndarë Lindjen e Mesme me viza të drejta duke nakatosur kombe, tribu dhe rraca, burim sherrësh për dy shekuj dhe për shekujt që do të vijnë. Janë këto fuqi evropiane që i kanë bërë lëmsh kufijtë e tyre dhe atyre më të dobtëve, duke i copëtuar kombet apo bashkuar të ndryshmit. Shqipëria është një shembull sesi të trajtojnë të mëdhenjtë. Ndaj nuk ka asgjë të re që Ukraina mund të copërohet apo riformohet. Jo rrallë copa territoresh janë dhënë për qoka ndaj më të fuqishmëve. Rishtas Shqipëria është shembull për këtë.

Në takimin e Alaskës, Trampi nuk bëri asgjë më shumë sesa iu rikthye realpolitikës. Rusia është superfuqia ushtarake e Evropës dhe ai do bëjë marrëveshje me të fortët. Kjo sa i takon Ukrainës. Gjithashtu Rusia ka një shtrirje të jashtëzakonshme territoriale dhe zotëron resurse lëndësh të para si asnjë vend tjetër, ndaj edhe Trampi do ta mbajë afër. Rusët janë një popull imperial dhe si të tillë kërkojnë trajtim ekuivalent. Trampi ia u dha këtë duke pritur Carin e Kremlinit me nderet që i takojnë. Tashmë mund të shpresohet nga aparatet amerikane që klima e mosbesimit ka filluar të ndryshojë te rusët. Sa për Ukrainën, u pa që fati i saj është ende në teh të thikës. Do ta mendoj dy-tre javë a do vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, tha Trampi. Por këtë nuk do ta bëjë për hatër të luftës, por për ato që nuk iu thanë publikut./dritare.net

22 Komente

  1. N
    Neri dhe Minxhozi - ambasadore ne Brakë

    Çfarë nuk iu tha publikut për takimin Tramp-Putin por ju tha vetëm Driton Hilesë - ambasador i Kurveleshit dhe Kardhiqit

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na mbyten gomeret

      Kujtova se ishe dikushi por qenke askushi. Ai takim tregoi qe Trapi eshte ne xhepin e Putinit. Koqja e kandari e degjove Arnold Shvaiceneger qe ngeli I zhgenjyer dhe I pataksur nga ai gomar qe kane per president ti qenke me i zgjuari na e paske kuptuar kurse gjithe diplomacia nderkombetare flet per vasalitet qenka gabuar shko koqe keshtu eshte kur te pelqen vetja.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pensionisti

        Interesant ky Hila i partise. Le qe punet e Shqiperise i di si askush tjeter, por edhe strategjite e superfuqive i kupton para se ti belbezojne vete lideret e tyre. U bisedua per shume gjera qe nuk iu rhane publikut-thote i gjithedituri Hila duke nenkuptuar se ato qe nuk iu thane publikut i kuptoi ky analisti i zgjuar. Ku kuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dordi

          “Rialokim”, “enturazh”, “standby”!!! Shko e meso gjuhen shqipe dhe pastaj “jep mendim” per boten globale zoteri “gazetar”!!! Ec Bedrone!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nick

            Dritan ja ke fut kot,forcimi i Rusise vetem probleme i sjell botes e vete usa nje gje qe Trump po mundohet ta beje,e vetmja menyre per me ja heq mendjen rusve qe jane perandorak (se sjane ma shume se italianet,francezet anglezet e turqit qe kane kene perandori shume here ma te fort se ruset e kane qendru perandori me gjate se ruset)pra edhe njehere po Biden furnizoj Ukrahinen me arme edhe Trump duhet te beje te njejten gje,Rusija mposhtet vetem me lufte ukrahinasit po te furnzohen mire me armatim do te shkojne deri ne Moske,Rusia duhet te rikthehet edhe njehere si ne vitet 90 kur u shperbe e duhet prape te shperbahet ne nja 30 shtete vetem athere ruseve do tju bijne dhembet e nuk do te jene ma problem per kerkend se qe ta dish mire ti Dritan preshi Ruset jana ata qe shkatrruan kombin shqiptar duke krijuar shtete ortodokse si Serbija,Greqija Mali i zi etj te gjitha ne kurriz te shqiptareve.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Më turq se turqit

              Nuk ua pati fajin njeri shqiptarëve që morën fenë e pushtuesit dhe u bënë më turq se turqit. Serbija apo Greqija kanë qënë shtete ortodokse para Rusisë o trap.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shumë e vërtetë

              I kanë nakatosur popujt , fetë dhe racat qêllimisht o Dritan. Ato luftimet midis huthi dhe tutci në Ruanda ishte pasojë e kësaj politike. Përça e sundo. Përkrah një fis a një rajon kundër një tjetri. Këtë politikë britanikët sidomos e kanë përdorur edhe kundër indianëve të Amerikës dhe kudo në botë. "...prania në politikën e BE-së e fajkojve të frustruar që përfaqësojnë vende pa peshë ekonomike apo ushtarake por me gjuhë ekstremiste po bënte të pamundur frenimin e rrëshqitjes..." E thënë shumë bukur.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edi , jo ai i gjati

                Hera e pare dhe e vetme qe me pelqen Dritan.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Miku

                  Po me zhgenjen tmersisht Dritan. Dikur kisha simpati per ty se ishe pro perendimer, pra pro shqiptar. Me duket se Amarildo ti futi kthetrat dhe helmin dhe te beri edhe ty prorus. Ti shkruan: ...( "duke i coptuar kombet... " ). Nuk ka shqiptar qe nuk e di, se coptimi i Shqiperise, ishte vendim i rusise dhe e interesave te saj hegjemoniste per te shtrire ndikimin sllav ne ballkan.... dhe keshtu ne thelb veper e saj. (Mbas fitores mbi turqit, rusia donte haraçin dhe per te mos cenuar Turqine ju ofruan tokat e pushtuara nga turqia.Sa per politiken e Trampit, nuk e mer vesh asnjeri, por ti e interpreton ne interes te ruseve..... dhe na ben ketu propagande ruse. Thirri mendjes sa nuk eshte vone Dritan, se do behesh pishman e do te te vije turp nga vetja gjithe jeten.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dashi

                    O miku , sa debil që je ! Po kush je ti , more gjysëm analfabeti që kërkon t'i japësh mënd Hilës ? Dhe bën një lëmsh në ato që shkruan , si ai më lart që shkruan Rusia bëri shtete ortodokse si Sërbia dhe Greqia në Ballkan për interesat e veta . Greqia dhe Sërbia ishin ortodokse së paku një shekull para Rusisë . Ti Miku , hajvan gomari shkruan që copëtimi i Shqipërisë ishte vepër e Rusisë . Nuk ekziston asnjë dokument , që Rusia të ketë ndarë viset shqiptare ( se Shqipëri nuk ekzistonte dhe Rusia as që kishte idenë se ekzistoka një popullsi shqiptare) . Fatin e viseve shqiptare , e vendosën fuqitë e mëdha : Austrohungaria , Italia , Anglia , Franca dhe Rusia . Shqipëria ishte flakur në mez të katër rrugëve nga e sëmura e Bosforit , Turqia Otomane , pasi e shfrytëzoi për 5 shekuj . Shqipëria , në konferencën e rregullimit të kufijve , nuk kishte asnjë interlokutor a përfaqësues , me cilin të bisedonin fuqitë e mëdha . Kur t'i nuk paraqitesh aty ku vendosej për fatet e vëndit tënd , çfarë do të presësh nga të tjerët ? Neve nuk kishim as qeveri e as shtet , sepse ishim pjesë e Turqisë , që i kishin rënë brekët . Shqipërinë e shpëtoi Austrohungaria dhe Italia , përndryshe do ishte bërë copë e çikë midis fqinjëve . Rusia as që hyn fare në këtë muhabet dhe historikisht Rusia , përveç të mirave, asgjë të keqe nuk I ka sjellë Shqipërisë . Pas Luftës së Dytë , Rusia e mbajti Shqipërinë , që ishte një vënd gjysëm feudal , si Afganistani me gjithçka , me bukë , me armë , me arsim e kulturë , me ndërtime e ndihma të pa kufishme , që na i fali të gjitha . Rusia , kurrë nuk ka qënë armike e Shqipërisë . Është tjetër gje çështja Sërbi-Kosove , që natyrisht Rusia mban anën e Sërbisë se janë popuj vëllezër , siç edhe neve mbajmë anën e Kosovës , se jemi një popull .

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Linza

                      Per Dashin. Ky ka qene qendrimi i Rusise. Në nëntor 1914, jo shumë kohë pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Nikolla II ndau vizionin e tij për një rend të ri ballkanik me ambasadorin francez, Maurice Paléologue. Kostandinopoja duhej të bëhej një qytet neutral, me turqit e dëbuar nga Evropa. Ish-territoret turke në kontinentin evropian duhet t'i kalonin Rusisë dhe Bullgarisë. "Trakia Perëndimore deri në vijën Enos-Midia duhet t'i jepet Bullgarisë", ofroi perandori. "Pjesa tjetër, nga ajo vijë deri në brigjet e Ngushticës, por duke përjashtuar rrethinat e Kostandinopojës, do t'i caktohej Rusisë". Nikolla e konsideronte të gjithë Gadishullin Ballkanik një sferë ndikimi ruse dhe planifikoi me besim ndryshime territoriale atje: "Serbia duhet të aneksojë Bosnjën, Hercegovinën, Dalmacinë dhe Shqipërinë Veriore. Greqia duhet të ketë Shqipërinë jugore me përjashtim të Vlorës, e cila duhet t'i caktohet Italisë. Nëse Bullgaria sillet siç duhet, ajo duhet të marrë kompensim në Maqedoni nga Serbia". E tillë ishte politika perandorake në kulmin e saj. Burimi: Paléologue, An Ambassador’s Memoirs, Kjo ka ndodhur ne nentor 1914. Dhe u pasua nga traktati famekeq i fshehte i Londres ne prill 1915 me pjesemarrjen edhe te Rusise, ku trojet shqiptare coptoheshin ne favor te fqinjeve.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Miku

                        Flm Linsa per sqarimin. Ky "Dashi" do jete ndonje troll kompjuterik rus qe perpiqen vetem te hedhin vrer me agresivitet, barbari e vulgaritet ne medie ... (taktika serboruse per te helmuar mejdiset mediale shqiptare.... siç benin berishjanet gjithe keto vite)... duke genjyer kaq trashe.... ...Ja cilet jane mbrojtesit e ketij shkrimi dhe vete Dritanit. Me vjen vertete keq, se kam patur simpati per te si gazetar.... por fatkeqesisht ka shkare.... I uroj te kthjellohet sa me pare, se mendoj se ne thelb eshte njeri i mire.

                        Përgjigjjuni
                  2. I
                    Ilirikum

                    Dritan me kete analize jam me ju. Kujt i ka ngelur apo ka harruar oren ne fshat te shkoj e ta marre. Respekte

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      astrit

                      Dikur Franca e Anglia bene ate qe quhet marveshja Sykes dhe Pikot, e cila tregoi se ishte nje skandal ne dipllomacine boterore ne ndarjen e kufijeve sipas interesit te dy shteteve. Me vone Jalta e sidomos SHBA i dhe mundesi BRSS se stalinit te behej fuqi boterore. Lufta e ftohte e shkermoqi BRSS sot Trampi si dikur Rusvelti po i mundeson Ruseve nje pozicion gjeopolitik qe ata kane kohe qe se kane. Trampi nuk ka mundesi ta ndaloje Kinen e Rusine te gjejne gjuhen e perbashket por ai urren Evropen e po mundohet ta godas nepermejet krefjes se bishtit te Rusise. Gjithsesi Evropa i ka te gjitha mundesite financiare e teknologjike te perballoj si Rusine e sterlodhur nga lufta e SHBA e drejtuar nga nje president plak me nje zgjuarsi te bezdishme

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Linza

                        Dritan Hila, qenke filo rus dhe antievropian. E heq veten per koke te madhe ne gjeopolitike dhe ben komente qe asnje media serioze boterore nuk i ka bere. Tani, ti thua qe duhet marre me te mire Rusia dhe Putini. Kjo eshte nje budallek me brire. Rusia njeh vetem gjuhen e forces. Keshtu mendonte edhe presidenti Rusvelt ne konferencen e Jaltes per ndarjen e Europes Lindore, ku gjoja do beheshin zgjedhje te lira mbas lufte. Stalini e mashtroi, Churchilli ishte skeptik dhe nuk i besonte por Rusvelti ishte i semure, kishte nje debil keshilltar, ish ambasador ne Moske dhe perfundoi si dihet deri ne vitet 90. Aty ne fakt u sanksionua pushtimi rus i saj. Britania dhe Franca hyne ne lufte per pushtimin e Polonise dhe ne perfundim te luftes e humben ate. Ruset nga natyra jane mashtures, nuk e kane per gje te mos mbajne premtimet. Me ta flitet vetem me gjuhen e forces, jo me dashuri si predikon ti. Mos i shaj europianet, mire keq aty e kemi vendin dhe te ardhmen! Jam dakord edhe me komentuesin astrit.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Erdogan

                          Nuk kishte nevoje takimi i Alaskes , loja e Trump si agjent i Kremlinit tashme dihet nga te gjitha SHTETET e interesuara! te henen, pra neser nje grup liderash nga Europa do te shkojne ne takim me Trump dhe do ja perplasin ne fytyre te gjitha te vertetat.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Then

                            Ai e provoi - them - më të mirën, por, nuk ishte mjaftueshëm. Për të -thën - fituar! Cilët - than - do humbasin!? S'u bë! Alas - then!

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              anti25642654censurë

                              uau,uau,uau hiiiilaaaaaaaaa??aman mor hilë,e ke marrë si detyrë të mbrosh vjerrin e dhëndërrit 2mld të sazanit,apo thjeshtë ke shkura lër lesh luci(nuk ka lidhje me gjergjin)??po si mor analist që po na shëndrohesh në anal,pa ist fare??po si mor kaqol po na flet për "besimin e rikthyer të putinit(ti thua rusisë)tek amerika"kur i pabesi ka qënë gjithnjë diktatori rus??po si mor hile na flet se "diktatori rus,pak nga pak po na shkonte në krahët e diktatorit kinez,dhe tashti që na erdhi e kundërta e "baidenit demencial",ai do shkëputet nga krahët e diktatorit kinez"??mos vallë e ke fjalën diku tjetër o HILÈ??mos vallë dhe ti mendon si shumë nga ne që na përshkruan pak a shumë dementë si baiden në fillim të anales tënde,se trap portokalliu është dhe ai një i grupit të treshes??mos vallë qënja e lyer është diktatori i tretë??hy debil pa shtyllë kurrizote,,ndoshta dhe pa pjesën e sipërme nga e ka fillimin shtylla kurrizore!!ju jeni dashnorë diktatorësh,mjafton që tu paguajnë mirë!pavarsisht se një ditë përfundoni në hale vetëm e vetëm se diktatori ka parë një ëndërr të keqe!!ti o hilè,me siguri ke folur shpesh për "pallatin e ëndërrave" të atij tipit si ti,që ishte "disident"si ti dhe rronte në mënyrë përrallore!!aqë e diskutoj,por ti vetëm ke folur,nuk e ke kuptuar asnjëherë!sepse ti duhej të justifikoje sivëllain tënd dhe jo të mësoje nga ato që shkruante sivëllai tënd,mol gati nobelisti!ti e di fare mirë përse nuk ja dhanë,e meritonte për penën?nuk ja dhanë se ishte një hale si ti!shkruante për të rrojtur mirë dhe jo për të treguar të vërtetën!!thjesht një kokërr mashtruesi!!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nik

                                D. Hila me shkrime të tilla filoruse duket më presh se D. Preshi! Gabimi i Amerikës që nga Obama deri tek Biden dhe Evropës perndiomre është që nuk reaguan ndaj Rusisë fashiste, që me pushtimin putinist të Krimesë. Në se perëndimi do të kishte vepruar ndaj Rusisë putiniste siç reagoi Amerika dhe perëndimi dikur kundër Gjermanisë hitleriane athere punët do të ishin krrejt ndryshe. Diktatori Putin dëgjon vetëm me ghuhën e forcës, gjë që nuk ndodhi! Tash fatkeqësisht situata për Ukrainën është edhe më e keqe. Gazetari, Z. Minxhozi ka shkruar me realizëm për gjëndjen aktuale.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  anti25642654censurë

                                  Nik,ke shumë të drejtë për ato që shkuran,por një fakt që shpesh ndodh tek të gjithë ne,është koha kur ti e unë i shkruajmë këto fjalë,shprehim këto mendime!!ato që ne shohim si gabime,faje të djeshme,GJITHNJË,duhen arsyetuar me llogjikën e momentit!!pushtimi i krimesë-mund të ishte reaguar nga,më pak se u reagua,sanksionet,deri tek të bëhej një aleancë si "dezert storm" e irakut 1!!në atë kohë u mendua se sanksionet do mjaftonin,ishte mendimi se 70% e popullit ukrainas ishte me rusët,se duke mos pasur asnjë lloj rrezistence,njerëzit deshin të ishin me rusinë!!këto janë disa nga faktorët!!po ta shohësh akoma sot,që shumë e shumë gjëra kanë ndodhur,prapë propaganda putiniane në perëndim(e bërë nga hiletë,kullurët,e turrli bastardi)të thotë se "ukraina është rusi","se bastardi rus po mbron rusët","se ukrainasit janë nazistë dhe rusët duhet të mbrojnë popullin e tyre nga zhdukja"!!pra dhe 11 vjet nga pushtimi i krimesë,3.5 vjet nga sulmi total,prapë një pjesë e njerzve,nga frika a nga bindja,janë me agresorin!!tashti të kalojmë në fillimin e agresionit!!a thu ti se si ti e si unë e dinim se sot do ishim këtu ku jemi??dinim më shumë se shërbimet sekrete perëndimore dhe ruse??jo!të dy këto krahë të shërbimeve sekrete nuk dinin asgjë!!në tërë kuptimin e fjalës!rusët, kujtonin se do priteshin me lule,perëndimi,kujtonte se ukrainasit do i bashkoheshin rusisë në masë!!kështu o Nik,perëndimi ka bërë dhe bën gabime,ashtu si bëri dhe në atë kohë që nuk mund të ndryshohet më!në L2B!!dhe atëherë,po të shohësh kronikat e kohës,shkrimet e gazetave perëndiomre,do shohësh se ndryshimi me të sotmet është pothuajse i padallueshëm!!të njëjtat idiotësi janë bërë dhe atëherë!!specia humane,rraca njerzore,asnjëherë nuk mëson nga e kaluara!ajo e përsërit gjithnjë,me ndryshime teknollogijke!në shumicën e rasteve më të përparuara!!kjo që shkruajta më lart,mungesa e mësimit nga përvoja,nuk ndodh tek të gjithë njerzit,pro tek shumica,POOOOO!dhe shumica,në vëndet demokratike,vendos!!ajo zgjedh tramp!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    anti25642654censurë

                                    e postova shumë shpejt pa shtuar një fakt të vogël!!"shumica voton tramp",dhe hilë,kullurë bëhen Avni Delvina,me dëshirë për nja dy kacidhe!!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. E
                                    Ermali

                                    Tan Hilja lere te na e thote thaçka Rudine se bashku me" ueeeeeeeeeeeee-un" idiotin e perzgjedhur per ekuiliber politik te domosdoshem per zgjedhjet e reja ,duke menduar per ekuiliber mediatik ,Roland Qafokun. Menduam se do ishe media e lire por edhe ti na tregon se bene pjese ne kazanin mediatik.Menduam se do ta ngrije steken e komunikimit por edhe ti nuk i ndahesh konjukturave politike.Futja e ketij zvaraniku te peshtire perpara zgjedhjeve tregon gjithçka.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje