Nga Denis Dyrnjaja
Ndërsa rrëmoja përmes lajmesh e komentesh të ditës, më ra në sy reagimi i ish deputetes demokrate Liliana Elmazi Billa. Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo shpreh revoltën e saj, që kolegë apo ish kolegë deputetë përfitojnë nga pozitat që kanë për favore dhe pasurim nga pushteti aktual. Deri këtu bashkohem me znj Billa, pasi nëse kjo ndodh, së pari nuk është morale dhe së dyti mund të jetë edhe vepër penale, pasi bie ndesh me konfliktin e interesit, gjithnjë nëse kjo provohet.
Ajo çka më ra në sy më tej në vijim në reagimin e ish deputetes së PD dhe që është një logjikë e paarsyeshme, është mentaliteti, që demokratët e thjeshtë rrinë rrugëve prej 13 vitesh pa punë dhe pa pushtet. Kjo nuk do as mend as kalem për ta kuptuar çfarë nënkupton. Pra sipas znj Elmazi këta janë njerëz të papunë, sepse mund dhe duhet t’iu gjejë punë partia dhe që partia t’iu gjejë punë duhet marrë pushteti.
Ky është mentalitet i vjetër dhe tipik komunist, kur shteti është garanti i vendit te punës, pse jo dhe i përfitimeve të tjera të nënkuptuara. Pra është pak a shumë një lloj lufte klasash që ndodh me zëvendësim njerëzish në vende pune në administratën publike kur ndërrojnë vendet në pushtet partitë politike. Që do të thotë se ndryshimi i pushtetit automatikisht paralajmëron edhe largimin nga puna të një morie njerëzish, për t’u zëvendësuar nga një mori njerëzish të tjerë që kryesisht profesion kryesor kanë qenien militant.
Kjo mendësi duhet refuzuar, jo se kjo administrata që është sot në pushtet është ajo që duhet, apo është një siguri se po bën atë që duhet, por se nuk mund të vazhdojmë pa fund të kemi një administratë publike politike ose partiake që pret vendin e punës nga ndryshimi i pushtetit dhe kështu do kemi gjithnjë probleme me paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe për pasojë edhe arrogancë e korrupsion.
Pra nuk ka rëndësi që nuk ke një profesion të specializuar apo kualifikimin e duhur, mjafton të jetë partia ku aderon në pushtet, se mund të bëhesh edhe mësues edhe mjek, edhe doganier edhe agjent tatimor, edhe faturues në OSHE apo në ujësjellës, edhe sportelist në zyra postare e shumë, e shumë profesione të tjera, edhe pa patur asnjë lidhje kualifikimi me to.
Ky është degradimi që ka ndodhur me mendësinë r shtetit në Shqipëri. Prandaj dhe zgjedhjet nuk janë zgjedhje por votime, sepse njerëzit shkojnë me interesin të fitojë më mirë partia ime, partia që do më japë një vend pune qyl, një të drejtë studimi pa meritë, që më vonë kthehet në përfitime.
Përsa kohë pushteti do të vazhdojë të konsiderohet si lopë që duhet marrë, zotëruar e mjelë për të përfituar, nuk do të ketë as zgjedhje të drejta dhe as administrata të mira. Ndaj demokratët që janë pa punë kanë në dorë të bëjnë ndryshimin, duke u bërë profesionistë, se të jesh profesionist të mban të pavarur ekonomikisht nga pushteti, të bën më të fortë si individ dhe si rrjedhojë edhe si forcë politike.
Por nëse pret që një militant socialist, që ka zënë vendin tënd që në 2013 ta zëvendësosh përsëri po ti, zor se kjo do të ndodhë, se për një vend pune kur pretendojnë dy militantë më i favorizuar është ai që ka pushtetin.
Ndaj të jesh demokrat e të rrish rrugëve pa punë për 13 vjet, sikurse referon ish deputetja Liliana Elmazi Billa, nuk është faji askujt, përveç se i vetë atyre njerëzve që nuk janë të aftë të gjejnë punë se nuk kanë një profesion apo aftësi për t’u angazhuar me punë përveçse se te jenë militantë. Jemi në sistemin kapitalist dhe ai që ka vlerë gjen vend pune pa u marrë kush me bindjet e tij politike. Rasti i vetëm kur nuk gjen punë është ose paaftësi profesionale ose dembelizëm karakterial që vërdalliset rreth një vendi pune në shtet.
Njoh shumë inxhinierë, arkitektë, mësues, mjekë apo elektricistë të aftë që janë demokratë apo opozitarë me këtë qeveri. Por kjo si ka lënë ata as pa punë as në pritje të pushtetit. Ata janë demokratë se kanë bindjen e tyre për të qenë me atë krah politik, por kjo nuk i bën ata aq pa dinjitet, sa të rrinë të presin kur do vijnë në pushtet për të zënë një vend pune në shtet.
Në një fare mënyre për ta thënë thjeshtë fare, aktivizmi politik duhet marrë si tifozeritë e skuadrave të futbollit. Të gjithë punojnë në profesione të ndryshme, por kur vjen puna te sporti profesioni dhe gara janë të ndara. Ata nuk presin të bëhen futbollistë pa qenë të tillë, që edhe të fitojnë kampionatin bashkë me skuadrën e tyre të preferuar. Edhe aktivizmi politik bëhet për bindje, jo për të kap punë në shtet.
Në administratë duhet të punojnë profesionistët përtej bindjeve të tyre politike. E kemi arritur këtë standard? Jo. A duhet të ndryshojmë mendësinë? Po. Filloni e ndryshoni mendësinë dhe do kuptoni sesa më parë të jeni të pavarur nga pushteti e të keni një profesion real për t’u punësuar, do vijë edhe dinjiteti. Dhe askush nuk do flasë më për demokratët sikur te jenë lypsarë rrugësh, që duhet të presim kur PD do vijë në pushtet që të kapin një vend pune në shtet!
Denis, a e pe çfarë bëri vëndi më demokratik në botë?.... . Hyyyq, e fshiu administratën Biden..... . Hajde, ikni, pirdhuni ju tha Trumpi..... . Ti thua, mentalitet komunist, të të gjejë partia punë, apo nuk ndërrohet administrata sa herë ndërrohen partitë në pushtet...... . Ta marë, ra marë puzhtetin PD, pa e shikon se si e zbaton ligjin e nëpunësit civil.
Ne Europe nuk ndodh keshtu. Maksimumi ku jetoj une ikin 50 zyrtare politike.
... dhe Dordolec full time 24/7
Administrata e Biden ishte qeveria amerikane, o mjeshter. Është sikur Rama kur mori pushtetin te mbante ministrat, zevendesministrat dhe drejtoret e Saliut. Nuk po thotë njeri per administrate qeveritare. Denisi po flet per vende pune qe nuk kane lidhje fare me qeverisjen. Keta që dalin neper protesta nuk kane tru per administrate. Se po te kishin, do ishin neper punera, dhe nuk do dilnin si kamikaze te perleshen me policine per llogari të Saliut. Keta kerkojme vende pune te rendomta, ose duan te futen ne hipotekë, ne doganë, ku ka mundesi ryshfeti.
Denis, sdine te bejne gje tjeter, pa zanat, skane punuar kurre dhe u jepte mundesia te bertasin poshte ata e poshte keta!
Ore, si vajti ai sherri me grushte mes Liljanës dhe Mirdaimit te ekonomikupara rreth 1 viti? Mos gaboj arrestuan Mirdaimin, por çudi se ai ka qënë tip i urtë. Shumë dyshonin mos Liljana kishte rrahur Mirdaimin.
Shkrim dinjitoz akoma larg psikologjise sone. S'duhet harruar se ne humbjen e fundi me 2013 PD bastisi institucionet dhe gjendjen e arkave e la ne minus, sikur do ja dorezonte pushtetin armikut. Perfundimisht. Vend pune perkete kategori, pa zanat e pa parime, ka. Saliu I kerkon ne protesta cdo jave. Dhe ata I pergjigjen. Le ti kerkojne edhe rritje shperblimi, pasi kushtet e protestave jane veshfiresuar dhe Rama s'pranon ta lere pushtetin.
Demokrat i papune tipik eshte Belind jevg Kellici.
Po ku jeton ti o Dynja? Pse sot kush eshte i punesuar ne shtet. Socialiste ose ish Demokraten te kthyer ne Socialiste. Po pse ata Valteret me shoke nuk i ke pare ti. Si shiten e blihen e rrisin piacen cdo 4 vjet? Lufte klasash ka sot ne Shqiperi. Ka pasur gjithnje. Kjo eshte ceshtja. Kur do te vije dita te kemi shtet. Kaq.
Demo Kari nuk e fshiu por ishte populli qe ne shumice votuan Republikanet , eshte po populli qe voton ne shumice Socialistet , dhe per sa kohe do kete si puna jote te organizata kriminale PD , populli edhe per 12 vite te tjera ne shumice do votojne PS , keshtu qe hani ( mutē ) edhe per shume vite
Loni i ke rene pikes! Kisha shkruar pak me pare: Po ti xhan me parashute nga qielli ke rene? Por nuk u nis pasi nuk kishte internet. Militantet jane njerez pa zanat dhe kjo vlen per te gjithe. Problemi eshte qe keta njerez pa dije dhe pa zanat shkojne ne pushtwt dhe vendosin per tendera etc. Lere pastaj per drejtesine shwipetare, oficere te sigurimit te shndereuar ne avokat e notere, militante pd te bere avokat me nje muaj shkolle partie. Me pak fjale, kemi ngelur tek shkolla e partise dhe tek militantet e zellshem.
psh ne Durres drejtoret e Ndermarjeve te qytetit pra shteteroret jane po ato prej 20 vitesh, vetem se bejne rrokada njeri me tjetrin cdo 3-4 vjet dhe po keta Liu kiu drejtora, Si psh.Dyrmishi nga nje ndermarje ne tjetren,.po.ashtu.Roni 5 here drejtor dhe krejtesisht i paafte.
Ne pergjithesi mir Denis, por ne shum gjera s'jam dakort se kur u nderrua pushteti shumica e punonjesve qendruan ne pun pervec rasteve kur iken vet dhe ata qe kishin poste politike u larguan. Megjithate shqupi ne pergjithesi mentalitet komunist kane me ne krye sali qenin.
Nuk është e vërtetë që të gjithë të punësuarit në shtet janë socialistë,personalisht njoh nga rrethi im shoqëror që janë të çmendur pas Saliut dhe familjarët e tyre të punësuar në administratën publike
Njoh dikë me profesion mekanik që në kohën e PD -së punoi për 8 -të vjet inspektor tatimesh pa lidhje fare ,tani pret e pret e pret i shkreti të vijë prapë Birrishi e ai të kthehet atje ku ishte
Ate qe beri Be ne 1992 me ligjin 24/1 ku hoqi nga puna edhe pastruesit e wc te rrugave nuk ma merr mendja,se e ka bere dikush ne bote.E beri Trampi,por shteti amerikan ështe detyruar t'i paguaj shume shtrenjt dorehiqet e atyre njerezve,qe te mos kalonte neper gjyqe.Kjo deputetja ka qene profesore ne Vlore dhe ishte militantë e thekur,duket edhe lodhur dhe do perseri parlamentin,te rrije pa pune e te pasurohet,si radhe tjeter kur nuk i del te hesapi i lekeve dhe tha kam shitur libra
Te lumte Denis! E kemi diskutuar edhe qare artikullin.
Ne Alpetrol ne kohen e PD karrocier tjetri (nga Boricajt) ishte inspektor ne ekonomi. Qeni i vellait te tij punonte roje, kishte llogari bankare ku i hidhej rroga. Me e forta, te shkolla ne Zhupan (2010-2014) ishte drejtor shkolle nje polic, i cili ne pare kishte mbaruar te mesmen industriale si hidraulik. E kupton o Denis.
Deno more Deno akoma nuk e ke kuptuar qe te jesh demokrat se pari do te thote te jesh me te mete mendore me e pakta dhe vleresim me i sakte do te thote je me penallti ne koke ne mbi 75% e tyre dhe ne meta 25 % qe ngelen gjysmit jane si tha ajo ish deputetja e Sali gomarit plak dhe gjysma tjeter jane njerez demokrate te ndershem . Ndersa persa thua qe kur gomari plak ishte ne pushtet mjafton te ishe malok ose nga ata demokratet qe u mungonte gjysna e trurit dhe mjaft te betoheshe per koqet e Saliut e nga coban beheshe drejtor , nga marangoz shef policie , nga i perndjekur gjoja po ne fakt i denuar per kurvelliqe e beheshe zv minister ku kishte me shume gra . Deno per sa kohe te jete ne krye nongrada Sali kurre nuk kane per te fituar , po edhe kur te ngordhi Saliu se nje kembe e ka futur ne varr ai dukdt se si ecen e terheq pesha e pampersit te mbushur me shure e me mut , pd i duhet nje reformim i thelle qe mos ngelet kembe nga ata qe i lepijne koqet Sali halese si Noma , Paloka Titani , Vokshi po themi keta si me qendrestaret por dohet te pakte 30 % te qerohen nga pd vetem at'here mund te kete shprese per pushtet .
Kur ishte vicidoli ne pushtet ne Durres te gjitha emerimet ne ndermarjet shtetrore i bente Igli Cara kryetari i pds. Dhe pastrueset e spitaleve, te shkollave, dhe punonjesit e thjeshte ne UKD, Oshe, apo kolaudim, Hekurudhe kudo pa firmen e Igli cares nuk hynin ne pune. Dhe tani ankohen keta qe hoqen gjithe socialistet specialiste nga puna dhe vune militante me 8 klase lexues ne OShe qe e cuan OSHE ne ne prag falimenti.po ashtu dhe UKDne ,, dhe duan pushtet prape keta horra, kurren e kurres deri ne 2037 ten
Me ne fund foli nje qytetar, nje intelektual, nje Shqiptar me dinjitet per te cilet ka aq shume nevoje Shqiperia jone sot. Faleminderit per kete shkrim z. Dyrnjaja. Eshte nje bole atje me lart qe flet per te larguarit ose te vetelarguarit e administrates Bidon, qe ose nuk i pergjigjeshin dot pyetjeve te DOGE auditit te Elon Musk-ut, dmth llum i korruptuar vjedhesish, ose ishin nga ata qe per turp e faqe te zeze kane mbuluar kombin e tyre me flamurin e ylberit, pa e kuptuar qe ajo eshte ideologji e investuar me shume kujdes per ti shkaterruar pikerisht keta qorra edhe si familje edhe si komb, krejtesisht. Or bole, demokrat apo republikan, i majte apo i djathe, ne perendim nuk te fut njeri ne pune pa kaluar kriteret strikte te burimeve njerezore, dhe pa patur kualifikimet e duhura. Dhe po bere gafen te besh korrupsion apo te perziesh detyrat e percaktuara qartesisht ne kontraten tende te punes, atehere thuaji shendet karrieres tende dhe gjithe investimit per edukim dhe eksperience qe ke bere gjithe jeten tende. Dmth eshte ajo qe thote i nderuari z.Dynjaja, qe ne kapitalizem duhet te jesh zanatçi dhe profesionist, dhe jo Batakçi, Kurve burre apo grua, Spiun, Hajdut, apo Palaço lehës Oborri i barbaro-shpellarit me te madh qe ka pare ky Dhé, SALEH fashisto-komunisto-ruralo-islamikut. Z. Dynjaja, ti ben shume mire qe u jep nje leksion qytetarie ketyre dy-thundrrakeve, dhe fatmiresisht kjo kategori nuk jane maxhorancë ne vendinthe tone. Por keto njerez, ne te gjitha koherat jane kontigjenti i kancerit, ishemisë, diabetit, influences, pneumonisë, sidës, gonorresë, hepatitit, klamidias, sifilizit, dhe i Diarresë se kombit tone, gjithnje gati per punuar kundra Shqiperise per hesap te barbaro-evgjiteve sllavo/helen, parazite qe te vrasin pas shpine. Ndaj keto hunj gdhë me gunga njohin vetëm nje gluhë: ME KAR KOKES FORT FARE, ME KOD PENAL DHE ME MASA NDESHKUESE ADMINISTRATIVE DHE SIDOMOS FINANCIARE! Yyyyyt DEMOKARË zagare zorraxhinj rrugesh me dhembe te palare, fiks si krietari i tire bashke me te bijen e tij Trans, Konçiten.
o denis , te lumte per kete shkrim perfekt, kjo eshte nje semundje e berishizmit, qe ky i gjati po mundohet ta shroj por ka shume te veshtir, do i duhen edhe tre jete te tjera